210 likes | 391 Views
Anketim mbi klimën e biznesit në Kosovë - 2013! Business Poll Kosova 2013! . Rezultatet e anketimit të OEGJK-ës mbi klimën e biznesit dhe investimeve. Agjenda 1. Anketa mbi klimën e biznesit – 2013 1.1 Informata të përgjithëshme 1.2 Përmbledhje e rezultateve
E N D
Anketim mbi klimën e biznesit në Kosovë - 2013!Business Poll Kosova 2013! Rezultatet e anketimit të OEGJK-ës mbi klimën e biznesit dhe investimeve
Agjenda 1. Anketa mbi klimën e biznesit – 2013 1.1Informata të përgjithëshme 1.2 Përmbledhje e rezultateve 1.3 Zhvillimet ekonomike dhe pritjet – Një krahasim mes Kosovës - Shqipërisë dhe Maqedonisë 1.4 Faktorët vendore - indikatorët 1.5 Kosova si destinacion për Investues 1.6Rekomandimet e OEGJK-së - për Qeverinë Kosovare
Informata të përgjithëshme: • Anketimi është një projekt i përbashkët i Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë - në Europën Qendrore dhe Lindore (16 vende) • Pjesëmarrëse në këtë anketim janë gjithsejtë 1623 Biznese, anëtare të dhomave Gjermane • Kosova merr pjesë për herë të parë përmes KDWV–OEGJK-së! - Nga Kosova, 31 pjesëmarrësiu përgjigjën anketimit – pra, 44 % e Anëtarëve të KDWV/OEGJK-s (që shënon pjesmarrje të përafërt: si në Estoni – 35, Shqipëri – 33, dhe Lituani – 31 Kompani)!
Disa prej përfundime kryesore: • Vlerësim shumë negativ i kushteve të përgjithëshme ekonomike dhe politike (Ligjshmëria) e të bërit biznes • Megjithatë, egziston një Optimizëm i madh përball të ardhmes së zhvillimit ekonomik të vendit • Kosova, ndërkaq, e vlerësuar nga 1623 kompani të anketuara në Evropën Qendrore dhe Lindore - zë vendin e 18-të (mes 20 vendeve) në renditjen për sa i përket atraktivitetit si vend për të Investuar • 82% e kompanive, të cilat kanë Investuar në Kosovë, do të investonin sërish në vendin tonë • Konkluzioni: • Dobësitë: Probleme strukturore e të burokracisë; Të mungesës së politikave dhe strategjive ekonomike; Si dhe mungesë e dukshme e shtetit Ligjorë! • Përparësitë:Konkurenca e mangët për bizneset e etabluara ndërkombëtare; Kostoja e ulët e punës; Barra e ulët Tatimore; Punëtorë të motivuar; Fleksibilitet i së Drejtës së Punës (infrastruktura ligjore, relacioni Punëdhënës / Punëmarrës!
Gjendja ekonomike dhe pritjet – Një krahasim mes Kosovës - Shqipërisë dhe Maqedonisë
Sie e vlerësoni gjendjen aktuale ekonomike në vendin Tuaj? • Në krahasim me vitin e kaluar - Si e parashihni gjendjen ekonomike të venndit Tuaj - gjatë këtij viti?
Si e vlerësoni gjendjen aktuale në industrinë / Sektorin Tuaj? • Në krahasim me vitin e kaluar - Si mendoni se do të zhvillohet gjatë këtij viti industria respektivisht Sektori Juaj?
Si e vlerësoni gjendjen aktuale të zhvillimit të biznesit Tuaj ? • Në krahasim me vitin e kaluar - Si mendoni se do të jetë gjendja e biznesit Tuaj gjatë këtij viti?
A do të ketë gjatë këtij viti ngritje apo rënie të të punësuarve – në krahasim me vitin e kaluar – në ndërmarrjen Tuaj?
A do të ketë gjatë këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar - ngritje apo rënie të Investimeve Tuaja Kapitale?
Si do të jetë trendi i eksporteve Tuaja gjatë këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar?
Faktorët vendorë në krahasim: Pozitive: PërBarrën tatimore; Performancën e punëmarrësve; dhe Fleksibilitetin e ligjit të punës- Kosova ka marr notë, mbi mesataren e vendeve të anketuara!
Faktorët vendorë në krahasim me të tjerët: Vlerësime negative, mes tjerash:Siguria juridike; Luftimi i korrupcionit; Cilësia e arsimit profesional e akademik!
Vlerësimi i faktorët vendorë: Notë tmerësisht e dobët për „Luftën kundër Korrupcionit“...( shih mesataret: 1= shkëlqyeshëm / 5= mangët )
Megjithatë, 82% e të anketuarve (Investues në vend) - do të investonin përsëri në Kosovë. Mesatarja e përgjithshme në 20 vendet - është tek shifra 84%
Por, kur pyeten të1623 kompanit e Europës Qendrore dhe Lindore – të vlerësojnë atraktivitetin e vendeve të mëposhtme, si destinacion investimesh: - Kosova në krahasimin me 20 vende, zë vendin e 18-të! Shqipëria të fundit, kurse Bjollorusia të parafundit!
Së këndejmi, kërkesat dhe rekomandimet e OEGJK-së, që vijnë si zë i bezneseve për Qeverinë Kosovare, janë: • Ndër 20 faktorët e vlerësuar në Anketimin në fjalë - „Lufta Kundër Korrupcionit“ morri vlerësimin më të dobët: Eshtë krijuar përceptimi se tek ne – Edhe vet „Lufta kundër Korrupcionit“ - Eshtë e korruptuar! Andaj nga deklarimet politike - duhet kaluar në përballje proaktive me të korruptuarit në të gjitha nivelet e shtresimet institucionale, sikur edhe në ato politike e partiake! • Kompanitë kërkojnë një përmirësim masiv dhe forcim të Shtetit Ligjor – ofrim të Sigurisë Ligjore për bizneset; Kërkojnë një Luftë të pa kompromis, kundër korrupcionin edhe në vet Sistemin Gjyqësor, në Prokurori dhe Inspektoriate të ndryshme! • Transparencë shumë më të madhe – dhe luftë shumë më të ashpër - me korrupsionin në sferen e Prokurimeve Publike! Rekomandime për angazhim dhe Investime në sfera strategjike: • Investim të menjëhershëm në ngritjen e sistemit dhe të qendrave për Arsim Profesional – konform nevojave e parashikimeve të ekonomisë (segemnt, ku kemi marr një vlerësim shumë të dobët)! Edhe më imediat e emergjent, duket të jetë, investimi në „Cilësinë e Kuadrit Akademik“! Këta dy faktorë, kuadri profesional e ai akademik, do ta bënin vendin tonë, shumë më atraktiv për Investitorë të Huaj! • Kërkohet nga Qeveria, një qasje shumë më proaktive, para se gjithash, për tërheqjen e Investitorëve në katër sfera: 1) Energji; 2) Miniera dhe Minerale (Xehtari); në 3) Bujqësi, si dhe në atë 4) të Shërbimeve - veçanërisht të sektorit të IT-së (ku kërkohet investim në Arsimim më profesional e konform standardesh Europiane, Certifikime Ndërkombëtarë, dhe riaftësim azhur e permanent të kuadrit vendor!)! Në këtë segment, Kosova ka shënuar rezultate, por me investime të drejtëpërdrejta strategjike – nga ana e Qeverisë - mund të bëhet për një kohë shumë të shkurt - një Destinacion shumë atraktiv për IT - Outsourcing! • KDWV – OEGJK, përshëndet punën dhe konsultimet e bërë nga qindra pjesmarrës e ekspertë - në Task Forcën për Integrim Europian – ku edhe Oda jonë ishte pjesmarrëse aktive – punë, e cila rezultoi me „draft Strategjinë Kombëtare për Integrim Evropian“, si bazë e mirë për plane efektive operative! • KDWV-OEGJK, kërkon nga Qeveria dhe Kryeministri Thaqi - përfshirjen e Odës Ekonomike Gjermano Kosovare edhe në Këshillin Nacional për Zhvillim - ku ne mundemi dhe duam të kontribuojmë, si partner kreativ dhe mbi të gjitha - si zë i Investuesve dhe ndërmarrësve të shumtë Gjerman në Kosovë!
Ju falenderojmë për vëmendjen! www.kdwv.org www.oegjk.org KDWV - OEGJK Rruga Luan Haradinaj 18/1 Prishtinë