1 / 17

Prezentim Dampingu dhe subvencionet Mentor: Prof.Dr. Armand Krasniqi

Prezentim Dampingu dhe subvencionet Mentor: Prof.Dr. Armand Krasniqi. Dampingu dhe subvencionet. Nocioni I dampingut

verdi
Download Presentation

Prezentim Dampingu dhe subvencionet Mentor: Prof.Dr. Armand Krasniqi

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prezentim Dampingu dhe subvencionet Mentor: Prof.Dr. Armand Krasniqi

  2. Dampingu dhe subvencionet Nocioni I dampingut GATT-I e përcakton nocionin e dampingut (në nenin VI).Sipas këtij neni dampingu paraqet qitjen ne qarkullim te produkteve nga një shtet në tregun e shtetit tjeter , me qmim I cili është më I ulët se qmimi normal për produkte të njejta .Importimi I mallit me qmime te dampingut është I ndaluar vetëm kur shkakton dëm ose pamundëson zhvillimin e ekonomisë të një shteti.Karakteristika themelore e dampingu është kjo se fjala është për kufizime të cilat kanë ë bëjnë me import, e nocioni I dampingut është I bazuar në ekzistimin e dallimit ndërmjet qmimit të tregut të mallit të importuar dhe vlerës së rëndomtë të mallit të njejtë në tregun vendor. Logjika e rregullit për nevoja për mbrojtjen nga dampingu është si vijon:Të dampingu qmimet importuese janë qartë më të dukshme se ato të ulëta dhe për këtë nuk është e arsyeshme të kërkohet nga prodhuesit e vendit që të afarojnë në pajtim me qmime proporcionalisht më të ulëta te kunkurrentit të jashtëm.

  3. GATT-I e verifikon mendimin e pranuar ndërkombëtar se dampingu dhe subvencionet I shkaktojne dëm tregtisë ndërkombëtare. E drejta kundër dampingut është e konstituar në rregullat e GATT-it dhe parasheh se është e nevojshme që të plotësohen kushtet si vijojnë për aplikim të masave ekundër dampingut. 1. Shitja e mallit të caktuar sipas qmimit më të ulët se vlera e rregullt e mallit dhe për t’u plotësuar kushti I cekur ai duhet të krahasohet. 2. Kushti I dytë e ka kushtëzuar pasoja, e kjo është cenimi esencial I cili manifestohet në dëmin e shkaktuar të prodhimtarisë vendore. 3. Kushti I tretë është lidhja shkakore. Sanksioni për damping është vënia e detyrimeve kundër dampingut.

  4. Subvecionet Subvencionet paraqesin preminë ose të hyrat të cilat në çdo mënyrë I jep vendit apo shtetit për prodhimin e produktit të caktuar e të cilat mundëosjnë eksporitn më të mirë të produktit të njëjtë. GATT-I nuk I ka paraparë rregullat me të cilat rregullohen subvencionet. Për herë të parë rundi I bisedimeve të Tokios ka rezultuar më një marrëveshje të veçantë në lidhje me subvencionet. Gjatë ruandit të bisedimeve të Uruguait është sajuar kontratë e posaçme për subvencionet dhe kundërmasat: 1. Subvencionet parqiten në trajtë të kontributit të caktuar financiar

  5. 2. Pordhuesi I produkteve në të vërtetë ka pranur dobi të caktuara

  6. Kufizimet doganore GATT- i e ka konstituar rregullën që me kufizimet kuantitative të barazohen edhe të gjitha kufizimet tjera të cilat përkah veprimi I tyre kanë efekt të njëjtë. Rregulla është e qartë për atë se shtetet aplikojnë kufizime të shumta tregtare për import. Në saje të analizimit të rregullave të GATT- it mund të konkludohet se rundat e zhvilluara të bisedimeve kanë shpjerë kah pakësimi I doganave në importimin e produkteve, por në masë të njëjtë të rritjes së kufizimeve tjera, të cilat në shkencë përcaktohen në mënyrë negative si kufizime jodoganore.

  7. Në kufizime jodoganore bëjnë pjesë: dispozitat në lëminë e shendëtësisë dhe te mbrojtjes se mjedisit jetësor, rregullat për standarder prodhuese, ligjet në lëminë e furnizimeve publike dhe procedurës doganore. Ana e dobët e rregullimit juridik të kufizimeve jodoganore është ajo që numri I tyre ështe I madh, negociatat ndërmjet shteteve për lidhjen e tyre janë të gjata dhe të rënda.

  8. Ndalimi I tatimeve diskriminuese Kufizime jodoganore janë edhe kufizimet tregtare me anë të vënies se taksave interne dhe detyrimeve tjera. është ë rëndomtë që gjatë eksporitit të mallrave firmat të lirohen nga tatimi I blerës së shtuar në mënyrë që të barazohen favoret e shteteve ku importohet dhe e kundërta, shpesh vërtetohet si kompensim I tatimeve të caktuara të importit.

  9. Përjashtimet nga rregullat ë GATT-it Hartuesit e GATT-it kanë qenë të vetëdijshëm se tregtia plotësisht e lirë mund të shkaktojë efekte negative për ekonominë vendore. Nga kjo GATT-I ka konstituuar rregullat në lëmenjtë e caktuar, në mnëyrë që t’u mundësojë shteteve anëtare që kur të paraqiten rrethanat e caktuara të ndërmarrin masa të caktuara me qëllim të mbrojtjes së tregjeve të veta, por në mënyrë të njëjtë të mbesin anëtare të GATT-it. Përjashtimisht nga aplikimi I rregullave, ato mund të ndahen në të përgjithshme dhe të veçanta.

  10. Përjashtimet e karakterit të përgjithshëm Sipas GATT-it shtetet kontrakuese mund t’I parashohin disa masa të caktuara të cilat janë përkah përmbajtja e tyre në kundërshtim më parimet e GATT-it, nëse këto masa munden me qenë të arsyeshme për shkaqet të cilat janë ndërmarrë ne vet GATT-in. Këty hyjnë : • Masat e domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së moralit publik dhe shëndeti të njerëzve; masat të cilat aplikohen në import ose eksport të arit ose argjendit, masat e domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të autorit ose të drejtave të pronësisë indutriale.

  11. Masat të cilat kanë të bëjnë me produkte që I prodhojnë të burgosurit • Masat të cilat ndërmerren me qëllim të mbrojtjes së pasurive nacionale artistike, historike dhe arkeologjike • Masat e mbrojtjes së pasurive natyrore • Masat e ndërmarra sipas marrëveshjes per produktet themelore në masë që janë në pajtim me kriteret të cilat I kanë pranuar palët kontraktuese • Masat të cilat paraqesin masa të përkohshme eksportuese të produkteve që janë të pazëvendësueshme për industritë lokale • Masat e nevojshme për arritjen ose distribuimin e produkteve në rast të furnizimit afatshkurtër

  12. Përjashtimet e karakteri te posaçëm Ky lloj I përjashtimeve ka të bëjë me lëmenjtë e posaçëm të mbrojtjes së sigurisë; mbrojtjes së baraspeshës në pagesa; mbrojtjes nga importi I tepërt. Përjashtimi I parë është I bazuar në nevojën që të mbrohet siguria e shtetit. Përjashtimi I dytë është I bazuar në nevojën që të sigurohet baraspesha në pagesa. Përjashtimi I tretë – janë masat mbrojtëse kundër importit të madh

  13. Përjashtimi I aplikimit të rregullave të GATT-it Në rrethana të jashtëzakonshme dy të tretat e shumicës së shteteve kontrakuese mund te vendosin që të pëjashtohet ndonjëra nga detyrimet sipas GATT-it për shtetin e caktuar. është I mundur përjashtimi I rregullave të GATT-it vetëm për kohë të caktuar. Krijohen raporte vjetore për aplikimin e kësaj rregulle dhe vendimin e marrë për përjashtim mund ta shqyrtojnë palët kontrakuese

  14. Bujqësia Tregtia me produktë bujqësore ka zënë vend të posaçëm. Me rregulla të GATT-it është e lejuar vënia e kufizimeve importuese për të gjitha produktet bujqësore dhe te peshkut në atë vëllim në të cilin këto kufizimeve janë pjesë e politikës nacionale bujqësore, me kusht që të janë paraparë apo aplikuar me qëllim të mbrojtjes së qmimeve. Gjatë rundit të bisedimeve të Uruguait janë shqyrtuar çështje të posaçme të bujqësisë.

  15. Sistemi I zgjidhjes se Kontesteve në suaza të GATT-it Ne suaza të GATT-it është formuluar mënyrë e posaçme e zgjidhjes se kontesteve të shkaktuara në rast të cenimit të rregullave të GATT-it dhe përkah forma e tyre në pajtim me natyrën e GATT-it, si kontratë multilaterale të drejtës ndërkombëtare publike. Rezultat I rundit të bisedimeve të Uruguajit në aspektin e mënyrës së zgjidhjes së kontesteve ka qenë forcimi dhe zhvillimi I formulimit të sistemit të zgjidhjes së kontesteve në formë të dokumentit të posaçëm si pjesë e GATT-it të vitit 1994

  16. Fazat e procedurës Faza e parë janë bisedimet apo negociatat ndërmjet shteteve. Negociatat zhvillohen kur shteti konsideron se me proceduren e saktuar shteti tjetër kontraktues I ka cenuar rregullat e GATT-it.

  17. Faleminderit

More Related