1 / 24

Informatikë

Informatikë. Trajnime bazike. Bazat e kompjuterit Përpunimi i teksteve Kalkulimi i tabelave Programi për prezantime Përdorimi i databazave Bazat e internetit Online collaboration IT security Edtitimi i imazheve Editimi i Web -it Planifikimi i projektit Editimi i videove

Download Presentation

Informatikë

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Informatikë

  2. Trajnimebazike • Bazat e kompjuterit • Përpunimi i teksteve • Kalkulimi i tabelave • Programi për prezantime • Përdorimi i databazave • Bazat e internetit • Onlinecollaboration IT security • Edtitimi i imazheve • Editimi i Web-it • Planifikimi i projektit • Editimi i videove • Sistemit i informacionit shëndetësor • 2D CAD • Bazat e programimit

  3. Trajnime të avancuara • Përpunimi i avancuar i teksteve • Kalkulimi i avancuar i tabelave • Prezantimi i avancuar • Bazat e avancuara të të dhënave

  4. Bazat e kompjuterit • Ky modul përcakton bazat themelore të TIK-ut, duke filluar nga përdorimi i pajisjeve, krijimi dhe menaxhimi i fajllave, rrjetat dhe siguria e të dhënave. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Kuptoj konceptet themelore të teknologjisë informative, kompjuterëve, pajisjeve dhe softuerëve • Punoj në mënyrë efektive në desktopin e kompjuterit duke përdorur ikona dhe dritare • Rregulloj parametrat kryesor te sistemit operativ dhe përdor opsionet e ndihmës • Krijoj një dokument të thjeshtë dhe të njëjtin ta printoj • Dijë konceptet kyçe të menaxhimit të fajllave dhe të jetë në gjendje që në mënyrë efikase t’i organizoj fajllat dhe follderat • Përdor programet për ngjeshjen dhe ekstraktimin e fajllave të mëdhenj • Kuptoj konceptet themelore të rrjetave dhe opsionet e konektimit si dhe të arrij të kyçet në rrjet • Kuptoj rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave dhe të pajisjeve nga malware si dhe rëndësinë për sigurimin e të dhënave

  5. PËRPUNIMI I TEKSTEVE • Ky modul i lejon kandidatët të demonstrojnë aftësitë e përdorimit të aplikacionit për përpunimin e teksteve për të përmbushur detyrat e përditshme që lidhen me krijimin, formatimin dhe përfundimin e dokumenteve me madhësi të vogël siç janë letrat serike dhe dokumente tjera të përditshme. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Punoj me dokumente dhe ti ruaj ato në formate të ndryshme • Zgjedh opsione të tilla si funksioni i ndihmës për të rritur produktivitetin • Krijoj dhe editoj dokumente asisoj që ato të jenë të gatshme për shpërndarje • Aplikoj formate të ndryshme në dokumenteve me qëllim të avancimit të tyre para shpërndarjes, të njohë praktikat e mira në zgjedhjen e opsioneve të duhura për formatim • Insertoj tabela, fotografi dhe objekte në dokumente • Përgatis dokumente për operacione më mailmerge (letra serike) • Rregulloj parametrat e faqeve te dokumentit • Kontrolloj dhe korrigjoj drejtshkrimin para se dokumenti të shtypet përfundimisht

  6. KALKULIMI I TABELAVE • Ky modul u mundëson kandidatëve të kuptojnë konceptin e kalkulimit të tabelave dhe demonstrimin e aftësive për të përdorur një aplikacion për kalkulimin e tabelave. Kandidatët do të jetë në gjendje të kryejnë detyra që lidhen me zhvillimin, formatimin, modifikimin dhe përdorimin e aplikacionit, përveç përdorimit te formulave dhe funksioneve standarde edhe demonstrimin e aftësive në krijimin dhe formatimin e objekteve grafike dhe diagrameve. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Punoj me këtë tabela kalkuluese dhe t’i ruaj ato në formate të ndryshme • Zgjedh opsione të tilla si funksioni i ndihmës në aplikacion për të rritur produktivitetin • Shkruaj të dhëna në qeliza dhe të përdor praktikat më të mira për krijimin e listave • Përzgjedh, klasifikoj, kopjoj, zhvendos dhe fshij të dhëna • Editoj rreshtat dhe shtyllat në flete pune • Kopjoj, zhvendos, fshij dhe riemërtoj fletët e punës sipas nevojës • Krijoj formula matematikore dhe logjike duke përdorur funksionet standarde të aplikacionit për kalkulimin e tabelave, aplikoj praktikat më të mira në krijimin e formulave dhe të njohë vlerat e gabimit në formula • Formatoj numrat dhe përmbajtjen tekstuale në programin për kalkulimin e tabelave • Zgjedh, të krijoj dhe formatoj diagrame për të komunikuar informacion kuptimplotë • Rregulloj parametrat e faqeve • Kontrolloj dhe korrigjoj përmbajtjen e tabelave para shtypjes

  7. PROGRAMI PËR PREZANTIME • Ky modul u mundëson kandidatëve të kuptojnë konceptin e prezantimeve dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre ne përdorimin e programit për prezantime. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Punoj me prezantime dhe t’i ruaj ato në formate të ndryshme • Zgjedh opsione, të tilla si funksioni i ndihmës, për të rritur produktivitetin • Kuptoj format e ndryshme të prezantimit dhe të përdorimit të tyre, përzgjedhë forma të ndryshme të sllajdeve dhe të dizajneve • Shkruaj, editoj dhe formatoj tekst në prezantime. • Te njohë praktikat më të mira në aplikimin e titujve unik në sllajde. • Zgjedh, krijoj dhe formatoj diagrame për të komunikuar informacion kuptimplotë. • Insertoj dhe modifikoj fotografi, imazhe dhe figura grafike. • Aplikoj animacione dhe efekte të tranzicionit në prezantime dhe të kontrolloj dhe korrigjoj përmbajtjen e prezantimit para se të shtypet përfundimisht dhe të prezantohet.

  8. PËRDORIMI I DATABAZAVE • Ky modul u mundëson kandidatëve të kuptojnë konceptin e bazës së të dhënave dhe demonstrimin e aftësive për të përdor një aplikacion për bazën e të dhënave. Kjo përfshin krijimin dhe modifikimin e tabelave, pyetësorëve, formave dhe raporteve, po ashtu përfshin përgatitjen e rezultateve për shpërndarje, si dhe të mësuarit për lidhjen e tabelave për të rifituar informacion nga një bazë të dhënash duke përdorur pyetësorët dhe veglat • e klasifikuara. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Kuptoj se çfarë është një bazë e të dhënave, si është e organizuar dhe si operon • Krijoj një bazë te dhënash të thjeshtë dhe të shikoj përmbajtjen e saj në forma të ndryshme. • Krijoj një tabele, të përcaktoj dhe të modifikoj fushat e tyre, shkruaj dhe modifikoj të dhënat në një tabelë. • Klasifikoj dhe filtroj një tabelë apo formë, krijoj, modifikoj dhe të parashtroj pyetësor për të nxjerrur një informacion specifik nga një bazë e të dhënave. • Kuptoj çfarë është një formë dhe të krijoj një formë për futjen e të dhënave, modifikoj dhe fshij rekordet dhe të dhënat në fusha. • Krijoj raporte të zakonshme dhe të përgatisë rezultatet të gatshme për shpërndarje.

  9. BAZAT E INTERNETIT • Ky modul përcakton bazat dhe aftësitë themelore në lidhje me navigimin ne Internet , kërkimin online dhe gjetjen e informatave. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Kuptoj navigimin dhe konceptet e sigurisë në internet • Përdor shfletuesin e ueb-it, të menaxhoj parametrat e shfletuesit, bookmarks dhe rezultatet e kërkimit në web • Kërkoj në mënyrë efektive për informacione në internet dhe vlerësoj në mënyrë kritike përmbajtjen e web-it • Kuptoj të drejtat autoriale dhe çështjet e mbrojtjes së të dhënave • Kuptoj konceptet e komunikimit online, komunikimin online dhe email-in • Komunikoj përmes email-it • Organizoj dhe kërkoj email-at si dhe të përdor kalendarët

  10. ONLINE COLLABORATION • Ky modul përcakton konceptet dhe aftësitë në lidhje me konfigurimin dhe përdorimin efektiv të veglave për bashkëpunim online, siç janë ruajtja, aplikacionet produktive, kalendarët, mediat sociale, mbledhjet online, mjediset për mësim online dhe teknologji mobile. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Kuptoj konceptet kyçe të ndërlidhura me bashkëpunimin online dhe cloudcomputing • Hap llogari për t'u përgatitur për bashkëpunim online • Përdor ruajtjen online dhe aplikacionet produktive të bazuara në web për bashkëpunim • Përdor kalendarët online dhe mobil për të menaxhuar dhe planifikuar aktivitetet • Bashkëpunoj dhe bashkëveproj duke përdorur rrjetet sociale, blogs dhe wikis • Planifikoj dhe të organizoj takime online dhe të përdor mjediset e mësimit online • Kuptoj konceptet kyçe të teknologjisë mobile dhe të përdor karakteristika siç janë e-mail aplikacionet dhe sinkronizimi

  11. IT SECURITY • IT Security do të ju mundësoj të gjithë atyre që shpenzojnë një sasi të konsiderueshme të kohës në internet ose duke përdorur një kompjuter në punë apo në shtëpi të mbrojnë veten dhe të dhënat e tyre nga një sërë aktivitetesh mashtruese dhe qëllimkëqija. Ky modul është i dobishëm për individët, punëdhënësit dhe edukatorët. • Gama e aftësive dhe njohurive që përmban ky modul janë veçanërisht të rëndësishme në planin aktual teknologjik, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë duke përdorur kompjuterët për komunikim, shkëmbim te informatave, blerjen e mallrave dhe shërbimeve online. Si rezultat, krimi kibernetik është duke u bërë gjithnjë e më i përhapur, dhe metodat për shembull, phishing, spamming, dhe shkeljet e sigurisë janë duke u bërë më të sofistikuara siç janë edhe teknologjitë e reja që i lehtësojnë ato.

  12. IT SECURITY • IT Security do të ju mundësoj të gjithë atyre që shpenzojnë një sasi të konsiderueshme të kohës në internet ose duke përdorur një kompjuter në punë apo në shtëpi të mbrojnë veten dhe të dhënat e tyre nga një sërë aktivitetesh mashtruese dhe qëllimkëqija. Ky modul është i dobishëm për individët, punëdhënësit dhe edukatorët. • Gama e aftësive dhe njohurive që përmban ky modul janë veçanërisht të rëndësishme në planin aktual teknologjik, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë duke përdorur kompjuterët për komunikim, shkëmbim te informatave, blerjen e mallrave dhe shërbimeve online. Si rezultat, krimi kibernetik është duke u bërë gjithnjë e më i përhapur, dhe metodat për shembull, phishing, spamming, dhe shkeljet e sigurisë janë duke u bërë më të sofistikuara siç janë edhe teknologjitë e reja që i lehtësojnë ato. • Kuptojnë dhe identifikojnë konceptet kryesore që kanë të bëjnë me përdorimin e sigurt të TIK-ut në jetën e përditshme • Përdorin teknika dhe aplikacione të përshtatshme për të shfrytëzuar një lidhje të sigurt në internet • Përdorin internetin në mënyrë të sigurt • Menaxhojnë të dhënat dhe informacionet në mënyrën e duhur të sigurisë fizike, intimitetit dhe vjedhjes së identitetit • Kuptojnë llojet e rrjeteve, llojet e kyçjes dhe çështjet specifike të rrjetit duke përfshirë firewalls • Bëjnë ruajtjen dhe rivendosjen e të dhënave në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt

  13. EDTITIMI I IMAZHEVE • Ky modul pajis përdoruesit me një kuptim të koncepteve kryesore që nënvizojnë imazhet digjitale dhe aftësitë themelore të nevojshme për të përdorur një aplikacion (photshopin) për editim të imazheve, zmadhimin e imazheve, zbatimin e efekteve, përgatitjen e një imazhi për shtypje dhe publikim. Duke shpjeguar bazat dhe kushtet specifike të përdorimit, editimi i imazheve përfshinë shkathtësitë praktike të nevojshme për të marrë maksimumin nga aplikacioni për editim të imazheve. • ECDL / ICDL modifikimi i imazheve vërteton se një kandidat mund të: • Kuptoj konceptet kryesore të përdorimit të imazheve digjitale, opsionet e formatimit grafik dhe konceptet e ngjyrave • Hap një imazh ekzistues, ruaje një imazh në formate të ndryshme dhe vendos opsionet e imazhit • Përdor opsione të tilla si shfaqja e veglave dhe e paletës për të rritur produktivitetin • Zë dhe ruaje një imazh, përdor vegla të ndryshme të përzgjedhjes dhe editimit të imazheve • Krijoj dhe përdor shtresa, punoj me tekst, përdor efekte dhe filtra dhe vegla për vizatim dhe lyerje • Përgatisë imazhe për printim ose publikim

  14. EDITIMI I WEB-IT • Ky modul u ofron kandidatëve mundësinë të kuptojnë konceptet kyçe të publikimit në internet dhe aftësitë themelore të nevojshme për të hartuar, krijuar dhe mirëmbajt një website statik, pa pasur nevojë të angazhohet në trajnime për një program profesional. Kandidatët mësojnë një sërë aftësish nga dizajnimi i web-it HTML në fletët e llojit Cascading (CSS). • ECDL / ICDL modifikimi i web-it vërteton se kandidati mund të: • Kuptoj kushtet dhe konceptet kyçe të web-it. • Kuptoj parimet themelore të HTML dhe të përdor HTML mark-uptags të përbashkët për të edituar pamjen e një web faqeje. • Përdor një web aplikacion të autorizuar për hartimin dhe formatimin e web faqeve, formatimin e tekstit, dhe të punojë me hiperlinqe dhe tabela. • Njoh dhe përdor formatet e zakonshme të web imazheve dhe të krijoj forma në një web faqe. • Kuptoj dhe përdor fletët e llojit cascading (css). • Përgatisë web faqe për publikim në një web server

  15. PLANIFIKIMI I PROJEKTIT • Ky modul synon tu përshtatet një numri të madhë të kandidatëve të cilët planifikojnë projekte - për shembull: studentëve të universitetit për planifikimin e një projekti kërkimor, individëve për planifikimin e projekteve të ndërtimit të madhësive të ndryshme, menaxherëve të projekteve zhvillimore për krijimin e përmbajtjeve që lidhen me trajnimin, apo individëve që planifikojnë ngjarje siç janë konferenca të korporatave e deri tek planifikimi i dasmës. • Moduli fokusohet në përdorimin e programeve të menaxhimit të projektit për përgatitjen e planeve të projektit dhe monitorimin e projektit, përfshinë planifikimin dhe menaxhimin e kohës, shpenzimet, detyrat dhe burimet. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Kuptoj konceptet kyçe që lidhen me menaxhimin e projekteve • Përdor një aplikacion të menaxhimit të projektit për të krijuar një projekt të ri dhe për të mbajtur financiarisht një projekt ekzistues • Krijoj e planifikoj detyra dhe të regjistrojë afateve kufizuese të projektit • Caktoj koston dhe të atribuoj resurset e duhura për secilën detyrë • Shikoj dhe analizoj shtegun kritik të projektit, të monitoroj progresin dhe të riplanifikoj punën • Përgatis dhe printoj rezultatet, duke përfshirë tabelat dhe raportet

  16. EDITIMI I VIDEOVE • Ky modul ju mundëson kandidatëve përvetësimin e shkathtësive të duhura për editimin e videove dhe filmave të shkurtër. Përdorimi i veglave standarde për editim, insertimi i audio incizimeve, aplikimi i efekteve speciale, korrigjimi i ngjyrave, animimet, bashkimi i grafikëve me audio, përgatitja dhe eksportimi i projekteve për medium të ndryshme janë kompetencat kyçe të cilat i synon ky modul. • ECDL / ICDL modifikimi i videove vërteton se kandidati mund të: • Njeh dhe kuptoj konceptin e video-ve dhe formateve të ndryshme të tyre • Importoj dhe editoj video të ndryshme • Përdor tranzicione dhe efekte • Vendos grafika së bashku me videon • Korrigjoj ngjyrat • Vendosjen e audio efekteve • Eksportimin e projekteve në formate të ndryshme

  17. SISTEMIT I INFORMACIONIT SHËNDETËSOR • Ky modul synon përdoruesit që punojnë me sistemin e të dhënave të pacientit, të tillë si mjekët, infermierët dhe stafit mbështetës të kujdesit shëndetësor. Përcakton aftësitë e nevojshme për stafin që të operojë në mënyrë efikase dhe të sigurt, një sistem të informacionit shëndetësor (SISH). Njeh rëndësinë e edukimit dhe fuqizimit të përdoruesit të fundit në të gjitha nivelet dhe për të gjitha profesionet. E ndërton dhe plotëson arsimin profesional dhe atë praktik, dhe shkathtësitë e përgjithshme të Teknologjisë Informative për të mbuluar zonat gjithnjë e më të rëndësishme, ku aplikimi i sistemeve kompjuterike në sektorin e shëndetësisë mund t’i sfidojë që të dyja, praktikën e vërtetuar profesionale dhe menaxhimin e mire të të dhënave. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Kuptoj tiparet kryesore të një Sistemi të Informimit Shëndetësor (SISH). • Përdor SISH ( Sistemin e Informacionit Shëndetësor) në mënyrë të sigurt dhe efikase • Kuptoj etikën, normat dhe rregullat që lidhen me përdorimin e SISH • Kuptoj konfidencialitetin, sigurinë dhe kontrollin e qasjes në informata gjatë përdorimit të një Sistemi të Informacionit Shëndetësor • Kuptoj dhe interpretoj në mënyrë elektronike të dhënat e regjistruara • Për të mbrojtur pacientët dhe të dhënat e tyre

  18. 2D CAD • Ky modul u shërben studentëve, që studiojnë në fushat që lidhen me sektorët arkitektural, inxhinierisë dhe të ndërtimit, të cilët dëshirojnë të vërtetojnë aftësitë e tyre në një standard të pavarur ndërkombëtar siç është 2D CAD. Gjithashtu është e përshtatshme edhe për ata kandidatë të cilët punojnë tashmë në këta sektorë në një kapacitet jo-teknik dhe të cilët dëshirojnë të fitojnë ose të vërtetojë aftësitë në 2D CAD. • Me përfundimin e këtij moduli kandidati do të jetë në gjendje të: • Përdor një aplikacion dy-dimensional të projektimit për të krijuar dhe ruajtur vizatime, importuar dhe eksportuar vizatime • Përdor shtresat dhe nivelet • Krijoj dhe editoj objekte dhe elemente, të përdor vegla të përzgjedhura • Përdor komanda kërkuese, p.sh. Për të matur distancat, këndet, sipërfaqet • Vendos dhe modifikoj veçoritë, krijoj dhe modifikoj tekst dhe dimensione • Përdor blloqe dhe qeliza, krijoj, modifikoj dhe përdor objekte nga qelizat, futja ose lidhja e objekteve. • Përgatis rezultatet për shtypje ose plotim

  19. PËRPUNIMI I AVANCUAR I TEKSTEVE • ECDL / ICDL Përpunimi i Avancuar i Teksteve është një program certifikues i nivelit të lartë, përmes të cilit kandidatët mund të demonstrojnë aftësinë e tyre për të përdorur veçoritë e avancuara të aplikacioneve për përpunimin e teksteve, për të përmirësuar punën e tyre, për të përmirësuar produktivitetin dhe për të kursyer kohë. ECDL moduli i avancuar për përpunimin e teksteve i jep mundësi kandidatëve që të certifikohen si ekspert në përdorimin e aplikacioneve për përpunimin e teksteve, dhe për të fituar aftësi mbi veçoritë e softuerit. • Kandidatët e certifikuar me modulin ECDL / ICDL Përpunimi i avancuar • i Teksteve mund të: • Aplikojnë tekste te avancuara, paragrafë, kolona dhe formatime të tabelave. • Konvertojnë tekstin në një tabelë dhe anasjelltas • Krijojnë dhe menaxhojnë referimet në dokumentet e autorëve tjerë • Rrisin produktivitetin duke përdorur fushat, format dhe shabllonet • Aplikojnë teknikat e avancuara për letrat serike dhe të punojnë me karakteristika të automatizimit, të tilla si macros • Përdorin funksione për ndërlidhjen, importimin dhe integrimin e të dhënave • Bashkëpunojnë dhe shqyrtojnë dokumentet. Punojnë me dokumente kryesore dhe nën-dokumente. • Aplikojnë në dokumente karakteristika të sigurisë • Rregullojnë dokumentet duke përdorur imazhet e zbehura ,,watermarks’’ në header dhe footer të dokumentit

  20. KALKULIMI I AVANCUAR I TABELAVE • ECDL / ICDL Kalkulimi i Avancuar i Tabelave është një program certifikues i nivelit të lartë i cili ju jep mundësi kandidatëve t’i përmirësojnë shkathtësitë për kalkulimin e tabelave në nivel ekspertesh. Kjo u lejon atyre përdorimin e aplikacioneve te avancuara në kalkulimin e tabelave për të prodhuar informacion menaxherial të një cilësie më të lartë. • Kandidatët e certifikuar me modulin ECDL / ICDL Kalkulimi i Avancuar i Tabelave mund te: • Prodhojnë informacion me cilësi superiore • Arrijnë te informacioni kyç më shpejtë dhe më lehtë • Ofrojnë analiza më të detajuara • Përpilojnë raporte më të sofistikuara • Përdorin vegla më të avancuara të funksioneve dhe analizave për editimin dhe trajtimin e të dhënave • Përdorin macros gjatë aplikacioneve në kalkulimin e tabelave

  21. PREZANTIMI I AVANCUAR • ECDL / ICDL Prezantimi i Avancuar është një program certifikues për kandidatët që dëshirojnë të krijojnë prezantime me efekte dhe ndikim të lartë, duke përdorur karakteristika të avancuara dhe që janë në gjendje të provojnë aftësitë e tyre në këtë fushë. ECDL / ICDL certifikata për programin e avancuar për prezantime përfshin karakteristika të avancuara që do të ju mundësojnë juve përdorimin e plotë të aplikacioneve të prezantimit. • Kandidatët të cilët i kanë certifikuar aftësitë me ECDL / ICDL programin • e avancuar për prezantime mund të: • Planifikojnë dhe dizajnojnë prezantime shumë efektive me ndikim të madh. • Përdorin karakteristika të avancuara për të rregulluar strukturën dhe pamjen • Përdorin dhe manipulojnë fotografitë, imazhet, objektet e vizatuara dhe diagramet në prezantime • Përfshijnë elemente të sofistikuara multimediale në prezantime • Shfrytëzojnë mjete të fuqishme për lidhjen e informacionit me aplikacionet e tjera • Udhëzimet për këtë modul sugjerojnë 30 orë mësim para se kandidati t’i nënshtrohet testimit.

  22. BAZAT E AVANCUARA TË TË DHËNAVE • ECDL / ICDL Bazat e Avancuara të të dhënave është një program certifikues i nivelit të lartë, i cili ju mundëson kandidatëve përfitimin e shkathtësive të reja, në përdorimin e veglave te avancuara të cilat do t’i kenë në dispozicion për aplikacionet e databazave, për të menaxhuar dhe organizuar sa më mirë informacionin e strukturuar. • Kandidatët e certifikuar me modulin e avancuar te ECDL / ICDL Bazat e te dhënave mund të: • Përpilojnë raporte më të detajuara, me analizë më të thellë të të dhënave • Krijojnë informacione menaxheriale të cilësisë më të lartë • Përdorin funksione të avancuara gjatë përpilimit të tabelave, pyetësorëve si dhe gjatë dizajnimit të formave dhe raporteve të ndryshme • Përdorin macros në kuadër të aplikacioneve të bazës së të dhënave • Importojnë, eksportojnë dhe bëjnë lidhjen e të dhënave • UDHËZIMET PËR KËTË MODUL SUGJEROJNË 30 ORË MËSIM PARA SE • KANDIDATI TI NËNSHTROHET TESTIMIT.

  23. Bazat e Programimit • Lënda ka për qellim ti njohë nxënësit e arsimit fillore me konceptet themelore te programimit i cili është pjese esenciale e informatikës si shkence për punën e te dhënave dhe me ketë tu mundësoje ta shohin dallimin midis shfrytëzuesve te prodhimeve te gatshme softuer dhe kreatoreve te programeve kompjuterike. Kjo njohuri duhet tu ndihmoje nxënësve ne zgjidhjen e arsimit te tyre te mëtutjeshëm, e ndoshta edhe profesionin e ardhshëm ne jete. • Përmes mësimit te përmbajtjeve te lendes mësimore nxënësit do ta zhvillojnë mendimin logjik dhe do te fitojnë shkathtësi për analize te situatave problemore nga jeta e përditshme dhe parashtrimi i zgjidhjeve me te mira për te njëjtat.

  24. Çmimetpërmoduletpërkatëse • Bazat e kompjuterit 20 orë 30.00 Euro • Përpunimi I teksteve 20 orë 30.00 Euro • Kalkulimi I tabelave 16 orë 24.00 Euro • Programipërprezantime 8 orë 12.00 Euro • Përdorimi I databazave 16 orë 24.00 Euro • Bazat e internetit 8 orë 12.00 Euro • Online collaboration IT security 16 orë 24.00 Euro • Editimiiimazheve 10 orë 15.00 Euro • EditimiiWeb-it 16 ore 24.00 Euro • Planifikimiiprojektit 16 orë 24.00 Euro • Editimiivideove 10 orë 15.00 Euro • Sistemitiinformacionitshëndetësor 10 orë 15.00 Euro • 2D CAD 20 orë 30.00 Euro • Bazat e programimit 30 orë 45.00 Euro • Përpunimi i avancuar i teksteve 30 orë 45.00 Euro • Kalkulimi i avancuar i tabelave 30 orë 45.00 Euro • Prezantimi i avancuar 15 orë 22.50 Euro • Bazat e avancuara të të dhënave 30 orë 45.00 Euro

More Related