200 likes | 460 Views
Mbështetje për përputhjen e Statistikave të Shqipërisë me Standartet e BE. Përmirësimi i vlerësimeve të PBB vjetore me metodën e prodhimit dhe të Ekonomisë së Pavrojtuar. Elirjeta Pepaj 20 Shkurt 2014. Përmbajtja:. 1. Objektivat e IPA 2007 2. Aktiviteti 1: PBB me metodën e prodhimit
E N D
Mbështetje për përputhjen e Statistikave të Shqipërisë me Standartet e BE Përmirësimi i vlerësimeve të PBB vjetore me metodën e prodhimit dhe të Ekonomisë së Pavrojtuar Elirjeta Pepaj 20 Shkurt 2014
Përmbajtja: 1. Objektivat e IPA 2007 2. Aktiviteti 1: PBB me metodën e prodhimit 2.1.Burime të reja të dhënash dhe përmirësimi i atyre ekzistuese 2.2. Zhvillimi i metodave të reja të PBB 3. Aktiviteti 4: Gjithëpërfshirja 3.1. Metoda Tabulare e Eurostat 3.2. Metoda dhe burime sipas llojit të gjithëpërfshirjes 3.3. Metoda e Inputit të Punës 3.4. Metoda “Franz” 4. Përmirësime të ardhshme
1. Objektivat e projektit IPA 2007 Objektivat e përgjithshëm: PBB (P) • Identifikimi dhe përmirësimi i burimeve të reja dhe ekzistuese të të dhënave dhe metodologjive për vlerësime më të besueshme të Llogarive Kombëtare Vjetore (A.1) • Përmirësimi i metodave dhe i mbulimit të Ekonomisë së Pavrojtuar (EPV) në mënyrë që të sigurohet gjithëpërfshirja (A.4)
2. Aktiviteti 1 (A.1) PBB me metodën e prodhimit (1/4) Zhvillimi i pyetësorëve të rinj dhe përdorimi i burimeve të reja të të dhënave: • Dizenjimi dhe përfshirja e “Aneksit Statistikor” në pasqyrat financiare vjetore të njësive institucionale një vlerësim më të mirë të Prodhimit(P1) dhe Konsumit Ndërmjetës (P2). • Dy pyetësorë të rinj: 1. Për Bankat e nivelit të dytë 2. Për aktivitetet e kompanive të Sigurimit • Përdorimi i të dhënave të Censusit të Ndërmarrjeve Jo-bujqësore 2010 përditësimi i Regjistrit të Ndërmarrjeve (RN)përmirësimi i vlerësimeve duke dhënë një pamje më të plotë të gjithë ekonomisë si dhe reduktuar numrin e ndërmarrjeve pa informacion.
2. Aktiviteti 1 (A.1) PBB me metodën e prodhimit (2/4) Përmirësimi i burimeve ekzistuese të të dhënave: • Përmirësimi i Anketës Strukturore pranë Ndërmarrjeve (ASN) mbështetur në kërkesat e Llogarive Kombëtare, duke: • Përfshirë pyetje të detajuara lidhur me informacionin e nevojshëm për të vlerësuar Prodhimin(P1) dhe Konsumin ndërmjetës (P2) • Pyetje të tjera mbi punësimin që lejojnë vlerësimet dhe analizat e punësimit në njësi ekuivalente me kohë të plotë (FTE); • Përfshirja në fushën e mbulimit të aktiviteteve të Arsimit dhe Shëndetësisë private si dhe vlerësimi i tyre sipas koncepteve të ESA 95;
2. Aktiviteti 1 (A.1) PBB me metodën e prodhimit (3/4) Përmirësime në teknikat statistikore: • Përdorimi i një klasifikimi më të detajuar të ndërmarrjeve të vogla, sipas punësimit dhe shitjeve • Implementimi i teknikave të reja të imputimit të pjesshëm dhe atij të plotë mbështetur mbi produktivitetin, prodhim për inpute pune • Përmirësime cilësore të vlerësimeve bazuar në analiza të thella të raporteve: • Prodhim /Konsumi Ndërmjetës • Vlera e shtuar /për të punësuar (Produktiviteti)
2. Aktiviteti 1 (A.1) PBB me metodën e prodhimit (4/4) Përmirësime në metodologji: • Implementimi i metodës së re për vlerësimin e sektorit financiar sipas koncepteve të ESA 95 (S12); • Vlerësimi i FISIM në përputhje me Rregulloret e Këshillit 448/1998; • Përpilimi i vlerësimeve në nivel më të detajuar klasifikimi të NACE Rev 1.1, duke kaluar nga niveli A25 i aktiviteteve ekonomike në A60. • Përmirësimi i vlerësimeve të EPV duke aplikuar metoda dhe burime të reja.
2. Aktiviti 4 (A.4) Ekonomia e Pavrojtuar Identifikimi i të gjitha llojeve të EPV: • Bazuar në metodikën Tabulare të EUROSTAT u përcaktuan cilat janë tipet e që mund të vlerësohen në Shqipëri për të përmirësuar gjithëpërfshirjen; Axhustimet e Gjithëpërfshirjes në PBB (P) janë bërë sipas: • Llojit • Sektorëve Institucionale • Aktivitetit ekonomik Metodika Tabulare e Eurostat është e rëndësishme pasi: • Mundëson një vlerësim më të plotë dhe sistematik për të siguruar gjithëpërfshirjen në PBB; • Lehtëson krahasimet midis vendeve lidhur me axhustimet dhe metodat e përdorura për gjithëpërfshirjen e Llogarive Kombetare.
Keqraportimi Të tjera Të paregjistruar Të paanketuar METODIKA TABULARE E EUROSTAT (N1-N7) Mangësi të tjera statistikore Prodhues qëllimisht të paregjistruar Prodhues të paregjistruar (aktivitete ilegale) Prodhues që nuk u kërkohet të regjistrohen Prodhues legal të pa anketuar Sipërmarrës të regjistruar të pa anketuar Keqraportimi nga Prodhuesit N1 N2 N3 N4 N5 N6 N7
3. Aktiviteti 4. Metoda e Inputit të Punës (MIP) • Përdorimi i të dhënave të Anketës së Forcave të Punës (AFP) si një burim i ri dhe më i përshtatshëm për punësimin në Shqipëri për implementimin e MIP në vlerësimet e tipeve (N1) dhe (N6); • Aplikimi i metodës së Inputit të Punës për të gjitha degët e ekonomisë, duke përfshirë edhe arsimin dhe shëndetësinë private (me përjashtim të Bujqësisë dhe Administratës Publike);
3. Aktiviteti 4. Metoda e Inputit të Punës (MIP) MIP mbështetet në hapat e mëposhtëm: • Vlerësohet oferta e inputeve të punës në PBB për aktivitetet ekonomike dhe sipas madhësisë së ndërmarrjeve nga anketat pranë familjeve dhe/ose burimeve të tjera demografike; • Vlerësohen kërkesa e inputeve të punës dhe prodhimi ose vlera e shtuar për njësi pune, për të të njëjtat aktivitete dhe madhësi ndërmarrje nga anketat e ndërmarrjeve; • Shumëzimi i inputeve të punës me raportet për njësi për të vlerësuar prodhimin dhe vlerën e shtuar sipas aktivitetit ekonomik;
3. Aktiviteti 4. Metoda e Inputit të Punës (MIP) Axhustimet e burimeve Për përkufizimet, klasifikimet dhe nivelin e popullatës Punësimi vlerësohet në të vetë-punësuar dhe të punësuar me pagesë, Nga stoqe në flukset vjetore, nga persona në punë , si dhe të tjera axhustimee) ) Integrimi i burimeve Ana e Kërkesës: Anketat pranë Ndërmarrjeve dhe të dhëna administrative Ana e Ofertës: Anketat pranë familjeve dhe burime demografike Krahasimi i inputeve të punës Kërkesa dhe oferta e punësimit (të punësuar të paregjistruar) Shumëzimi me Vlerën e shtuar/ Njësi pune E korigjuar për keqraportim
3. Aktiviteti 4 Tipet N3, N4 dhe N5 • Vlerësimi i ndërtimeve të kryera nga familjet për përdorim të vet (N3) bazuar në të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve; • Analiza të diferencave të vlerësimeve të Llogarive Kombëtare dhe atyre të ASN lidhur me ekonominë e vrojtuar (N4+N5); • Numri i personave legal dhe sipërmarresve të regjistruar që janë të përfshirë në vlerësimet e Llogarive Kombëtare por jo në Anketa: • Vlerësime të kryera për axhustimet konceptuale dhe të konsistencës
3. Aktiviteti 4 Metoda Franz Aplikimi për herë të parë i metodës Franz për Nënraportimin e Prodhimit (N6): Metoda u aplikua për mbi ndërrmarrjet SME me jetëgjatësi mbi një vit aktitivitet X - Vlera e shtuar për të punësuar e derivuar nga rezultatet e anketave të ndërmarrjeve Kontrolle të koherencës midis të ardhurave të vetë-punësuarve dhe kompesimit të të punësuarve Vlerat për të punësuar të korrektuara për nënraportim të prodhimit bazuar në hipotezën që të ardhurat e të vetë-punësuaritduhet të jetë të paktën të barabarta me kompensimin mesatar i të punësuaritme pagesë. X’ – Prodhimi dhe vlera e shtuar e rivlerësuar Kur niveli i të ardhurave të vetë-punësuarit është më i vogel se niveli i kompensimit për të punësuarit me pagesë, të ardhurat rivlerësohen dhe me të njëjtën vlerë axhustohet edhe prodhimi dhe vlera e shtuar.
3. Aktiviteti 4 (A.4) • Pas analizave të metodologjive/praktikave të përdorura në vendet e tjera dhe mundësive për t’i përshtatur në kushtet specifike të ekonomisë shqiptare vlerësimi i mangësive statistikore, N7 në: • Tregëti; • Hotele and restorante; • Transporti rrugor i pasagjerëve; • Shërbime të tjera personale; **Vlerësimet janë performuar duke u mbështetur në vlerësimet e ekspertëve mbi përqindjen e bakshisheve të vendeve fqinjë dhe duke i përshtatur ato për Shqipërinë.
Axhustimet e GjithëpërfshirjessipasSektorëveInstitucionale %
4. Përmirësime të ardhshme • Përdorimi i të dhënave të Censusit të Popullsisë 2011 • Përdorimi i AFP dhe ABF të revizionuara me rezultatet e Censusit të Popullsise • Matja e aktiviteteve ilegale (në vazhdim me projektin IPA 2011) • Vlerësimi i Shërbimeve të Zotëruesve të Banesave (në vazhdim me IPA 2011 dhe FMN) • Përdorimi i tabelave Burim-Përdorimeve për EPV • Përmirësimi i vlerësimeve në sektorin e energjisë (në vazhdim me FMN) • Vlerësimet me çmime konstante (IPA 2009 dhe FMN) • Inkorporimi i klasifikimit të ri të aktiviteteve ekonomike NACE Rev 2 • Implementimi i ESA 2010 (në vazhdim IPA 2011, IMF) • Gjithë punimet e mësipërme do të influencojne PBB dhe është konsideruar si një praktikë e mirë ndërkombëtare që publikimi i gjithë këtyre revizionimeve të bëhet në mënyrë të koordinuar me qëllim që të mos keqorientohen dhe bëhen konfuzë përdoruesit e të dhënave.