170 likes | 450 Views
Nga : ZENEL KASUMAJ, Drejtor i SH.M.T. “TAFIL KASUMAJ”. MARS: 2008 DEÇAN.
E N D
Nga: ZENEL KASUMAJ, Drejtor i SH.M.T. “TAFIL KASUMAJ” MARS: 2008 DEÇAN Për të qenë i suksesshëm në një AAP në reformim dhe në një ekonomi në zhvillim, në një treg fleksibil do të duhet të i përshtatemi AAP së reformuar dhe ekonomisë së këtij tregu, të parashikohen prirjet dhe ndryshimet e tij. Ndryshimet në fushën e njohurive, në procesin e të menduarit, në procesin e të ndierit, në procesin e të mësuarit gjatë gjithë jetës, në procesin e të bashkëpunuarit që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës si një domosdoshmëri jo vetëm për sigurimin e nevojave jetike por edhe për të qenë i suksesshëm dhe përfaqësues në shoqëri. Këtij realiteti përpiqet ti shërbej sistemi kosovare i arsimit dhe atë në arsimin formal, joformal, për të rriturit nëpërmjet arsimit publik, privat dhe me ndihmën e OJQ-së dhe OQ-së që kanë vepruar dhe po veprojnë më pak tani në Kosovë.
Që të arrihen këto objektiva që nxënësi të jetë sa më i përgatitur për tregun e punës që te ne është në zhvillim. Duhet të përmbushën disa parakushte: • Mjetet financiare për kokë nxënësi të mos jenë lineare siç janë tani në Kosovë. Por për nxënës të AAP të jenë më të mëdha sepse që të jetë një nxënës i AAP i përgatitur mirëkërkohet më shumë buxhet. • Stafi mësimdhënës të jetë i stimuluar materialisht. Të bëhet klasifikimi i arsimtarëve varësisht nga shkalla e shkollimit, rezultateve dhe përvojës në punë (të bëhet licencimi). • Infrastruktura shkollore (klasat, kabinetet, punëtoritë) të jetë në nivelin e duhur.
Bashkëpunimi me ndërmarrjet në aspektin e praktikës profesionale dhe të njohjes, me trendët zhvillimore ekonomiko-teknike janë një domosdoshmëri, sepse nxënësit kanë qasje direkte në makineritë e sofistifikuara prodhuese, me trendët zhvillimore të ekonomisë së tregut, mbrojtje në punë, cilësia e prodhimit, rregulli dhe disiplina në punë si kushte për një ndërmarrje të suksesshme, orientimi në karier, aftësitë reflektuese, kreative etj. Që nëpër shkolla mundësitë janë më të kufizuara. Shfrytëzohet eksperienca e ekspertëve të ndërmarrjeve. Por kjo deri me tani është si shprehje e vullnetit të mirë të ndërmarrjeve dhe angazhimit të shkollave.
Bashkëpunimi shkollë – shkollë në nivel rajonal dhe në nivel të Republikës së Kosovës sidomos në aspektin e trajnimeve profesionale në shkolla që kanë kabinete dhe punëtori të pajisura është shumë domethënëse. • Sigurimi i teksteve për AAP është domosdoshmëri
Decentralizimi i buxhetit dhe rritja e tij nga MASHT-i, ashtu që shkolla të jetë në gjendje më shpejtë ti riparoj defektet e shumta në kabinete dhe punëtori dhe sigurimi i materialit shpenzues. • AAP të mos jetë tepër i profilizuar. Në mënyrë që nxënësi nga AAP të jetë në gjendje të kyçet në tregun e punës edhe në lëmi të përafërta (qoftë edhe me një trajnim të shkurtër). Por, edhe për vazhdimin e studimeve.
Edukimi dhe udhëzimi në karrierë duhet të jetë pjesë integrale e të gjitha programeve të ofruara nga institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional formal. • Të rishqyrtohet çështja e klasës së XIII. Të nivelizohet kohëzgjatja e shkollavete mesme. • Nga takimet me ekspert të ETF dhe me ekspert të vendeve Shqipëri, Turqi kemi fituar përvojë në menaxhim:
Detyrat e drejtorit (menaxherit) të shkollës janë shumë dimensionale. • Përgatitja profesionale(Duke përfshirë edhe trajnimet) . Të ketë njohuri të duhura në: mësimdhënie, inspektim, financa etj. • Sinqeriteti. • Vendosmëria. • Komunikimi, transparenca dhe bashkëpunimi me mësimdhënës dhe me partnerë të tjerë (këshillin e prindërve, këshillin rinor të nxënësve, institucionet relevante, ndërmarrjet etj.) duhet ta shoqërojnë në çdo moment.
Ta transmetoi përvojën e fituar tek të tjerët sidomos të bashkëpunojë me arsimtarët e rinj. • Të jetë transparent në evitimin e lëshimeve të ndryshme gjatë menaxhimit të shkollës (ti pranoj vërejtjet dhe sugjerimet e të tjerëve). • Gjatë menaxhimit të shkollës të bëj përpjekje në stimulimin të paktën moral të arsimtarëve të dalluar (këtë ta bëj me shumë kujdes). • Të mësoi nga bashkëveprimi, nga bashkëbisedimi në grup ose më gjerë dhe atë gjatë gjithë jetës. • Kohë pas-kohe disa detyra të tija tua shpërndaj kolegëve që edhe ata të jenë të kyçur më shumë në mbarëvajtjen, funksionimin e shkollës.
Kontrollimi ose mbikqyerja dhe llogaridhënia për mbarëvajtjen e procesit mësimor të bëhet nga: stafi menaxhues, nga zyra e inspektimit ose nga personat profesional dhe kompetent të angazhuar nga MASHT-i është shumë domethënëse. • Krijimi i një mjedisi bashkëpunues në kolektivin e shkollës. Të luftoi krijimin e grupacioneve dhe mardhënieve jo të mira ndërnjerëzore në kolektivin që drejton. • Shkollat që kanë kulturë të lartë organizative, të lidhura ngushtë dhe të bazuar në bashkëpunim janë treguar të suksesshme. Ndërsa, shkollat që kanë drejtor të prirur të pranoi dhe emetoi “urdhra” nga lartë-poshtë, d.m.th. natyrë autoritare dhe burokratike janë treguar të pasuksesshme.
MASHT-i në bashkëpunim me Ministritë relevante të evitojnë prezencën e gjerë të një tregu të punës jozyrtar, të çrregulluar i cili punëson punëtor pa certifikim zyrtar të aftësive dhe në këtë mënyrë dobësohen angazhimet e AAP. Sepse përgjegjësitë e AAP janë të kufizuara ndaj dinamikës, fleksibilitetit të tregut të punës. • Përmasat disiplinore për shkolla të mesme të larta të vendos shkolla e jo DKA. • Arsimi i të rriturve – Në Kosovë duhet ti kushtohet më shumë vëmendje sepse arsimi i të rriturve përmbush plane dhe synime për të nxënë për ata që njihen si të rritur në rrethin e tyre. Që për shumë individ është domosdoshmëri. (Shumë vajza për arsye të ndryshme nuk kanë vijuar arsimin e mesëm - tani janë të interesuar ta bëjnë këtë).
Zyret e inspektimit – Këtu të hyjnë inspektorë që kanë përvojë të gjatë dhe të jenë të lëmisë përkatëse. • Për AAP shifra prej 1000 nxënës që një shkollë të ketë zëvendës drejtor duhet të ulët. (Në Shqipëri kjo shifër është 400 e në Turqi edhe më e ulët). • Mosha e pensionimit për mësimdhënëse (femra) të ulet nga 65 në 60 vjet. • Urdhëresat administrative nga MASHT-i të përcillen me kohë nëpër shkolla dhe ato mundësisht të përmblidhen në një dispensë.
Nga vizitat e realizuara me ekspert të ETF në tri vende Ballkanike u njohëm më ndryshimet e bëra nga reformat nëpër shkollat pilote dhe jo pilote. Sistemi arsimor i AAPështë shumëdimensional dhe sa më shumë që të jesh i kyçur në te, do të njihesh edhe me kompleksitetin e tij.
Procesi i reformave çdo kund përcillet me vështërsi të shumta. Por, vështërsitë në Kosovë ishin dhe janë edhe më të theksuara. • Mungesa e infrastrukturës së mjaftueshme shkollore. • Mungesa e kabineteve dhe punëtorive të nevojshme për AAP (duke përfshirë edhe pajisjet). • Mungesa e teksteve, sidomos për lëndë profesionale • Stimulimi material i ulët i arsimtarëve dhe punëtorëve tekniko-administrativ.
Si rezultat i kësaj shumë arsimtarë janë të detyruar të merren edhe me një veprimtari të dytë. (37% të banorëve të Kosovës realizojnë të ardhura 1.42 € (Euro) për një ditë. Ndërsa 15.2% të popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme me 0.93 € (Euro) për një ditë, 33% të popullsisë bëjnë pjesë në moshën 0-14 vjeçare – moshë e re).
Si rezultat i kësaj shumë nxënës janë me probleme të shumta sociale që reflektohenshumë në përkushtimin e të mësuarit sepse kryejnë edhe punë të ndryshme për ta mbështetur familjen. Si rezultat i kësaj është në rritje braktisja e shkollës. • Pas fillimit të aplikimit të reformave shumë shkolla kanë përfituar në trajnimin emësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave si dhe në pajisje kabinetike sidomos shkollat pilote. • Shumë shkolla janë mbështetur nga OJQ dhe OQ. Por, pas kësaj vështërsitë janë më të theksuara.
Reformat kanë përfshirë kurrikulet lëndore, qasjen e bashkëpunimit me partnerë social, me prindër, me ekonominë e tregut etj. Në lidhje me kutikulat lëndore që janë ndërruar disa herë ka vend për shumë ndryshime: • Harmonizimi ndër lëndor • Numri i orëve (gjatë javës) për disa lëndë bazike siç është matematika, duhet të rritet.
Janë organizuar shumë trajnime për stafin e mësimdhënësve në shumë module teorike. Por, shumë pak në ato të praktikës profesionale. • Dhe të eliminohen – module nga plan-programet mësimore që nuk janë aktuale-ose ato që përsëritën në disa lëndë.