90 likes | 335 Views
Zbatimi i së drejtës. Kapitulli 10. Zbatimi i së drejtës. Respektimi i përpikët i normave të së drejtës në fuqi nga ana e shtetasve, organeve shtetërore, personave juridikë Zbatimi i së drejtës lidhet me respektimin e parimit të ligjshmërisë. Veprimi i normës juridike në hapësirë.
E N D
Zbatimi i së drejtës Kapitulli 10
Zbatimi i së drejtës • Respektimi i përpikët i normave të së drejtës në fuqi nga ana e shtetasve, organeve shtetërore, personave juridikë • Zbatimi i së drejtës lidhet me respektimin e parimit të ligjshmërisë
Veprimi i normës juridike në hapësirë 1- Normat juridike me prejardhje nga organet e pushtetit qendror kanë zbatueshmëri në të gjithë territorin e vendit 2- Normat juridike me prejardhje nga organet e pushtetit vendor kanë zbatueshmëri në territorin përkatës të qeverisjes vendore • Ka edhe përjashtime lidhur me (1) • E drejta zbatohet edhe për personat pa shtetësi ose të huajt në Shqipëri, në përgjithësi.
Veprimi i normës juridike në kohë • Ka një çast hyrjeje në fuqi të normës dhe mbarim të fuqisë së saj juridike • Neni 84 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë – lidhur me hyrjen në fuqi të normës juridike • Aktet normativë janë: • Me afat – vetë akti parashikon sa kohë do të veprojë • Pa afat – vepron derisa të shfuqizohet nga një akt tjetër
Fuqia prapavepruese e akteve normativë • Rregulli i përgjithshëm: ligji nuk ka fuqi prapavepruese • Përjashtimisht ka kur është favorizues (p.sh. fusha e dënimeve penale) • Parashikimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë… • Kodi Penal… • Kodi Civil…
Interpretimi i ligjit • Interpretimi bëhet mbi normat juridike ekzistuese, duhet verifikuar paraprakisht nëse norma në fjalë është ose jo në fuqi 1- Sipas organit që bën interpretimin: • Interpretim legal • Interpretim gjyqësor • Interpretim doktrinal
Interpretimi i ligjit 2- Sipas metodave që përdoren: • Interpretim gramatikor • Interpretim logjik • Interpretim sistematik • Interpretim historik 3- Sipas gjerësisë së interpretimit: • Interpretim literal • Interpretim kufizues • Interpretim zgjerues • Të gjitha mënyrat e interpretimit kanë si qëllim të përbashkët të bëjnë sa më të qartë përmbajtjen e ligjit.
Zbatimi i ligjit & i të drejtës me analogji • Zbatimi i ligjit që parashikon rastin më të ngjashëm kur mungon një ligj që e parashikon drejtpërdrejt rastin konkret, quhet zbatim i ligjit me analogji (analogia legis). • Zbatimi i ligjit me analogji nuk është e njëjta gjë me interpretimin zgjerues. • Në rastin e dytë norma juridike ekziston, është në fuqi. • Analogjia përdor si përjashtim, jo rregull • Në të drejtën penale nuk lejohet zbatimi me analogji i ligjit. • Analogjia e së drejtës (analogia juris)