120 likes | 653 Views
Vendimet mbi financim. Mr.Sc.Mirjeta Domniku. Funksionet e financave të firmës. Financat e firmës përfshijnë tri fusha themelore; a) investimet, b) financimin dhe c) dividentin.
E N D
Vendimet mbi financim Mr.Sc.Mirjeta Domniku
Funksionet e financave të firmës • Financat e firmës përfshijnë tri fusha themelore; • a) investimet, • b) financimin dhe • c)dividentin. Të gjitha këto vendime duhet të përshtaten me strategjinë e firmës, përkatësisht vizionin, misionin dhe politikat e përcaktuara nga menaxhmenti i saj.
Vendimet mbi investimin • Vendimi për investime përcakton vlerën e tërësishme të pasurisë së firmës në të ardhmen, përbërjen e kësaj pasurie dhe natyrën e riskut afarist • komponentët kryesore të vendimit investues janë; • përcaktimi i shkallës së kthimit të investimit dhe përcaktimi i kohës së arritjes së pronësisë mbi firmën.
Vendimet mbi financim • Marrja e vendimeve mbi financim bazohet në informatat mbi fluksin e parasë. 1) rriten paratë si rezultat i blerjes së mjeteve financiare nga tregu financiar; 2) paratë investohen në operacionet e firmës dhe shfrytëzohen për blerjen e kapitaleve; 3)gjenerohen paratë si rezultat i operacioneve të firmës; 4) paratë riinvestohen; 4a) paratë kthehen te investitorët.
Vendimet mdi dividendin • Pasi firma të ketë realizuar fitimet, ajo vendos se çfarë do të bëjë me këto fitime: ti mbajë apo ti shpërndajë ato në divident në të holla. Vendimi mbi dividentin nxjerr në pah kundërthëniet midis menaxhmentit dhe pronarëve të aksioneve.
Strategjia financiare e firmës • Strategjinë e firmës e definojmë si rrjedhë të aksioneve, përfshirë specifikimin e resurseve të nevojshme për të arritur objektivat e veçanta .
Në formulimin e strategjisë ndikojnë shumë faktorë; • faktorët e rrethinës-lidhen me influencën e jashtme, natyrën e biznesit dhe kulturën organizative • ndikimet nga grupet e interesit dhe koalicionet e brendshme- aksionarët, kreditorët, ndërmjetësuesit, konsumatorët, furnitorët, të punësuarit, menaxhmenti i firmës, strategjia organizative, bordi i drejtorëve, qeveria dhe grupet e veçanta të interesit • objektivat ekonomike- ndikohen nga një masë të madhe nga koalicionet e grupeve të interesit. Këto objektiva zhvillohen sipas hierarkisë • përgjegjësitë sociale të organizatës- ndërlidhen me rolin e saj në të cilin ajo vepron, siq është zhvillimi infrastruktural,punësimi, ruajtja dhe rregullimi i ambientit
Procedura e vendimmarrjes financiare • Vendimmarrësi duhet të dijë se qfarë është qëllimi që ai ia shtron vetes. • Qëllimi i përcaktuar qartë do të tregoj rrugët dhe aksionet që duhet ndërmarrë për arritjen e tij. • Objektivat financiare • Çdo biznes ka për qëllim të maksimizojë rezultatet e tij. Maksimizimi si qëllim i firmës ka të bëjë me: • 1) Maksimizimin e vlerës së aksioneve (vleres së firmës) • 2) Maksimizimin e profitit
Objektivat sociale dhe jofinanciare • Objektivat jofinanciare kanë të bëjnë me: • Maksimizimi i satisfaksionit- firma ka përgjegjësi të sigurojë se procesi i saj i prodhimit nuk do ta rrezikojë ambientin, të aplikojë praktikë të mirësjelljes dhe të prodhojë produkte dhe shërbime të sigurta për konsumatorët. • Etika e biznesit- i referohet nevojës që menaxherët të akceptojnë standardet morale, të cilat janë të lidhura me kulturën, etikën, përkatësinë fetare, etnike, doket dhe zakonet.
Teoria e agjencisë • Është avancuar në vitin 1976 nga dy ekonomistë amerikanë Jensen e Meckling, si teoria e cila do të shpjegonte relacionet brenda korporatës. • Ajo është përdorur për të shpjeguar praktikat e kontrollit menaxherial, si dhe relacionet ndërmjet menaxherëve dhe investitorëve. • faktorët që ndikojnë që qëllimet e menaxherëve të jenë të përbashkëta me ato të aksionarëve. • 1. Planet kompensuese- konsistojnë stimulimin e menaxherëve dhe aksionarëve. • 2. Bordi i drejtorëve -provojnë ndërrime në zgjedhjet e ardhshme. • 3. Gllabërimet- menaxhmenti i vjetër zëvendësohet me të riun. • 4. Monitorimet dhe specialistët- ti mbajnë apo ti shesin aksionet e korporatës. Janë të mbikëqyruredhe nga bankat edhe institucionet financiare.
Politika financiare • Qoftë afatëgjatë apo afatshkurtër e financimit rrjedhës apo investimeve duhet të respektojë disa principe themelore, siç janë: ai i rentabilitetit, likuiditetit, sigurisë elasticitetit,obligimet e tepërta, i pavarësisë dhe i pasqyres së mirë. .