250 likes | 695 Views
Definicioni mbi Personalitetin. Personaliteti.
E N D
DefinicionimbiPersonalitetin Personaliteti • Personaliteti është një grup i tipareve dhe mekanizmave psikologjik në idividin të organizuar, të qëndrueshëm dhe që ndikojnë në mënyrën se si individi vepron me të tjerët, se si adaptohet me ambientin (si ambientin intrapsikik, fizik dhe atë social)
3 Nivele të Analizës mbi Personalitetin Secili person është… …si të tjerët Niveli natyroro human …si disa të tjerë Niveli i dallimeve grupore/individuale …si askush tjetër Niveli individual/të qenit unik
Niveli natyroro human • Tiparet dhe mekanizmat e personalitetit janë tipike për të gjitha speciet dhe i posedojnë të gjithë apo përafërsisht të gjithë
Niveli i ndryshimeve individuale dhe grupore Mënyra se si një person është i njejtë me një person tjetër Risk marrësi I Brengosuri
Niveli i individualitetit/ • Secili individ ka kualitet e veta personale dhe unike që nuk i ndane me askend tjetër në botë
Teoritë e Personalitetit • TeoriaPsikodinamike:Frojdit, Jungut , Adlerit, Karen Horney , Erik Erikson • TeoriteHumaniste: Rogers, • Teoria e Tipareve • Teoria e temesuarit social
Ceshtjet aktuale mbi personalitetin • Njësitë kryesore të personalitetit - tiparet - motivet - njohja apo kognicioni
Studimi i personalitetit • Nomotetike: shkenor, analitik,të njësive të përbashkëta vs. • Idiografik: nivelin individual, studimin e jetës së njëerzëve në hollësi
6 fusha të njohurive mbi personalitetin Intra-psikike Dispozitat Njohëse Social –Kulturore Biologjike Përshtajtjes
Fusha intrapsikike • Ka të bëjë me atë se mekanizmat mental të perosnaliteti dhe mëyrën se si individi vepron jashtë vetëdijës • Kjo paraqet teorine e Frojdit duke përfshire punen e tij me represionin, mohimin, projeksionin, motivin per fuqi, per lidhje afektive etc.
Fusha e dispozitave • Katë bejë me atë se si një individ dallon nga një individ tjetër në të gjitha aspektet • Fokusohet në thelbin e dispozitave kryesore
Fusha Kognitive • Fokusohet në njohjne dhe eksperiencen subjektive te individit si: mendimet e vetedijshme, bindjet, deshirat per te tjeret dhe per veten • Vetja dhe koncepti i vetes • Qëllimet që i parashtrojne për t’i arritur • Përvojat emocionale
Fusha socio kulturore • Supozon se personaliteti është i ndikuar nga konteksti kulturor dhe social
Fusha Biologjike • Supozon se perosnaliteti është vetëm një tërësi e sistemeve biologjike dhe këto sisteme shërbejnë si bazë për ndërtimin e sjelljes, ndjenjave dhe • Bazën gjenetike • Psikofiziologji • Evoulcionin e personalitetin
Fusha e përshtatjes • Personaliteti ka rëndësi të madhe në atë se si ne ballafaqohemi me ambientin • Personality është i lidhur më shumë shperhi të shëndosha të jetës që ne i zhvillojmë për tu ballafaquar
Temperamenti Temperamenti është ai dimension i personalitetit që paraqet anën emocionale të personalitetit, pra kryesisht ka të beje me: • Shpejtësinë e shfaqjes së emocioneve • Intensitetin e tyre’ • Tonin emocional I cili dominon
Hierarkia e Hipokratit Hipokrati qe I pari I cili bëri klasifikim e tipave të temperamentit në bazë të llojeve të lëngjeve të cilat rrjedhin neper trupin e individit dhe përzierjeve midis këtyre lëngjeve dhe si rezultat I tyre kishim këto lloje temperamentesh: • Sanguinik – karakterizohet me reagime të shpejta, të lëvizshëm, me emocione të fuqishme që nuk zgjasin shumë. Hidhërohet lehtë po I kalon shpejt, janë shumë të hareshëm dhe të shoqërueshëm dhe e ndërrojnë shpejt dipsonimin prej atij pozitiv në negative. • Kolerik – ka ndjenja të fuqishme,të cilat shfaqen vrullshëm dhe zgjasin shumë. Bien shpejt në gjendje afekti, janë të rende për shoqërinë, hidhërimi u zgjatë dhe vështirë e tejkalojnë • Melankolik – ka ndjejshmëri të madhe emocionale, ndjenjat janë të fuqishme dhe zgjasin shumë po individi tenton të I fsheh. E shohin gjithmonë erret jetën. • Flegmatik – kanë reagime të rralla dhe të ngadalshme, të qetë dhe indiferent.
Tipologjia e Jungut Tipologjia e Jungut- mendon se qeniet njerëzore mund të ndahen në njerëz introvert ekstrovert dhe ai ambivert. • Personaliteti ekstravert shfaq interesim të vazhdueshëm për njerëz, dhe ngjarjet, është i qetë, ka vetëbesim, ka dëshirë të flas, adaptohet lehtë, dhe lehtë kërkon ndihëm • Personaliteti introvert është i mbyllur në vete, i matur e shikon botën subjektivisht, i tërhequr dhe nuk ka besim te të tjerët. • Personaliteti ambivert ka karakteristika të dy personaliteteve
Tipologjia e Krecmerit Tipologjia e Kreqmerit- ai e lidh personalitetin më konstitucionin trupor dhe ekzistojnë tre tipa: • Piknik që janë të trash, të shkurtër dhe bark-mëdhenj • Atlet që kanë kraharor të gjerë, muskuj të zhvilluar dhe eshtrat e gjera • Leptosom që janë të gjate, të dobët, me kraharor të ngushtë. Tipat psikologjik sipas Kreqmerit janë: • Skizotim – të izoluar, që preferojnë veteminë, ngacmohet lehtë, I ftohët, thumbues.( Leptosom dhe ai atlet tentojnë kah skizotimi). Lidhet me Skizofrenin. • Cikoltim- I hapur, qëndrim miqësor, I hareshëm, praktik , kureshtar i cili e do humorin. ( Tipi Piknik). Ka tendencë të lidhet me Psikozën Maniak-Depresive.
Tipologjia e Sheldonit Tipologjia e Sheldonit – ai e bazon tipologjinë e vet në karakteristikat trupore apo komponentët trupore siç janë: endomorfe, mezomorfe, ektomorfe. • Individët te të cilët dominon komponentja endomorfe janë të trashë, pjesa barkore dominon mbi gjoksin, trupin e kanë të rrumbullaket dhe të butë, gjymtyrët e holla dhe muskuj të pazhvilluar. • Individët me dominim të komponentës mezomorfe i kanë muskujt dhe eshtrat e zhvilluar, kraharorin e gjere, trupin e fort dhe plot energji fizike • Individi me dominim të komponentes ektomorfe dallohet me muskuj të pazhvilluar, trup të dobët dhe delikat, sistem nervor dhe shqisa të zhvilluara.
Ai gjithashtu flet edhe për disa komponente tjera dhe dallon temperamentin: • Viscerotronik- e karakterizon një stabiliteti i përgjithshëm, qëndrim i butë ndaj njerëzve, adhurim i theksuar ndaj ushqimit • somatotonik, -e karakterizon një aktivitet i theksuar muskulor, fizik, adhurim nda ushtrimeve fizike, dëshira për gara, dhe agresivitet • cerebrotronik.- shmangja nga aktivitetet, tërheqja dhe izolimi, ikja nga shoqëria dhe zhurma, rigjiditet.
Karakteri • Karakteri në psikologji përkufizohet në mënyra të ndryshme, sipas një pikëpamjeje të psikologëve të Evropës përkufizohet si një grumbull cilësish të vazhdueshme të cilat i takojnë një individi. • Sipas kësaj pikëpamjeje karakteri përkufizohet me personalitetin. • Sipas një pikëpamjeje tjetër karakteri përfshin ato cilësi të personalitetit të cilat bazohen në anën morale të individit e që shprehin edhe vullnetin e tij. Që bazohet në parime te caktuara morale, por përfshin edhe vullnetin. • Prandaj nëse këto dy komponentë janë prezent atëherë themi se individi ka karakter te formësuar.
Vlerësimi i karakterit behet në bazë të zgjedhjeve dhe vendimeve që i merr individi në rastet kur vendimet e tij ndikojnë në mirëqenien e të tjerëve. • Një karakter i fort konsiderohet jo vetëm posedimi i anës morale por edhe sa individi ashte energjik, i kembngules, i vendosur dhe i qëndrueshëm në vendimet e tij.