1 / 16

Ndërlidhja e kornizës së vlerësimit të PISA-s me praktikën e arsimit

aldona
Download Presentation

Ndërlidhja e kornizës së vlerësimit të PISA-s me praktikën e arsimit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Ngritja e kapaciteteve në sektorin e arsimit fillor (CDBE) në KosovëPunëtoria nr. 2: Rrugëtimi i Kosovës drejtë vlerësimit të nxënësve në PISA 2015:  Nga taksonomia e Bloom-it tek testimi i bazuar në kompetenca Mustafë Kadriu - Hermann J. Abs - Keith Prenton - David Carroll - Linda UkimerajPrishtinë, 18 shtator 2013

  2. Ndërlidhja e kornizës së vlerësimit të PISA-s me praktikën e arsimit Rritja e rëndësisë së arsimit në debatet publike Shembull: Si ka ndikuar PISA në zhvillimin e arsimit në Gjermani Vendimet për të shpenzuar më shumë mjete për arsim Tronditja dhe Pasojat nga PISA 2000 Reforma në kujdesin e fëmijërisë së hershme Futja në përdorim e testimit të standardizuar kombëtar të nxënësve Reformimi i programeve të edukimit të mësimdhënësve Reformimi i provimeve të centralizuara të maturës Llogaridhënia më e madhe e shkollave (drejtorët e shkollave) për rezultatet në arsim

  3. Pasojat e PISA-s në fushën e zhvillimit të mësimdhënësve profesional dhe praktikës së mësimdhënësve Shembull: Nga skemat e përgjithshme në skemat e posaçme të lëndës së diagnostifikimit të kompetencave të nxënësve Nga taksonomia e Bloom-it tek testimi i bazuar në kompetenca

  4. Mënyra klasike për organizimin e synimeve mësimore dhe detyrave të testeve Taksonomia nga Bloom-i dhe të tjerët. (1956), dhe Lorin Anderson dhe të tjerët (2001) • Dijenia – (të mbajturit mend) • Kuptimi – (të kuptuarit) • Aplikimi – (aplikimi në kontekstin e njohur apo të ri) • Analiza – (analizimi sipas kritereve të caktuara) • Sinteza – (krijimi i zgjidhjes për problemin) • 6. Vlerësimi – (të vlerësuarit)

  5. Testet e PISA-s bazohen mbi Modelet e Kompetencave – Çka do të thotë kjo? • Kompetencat janë të dobishme për t’u marrë me problemet e jetës së përditshme në shoqëritë moderne, pra kërkohet më shumë se vetëm njohuritë e pastra. • Kompetencat janë specifike për fusha të caktuara, si matematika, leximi apo shkenca. Veç kësaj mund të përkufizohen edhe nënfushat. • Kompetencat përshkruhen në nivele, në mënyrë që synimet më të lehta mësimore të mund të dallohen nga synimet më të avancuara mësimore. • Pra, niveli i caktuar i kompetencave tregon diçka rreth synimeve të përafërta mësimore të nxënësit apo grupit të nxënësve, por jo atë se si të arrihet ky synim. • Nivelet e kompetencave bazohen në mënyrë empirike; prandaj ato integrojnë edhe vështirësitë e tjera të një çështjeje përtej vështirësisë së caktuar të fushës.

  6. Shembuj nga PISA – Modeli i Kompetencave Nivelet në kuadër të Modelit të PISA-s të Kompetencës Matematikore PISA 2009 – Nxënësit mund të … PISA 2000 Krijimi i modeleve të ndërlikuara dhe përdorimi i argumenteve matematikore Krijimi i modeleve më gjithëpërfshirëse, përfshirë edhe teknologjinë e re Krijimi i modeleve siç kërkohet në nivelin e mesëm të ulëtKrijimi i modeleve elementareKalkulimet bazike ashtu siç janë mësuar në shkollën fillore

  7. Shembulli nga PISA – Modeli i Kompetencave Nivelet në kuadër të Modelit të PISA-s të Kompetencës Matematikore Taksonomia e Bloom-it Nxënësit mund të … PISA 2009 – Nxënësit mund të …

  8. Aplikimi i përbashkët i Taksonomisë së Bloom-it dhe Niveleve të PISA-s për Kompetenca Bloom: Aplikimi PISA: Niveli 2 (apliko algoritmin bazë) Bloom: Sinteza: Krijimi i strategjisë së re PISA: Niveli 6 (Përgjithësoni në formulë) Bloom: Vlerësoni dhe argumentoni PISA: Niveli 6 Shembulli A: Nëse 4 karrige mund të vendosen në 1 tavolinë, 6 në dy tavolinat e bashkuara, në atë rast sa karrige mund të vendosen në 5 tavolinat e bashkuara radhazi? ShembulliB: Ju lutem të zhvilloni formulën matematikore për të përllogaritur numrin e karrigeve për çfarëdo numri të tavolinave të vendosura radhazi. ShembulliC: Si keni arritur te kjo zgjidhje në mënyrë matematikore?

  9. Shembulli i çështjes së trungut nga Testi i Matematikës në PISA(Trungu është një situatë e cila ofron nisjen e detyrës në vijim) Bujku planifikon mbjelljen e trungjeve të mollës. Ai dëshiron t’i mbjelli ato në rendet simetrike. Me qëllim që t’i mbrojë pemët e tija nga fryma, ai dëshiron të mbjell edhe pisha në të gjitha anët e pemishtes. Diagrami në vijim paraqet modelin për mbjelljen e të dyja llojeve të trungjeve. Modeli i përgjithshëm është i pavarur nga numri i rendeve të trungjeve të mollës (n): x = pisha  = trungu i mollës

  10. V 696 IV 604 III 512 II 421 I 329 Çështja në nivelin III: (Rishkallëzuar në nivelin 2 që nga PISA 2006)Krijimi i modelit siç është kërkuar në nivelin e mesëm të ulët (standardi i mundshëm minimal i arsimit për të gjithë popullsinë) Detyra 1 Plotësoni tabelën në vijim: 547 (0,50 / 0,48) Bloom: Aplikimi

  11. V 696 IV 604 III 512 II 421 I 329 Çështja në nivelin IV(niveli i synuar për arsimin e mesëm të ulët) Detyra 2 Ekzistojnë dy formula të cilat mund të përdoren në mënyrë që të përllogaritet numri i trungjeve të mollës dhe pishës për modelin e përshkruar: Numri i trungjeve të mollës = n² Numri i pishave = 8n Me n kemi shënuar numrin e rendeve të trungjeve të mollës. Ju lutem përllogaritni vlerën e n që duhet të jetë numri i barabartë i trungjeve të mollës dhe pishave. Shkruani se si e keni përllogaritur këtë vlerë. 655 (0,25 / 0,25) Bloom: Analiza

  12. V 696 IV 604 III 512 II 421 I 329 Çështja në nivelin V (Në PISA 2000): Krijimi i modeleve komplekse / përdorimi i matematikës gjatë argumentimit / Detyra 3 Supozojmë se bujku dëshiron të mbjell një pemishte shumë më të madhe duke mbuluar shumë rende të trungjeve të mollës, çka do të rritej më shpejtë: Numri i trungjeve të mollës apo numri i pishave. Shpjegoni se si keni mbërri deri te zgjidhja e juaj. 722 (0,08 / 0,10) Bloom: Sinteza/Vlerësimi

  13. Krahasimi i Taksonomisë të synimeve mësimore (Bloom-i dhe të tjerët) dhe Modeli i PISA-s i kompetencave për Matematikë dhe Pasojat • Modelet e PISA-s të kompetencave ofrojnë më shumë informata rreth vështirësisë së detyrës, sepse ato integrojnë gjithashtu edhe karakteristikat e rastësishme të çështjes (p.sh. mënyrën e përfaqësimit). • Modelet e PISA-s të kompetencave nuk dëshmojnë si të gabuar Taksonominë e Bloom-it, por i afrohen më shumë synimeve mësimore të lëndëve të caktuara. • Fotografia e ofruar rreth asaj se çka duhet të bëhet në klasa dhe shkolla, duhet të paraqitet më precize. • Është më lehtë që të ndërlidhet detyra e testit si dhe rezultatet e testit me mësimdhënien dhe mësimnxënien e veçantë të lëndës. • Kërkohen përpjekjet shtesë, sepse mësimdhënësit duhet të trajnohen në modelet specifike të kompetencave për lëndët, ndërsa më parë një Taksonomi ka mjaftuar.

  14. Shtoni:Pse ka logjikë që të kemi kompetenca si synime mësimore? • Pasja e synimeve mësimore të cilat ndërlidhen me testet e kompetencave u mundësojnë mësimdhënësve që të tregojnë suksesin e mësimdhënies së tyre. • Pasja e synimit i mbanë mësimdhënësit larg nga vetëm kallximi i tregimeve që nxënësve të tyre u pëlqen të dëgjojnë, apo thjeshtë shoqërimi i nxënësve me aktivitete interesante. • Pasja e kompetencave si synime mësimore ndihmon në strukturimin e njësive mësimore në një mënyrë progresive. • Pasja e synimeve mësimore të strukturuara mirë, i informon palët e interesit lidhur me pritjet e shkollës: • Se janë bazë për vlerësimin e nxënësve • Se orientojnë mësimdhënien e mëtejme

  15. Pse vështirësia e detyrës nuk e paraqet gjithmonë nivelin e pritur: Ekzistojnë shumë faktorë kufizues (cf. Kleinknecht dhe të tjerët 2011)

  16. Ju faleminderit shumë për vëmendjen tuaj!

More Related