E N D
Dy dimensionet: 1. Përmbajtja i referohet kualitetit, kuantitetit (sasisë), korrektësisë dhe përshtatjes së analizës së prezantuar, përfshirë edhe ato dimensione si rrjedhja logjike përmes prezantimit, përmbledhja e çështjeve të rëndësishme, përdorimin e specifikave, mënjanimi i të përgjithshmes, mungesa e gabimeve dhe plotësueshmëria e rekomandimeve. 2. Prezantimi përfshin ato dimensione si: vëmendjen e audiencës, qartësinë e mjeteve vizuele, veshje të duhur, argumente bindëse, toni i zërit, kontakti pamor dhe qëndrimi. Idetë e mëdha nuk kanë ndonjë vlerë nëse të tjerët nuk binden për vlerën e tyre përmes komunikimit të qartë. Direktivat e prezantuara këtu mund t’u ndihmojnë që të bëni një prezantim efektiv verbal (gojor).
Organizimi i Prezantimit • Sigurohuni që rregullimi i prezantimit tuaj të jetë i organizuar mirë, me ulëse për pjesëmarrësit, flip chart, një projektor. Të arrini në klasë së paku 15 minuta më herët që të testoni teknikën. • Sigurohuni pamje ndaj mjeteve tuaja vizuele. • Filloni prezantimin tuaj duke e prezantuar vetveten • Prezantoni grupin nëse jeni më tepër? • Tregoni një tregim të shkurtë për kompaninë, për rastin etj.
Kontrollimi i zërit tuaj • Flitni nga 100 deri 125 fjalë për minutë. • Merrni frymë thellë para dhe gjatë prezantimit. • Të keni në dispozicion një gotë me ujë; pauza që të pini ujë të kontrolloni nervozizmin tuaj, • jepni shenjë audiencës për ndërrim të temës. • Mënjanoni monotoninë duke vërë theksin në fjalë apo fjali të ndryshme. • Flisni me zë të lartë dhe qartë, por mos bërtisni. • Qetësia mund të përdoret si mënyrë efikase të thyhet zëri monoton. • Ndaluni në fund të çdo fjalie, më mirë se ti lidhni fjalitë së bashku me “dhe” ose “ah”.
Menaxhimi i gjuhës së trupit • Sigurohuni që mos ti mblidhni krahët, të mos mbështeteni në podium, të mos i vendosni duart në xhepa apo ti vendosni duart mbrapa. • Mbani qëndrim të drejtë, me një këmbë pak përpara tjetrës. • Mos i ktheni shpinën audiencës; • Asnjëherë mos bllokoni pamjen e audiencës ndaj mjeteve tuaja vizuale. • Mbani një kontakt pamor të mirë përgjatë prezantimit tuaj. • Mundohuni të shikoni secilin në sy të paktën njëherë gjatë prezantimit tuaj, por fokusohuni më tepër në individët që duken të interesuar. • Që të mbeteni në kontakt me audiencën tuaj përdorni humor e matur dhe buzëqeshje si gjëra të duhura përgjatë prezantimit tuaj.
Të flitet përmes shënimeve • Sigurohuni që audiencës tuaj mos ti lexoni ngase leximi i shtyn njerëzit në gjumë. • Më e keqe se leximi mund të jetë recitimi i thjeshtë i tërë asaj që keni mbajtur mend. • Sigurohuni që shënimet tua të jenë të shkruara qartë ashtu që të mos belbëzoni gjatë tentimit për të lexuar shkrimin tuaj. • Përfshini vetëm idetë kryesore në letrat tua të shënimit.
Konstruktimi i mjeteve vizuale • Sigurohuni që mjetet tuaja vizuele janë të lexueshme për individët në fund të dhomës. • Përdorni ngjyra që ti nënvizoni artikujt e veçantë. • Mënjanoni vendosjen e fjalive komplete në mjetet vizuale; • Në përgjithësi, nuk duhet të ketë më shumë se katër deri gjashtë reshta tekst në çdo mjet vizual. (max 6X6) • Përdorni tituj dhe nëntituj të qartë. • Kujdes në shqiptim dhe gramatikë duhet të flitni eksluzivisht në gjuhën letrare; • Mos përdorni shumë shënime të shtypura ngase audienca juaj mund të koncentrohet në to në vend se tek ju gjatë prezantimit.
Dhënia e përgjigjeve në pyetje • Më së miri është që pyetjet ti përmbushni në fund të prezantimit tuaj. • Inkurajoni pyetje, mblidhni veten që ti përgjigjeni secilës nga to. Dhënia e përgjigjeve në pyetje mund të jetë motivuese. • Gjatë periudhës pyetje-përgjigje, jeni të sjellshëm, me besim në vete dhe sa më i butë (xhentil). • Mënjanoni përgjigje me shumë fjalë. Mos u bëni mbrojtës me përgjigjet tuaja, edhe nëse pyetja e shtruar është armiqësore dhe kundërvënëse. • Të mbeturit i qetë gjatë situatave potencialisht përçarëse, reflekton vetëbesim, pjekuri, ekuilibër dhe zotërim të materie që ju prezantoni. • Ngrihuni në këmbë përgjatë periudhës pyetje-përgjigje.