1 / 17

Prez e ntimi Verbal

Prez e ntimi Verbal.

jaclyn
Download Presentation

Prez e ntimi Verbal

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prezentimi Verbal

  2. Në praktiken tuaj si menaxher ju do te keni nevoje që të përgatisni ndonje analizë të rastit të studimit apo strategji për menaxhim, që të tregoni për një punë të kryer apo të reklamoni diç, në mënyrë individuale apo edhe si grup, dhe të prezantoni analizën tuaj klasës në shkollë por edhe publikut (klientëve) në jetën praktike. Kjo punë quhet prezantim verbal (gojor) dhe zakonisht ndahet në dy pjesë: Përmbajtje dhe Prezentim

  3. Përmbajtja I referohet kualitetit, kuantitetit (sasisë), korrektësisë dhe përshtatjes së analizës së prezantuar, përfshirë edhe ato dimensione si rrjedhja logjike përmes prezantimit, përmbledhja e çështjeve të rëndësishme, përdorimin e specifikave, mënjanimi i të përgjithshmes, mungesa e gabimeve dhe plotësueshmëria e rekomandimeve.

  4. Prezentimi Përfshin ato dimensione si: vëmendjen e audiencës, qartësinë e mjeteve vizuele, veshje të duhur, argumente bindëse, toni i zërit, kontakti pamor dhe qëndrimi. Idetë e mëdha nuk kanë ndonjë vlerë nëse të tjerët nuk binden për vlerën e tyre përmes komunikimit të qartë. Direktivat e prezantuara këtu mund t’u ndihmojnë që të bëni një prezantim efektiv verbal (gojor).

  5. Organizimi i Prezantimit • Sigurohuni që rregullimi i prezantimit tuaj të jetë i organizuar mirë, me ulëse për pjesëmarrësit, flip chart, një projektor. Të arrini në klasë së paku 15 minuta më herët që të testoni teknikën. • Sigurohuni pamje ndaj mjeteve tuaja vizuele.

  6. Organizimi i Prezantimit • Filloni prezantimin tuaj duke e prezantuar vetveten • Prezantoni grupin nëse jeni më tepër? • Tregoni një tregim të shkurtë për kompaninë, për rastin etj.

  7. Kontrollimi i zërit tuaj • Flitni nga 100 deri 125 fjalë për minutë. • Merrni frymë thellë para dhe gjatë prezantimit. • Të keni në dispozicion një gotë me ujë; pauza që të pini ujë të kontrolloni nervozizmin tuaj, • jepni shenjë audiencës për ndërrim të temës.

  8. Kontrollimi i zërit tuaj • Mënjanoni monotoninë duke vërë theksin në fjalë apo fjali të ndryshme. • Flisni me zë të lartë dhe qartë, por mos bërtisni. • Qetësia mund të përdoret si mënyrë efikase të thyhet zëri monoton. • Ndaluni në fund të çdo fjalie, më mirë se ti lidhni fjalitë së bashku me “dhe” ose “ah”.

  9. Menaxhimi i gjuhës së trupit • Sigurohuni që mos ti mblidhni krahët, të mos mbështeteni në podium, të mos i vendosni duart në xhepa apo ti vendosni duart mbrapa. • Mbani qëndrim të drejtë, me një këmbë pak përpara tjetrës. • Mos i ktheni shpinën audiencës; • Asnjëherë mos bllokoni pamjen e audiencës ndaj mjeteve tuaja vizuale.

  10. Menaxhimi i gjuhës së trupit • Mbani një kontakt pamor të mirë përgjatë prezantimit tuaj. • Mundohuni të shikoni secilin në sy të paktën njëherë gjatë prezantimit tuaj, por fokusohuni më tepër në individët që duken të interesuar. • Që të mbeteni në kontakt me audiencën tuaj përdorni humor e matur dhe buzëqeshje si gjëra të duhura përgjatë prezantimit tuaj.

  11. Të flitet përmes shënimeve • Sigurohuni që audiencës tuaj mos ti lexoni ngase leximi i shtyn njerëzit në gjumë. • Më e keqe se leximi mund të jetë recitimi i thjeshtë i tërë asaj që keni mbajtur mend.

  12. Të flitet përmes shënimeve • Sigurohuni që shënimet tua të jenë të shkruara qartë ashtu që të mos belbëzoni gjatë tentimit për të lexuar shkrimin tuaj. • Përfshini vetëm idetë kryesore në letrat tua të shënimit.

  13. Konstruktimi i mjeteve vizuale • Sigurohuni që mjetet tuaja vizuele janë të lexueshme për individët në fund të dhomës. • Përdorni ngjyra që ti nënvizoni artikujt e veçantë. • Mënjanoni vendosjen e fjalive komplete në mjetet vizuale; • Në përgjithësi, nuk duhet të ketë më shumë se katër deri gjashtë reshta tekst në çdo mjet vizual. (max 6X6)

  14. Konstruktimi i mjeteve vizuale • Përdorni tituj dhe nëntituj të qartë. • Kujdes në shqiptim dhe gramatikë duhet të flitni eksluzivisht në gjuhën letrare; • Mos përdorni shumë shënime të shtypura ngase audienca juaj mund të koncentrohet në to në vend se tek ju gjatë prezantimit.

  15. Dhënia e përgjigjjeve në pyetje • Më së miri është që pyetjet ti përmbushni në fund të prezantimit tuaj. • Inkurajoni pyetje, mblidhni veten që ti përgjigjeni secilës nga to. Dhënia e përgjigjeve në pyetje mund të jetë motivuese. • Gjatë periudhës pyetje-përgjigje, jeni të sjellshëm, me besim në vete dhe sa më i butë (xhentil).

  16. Dhënia e përgjigjjeve në pyetje • Mënjanoni përgjigje me shumë fjalë. Mos u bëni mbrojtës me përgjigjet tuaja, edhe nëse pyetja e shtruar është armiqësore dhe kundërvënëse. • Të mbeturit i qetë gjatë situatave potencialisht përçarëse, reflekton vetëbesim, pjekuri, ekuilibër dhe zotërim të materialit që ju prezantoni. • Ngrihuni në këmbë përgjatë periudhës pyetje-përgjigje.

  17. Referenca:www.weebly.com http://blerimhyseni.weebly.com/uploads/1/5/7/2/1572197/prezantimi_verbal1.doc

More Related