60 likes | 269 Views
Me e m r in e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti !. قصة لرجل أنعم الله عليه ، فنسي واهب النعمة فطغى وتجرأ على ثوابت الإيمان بالطعن والشك و لم يحسن شكر النعمة، رغم تذكرة صاحبه. قصة الملك العظيم الدي جمع بين العلم والقوة ، وطاف جوانب الأرض ، يساعد الناس وينشر الخير في ربوعها.
E N D
Me emrine Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti! قصة لرجل أنعم الله عليه، فنسي واهب النعمة فطغى وتجرأ على ثوابت الإيمان بالطعن والشك و لم يحسن شكر النعمة، رغم تذكرة صاحبه.. قصة الملك العظيم الدي جمع بين العلم والقوة ، وطاف جوانب الأرض ، يساعد الناس وينشر الخير في ربوعها . I Dërguari Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush e lexon suren “Kehf” ashtu si ka zbritur, Ditën e Gjykimit do t`i bëjë dritë nga vendi i tij deri në Mekë. Kush lexon dhjetë ajetet e fundit pastaj del Dexhali, nuk do të arrijë ta nënshtrojë atë.” Hadithin e transmeton Ebu Seid Huderiu dhe Albani thotë se zinxhiri i transmetuesve është i saktë. “Irvau Galil”, 3/94. “Kush i mëson dhjetë ajetet e para të sures “Kehf”, ai është i mbrojtur nga Dexhali.” Hadithin e transmeton Ebu Derda dhe është i saktë. E shënon Muslimi.
Musai me Hidrin As`habu Kehfi Djelmoshat e Shpellës Pronari i dy kopshteve Dhulkarnejni Pothuajse në mes të sures vihet në pah se Iblisi është lëvizësi i fitneve: “Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë (shejtanin) dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj? Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!” Ajeti nr. 50 Ngjarja e disa djemve të rinj besimtarë, të cilët jetonin në një vend jobesimtarësh. Ata vendosën të bëjnë hixhret dhe të largohen pas ballafaqimit që ndodhi mes tyre dhe popullit të tyre. -Allahu i shpëtoi me mëshirën e Tij në këtë shpellë. -Kur ata u zgjuan pas një kohe të gjatë, gjetën tërë fshatin në besim. Ngjarja e personit që Allahu e begatoi me mirësitë e Tij, por ai e harroi Dhuruesin e këtyre begative, i tejkaloi kufijtë dhe i sfidoi esencat e besimit duke kontestuar e dyshuar. Ai nuk diti të falënderonte për këto nimete, edhe pse e këshilloi shoku i tij. -Shkatërrimi i fryteve dhe i të mbjellave. -Pendimi atëherë kur pendimi nuk bën dobi. Kur u pyet Musai alejhi selam: “Kush është më i mençuri i njerëzve në fytyrë të tokës? Ai tha: “Unë…” Allahu i shpalli atij se në tokë ekzistonte dikush që është më i mençur se ti. Musai udhëtoi për tek ai që të mësojë prej tij, pasi urtësia e dhuruar nga Allahu mund t`i mungojë nga-njëherë njeriut, por Dhuruesi i saj është i Urtë dhe Atij nuk i mungon kurrë (shembujt: anija, djaloshi, muri). Ngjarja e mbretit ma-dhështor, i cili bashkoiditurinë dhe fuqinë. Ai shëtiti të gjitha anët e botës duke ndihmuar njerëzit dhe përhapur mirësinë në anët e saj. -Ai e zgjidhi problemin e Je`xhuxhëve dhe Me`xhu-xhëve duke ndërtuar pendën dhe arriti të vërë në punë fuqinë e atij populli që mezi e kuptonte gjuhën e tij. Kuptimi i realitetit të kësaj bote Modestia Sinqeriteti Shoqëria e mirë Varkat e shpëtimit Sureja Kehf = 4 ngjarje Fitneja e fesë Fitneja e pasurisë dhe e fëmijëve Fitneja e diturisë Fitneja e pushtetit Thirrja në fenë e Allahut Kujtimi i ahiretit
Fitneja e fesë Fitneja e pasurisë Fitneja e diturisë Fitneja e pushtetit Ç’lidhje ka sureja “Kehf” me Dexhalin? Dexhali do të paraqitet para Ditës së Ahiretit me katër fitne: • Do të kërkojë nga njerëzit që ta adhurojnë. • Do ta urdhërojë qiellin dhe do të bjerë shi; njerëzit do të sprovohen nga pasuria që do të posedojë. • Fitneja e diturisë që do t’u transmetojë njerëzve. • Do të dominojë pothuajse në të gjitha anët e botës.
“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” Suretu Kehf, 28 Kuptimi i realitetit të kësaj bote “E ti (Muhamed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote, që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet, sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send.” Suretu Kehf, 45 Varkat e shpëtimit Shoqëria e mirë
“(Musai) Tha: ‘Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!" Suretu Kehf, 69 Sinqeriteti “Thuaj (Muhamed): “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj. E, kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.” Suretu Kehf, 110 Varkat e shpëtimit Modestia “O Zoti ynë, na shpëto nga fitnet e dukshme dhe të padukshme!”
A e kuptuat tani urtësinë e leximit të sures “Kehf” çdo të premte? A e patë rolin e saj në ndriçimin e mendjes sonë për sa u përket fitneve të kësaj bote dhe rrugëve të shpëtimit prej tyre? A e kuptuam vlerën e kësaj sureje, që të mbrohemi nga Dexhali?Prandaj nuk mund të lihet pas dore, duke mos e lexuar dhe duke mos punuar sipas rekomandimeve të saj. Në fund… Shpërndaje këtë, Allahu të begatoftë, pasi udhëzuesi në të mirë ka shpërblimin e vepruesit të asaj të mire. Es-selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! www.klubikulturor.com