1 / 33

Qërshor 2009

Fjala për ta Jetuar. Qërshor 2009. “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s’mund të bëni asgjë” ( Gjn.15,5). Përfytyro një shermend të shkëputur prej hardhisë?.

donnel
Download Presentation

Qërshor 2009

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Qërshor 2009

  2. “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s’mund të bëni asgjë”(Gjn.15,5).

  3. Përfytyro një shermend të shkëputur prej hardhisë? Nuk ka të ardhme, nuk ka më asnjë shpresë, nuk jep fryt dhe nuk i mbetet tjetër veç të thahet dhe të hidhet në zjarr.

  4. Mendo se për çfarë vdekje shpirtërore je i caktuar, si i krishterë, nëse nuk mbetesh i bashkuar me Krishtin. Është e frikshme!

  5. Sepse është shterpësi e plotë, edhe nëse punon prej mëngjesit deri në mbrëmje, edhe nëse kujton se je i dobishëm për njerëzimin, edhe nëse miqtë të duartrokasin, edhe nëse të mirat tokësore rriten, edhe nëse bën sakrifica mjaft të mëdha.

  6. Gjithë kjo ka një kuptim për ty mbi tokë, por nuk ka asnjë vlerë për Krishtin dhe për përjetësinë. E kjo është jeta që ka më shumë rëndësi.

  7. “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s’mund të bëni asgjë”

  8. Por si mund të mbetesh ti në Krishtin dhe Krishti të mbetet në ty? Si mund të jesh shermend i gjelbër dhe i harlisur dhe një trup i vetëm me hardhinë?

  9. Para së gjithash duhet që ti të besosh në Krishtin. Por kjo nuk mjafton. Feja jote duhet të hyjë në dimensionin konkret të jetës. Duhet, pra, të jetosh sipas kësaj feje, duke vënë në jetë fjalët e Jezusit.

  10. Kështu nuk mund t’i lesh pas dore ato mjete hyjnore, që Krishti të ka lënë, përmes të cilave fiton ose rifiton bashkimin me të, në rast se je i shkëputur prej tij.Por edhe kjo nuk është e mjaftueshme për Krishtin, nëse nuk do të përpiqesh të bëhesh pjesë e bashkësisë tënde në kishë, në Kishën tënde vendore.

  11. “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s’mund të bëni asgjë”

  12. “Kush mbetet në mua e unë në të”. E sheh se si Krishti flet për bashkimin tënd me ty, por edhe për bashkimin e tij me ty? Nëse ti mbetesh i bashkuar me të, ai është në ty, është i pranishëm në fshehtësinë e zemrës tënde. Dhe prej kësaj lind një marrëdhënie dhe një bashkëbisedim i ndërsjelltë dashurie, një bashkëpunim mes Jezusit dhe teje që je nxënësi i tij. Dhe ja rezultati: të japësh shumë fryt, pikërisht sikurse shermendi i bashkuar mirë me hardhinë jep bistakë të shijshëm.

  13. "Molto frutto" significa che sarai dotato di una vera fecondità apostolica,e cioè della capacità di aprire gli occhi di molti alle parole uniche, rivoluzionarie di Cristo e sarai in grado di dare ad essi la forza di seguirle.

  14. “Shumë fryt” do të thotë që do të jesh i pajisur me një frytshmëri të vërtetë apostolike, domethënë me aftësinë për të hapur sytë e shumë vetëve ndaj fjalëve të vetme dhe shndërruese të Krishtit dhe do të jesh në gjendje t’u japësh atyre forcën për t’i zbatuar.

  15. “Shumë fryt” do të thotë edhe që do të dish të frymëzosh ose edhe të ndërtosh vepra të vogla ose të mëdha për të lehtësuar nevojat më të ndryshme të botës sipas dhuratave që Hyji të ka dhënë.

  16. “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s’mund të bëni asgjë”

  17. Por “shumë frut” nuk do të thotë vetëm e mira shpirtërore dhe materiale e të tjerëve, por edhe e jotja. Edhe pjekuria shpirtërore, edhe shenjtërimi i vetvetes, varen prej bashkimit tënd me Krishtin.

  18. Shenjtërimi i vetes, ndoshta kjo fjalë, për kohët që jetojmë, do të të duket e kapërcyer, një kotësi, ose një utopi. Nuk është ashtu. E tashmja kalon dhe së bashku me të edhe pikëpamjet e pjesshme, të gabuara, të rastësishme. Mbetet e vërteta.

  19. Dymijë vjet më parë Pali, Apostulli, thoshte qartësisht se shenjtërimi është dëshira e Hyjit për të gjithë të krishterët.

  20. Tereza prej Avilës, mësuese e Kishës, është e sigurtë se kushdo, edhe ata të rrugëve, mund të arrijnë tek kundrimi më i lartë.

  21. Koncili Vatikani II thotë se i gjithë populli i Hyjit është i grishur për shenjtërim.Këto janë zëra të sigurtë. Prandaj përpiqu të grumbullosh në jetën tënde edhe “shumë fryt” shenjtërimi, që do të jetë i mundshëm vetëm nëse je i bashkuar me Krishtin.

  22. “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s’mund të bëni asgjë”

  23. E ke vënë re se Jezusi nuk e kërkon drejtpërdrejt frytin, por e sheh atë si pasojë e të mbeturit të bashkuar me të?

  24. Mund të ndodhë që edhe ti të biesh në gabimin ku shumë të krishterë gjenden: aktivizëm, aktivizëm, vepra, vepra për të mirën e të tjerëve, pa patur kohë për të menduar nëse janë në çdo gjë dhe në tërësi të bashkuar me Krishtin.

  25. Është një gabim: ne kujtojmë se japim fryt, por nuk është ai fryti që Krishti në ty dhe Krishti me ty do të mund të jepte. Për të dhënë fryt të qëndrueshëm, që mbart vulën hyjnore, duhet të mbetemi të bashkuar me Krishtin dhe, sa më fort të mbetesh i bashkuar me Krishtin, aq më shumë fryt do të sjellësh. Gjithashtu, kjo folje e përdorur prej Jezusit, “të mbetesh” të jep idenë jo aq të disa momenteve në të cilat jepet fryt, por për një gjendje frytshmërie të përhershme.

  26. Në të vërtetë, nëse ti njeh njerëz që jetojnë në këtë mënyrë do të shohësh se ata, ndoshta me një buzëqeshje të thjeshtë, me një fjalë, me sjelljen e zakonshme të përditshme, me qëndrimin e tyre përballë situatave të ndryshme të jetës, i prekin zemrat aq sa nganjëherë i bëjnë që ta rigjejnë Hyjin.

  27. Kështu ka qenë për shenjtërit. Por nuk duhet ta humbim kurajon as ne. Edhe të krishterët e zakonshëm mund të japin fryt.

  28. Jemi në Portugali. Maria do Socorro, mbasi mbaroi liceun, hyri në universitet. Ambienti është i vështirë. Shumë prej shokëve të saj luftojnë duke ndjekur ideologjitë e veta dhe secili përpiqet të tërheqë mbrapa vetes studentët që ende nuk prononcohen.

  29. Maria e di mirë cila është udha e saj, edhe pse nuk është e lehtë për ta shpjeguar:  të ndjekë Jezusin dhe të mbetet e bashkuar me të. Shokët e saj, që nuk dinë asgjë për idetë e saj, e cilësojnë amorfe, pa ideale. Ndonjëherë ajo ka ndierë respektin njerëzor, sidomos duke hyrë në kishë. Por ajo vazhdon të shkojë, sepse e ndien se duhet të mbetet e bashkuar me Jezusin.

  30. Afrohen Krishtlindjet. Maria vëren se në mesin e tyre ka studentë që nuk mund të shkojnë në shtëpi, sepse banojnë shumë larg, dhe u propozon shokëve të tjerë të bëjnë së bashku një dhuratë për ata që nuk mund të nisen. Me habinë e saj të madhe të gjithë pranojnë dhe menjëherë.

  31. Më vonë bëhen zgjedhjet dhe, ndodh mrekullia tjetër e madhe, pikërisht ajo zgjidhet përfaqësuese e kursit të saj. Por habia më e madhe është kur dëgjon t’i thonë: “Është logjike të zgjidhesh ti; sepse je e vetmja që ka një linjë të saktë, që e di se çfarë do dhe si të veprojë për ta realizuar”.

  32. Tani janë disa të interesuar për idealin e saj dhe duan të jetojnë porsi ajo. Ja një fryt i mirë i këmbënguljes së Maria do Socorro për të mbetur e bashkuar me Krishtin.

  33. “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s’mund të bëni asgjë”(Gjn 15,5). “Fjala për ta jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, janar 1979.Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali)

More Related