490 likes | 770 Views
Leksioni 11. Psikodiagnoze. Bisedat diagnostike. Kujdes ne perdorimin e empatise: kalimi i cakut te empatise rrezikon ndikimin tek pacienti (empati racionale) Biseda duhet orientuar ne mbledhjen e informacionit (anamneza) mbi simptomat Jo dhenie mendimesh, jo moralizime, por profesionalizem
E N D
Leksioni 11 Psikodiagnoze
Bisedat diagnostike • Kujdes ne perdorimin e empatise: kalimi i cakut te empatise rrezikon ndikimin tek pacienti (empati racionale) • Biseda duhet orientuar ne mbledhjen e informacionit (anamneza) mbi simptomat • Jo dhenie mendimesh, jo moralizime, por profesionalizem • Te krijohet nje lidhje mes te dyve • Te krijohet atmosfera e pershtatshme (konteksti, ambienti) • Pacienti te gjendet sa me mire, sa me qete, ne menyre qe te hapet, te motivohet, te kete besim
Qellimi i bisedes • Te pershkruaje ne hollesi problemin (eksplorim i problematikes aktuale) • Te kuptoje se ne c’menyre ruhet (persiston) ende problemi • Te nxjerre faktet e rendesishme ne lidhje me problemin te historise personale te individit (eksplorim i sfondit te historise personale)
Eksplorim i problematikes aktuale • Temat qendrore: simptomatike aktuale dhe problemi prezent • Shpeshtesia • Kohezgjatja • Intensiteti • Shkalla e demtimit • Sjellja e pacientit
Eksplorim i problematikes aktuale • Strukturim i problemit ne gjuhen e psikologjise klinike • Te perputhen linjat e shpjegimit terapeutik te problemit me linjat e perceptimit dhe vleresimit subjektiv te problemit • Pacienti njihet me shpjegimin terapeutik, me crregullimn e tij dhe me metoden e nderhyrjes
Eksplorim i problematikes aktuale • Pacienti mund te shfaqe veshtiresi ne pranimin e shpjegimit terapeutik ne saje te kendveshtrimit te tij subjektiv • Prezantimi duhet te jete transparent, i kujdesshem (perdoren pyetjet e strukturuara si dhe intervistat e strukturuara)
Eksplorim i historise personale • Permbledhja anamnestike • Kur eshte shfaqur problemi per here te pare? • Sipas pacientit kush jane shkaktaret • Simptoma eventuale te mepershme • Zgjidhjet e veteorientuara eventuale • Trajtimet eventuale te meparshme • Femijeria, adoleshenca, marredhenia me familjaret, edukimi, zhvillimi arsimor
Eksplorim i historise personale • Ka gjithmone nje lidhje mes shpjegimit te crregullimit dhe menyres si ruhet i pandryshueshem ky crregullim: • Duhet menjanuar subjektivizmi i pacientit ne lidhje me kendveshtrimin e problemit te tij • Te vezhgojme ku e ve theksin pacienti pa anashkaluar te dhena te tjera qe faktikisht mund te jene me te rendesishme por qe per pacientin nuk jane • Gjejme ne kete menyre perforcuesin e crregullimit pra, piken e fillimit te nderhyrjes
Crregullimet psikike • Jane semundje mendore qe ndajne karakteristika unike te larmishme. • Ato kane simptoma qe jane te qendrueshme dhe qe ndikojne ne shumicen e aspekteve te jetes se personit
Kriteret • Ne percaktimin e diagnozes te nje crregullimi psikik, nje psikolog duhet te kontrolloje nese permbushen 3 kritere: 1. Simptomat te kene qene prezente per nje periudhe te gjate kohore, te jene jofleksibel dhe te qendrueshme, dhe te mos jene rrjedhoje e perdorimit te alkolit, droges apo te nje tjeter crregullimi psikik. Historia e simptomave duhet gjurmuar ne periudhene adoleshences dhe minimumi tek periudha e pare adulte • 2. Simptomat te kene shkaktuar dhe te vazhdojne te shkaktojne ankthe te renda dhe konseguenca negative ne aspekte te ndryshme te jetes se personit
Kriteret 3. Simptomat duhet te shihen tek te pakten dy nga zonat e meposhtme: • Mendimet (kendveshtrimi per boten, mendimi per te tjeret dhe per veten, dhe marredheniet) • Emocionet (pershtatshmeria, intensiteti dhe niveli i funksionimit emocional) • Funksionimi nderpersonal (nderlidhjet dhe aftesite nderpersonale) • Kontrolli i impulseve
Kriteret • Permbushja e njekohshme e disa prej ketyre komponenteve con ne klasifikimin e nje problemi psikologjik • Sasia e kritereve varet nga c’rregullimi • Nese permbushet vetem nje prej kritereve nuk ka shkak per klasifikim
Klasifikimet e çrregullimeve • ICD-10 – Klasifikimi nderkombetar i çrregullimeve psikike, ripunimi i 10-te (krijuar nga Organizata Boterore e Shendetit WHO) • DSM-IV-TR – Manuali Diagnostik dhe Statistik i çrregullimeve psikike, ripunimi i 4-t (krijuar nga APA American Psychiatric Association, 2000) • DSM eshte me i orientuar drejt fushes se kerkimeve ndersa ICD eshte me i orientuar ne diagnostikimin e zakonshem klinik
ICD-10 (international classification of disease) • Eshte i ndare ne 21 kapituj • Çrregullimet psikike pershkruhen ne kapitullin e peste • Kapitulli V ka shume paragrafe, nendarje. • Secili prej ketyre grupimeve permban germen F, per te treguar klasifikimin e çrregullimeve psikike si dhe nje numerim shtese perbrenda grupimit qe sherben per kodimin e çrregullimit
10 me kryesoret jane: • F00 çrregullime organike, perfshire çrregullime simptomatike psikike • F10 çrregullime psikike te sjelljes si rrjedhoje e perdorimit te substancave psikotrope • F20 çrregullimet e skizofrenise, skizotipe dhe halucinative • F30 çrregullimet afektive • F40 çrregullimet neurotike, traumatike dhe somatoforme
...vazhdon • F50 devijimet e sjelljes ne lidhje me çrregullimet trupore • F60 çrregullimet e personalitetit dhe te sjelljes • F70 keqesimi i inteligjences • F80 çrregullimet e zhvillimit • F90 çrregullimet ne sjellje dhe emocione me fillese ne femijeri ose rini • F99 çrregullime te pakategorizuara
DSM-IV-TR - Strukture multiaksiale (5 akse) • Klasifikon simptomatiken e çrregullimit klinik • Nxjerr ne pah aspekte te tjera klinike dhe diagnostike
DSM-IV Aksi 1. çrregullimet klinike Aksi 2. çrregullimet e personalitetit Aksi 3. faktoret mjekesore te semundjes Aksi 4. probleme psikosociale dhe te mjedisit Aksi 5. vleresim i pergjithshem i funksionimit
aksi 1. • 15 kategori kryesore per çrregullimet psikike. • Bejne pjese te gjitha çrregullimet pervec atyre te personalitetit
ICD-10 • Çrregullimet e personalitetit kodohen ne kategorine F60. ekzistojne te gjitha kategorite e DSM pervec personalitetit narcizist dhe atij skizotipik
DSM dhe ICD • Te ndryshem por perfundime te njejta • Perdoren njekohesisht dhe diagnozat ngjajne • Metoda per vendosjen e diagnozes: • IDCL per ICD dhe DSM (International Diagnose Checklist) • IDCL-P per çrregullimet e personalitetit (International Diagnose Checklist) • SCID-I per DSM, aksi I (Structural Clinical Interview)
... vazhdon • SCID-II per DSM, aksi II (Structural Clinical Interview) • Intervista diagnostike per çrregullimet psikike (DIPS) • CIDI (Composite International Diagnostic Interview) • IPDE (International Personality Disorder Examination) per ICD-10
IDCL per ICD dhe DSM (International Diagnose Checklist) • Mundeson diagnostikimin e çrregullimeve • Mundeson klasifikimin e simptomave te pacientit qe ne biseden fillestare • Permban nje liste me 32 çrregullimet me te shfaqura • Sipas IDCL kemi tre kritere per matjen e nje çrregullimi. • Ne te 32 çrregullimet nese nuk plotesohen 3 kritere nuk kemi çrregullim
Shembull: Distimia • Distimia: forme kronike e depresionit. • Permban edhe episode depresive qe cojne ne termin «depresion i dyfishte». • Sipas IDCL kemi tre kritere per matjen e ketij çrregullimi. Keto kritere jepen ne formen e fjalive pohuese. • Nese kriteret nuk plotesohen ose jane ne dyshim, dyshohet per çrregullime te tjera brenda te njejtit grup. • Duhet kryer diagnoza referenciale
Rast distimik • 3 nga 11 tiparet duhet te pergjigjen me «po» ne menyre qe te plotesohet kriteri C. • Nese kriteret A, B dhe C plotesohen vendoset diagnoza DistimiF34.1
SCID-I dhe SCID-II • Structural Clinical Interview per DSM-IV • Besueshmeri e larte • Vlefshmeri e larte • Jane intervista gjysem te strukturuara per DSM-IV per diagnostikimin e çrregullimeve te Aksit 1 dhe Aksit 2 • Perdoret jo vetem mbi subjekte klinike • Te pakten 4 nga simptomat e meposhtme duhet te jene koduar me «3» per te diagnostikuar nje çrregullim
Instrumente diagnostike bazuar te simptomatika 1. Instrumentet diagnostike 2. Metodat e orientuara nga simptomatika 3. Ankesat trupore dhe c’rregullimet somatoforme 4. Instrumente per matjen e konjicioneve 5. Metodat psikanalitike 6. Terapia sistemike dhe diagnostika nderpersonale 7. Metoda diagnostikuese ne psikologjine biologjike dhe neuropsikologji 8. Metoda diagnostikuese dhe psikofiziologjia
Instrumentet diagnostike • Metodat fillestare, te orientuara nga c’rregullimi, nga simptomatika
Diagnostika fillestare • Perfshin anamnezen, nivelin e pergjithshem te funksionimit, diagnostiken nderpersonale • Shembuj: • inventari Beck per skemat konjitive, pyetesore per ngjarjet e jetes, • inventari i personalitetit Freiburger, • inventari per problemet nderpersonale
Anamneza • Anamneza mundeson mbledhjen e informacioneve te gjendjes shendetesore aktuale dhe te meparshme te pacientit dhe familjes se tij • Anamneza biografike – mbledhja e informacioneve rreth gjendjes psikike dhe fizike te individit • Anamneza fillon me pyetjet pyetje per ankesat trupore (perfshire mjekime, trajtime mjekesore, gjendje te vecanta trupore te ndikuara nga puna ose nga aktivitete ne kohen e lire
Anamneza • Me pas perfshihen pyetje per menyrat e te ushqyerit (psikologjia e shendetit) • Me pas bejme pyetje per mbi gjendjen psikike te individit, gjendjet e humorit, luhatje, perceptimit te mjedisit, shmangie te normave • C’rregullime trupore crregullime psikike kronike • Forma te anamnezes: personale, familjare, e te tjereve
Anamneza personale • Pyesim pacientin rreth semundjes dhe simptomave te semundjes se tij. • E pyesim se si e percepton mjedisin kur eshte i kushtezuar nga kjo gjendje • Te kemi parasysh qe pacienti ka perjetime trupore subjektive dhe interpretative perceptim jorealist • Shembull: te gjymtuarit
Anamneza familjare • Forma e dyte e anamnezes • Mbledh informacion per semundje gjenetikisht te trashegueshme dhe te pervetesuar gjate jetes (ne familje) • Shembull: femijet e pacienteve borderline
Anamneza e te tjereve • Kryhet pothuaj ne te njejten kohe me anamenzen personale • Mbledh informacione rreth personave te tjere, te cilet ndodhen ne mjedisin e punes, lojes etj., te pacientit • Nxjerr fakte qe sjane evidente per nje sy siperfaqesor te pacientit, dhe qe jane shkaktuar nga te tjeret • Shembull: femijet e abuzuar seksualisht
Anamneza • Krijon nje pamje ne vija te pergjithshme te funksionimit te individit ne nivel personal dhe social • Shih tabelen 1.1.
Biografia • Historia personale- fokusohet tek historia e simptomatikes, i sherben me teper anamnezes sesa biografise • Biografia- mundohet te identifikoje kushtet e lindjes dhe zhvillimit te c‘rregullimit • Dallimi qendron ne menyren sesi individi perjeton dhe percepton te kaluaren e vet, dhe ne c’mase perputhen ndjesite subjektive me realitetin
Biografia • Historia personale- mbledh me teper info rreth botes se pacientit, duke u bazuar ne emocionet e ndjera ne situata te ndryshme • Biografia fokusohet ne kuadrin e pergjithshem ku zhvillohen emocionet. Ka rendesi ne intervistimin e personit per subjektivitetin dhe objektivitetin e perjetuar per ngjarje te ndryshme • Gjejme asocimin e ngjarjeve me figura personash te ndryshem • Ndihmon te kuptuarit e sjelljes dhe zhvillimin feminor te individit • Mundeson konfrontimin e individit me menyrat e perforcuara te sjelljes se tij
Fazat kyce te zhvillimit personal ku fokusohemi • Femijeria (lindja, vellezerit, motra, koha e cerdhes etj.) • Koha e shkolles (deri ne 14 vjec): ngjarje nga e perditshmja shkollore, nderveprimi me te tjeret, te zhvilluarit e unit social etj. • Koha e studimit profesional dhe rinia: puberteti, dashuria e pare, koha e gjimnazit... • I rrituri i ri: martesa, femija i pare etj. • Koha e formimit te familjes: martesa etj. • Rritja e femijeve: kujdesja per femijet, kalimi i kohes se lire me ta, etj. • Koha pas rritjes dhe daljes se femijeve nga shtepia: kalimi i kohes se lire me partnerin/en • Koha e pensionit: dalja ne pension, roli si gjysh/e etj. • Te mbeturit i/e ve: semundje, humbje familjare etj. • Pjesa e mbetur e jetes: kalimi i kohes se lire
Biografia • Intervista narrative: metode kualitative per mbledhjen dhe perpunimin e informacionit ne menyre te parapercaktuar: lejon individin te shprehe, ne nje kohe te caktuar, pjese nga jeta e tij. Vetem tregohet dhe nuk argumentohet
Qellimet e terapise • Terapia ka nje strukture te paracaktuar • Qellimet jane ceshtjet , te cilat pacienti i sheh si te nevojshme per diskutim, dhe qe sherbejne per zgjidhje • Qellimet sherbejne per te na orientuar • Qellimet perbehen nga nenqellime: qellimi i arritur terapi e sukseshme • Qellim i arritur pjeserishtrishqyrtohen metodat dhe struktura e terapise, si dhe lidhja terapist-pacient • Qellimet vendosen nga pacienti dhe ne pamundesi nga terapisti
Qellimi i terapise • Sipas shembullit ne liber, puna e terapistit nuk eshte dhenia e gatshme e qellimeve apo zgjidhja e problemeve terapisti drejton klientin te marre ne dore jeten e vet, te fitoje besimin tek vetja