220 likes | 410 Views
KARTELAT E KREDITIT. KARTELAT E KREDITIT. Fjala I’timan rrjedh nga fjala eman (siguri, mbrojtje), që do të thotë se secila palë në këto marrëveshje është e siguruar nga pala tjetër.
E N D
KARTELAT E KREDITIT • Fjala I’timan rrjedh nga fjala eman (siguri, mbrojtje), që do të thotë se secila palë në këto marrëveshje është e siguruar nga pala tjetër. • Kartela e kreditit është një kartelë metalike apo plastike tërheqëse, në të cilën është regjistruar emri i bartësit së saj, data e lëshimit, data e skadimit të afatit dhe numri i fjalëkalimit, të cilin nuk e di askush përveç pronarit të saj. Këshilli i Asamblesë Islamike të Fikhut, duke u bazuar mbi vendimin nr. 7. 1. 65, të datës 7-12. 11. 1412 h, dha përkufizimin se kartelat e kreditit janë: “Dokument që e jep burimi (banka) për një person fizik apo juridik (mbajtësin e kartës) bazuar mbi një marrëveshje mes tyre, që i jep mundësinë këtij të fundit të blejë dhe të shesë prej atij që e merr në konsideratë këtë dokument (tregtarit) pa e paguar çmimin në çast, për shkak se burimi (banka) merr përsipër pagesën, e cila do të bëhet në llogari të burimit. Me këtë dokument mund të bëhet edhe tërheqja e të hollave nga banka.”.
Kush ka të drejtë të lëshojë kartelat e kredititKartelën, qoftë ajo kartelë e pastër e çastit, mujore, apo kreditore me llojet e saj, nuk e lëshon vetëm se banka e miratuar. Kjo bëhet në dy forma:-drejtpërdrejt nga ana e bankave, të cilat dëshirojnë lëshimin e tyre për klientët,-nëpërmjet anëtarësimit të ndonjë banke në organizatën e bankave ndërkombëtare.Lëshimi i kartelave, kushtet dhe karakteristikat e tyre mbështesin politikën e bankës që e lëshon.
ORGANIZATAT BANKARE • Organizatat bankare janë të shumta dhe ndër to mund të përmendim: • - AMERICAN EXPRESS • - VISA • - MASTER CARD • - EURO CARD • - DINERS CLUB.
Llojet e kartelavetëkreditit Lloji i parë: Kartelë e thjeshtë, e cila gjithashtu emërtohet edhe si kartelë këmbimii, kartelë këmbimi automatik, kartelë e zbritjes së çastit apo edhe kartelë tipike klasike. Ajo është një kartelë të cilën banka ia jep klientit i cili ka llogari bankare tek ajo, me qëllim të zbritjes së menjëhershme nga llogaria e tij me rastin e përdorimit nëpërmjet organeve të këmbimit elektronik apo rregullave të transferimit elektronik. Karakteristikat e kësaj kartele janë si vijon: -i lëshohet vetëm atij që ka llogari bankare në bankë; -i lejohet këmbimi vetëm me llogarinë bankare të bartësit të saj dhe pa kundërvlerë; -zbritja bëhet menjëherë me rastin e përdorimit, duke u bërë pranimi i të hollave ose transferimi tek ai; -është lokale brenda kufijve të vendit, por mund edhe të zgjerohet varësisht nga lidhjet e organeve të këmbimit me ndonjë shtet tjetër; -nga shërbimet është edhe njohja e gjendjes së llogarisë bankare. Po, ashtu klientit i takon këmbimi me të nga “rrjeti i bankave të tjera” dhe pjesëmarrja në sigurinë (organeve të këmbimit) e rrugëve, mirëpo në këtë rast varet nga ligjet e rrjeteve të këmbimit; nëse bartësi i kartelës ka bërë këmbimin me të nga organi këmbimor për burimin (bankën) tjetër, në këtë rast organet marrin prej burimit të kartelës përqindjen e shërbimit të tërheqjes, afërsisht 4 rijalë sauditë në një mijë (1000).
Gjykimi mbi këtë lloj kartele Kjo lloj kartele në këtë formë nuk është objekt studimi për arsye të mosekzistimit të ndonjë të mete (mungese) në lejimin e saj, përderisa nuk ekziston ndonjë kusht apo karakteristikë shtesë, e cila kalon nga lejimi dhe e çon në ndalim. Ajo në rastin e transferimit prej bartësit të saj tek tregtari shndërrohet në “uekale”, autorizim, ndërmjetësim, ngase ai ka llogari tek banka dhe e ka bërë autorizimin e bërjes së pagesës për të nga llogaria e vet.
Lloji i dytë: Kartelë borxhi, që i thuhet ndryshe edhe kartelë qytetare. Ajo është një kartelë, lëshimi i së cilës kushtëzohet nga ekzistimi i llogarisë bankare për klientin, mirëpo nuk ekziston mundësia e ngritjes së ndonjë shume shtesë nëpërmjet kartelës. Dobia e saj qëndron në atë se sa herë që klienti e shfrytëzon tek ndonjë institucion tregtar, ndonjë agjenci ajrore e të ngjashme me to, burimi i kartelës (banka) bën tërheqjen e menjëhershme nga llogaria e tij bankare, në mënyrë që të bëjë pagesën e vlerës së faturës së tregtarit.
Gjykimi mbi këtë lloj kartele Kjo lloj kartele me këto karakteristika është e lejuar dhe nuk vërehet ndonjë pengesë fetare në ndalimin e saj, ngase nuk futet në grupin e kartelave kreditore. Përderisa nuk ka ndonjë kusht ose karakteristikë shtesë, atëherë shikohet në vendimin e sheriatit lidhur me këtë.
Lloji i tretë: Kartelat e kredisë emërtohen po ashtu edhe si” kartela huadhënëse” dhe ”kartela me aftësi pagimi”. Këto lloj kartelash i lëshon banka e cila është anëtare e grupit të organizatave bankare që ka licencën apo është përgjegjëse e kartelave bankare. Ndër kartelat më të njohura të këtij lloji janë: - Kartela VISA - Kartela MASTER CARD - Kartela DINERS CLUB - Kartela AMERICAN EXPRES Pastaj çdo organizatë prej organizatave të sipërpërmendura lëshon një numër të madh kartelash, të cilat ndryshojnë nga karakteristikat, kushtet dhe motivet e çdo kartele nga tjetra, si p.sh.: Organizata “VISA” jep licenca për lëshimin e tre lloj kartelash, të cilat janë: - Kartela VISA e argjendtë - Kartela VISA e artë - Kartela VISA electron. Pastaj organizata AMERICAN EXPRESS jep licenca për lëshimin e tre lloj kartelash, të cilat janë: Kartela AMERICAN EXPRESS e gjelbër Kartela AMERICAN EXPRESS e artë Kartela AMERICAN EXPRESS diamant.
Llojin e tretë të kartelave të kreditit mund ta ndajmë në dy grupe kryesore Grupi i parë: Kartelat kreditore të thjeshta quhen edhe kartela aprovimi mujore, apo edhe zbritje mujore. Esenca e saj është një kartelë vendore dhe ndërkombëtare, lëshohet me tarifë (tatim) pjesëmarrjeje dhe tarifë përtëritjeje, e cila i mundëson bartësit shfrytëzimin e saj në institucione tregtare për blerje apo shfrytëzimin e shërbimeve në agjenci ajrore, hotele, restorante e të tjera, ashtu siç i mundëson shfrytëzimin e saj si kartelë këmbimi automatike për tërheqjen e të hollave nëpërmjet këmbimit elektronik, apo organeve të transferimit elektronik. Për zotërimin e saj bartësi nuk është i kushtëzuar të ketë llogari bankare tek banka e burimit të saj, por banka huazon një shumë për të dhe kjo në gjuhën e tyre emërtohet si “linjë kreditore”. Banka (burimi i kartelës) me këtë rast kërkon nga bartësi i saj pagimin e llogarisë tërheqëse brenda një periudhe kohore jo më shumë se një muaj në shumicën e rasteve. Në rast zvarritjeje, burimi (banka) fillon kërkimin e tij, anulon kartelën dhe e obligon me kamatë shtesë për vonesën.
KARAKTERISTIKAT E LLOJIT TË PARË: - Për lëshimin e saj nuk është i domosdoshëm ekzistimi i llogarisë bankare të klientit tek kartela “AMERICAN EXPRESS” dhe “DINERS CLUB”, kurse disa autoritete të tjera mund ta kushtëzojnë këtë. - Burimi (banka) i bën parapagim klientit një shumë të ashtuquajtur “linjë kreditore”. - Obligon bartësin e kartelës të bëjë pagesën brenda një muaji në shumicën e rasteve. - Obligon bartësin e kartelës me katër pagesa: tarifë (pagesë) pjesëmarrjeje, pagesë përtëritjeje, pagesë për dobinë e parapagimit (huadhënies) dhe pagesë vonese. - Në rast mospagese, kërkohet në mënyrë gjyqësore, anulohet anëtarësimi i bartësit të kartelës ose bëhet tërheqja e kartelës prej tij.
2.Grupi i dytë: Kartelat kreditore, ose kartelat e pagimit me këste. Kjo lloj kartele është më e përhapura. Kjo kartelë është më e re dhe më e tregtueshme, sidomos në shtetet e zhvilluara. Zakonisht emërtohet “kartelë krediti”. Esenca e saj është si “kartela e zbritjes mujore”, siç përmendëm më lart. Mirëpo dallon prej saj sepse për këtë kartelë (kreditore) pagimi bëhet në afat të pacaktuar e jo në një muaj. Mirëpo kjo është hua në formë këstesh, ku klientit (bartësit të kartelës) i jepet mundësia e shfrytëzimi për aq kohë sa është i rregullt në pagesën e kamatës mujore. Kjo është një prej “kartelave” që obligon më tepër kamatën ndaj bartësit të saj dhe në këtë mënyrë i sjell përfitime të shumta burimit (bankës).
KARAKTERISTIKAT E GRUPIT TË DYTË: - Për lëshimin e saj nuk është i domosdoshëm pasja e llogarisë bankare nga ana e klientit. - Burimi (banka) i bën parapagim klientit (bartësit të kartelës) me një shumë të ashtuquajtur “linjë kreditore”. - Pagesa bëhet me këste dhe nuk është e përcaktuar me muaj. - Obligohet bartësi i kartelës me katër pagesa: pagesë pjesëmarrjeje “anëtarësimi”, pagesë përtëritjeje, pagesë parapagimi dhe pagesë vonese.
PALËT E KARTELËS KREDITORE Palët e kartelës kreditore janë katër: - Burimi i saj: banka në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet ndonjë organizate të bankës, si: “VISA”, “DINERS CLUB”, “AMERICAN EXPRESS”, “MASTER CARD”, “EURO CARD”. - Bartësi i saj: klienti. - Ndërmjetësi mes tyre: organizata apo ndonjë fondacion. - Tregtari: pronari i tregtisë së gjërave të shitura.
RAPORTI MES BURIMIT TË KARTELËS DHE BARTËSIT TË SAJ Raporti mes burimit të kartelës dhe bartësit të saj është kontratë (marrëveshje), pra janë dy palë për lëshimin e saj. Prej kushteve më të rëndësishme mes tyre është vënia e lartësisë maksimale të kredisë së dhënë bartësit të kartelës nga burimi i saj dhe pikërisht për këtë arsye disa nga këto kartela ndryshojnë; disa prej tyre janë të thjeshta, disa të arta e kështu me radhë.
RAPORTI MES BURIMIT TË KARTELËS DHE TREGTARIT Raporti mes burimit të kartelës dhe tregtarit është një marrëveshje tjetër, zbatimi i së cilës fillon pas marrëveshjes së parë mes burimit (bankës) dhe bartësit të saj dhe është një marrëveshje paraprake apo e mëvonshme mes burimit dhe tregtarit. Ndër kushtet më të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje janë “pagesat” që merr burimi nga tregtari. Për shembull: nëse malli I blerë i kushton 100 € bartësit të kartelës, tregtari merr nga banka 95 €, ndërsa 5 € i mbeten bankës për shkak të bërjes së pagesës për bartësin e kartelës dhe njëkohësisht për reklamimin e dyqanit të tregtarit.
VËREJTJE! Ashtu siç pamë më sipër, nga natyra e raportit mes burimit të kartelës dhe bartësit të saj dhe mes burimit dhe tregtarit, bartësi i kartelës ia transferon tregtarit vlerën e gjërave të blera te burimi dhe më pas nuk ka kurrfarë raporti mes bartësit të kartës dhe tregtarit. Në rast të mosarritjes së të drejtës së tij nga banka, tregtari nuk ka mundësi të kthehet te bartësi i kartelës, i cili e transferoi tek banka. Është e njohur natyra e “kontratës së transferimit” (hauale) sipas sheriatit, se të transferuarit (në këtë rast tregtarit) i takon e drejta e kërkimit ndaj transferuesit (bartësit të kartës), në rast se banka nuk është e pasur.
RAPORTI MES BANKËS DHE NDËRMJETËSIT DHE MES TYRE E MES KLIENTIT DHE TREGTARIT ËSHTË RAPORT DOBIE QË ËSHTË NGRITUR MBI DISA CËSHTJE Dobitë që përfiton banka nga klienti: - Tarifa për lëshimin e kartelës nga ana e bartësit të kartës. - Tarifa për përtëritjen me rastin e skadimit të afatit të kartelës (emërtohet edhe kartelë vjetore). - Tarifa e shpenzimeve të arritjes së rrjeteve të paguara, ose transferimeve. - Taksa me rastin e vonimit të pagesës, kamatë vonese. Kamatat për vonesat mund të jenë madje edhe dy herë më të larta se kamatat e rëndomta të huadhënies, madje kjo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur deri në 23%. - Realizimi i të hyrave të tjera nga bartësi i kartelës për shkak të shërbimeve mbështetëse, si blerja e disa artikujve me anë të postës për bartësin e kartelës, sigurimi i jetës, ose shërbimet që kanë të bëjnë me udhëtimin, si prerja e biletave, rezervimi i hoteleve… - Përfitimi me rastin e transferimit të monedhës së huaj gjatë pagesës me monedhë vendore.
Dobitë që përfiton banka nga tregtari - Ndarja e përqindjes së vlerës së artikullit, e cila është një prej të hyrave themelore, duke u sjellë nga 1 deri në 8%. - Tarifat dhe pagesat e tjera që bën tregtari për burimin e kartelës me rastin e pjesëmarrjes në përfitimin nga klientët janë gjithashtu shërbime që meritojnë pagesë.
Këto ishin përfitime të bankës, ndërsa si përfitime të ndërmjetësit mund të përmendim: - Tarifat që bën burimi i kartelës (banka) për organizatën ndërmjetëse e cila përkujdeset për kartelat e kjo kundrejt shërbimeve që kryen organizata, si ndërmjetëse në mes bankës dhe klientit. - Tarifat që bën banka për organizatën kundrejt proceseve të kompensimit dhe shërbime të tjera që kanë të bëjnë me të.
GJYKIMI I TËRËSISHËM MBI KARTELAT E KREDITIT Rregulla e parë: Çdo kartelë, e cila ka mbulim të plotë nga pasuria e bartësit të saj dhe nuk lejon tërheqje të çastit (të menjëhershme) e as të transferimit elektronik përveçse në llogarinë e tij bankare tek burimi i saj, me këto karakteristika është e lejuar. Dhe ky është gjykimi mbi llojin e parë të “kartelave”, “kartelë këmbimi automatike”. Kjo lloj kartele me këto karakteristika nuk është objekt shqyrtimi nga ne, ngase nuk ka ndonjë të metë (pengesë) që e ndalon, përderisa nuk kemi ndonjë kusht apo karakteristikë shtesë që e bart nga e lejuara në të ndaluarën dhe siç sqaruam më sipër, duke përmendur edhe vërejtjen në njohjen e qëllimit, banka përfiton shumën dhe shtesat kamatore. Rregulla e dytë: Kartela e kreditit e njohur botërisht, e cila përmban kushte dhe karakteristika, është e ndaluar në formë të prerë, si: taksat për vonesë të pagesës, prerja që bën banka nga fatura e tregtarit të nënshkruar nga klienti dhe ofrimi i disa mundësive për bartësin e saj, si zbritjet dhe shërbimet e tjera. Kjo kartelë kreditore është e ndaluar (haram) dhe nuk mund të pranohet. Husein Es-Serraxh