480 likes | 1.28k Views
Gjuha PHP. Programim ne Web Leksion 2. Cfare eshte PHP-ja?. PHP – (Hypertext Preprocessor) gjuhe programimi per te ndertuar web site dinamike interaktive shpikur nga Rasmus Lerdorf ne 1994. Ne kete cikel leksionesh do te trajtojme PHP5. http://www.php.net/. Cfare eshte PHP-ja?.
E N D
Gjuha PHP Programim ne Web Leksion 2 Iralda Mitro
Cfare eshte PHP-ja? • PHP – (Hypertext Preprocessor) • gjuhe programimi • per te ndertuar web site dinamike interaktive • shpikur nga Rasmus Lerdorf ne 1994. • Ne kete cikel leksionesh do te trajtojme PHP5. • http://www.php.net/ Iralda Mitro
Cfare eshte PHP-ja? • Ne terma teknike PHP5 • gjuhe skriptimi • ne server (server-side web scripting language) • platform-kryq (cross-platform) • i futur ne HTML (HTML-embedded). Iralda Mitro
Cfare eshte PHP-ja? • Platform-kryq • Kodi PHP mund te ekzekutohet ne disa sisteme shfrytezimi te ndryshme. • Nje skript PHP qe ekzekutohet ne Linux zakonisht ekzekutohet edhe ne Windows. • HTML-embedded • Kodi PHP shkruhet ne skedare qe permbajne nje perzierje te instruksioneve PHP dhe kodit HTML • Server-side • Programet PHP ekzekutohen ne web server. • Nje skript ne server eshte nje instruksion qe perpunohet nga serveri dhe gjeneron HTML. (Ndersa nje faqe HTML e thjeshte nuk perpunohet ne server por dergohet ne browser dhe perpunohet nga browser-i) Iralda Mitro
Cfare eshte PHP-ja? • Gjuhe skriptimi ne web • Programet PHP ekzekutohen nepermjet nje web browser-i. • Ne aksesojme web serverin ne te cilin ndodhen programet PHP, dhe ai ekzekuton programin duke i kthyer browserit rezultatet output. • Pra do te shkruajme programe qe perziejne kod PHP me HTML se bashku, duke perdorur PHP-ne per kontroll dhe HTML-ne per formatim. Iralda Mitro
Cfare eshte PHP-ja? • Keto programe do te vendosen ne nje web server per tu ekzekutuar. • Programet do t’i aksesojme nga nje web browser, i cili afishon rezultatet si HTML. • Pra programi jone mund te behet i perdorshem nga njerez te tjere nepermjet web-it, thjesht duke e vendosur ate ne nje web server publik. Iralda Mitro
Cfare eshte PHP-ja? • Shumica e siteve ne web • nuk jane statike, por dinamike, madje interaktive. • Psh: • nje liste faqesh qe permbajne fjalen qe ju kerkoni • lajmet e fundit • ju pershendesin me emer kur ju logoheni • Ato ju lejojne te nderveproni, dhe shfaqin faqe web te ndryshme sipas zgjedhjes suaj. • Ketu hyn ne pune PHP. Iralda Mitro
Cfaremundteprogramojme me PHP • Faqeqeparaqesintedhenanganjeshumellojshmeriburimesh, sibazatedhenashaposkedare. • Inkorporojne elemente interaktive, si psh: lehtesi kerkimi, tabela mesazhesh, sondazhe, etj. • Lejojneperdoruesit te kryejneveprimesi dergime email-esh, ose blerje. Iralda Mitro
Paraqitja e nje faqeje HTML Iralda Mitro
Paraqitja e nje faqeje PHP Iralda Mitro
PHP vs. HTML • PHP ekzekutohet - ne server • HTML/Javascript - ne browser Iralda Mitro
Paraqitja e nje faqeje web • HTML-ja na lejon qe te vendosim skripte pothuajse ne çdo vend ne kodin HTML. • Kur kerkohet faqja, çdo skript brenda faqes dergohet ne interpretuesin e PHP-se dhe gjeneron HTML-ne ekuivalente. Iralda Mitro
Paraqitja e nje faqeje web Iralda Mitro
Pjeset e ndryshme te nje programi PHP Iralda Mitro
HTML e gjeneruar nga PHP <html> <head> <title>First PHP Example</title> </head> <body> <?php echo "<p><h1>Output</h1>"; echo "<h2>Output</h2>"; echo "<h3>Output</h3></p>"; ?> <script language="PHP"> echo "\n<b>More PHP Output</b><br />\n"; </script> </body> </html> ------------------------------------------------------------- <html> <head> <title>First PHP Example</title> </head> <body> <p><h1>Output</h1><h2>Output</h2><h3>Output</h3></p> <b>More PHP Output</b><br /> </body> </html> Iralda Mitro
Konceptet Parsing dhe Ekzekutim • Interpretimi i skriptit PHP mund te ndahet: • PARSING • Skripti PHP kontrollohet per saktesi ne nje proces qe njihet si parsing. • Kjo eshte njelloj si te kontrollohet nje fjali per gabime gramatikore. • Kjo nuk siguron qe skripti PHP eshte i sakte, por thjesht kontrollon nese eshte konform nje bashkesie rregullash te paracaktuara. Iralda Mitro
Konceptet Parsing dhe Ekzekutim • EKZEKUTIM • ndodhpasieshtekontrolluar (PARSING) skripti. • Ketuzbulonineseskriptijuaj ka kuptim. • Ekzekutimieshteprocesiimarrjes se njerreshtitevetemskripti PHP dhekthimin e tij ne kodin HTML ekuivalent. • Ka dyvendekuinterpretuesii PHP-se mundtekthejegabime, gjate parsing dhegjateekzekutimit. • Nesendodhkjo, kthehengabime ne browser, ne tekundert ne browser kthehetnjefaqe HTML e krijuardinamikisht. Iralda Mitro
Variablat ne PHP • Fillojne me shenjen $ • Per t’i dhene nje vlere variablit, perdoret shenja e barazimit “=” $author = "William Shakespeare"; $number_of_digits = 5; • Per te paraqitur ne ekran vleren e variablit perdoret komanda echo() echo $author; Iralda Mitro
Kufizimet ne emrat e variablave ne PHP • Madhesia e emrit nuk eshte e kufizuar • Duhet te fillojne me nje shkronje ose underscore, dhe jo me numer • Duhet te ndertohen nga • numra, shkronja dhe underscore. • Karaktere te tjera +,- , *, dhe & nuk lejon dhe do te shkaktojne gabime ne faqen web. • Jane case-sensitive, (psh variablat $author dhe $Author nuk jane njelloj) Iralda Mitro
Shembull – Krijimi i variablave dhe afishimi i vlerave te tyre <HTML> <BODY> <?php $writer = “Ismail Kadare"; echo $ writer; ?> </BODY> </HTML> • Ky kod afishon ne browser: Ismail Kadare Iralda Mitro
Shembull – Krijimi i variablave dhe afishimi i vlerave te tyre • echo “$writer”; • rezultati do te ishte perseri i njejte: Ismail Kadare • Nese $writer vendoset ne thonjeza teke, atehere nuk interpretohet vlera e variablit, dhe ne browser do te afishohej: $writer Iralda Mitro
Deklarimi i konstanteve • Deklarimi i konstaneteve behet duke perdorur funksionin define() <?php define(‘EXAMPLE’, 5); echo EXAMPLE; ?> Iralda Mitro
Deklarimi i konstaneteve • Konstantet nuk fillojne me $ • sepse kjo shenje perdoret vetem nga variablat e jo nga konstantet. • Konstantet nuk mund te rideklarohen • pra nuk mund t’u ndryshohet vlera pasi eshte percaktuar nje vlere per to, prandaj edhe quhen konstante. Iralda Mitro
Tipet e te dhenave ne PHP • string (text) • integer (numeric) • double (numeric) • array • object • unknown type (tip i panjohur) • Tipet e te dhenave nuk percaktohen nga programuesi • PHP-ja kur interpreton faqen web, vendos se çfare tipi te dhenash duhet te jete nje variabel dhe i jep vleren Iralda Mitro
Tipi i te dhenave String $CarType = “Audi"; $EngineSize = “80"; Cdo gje qe ndodhet ndermjet thonjezave “ ”, eshte nje string Iralda Mitro
Bashkimi (ngjitja) i stringjeve • Bashkimi (concatenation) i stringjeve kryhet me operatorin (.) $Car = $CarType . $EngineSize; • Rezultati i ketij rreshti eshte: Audi80 Iralda Mitro
Bashkimi i stringjeve $Space = " "; $Car = $CarType . $Space . $EngineSize; $Car = “Ford" . $Space . "2.7"; $Car = “Ford" . " " . "2.7"; Iralda Mitro
Bashkimi i stringjeve • Ne PHP ka edhe nje menyre per konkatenim variablash, duke perdorur komanden echo() $CarType = "Cadillac"; echo "Duke's $CarType"; • Ky kod afishon Duke's Cadillac. Iralda Mitro
Bashkimi i stringjeve • Nese keni dy var $Car dhe $Cars, çfare afishon kodi i meposhtem? echo "Click here for the $Carsale” • Per te evituar keqkuptimet duhet qe emri i variablit te vendoset brenda kllapave. echo "Click here for the ${Car}sale"; Iralda Mitro
Bashkimi i stringjeve echo 2 . 2; echo 2.2; • Keto dy komanda duket sikur afishojne te njejten gje, por rezultati i tyre eshte perkatesisht 22 2.2 • Rasti i pare konsiderohet si bashkim stringjesh ndersa i dyti si afishim i numrit 2.2 Iralda Mitro
Shembull <HTML> <BODY> <?php $CarType = "Pontiac"; $EngineSize = "3.0"; $Space = " "; $Car = $CarType . $Space . $EngineSize; echo $Car . $Car; ?> </BODY </HTML> Iralda Mitro
Tipet e te dhenave numerike PHP ka vetem dy tipe te dhenash numerike: integerdhedouble. Psh: • $an_integer = 33; • $another_integer = -5797; • $a_double = 4.567; • $another_double = -23.2; Iralda Mitro
Operatoret numerike • Operatoret numerike jane: +, -, *, /, % $Bread = 1.5 $Milk = 0.8 $DiscountCoupon = 0.5 $ShoppingTotal = $Bread + $Milk - $DiscountCoupon; Iralda Mitro
Mbledhja e variablave • $ShoppingTotal = $ShoppingTotal + $Bread; • $ShoppingTotal = $ShoppingTotal + 1; • $ShoppingTotal++; • $ShoppingTotal += 2; • $ShoppingTotal = $ShoppingTotal + 2; Iralda Mitro
Operatoret numerike • PHP ka edhe operatore te tjere matematike, perveç atyre qe permendem. • Ka nje bashkesi funksionesh PHP, per te kryer veprime si llogaritje te funksioneve trigonometrike apo logaritmesh. • Gjithashtu ka nje bashkesi operatoresh krahasimi dhe logjike Iralda Mitro