300 likes | 552 Views
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. REPUBLIKA E SHQIPËRISË AGJENCIA PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE.
E N D
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile REPUBLIKA E SHQIPËRISËAGJENCIA PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) njofton të gjithë aktorët e shoqërisë civile në Shqipëri, se ka shpallur Thirrjen për Shprehje Interesi për vitin 2014. Në këtë kuadër, ftohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë me projekt-propozime brenda datës 30 qershor 2014. Fushat prioritare për këtë thirrje janë: Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit (Lufta kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë); Forcimi i institucionit të tolerancës dhe dialogut si vlera themelore të demokracisë (të drejtat e njeriut, lufta kundër dhunës dhe diskriminimit, diversiteti si vlerë dhe pasuri për një shoqëri demokratike); Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm (turizmi, shëndeti publik, shkollat, etj); Fuqizimi i kapaciteteve të brezit të ri nëpërmjet nismave të sipërmarrjes së lirë; Promovimi dhe menaxhimi i vlerave të trashëgimisë kulturore; Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit midis organizatave të shoqërisë civile; forcimi i kapaciteteve të vetë organizatave; nxitja e përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërje dhe në vendimmarrje; Për të ofruar asistencë teknike për të interesuarit, AMSHC-ja, do të organizojë një cikël orientimi dy-ditor (12 dhe 13 Qershor 2014), me qëllim ofrimin e udhëzimeve për plotësimin e formularit të aplikimit, si dhe dokumenteve ligjore që duhen paraqitur si pjesë e aplikimit, sipas standardeve të kërkuara nga AMSHC-ja. Synimi i AMSHC-së është nxitja e përfshirjes dhe e bashkëpunimit me të gjithë aktorët e shoqërisë civile, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të nismave civile, për një pjesëmarrje aktive në proceset sociale. Për këtë arsye inkurajojmë të interesuarit të marrin pjesë në ciklin orientues, i cili do të mbahet pranë Zyrave të AMSHC-së – Qendra e Burimeve për OJF-të, duke konfirmuar pjesëmarrjen në datën e caktuar me e-mail në adresën info@amshc.gov.al. Formulari i aplikimit, rregullorja dhe detaje të tjera të rëndësishme, i gjeni në websitin tonë www.amshc.gov.al. Gjejmë rastin t’ju ftojmë të merrni pjesë aktivisht në forumin tonë (www.amshc.gov.al/forum), dhe në rrjetet sociale (klikoni këtu për faqen Facebook, dhe këtu për të na ndjekur në Twitter), si dhe të regjistroni OJF-të që përfaqësoni në "Bazën e të Dhënave të OJF-ve të regjistruara në AMSHC", për të na dhënë mundësinë t'ju informojmë për trajnimet si dhe për çdo thirrje për shprehje interesi të organizuar nga AMSHC-ja (klikoni këtu për t'u regjistruar). Njoftim për trajnim
Program Trajnimi për OJF-të e Shqipërisë Tiranë, 12 -13 qershor 2014 Trajnim udhëzues për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri • Roli i shoqërisë civile për një demokraci funksionale, të qëndrueshme dhe gjithë përfshirëse • AMSHC-ja ofron mbështetja financiare për: • Krijimin e një mjedisi mundësues • Fuqizimin e kapaciteteve për nismave civile, • Për pjesëmarrje aktive në proceset sociale, të cilat çojnë ne përmirësimin e jetës se komunitetit • Nisma që janë gjithë përfshirëse dhe jo përjashtuese dhe ofrojnë shërbime sociale cilësore • Të gjitha këto së bashku çojnë ne një bashkëpunim multi sektorial dhe realizimin e strategjive.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri • Temat të përfshira në trajnim: • - Udhëzime dhe orientime rreth fushave ku do të aplikohet • - Shpjegim mbi dokumentacionin ligjor që do të shoqëroje aplikimin • - Shpjegim i të gjitha paqartësive rreth plotësimit të Formularit të Aplikimit • Pyetje dhe përgjigje /Punë e diferencuar me OJF-të e sapo krijuara • Fushat ku do te aplikohet (udhëzime/sqarime): • Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit (Lufta kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë, etj); • Forcimi i institucionit të tolerancës dhe dialogut, si vlera themelore të demokracisë (të drejtat e njeriut , lufta kundër dhunës dhe diskriminimit, diversiteti si vlerë dhe pasuri për një shoqëri demokratike); • Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm (turizmi, shëndeti publik, shkollat, etj); • Fuqizimi i kapaciteteve të brezit të ri nëpërmjet nismave të sipërmarrjes së lirë; • Promovimi dhe menaxhimi i vlerave të trashëgimisë kulturore; • Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit midis organizatave të shoqërisë civile; forcimi i kapaciteteve të vetë organizatave; nxitja e përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërje dhe në vendimmarrje;
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme: Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe); Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar); Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë); NIPT-i (i noterizuar); Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera për sa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat); Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë); CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëse ka aktivitete të parashikuara në projekt qe nuk mund të kryhen pa zotëruar një Licencë të akorduar nga autoritet publike; Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim).
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri • Orientim mbi plotësimin e dokumentacionit ligjorëpër plotësimin dhe vlefshmërinë e aplikimeve: • Ekstrakti i Gjykatës; • Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave; • Vërtetim Bankar; • Nga dokumentet e kërkuar më sipër në tërësi, arsyetimi ligjor për formën e paraqitjes së tyre (origjinale apo e njehsuar me origjinalin) nuk vlen për pikën 1 dhe 7 të kërkesave të dokumentacionit përkatësisht: • Formulari i plotësuar i aplikimit; • CV- ja e organizatës; • Pra këto duhet të jenë domosdoshmërisht origjinalë. • Te njehsuar me origjinalin nga noteri publik duhet te jene aktet ligjore të parashikuara në pikat 2, 4 dhe 8 përkatësisht: • Vendimi i Gjykatës për Regjistrim dhe Statuti i Organizatës; • NIPT-i; • Deklaratë/ Marrëveshje Partneriteti (nëse ka);
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Ekstrakti i gjykatës
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Vërtetim Bankar
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Elaborim rreth pjesëspërmbledhësetëFormularittëAplikimit
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Elaborim rreth pjesës përmbledhëse të Formularit të Aplikimit Kujdes : Duhet të shkruani titullin e saktë te projektit. Shpesh kjo rubrikë e formularit nuk plotësohet (harrohet të plotësohet p.sh.) Është e rëndësishme që titulli te jetë i qartë, të jetë përfaqësim i përmbledhur i projektit, pasi është impakti i parë që të sugjeron për projektin. Është si prezantimi i Emër Mbiemër
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Elaborim rreth pjesës përmbledhëse të Formularit të Aplikimit Përcaktoni Fushën Prioritare, specifikisht, në varësi të saj ndërtohet dhe Projekt-Propozimi juaj. Në rastet se Projekt Propozimi juaj prek më shumë se një fushë, duhet t’i listoni ato.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Elaborim rreth pjesës përmbledhëse të Formularit të Aplikimit Në të shumtën e rasteve aplikantët e kanë ngatërruar plotësimin në rubrikën “Shtrirja e Projektit”: Pikërisht orientimi që ju jepet: Specifiko rajonin (et) , qytetin(et), fshatin(trat) ku do të zbatohet projekti, do të thotë se ku do të implementohet projekti juaj; P.sh. në Tiranë, në gjithë qytetet apo qarqet e Shqipërisë, në një qytet të caktuar duke e specifikuar, qytete të caktuara, apo fshatra etj, gjithnjë duke i specifikuar.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Elaborim rreth pjesës përmbledhëse të Formularit të Aplikimit Emri i Aplikantit:DUHET të shkruhet qartë Emërtimi i saktë i Organizatës tuaj, sipas Vendimit të Gjykatës.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Përshkrim i Përgjithshëm mbi Statusin Ligjor të Aplikantit /Partneriteti/Buxheti i Kërkuar • Statusi Ligjor : Numri I Vendimit; Data e Regjistrimit te Organizatës ne Gjykatë. • NIPT-i; Shkruhet Nipti • Vërtetim bankar; • KUJDES: Numri I llogarisë duhet të jetë në lekë • 2. Partneriteti: Nëse Projekti është konceptuar të realizohet me Partnerë, atëherë duhet të listohen Partnerët. • 3. Buxheti/Shuma e kërkuar nga AMSHC e shprehur në vlerë numerike • Dhe e shprehur vlera në përqindje % • Shuma e kontributeve të tjera në përqindje %: • Buxheti total: Projekt-Propozimi për t’u realizuar mund të kërkojë një buxhet me të madh se ai që kërkohet për financim AMSHC-së • Kohëzgjatja e Projektit në muaj.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Të Dhëna mbi Kontaktet e Aplikantit Informacion për kontaktet e Aplikantit,sa më të qarta, të sakta si edhe të aksesueshme.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Përshkrimi i Projektit/Qëllimi/Aktivitetet e Parashikuara/Rezultatet • Titulli i Projekti (e keni shkruar dhe në fillim të Formularit) • Qëllimi kryesor i projektit (përshkrim i qëllimit/synimit kryesor të projektit • Përshkrim i përgjithshëm i aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të projektit • Rezultatet e pritshme, nga zhvillimi i projekt propozimeve, maten me dy forma; • Indikatorët Sasiorë: të cilët shprehen ne numra ose përqindje. • b. Indikatorët Cilësorë: janë te lidhur me anën cilësore te realizimit te një rezultatiXsi rrjedhoje e kryerjes se një aktiviteti X për komunitetin.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e Formularit të Apllikimit për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri, Thirrja V Informacion i Detajuar mbi Aplikantin Kjo Rubrikë ka siqëllim, pasqyrimin e detajuar mbi të dhënat e Aplikantit.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Qëllimi i Projektit dhe Objektivat Specifike • Duhet të sqarohet qëllimi i kryesor i projektit dhe si lidhet ai me Fushat Prioritare të përcaktuara në Thirrjen Nr.5. • Objektivat specifike janë zbërthim i qëllimit të projektit, që do të thotë që në bazë të qëllimit përcaktohen dhe objektivat specifike që do të realizohen për përmbushjen e qëllimit, në kuadër të zhvillimit të projektit. • OJF-ja përshkruan dhe analizon kontekstin Target-Grupet/Përfituesit, pikërisht nevojat dhe kërkesat e tyre dhe të komunitetit për të zbatuar Projekt-Propozimin. • Si lidhet Projekt-Propozimi me misionin që ka Organizata. Nëse Organizata juaj në tre vitet e fundit ka pasur projekte me donatorë të tjerë, duhet të listoni sipas secilës rubrikë.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Zbërthim i detajuar i Aktiviteteve që do të realizohen në Kuadër të Projekt-Propozimit • Monitorimi • Monitorimi është mekanizëm vetëkontrollues për OJF-në për të zhvilluar aktivitet sipas parashikimeve të bëra dhe realizimit të objektivave specifike. Ky instrument është i rëndësishëm për vetë OJF-në për të matur vetveten në lidhje me realizueshmërinë e aktiviteteve si dhe për monitorimin nga ana e donatorit • Metodologjia: • Metodologjia me fjalë të thjeshta do të ishte se si OJF-ja, për të përmbushur objektivat e përcaktuara në Projekt-Propozim do të kryejë aktivitetet e parashikuara në Projekt. • Specifikohetkonkretisht aktiviteti i detajuar, vendi ku do të zhvillohet ai, kush janë target-grupi apo më thjesht përfituesit nga zhvillimi i këtij aktiviteti, si dhe në çfarë kohe do të zhvillohet ai. D.m.th brenda muajit të pare parashikohet të zhvillohen X aktivitete në X qytet apo fshat apo shkolle në varësi të projektit.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Kush do të bëjë Çfarë? • Ekipi i propozuar për realizimin e Projektit. • Ekipi mund të variojë sipas natyrës së Projekt Propozimit dhe të aktiviteteve. • Në përbërje të tij është i detyrueshëm: • Përgjegjësi i Projektit • Koordinatori i Projektit • Financieri
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Efektshmëria dhe Qëndrueshmëria e Rezultateve • Listohen aktivitetet e parashikuara në kuadër të Projekt-Propozimit • Rezultatet e pritshme nga zhvillimi i secilit aktivitet • Lidhja midis zhvillimit të Aktiviteteve/ Rezultateve të pritshme/Arritjes së objektivave specifike.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri • Impakti i Projektit në Komunitet dhe Qëndrueshmëria e tij: • PYETJET KYÇE JANË: • Çfarë ndodh në Komunitet me përfundimin e projektit? • Sa janë të qëndrueshme rezultatet e projektit ? Impakti dhe Qëndrueshmëria e Projektit
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Specifikime të Linjës së BUXHETIT • Disa fakte të rëndësishme në lidhje me Buxhetin me të cilin aplikohet • Buxheti është pjesë integrale e aplikimit së bashku me Projekt - Propozimin dhe po ashtu Buxheti Final (i rishikuar pas shpalljes fitues) është gjithashtu, pjesë integrale e kontratës, e cila nënshkruhet mes AMSHC-së se dhe OJF-së. • Buxheti duhet të jetë konçiz, i kuptueshëm dhe gjithëpërmbledhës! • Buxheti duhet të reflektojë shpenzimet reale që bëhen në kuadër të aktiviteteve të parashikuara për t’u realizuar! • Buxheti duhet të përmbajë shpenzime të parashikuara në kuadër të projektit dhe jo shpenzime të cilat konsiderohen nga ana e AMSHC-së si shpenzime të palejueshme!
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Specifikime të Linjës së BUXHETIT • Shpenzime që nuk lejohen dhe nuk mbulohenme fondin e Grantitqë financon Projektin: • a) Blerje e tokës. • b) Shit-blerje makinash. • c) Interes mbi huadhënie. • d) Rikonstruksion zyrash. • e) Marrëveshje huadhënie. • f) Amortizim/zhvlerësim të pasurive dhe mjeteve të Përfituesit. • g) Dhurime. • h) Financim i partive politike apo organizatave e grupeve fetare. • i) Krijim i përfitimeve për anëtarët e Bordit, stafit apo të të afërmve të tyre (përfshirë kompanitë në të cilat ato kanë interesa) nëpërmjet angazhimitnëtransaksione me ta apo të tjera shpërblime për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete të projektit. • j) Veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Si të plotësohet dhe dorëzohet “Buxheti i projektit” • Pyetje të shpeshta në lidhje plotësimin e “Buxhetit” • A duhet që në Buxhet të përfshihet vetëm pjesa e shpenzimeve të parashikuara të cilat pritet të mbulohen nga Granti i AMSHC-së apo edhe ato të cilat OJF planifikon t’i mbulojë vetë? • A duhet të llogaritet edhe TVSH në listimin e shpenzimeve të cilat parashikohet të mbulohen nga Granti i AMSHC-së? • Çfarë nënkupton ”Kosto të paparashikuara 5%”? • Në Tabelën e Buxhetit, çfarë nënkuptohet me “Kosto për Njësi”dhe “Vlera për zë”?
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Si tëplotësohetdhedorëzohet “Buxhetiiprojektit” • Në zërin Burimeve Njerëzore të jepen shpjegimet dhe argumente: • për domosdoshmërinë dhe funksionin për të cilën do të punësohet secili prej punonjësve në kuadër të Projektit. • Për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore • Për fondin e Pagave
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Si tëplotësohetdhedorëzohet “Buxhetiiprojektit” Argumento udhëtimet në funksion të realizimit të aktiviteteve dhe objektivave të Projektit. Justifiko me dokumente përkatëse shpenzimet e projektit gjatë implementimit të tij
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Si të plotësohet dhe dorëzohet “Buxheti i projektit” Çdo lëvizje në lidhje me këtë shumë, bëhet vetëm me miratimin paraprak të AMSHC-së. Tek Rregullorja për Financim me Grante specifikisht Neni 16, “për ndryshime ne linjat Buxhetore mbi 15%, është i nevojshëm një miratim paraprak nga autoriteti financues.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Si të plotësohet dhe dorëzohet “Buxheti i projektit” Llogaritja dhe pasqyrimi për “Kostot e Paparashikuara” është opsionale. Në rastet kur plotësohet, “Kostot e Paparashikuara” do të llogariten si 5% e shumës së evidentuar në “Shuma e Shpenzimeve të Planifikuara të Projektit” Kosto administrative të mos kalojnë vlerën e 25% të Vlerës Totale të financimit për Projekte deri në 5,000,000 lekë.
Trajnim mbi udhëzimet për plotësimin e aplikimeve për Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) në Shqipëri Si të plotësohet dhe dorëzohet “Buxheti i projektit” • Shënim shumë i rëndësishëm dhe për t’u theksuar! • Aplikanti mund të shtojë rreshta të tjerë për zëra të papërcaktuarnëTabelën për Buxhetin • Të gjitha zërat e paraqitur në këtë formular buxheti do të jenë objekt vlerësimi dhe verifikimi nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Projekt-Propozimeve, për të siguruar përputhshmërinë, domosdoshmërinë dhe përshtatshmërinë e masës dhe llojeve të shpenzimeve specifike me aktivitetet dhe objektivat e Projektit.