1 / 16

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR. Taksonomia e Blumit dhe përdorimi i saj në muzikë. Msc. Majlinda Hala. Tiranë, 2012. ... “ Një nga vështirësitë më të mëdha në arsim është përcaktimi i qëllimeve.” Beniamin Blumi. Fjalët që ne i përdorim për të punuar me klasat e artit dhe duhet të

joelle
Download Presentation

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR Taksonomia e Blumit dhe përdorimi i saj në muzikë Msc. Majlinda Hala Tiranë, 2012

  2. ... “ Një nga vështirësitë më të mëdha në arsim është përcaktimi i qëllimeve.” Beniamin Blumi. Fjalët që ne i përdorim për të punuar me klasat e artit dhe duhet të jenë të zgjedhura me shumë kujdes. Udhëzimet duhet të kenë një përdorim të përshtatshëm, të përdoren foljet e duhura, të cilat lidhin funksionin njohës të nxënësve. Aftësitë njohëse të Taksonomia e Blumit identifikon disa folje të cilat ndahen sipas 6 nivele të njohura të kësaj Taksonomie. Ato renditen nga niveli më i ulët deri në nivelin më të lartë të aftësive që duhet të fitojë një nxënës duke i dhënë kështu mundësinë mësuesit për të përshkallëzuar nivelet e arritjes së nxënësit. Foljet e Taksonomisë së Blumit mund të adoptohen lehtësisht nga mësuesit në klasat ku zhvillohet arti. Kështu ato paraqiten sipas tabelës së mëposhtme:

  3. Taksonomia e BLUMIT:sistem klasifikimi. Sfera njohëse:në taksonominë e Blumit objektivat e bazuar në kujtesë dhe arsyetim. Sfera emocionale:objektivat që kanë të bëjnë me ndjenjat. Sfera psikomotore:objektivat që kanë të bëjnë me aftësitë fizike.

  4. 6 nivelet e Taksonomisë së Blumit që i përkasin sferës njohësetë cilat janë: • Njohja: riprodhimi i fakteve specifike. • Të kuptuarit: të kuptuarit e asaj që i është komunikuar. • Zbatimi: përgjithësimi dhe përdorimi i informacionit abstrakt në situata konkrete. • Analiza: ndarja e problemit në nëpjesë dhe zbulimi i marrëdhënieve midis pjesëve. • Sinteza:vendosja së bashku e pjesëve për të formuar një të tërë. • Vlerësimi: përdorimi i kritereve për të bërë gjykime.

  5. Niveli i parë - NJOHJA është riprodhimi i një diçkaje pa e shpjeguar dhe pa e lidhur me gjë tjetër si: përsëritja e emrave, rregullave, përkufizimeve dhe shpjegimeve ashtu siç janë dhënë në tekst apo nga mësuesi. Është niveli më i ulët i rezultateve i nxënësve në fushën e njohjes. Në përgjithësi mësuesit veprojnë mjaft mirë me kategorinë e njohjes.Kjo për faktin se njohja mbështetet në grumbullimin e njohurive ku nxënësit i duhet të mbajë mend atë ç’ka i është mësuar dhe jo të manipulojë apo transformojë atë. Foljet më të përdorura janë – përkufizon, gjen, jep shembuj, këndon, lexon, përcakton etj.

  6. Një shembull i nivelit njohës mund të jenë a) posterat që kërkojnë rinjohjen ose përcaktimin e informacionit ose të fakteve që i kanë marrë dhe i kanë në kujtesë psh: në një poster me vegla të ndryshme nxënësi bën identifikimin e tyre duke i emërtuar ato, ose identifikimi i pentagramit. b) rikujtimi i përkufizimeve Psh: - Cilat janë notat në vija dhe fusha? - Po notat sipër dhe poshtë pentagramit? c) Rikujtimi i rregullave të përdorimit psh: - Si formohen ritmet e thejshta?

  7. Niveli i dytë: TË KUPTUARIT është aftësia për të kapur kuptimin materialit. Ky nivel është baza e fushës së njohjes dhe një hap më tej se NJOHJA. foljet më të përdorura janë – kupton, tregon, jep shembuj, këndon, luan, shkruan shembuj etj. Se sa e ka kuptuar nxënësi mësimin, këtë e tregon aftësia e tij për të dhënë informacionin në mënyrë sa më të kuptueshme. Baza e kategorisë së nivelit të të kuptuarit është që nxënësit ta kuptojnë atë ç'ka jep mësuesi. Pra themi se nxënësi e ka përvetësuar materialin, por niveli i përvetësimit nuk presupozon zgjerimin e informacionit, por vetëm integrimin e tij. Në këtë nivel nxënësi nuk bën vetëm një rikujtim të thjeshtë të materialit, por ai mundohet ta shprehë atë me fjalët e tij duke e organizuar atë në mënyrë logjike. Duke qenë se niveli i të kuptuarit është kryesor dhe bazë për nivelet e tjera më lart, mësuesi duhet të shpenzojë kohë për t'u siguruar që nxënësi e ka kuptuar materialin. Për këtë e ndihmojnë pyetjet me anën e të cilave iu drejtohet nxënësve.

  8. Kategoria e të kuptuarit ndahet në grupe Interpretimi Në një komunikim të përditshëm me nxënësit, thelbësore është përcaktimi i ideve të rëndësishme si dhe marrëdhënieve midis këtyre ideve. Pyetjet " si " dhe "pse" shpesh përdoren për të marrë interpretime të caktuara psh: Ku qëndron ngjashmëria midis violinës dhe violës? Transportimi • Sjell ndryshimin e ideve nga një formë e komunikimit në një formë paralele duke ruajtur kuptimin. Forma e transportimit është psh: Formimi i grafikëve me anë të vizatimit ose të mjeteve të tjera i tingujve që dëgjojmë. • Leximi i një ushtrimi në kohë të ndryshme. • Formë tjetër e kuptimit është përmbledhja, psh:Përshkruani muzikën që luhet në komunitetin tuaj.

  9. Se sa mirë e ka kuptuar nxënësi idenë e tregon dhënia e shembullit. Shembujt duhet të jenë të rinj dhe të patrajtuar më parë. Në të kundërtën ai është duke vepruar në nivelin e dijes, psh: Jep shembuj të elementëve bazë të muzikës: lartësia, itensiteti, gjatësia, ( me zë ose me vegla). Tregon këto elemente duke i demostruar tek një këngë. Përmend ( thuaj disa shenja ngjyrimi ) p, mf, f, etj. Përkufizimi:Është pjesa më tërheqëse për nxënësin, pasi ai përsërit fjalë për fjalë atë ç'ka ka mësuar në tekst ose dëgjuar nga mësuesi. Ai ndërton ide apo koncepte me fjalët e tij duke përdorur edhe fjalë të njohura. • Përkufizo me fjalët e tua tekstin e këngës. • Jep të plotë kuptimin e vetive të tingullit. • Shpjego me fjalë të thjeshta shenjat e ngjyrimit. • Shpjego me fjalët e tua jetën dhe veprimtarinë e një kompozitori.

  10. Niveli i tretë: ZBATIMI është aftësia për të përdorur materialin e mësuar në situata të reja dhe konkrete. Zbatohen rregulla, metoda, koncepte, parime, ligje, teori. Foljet më të përdorura janë – lexo ushtrimin në 4/4, shkruaj në kohën 4/4 me vlera të ndryshme notash, këndo në intonacion , përgatit, prodho, trego, shpjego, përdor, etj. P.sh: Të tregojë përmes grafikut të vizatuar ndryshimet e lartësisë dhe gjatësisë sënotave. Ose të shkruajë një ushtrim në kohën 4/4 me gjatësi notash të mësuara. Informacioni i mbledhur nga nxënësi ka vlerë nëse ai e përdor atë për t'iu përgjigjur një pyetjeje të caktuar. Kështu pasi nxenesi merr në dorë pyetjen që ka për të dhënë përgjigje zgjedh mënyrën se si do t'i përgjigjet. Kur mësuesit i duhet të vlerësojë një përgjigje të nxënësit ai kontrollon rrugën të cilën ka ndjekur nxënësi për të arritur në këtë përfundim psh: tek një këngë për fëmijë nxënësit mund të tregojnë lartësinë e tingujve të këngës duke e dhënë këtë me anë të një grafiku.

  11. Niveli i katërt: ANALIZA është aftësia për të copëtuar materialin në pjesë përbërëse, për të dhënë një kuptim më të mirë të materialit. Foljet më të përdorura janë – shpjego përse, dallo tinguj nga zhurmat dhe thuaj pse, seleksiono, analizo një pjesë, përcakto termat dinamike duke i shpeguar ato, etj. Shembull: Të shpjegojë përdorimin e shenjave të ngjyrimit në një pjesë muzikore. Përcaktimi i çështjeve është shumë I rëndësishëm për mësuesin. Në këtë rast mësuesi i kërkon nxënësit të mos i shpjegojë gjërat në sipërfaqe por të konkretizojë ato me atë ç'ka ka mësuar më parë. Shembull • Demonstro rregullat e të kënduarit. • Shpjego dallimin e tingujve muzikorë nga tingujt natyrorë. • Shkruaj si formohen kohët e thjeshta?

  12. Niveli i pestë: SINTEZA është aftësia për të formuar një të tërë përmes bashkimit të pjesëve. Foljet më të përdorura janë – kombino vlerat e notave me ritmin, harto, krijo, kompozo, organizo, planifiko, rindërto, rishiko, etj. Shembull: Të kombinojë vargjet e një teksti me muzikën e dhënë. Është procesi i kombinimit të njohurive të veçanta në mënyrë të tillë që të krijohet një model ose strukturë që nuk ekzistonte më parë. Nxënësi që përdor sintezën është origjinal dhe del jashtë nivelit të aplikimit. Kështu një nxënës që bën një vegël të thjeshtë muzikore apo përdor mënyra të veçanta për dhënie përgjigje të shumë pyetjeve vepron në kategorinë e sintezës.

  13. Niveli i gjashtë: VLERËSIMI është aftësia për të gjykuar vlerën e një materiali, të mirën e një ideje, motivet e një sjelljeje, ndërtimi i komunikimeve gjykuese, etj. Foljet më të përdorura janë – krahaso 2 pjesë muzikore, vër në kontrast pjesët që dëgjon, shpjego ushtrimin e krijuar, përshkruaj, interpreto, përmblidh, etj. Shembull: Të krahasojë dy pjesët muzikore duke shpjeguar ndryshimet e shpejtësisë dhe shpjeguar kujt shpejtësie i përket. Kur mësuesi pyet nxënësit , ata shfaqin mendimet e tyre, opinionet, gjykimet, dhe japin kriteret mbi të cilat zbatohen ato. Mësuesi bazon vlerësimin edhe mbi këto opinione.

  14. Për këtë nxënësi duhet: Të ndërtojë kriteret e përshtatshme ose vlerat (si duhet kuptuar kjo) psh: tek një këngë e gëzueshme ai përcakton drejt kur një këngë është e gëzueshme dhe pse? Çfarë e dallon atë nga një këngë e trishtueshme? E vlerëson duke dhënë opinionin e tij. Meqenëse kategoria e vlerësimit i kërkon nxënësve të bëjnë gjykime të arsyeshme, të kenë mendime racionale ose reagimet e tyre personale duke i mbrojtur ato në mënyrë logjike dhe konkrete, atëherë atyre u krijohet mundësia e përgatitjes për situata të tjra në të ardhmen në të cilat do të nevojitet të menduarit kritik.

  15. Në sa orë mësimi i njëjti objektiv? Përmes një objektivi specifik arritja që synohet për nxënësit përshkruhet përmes tre kërkesave vepruese të cilat janë: Veprimi –të përshkruajë një veprimtari të nxënësit, të tillë që ajo mund të identifikohet nëpërmjet një sjellje të vëzhgueshme. Kushti –të tregojë kushtet në të cilat duhet të shfaqet sjellja e dëshiruar. Kriteri – të shënojë se në ç’nivel duhet të jetë veprimtaria përfundimtare e nxënësit dhe se cilat janë kriteret që do të shërbejnë për të vlerësuar rezultatin e arritjes.

More Related