1 / 8

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR. Standardet e përmbajtjes dhe të arritjes. Msc. Majlinda Hala. Tiranë, 2012. Dokumentet të tjera. Standardi i përmbajtjes Standardi i arritjes. Cfarë është standardi?.

naiara
Download Presentation

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR Standardet e përmbajtjes dhe të arritjes Msc. Majlinda Hala Tiranë, 2012

  2. Dokumentet të tjera • Standardi i përmbajtjes • Standardi i arritjes

  3. Cfarë është standardi? • Në fjalorin universal të edukimit ai përcaktohet “si një qëllim, objektiv ose kriter i edukimit i shprehur numerikisht si një mesatare statistikore ose filozofikisht si ideal i përsosmërisë; ose • një kriter sipas të cilit gjykohen dhe vlerësohen elementët përbërës të edukimit”. • Duke u nisur nga ky dhe përcaktime të tjera që ndeshen në vende të ndryshme del se standardet shërbejnë si: një mjet shumë efikas për të gjykuar cilësinë e programeve të edukimit të fëmijërisë së hershme, të arritjeve të fëmijëve, të cilësisë së mësuesve të tyre dhe, pse jo, edhe të mbarëvajtjes së të gjithë institucionit edukativ shkollor që përfshin në vetvete mjedisin fizik, kualifikimin e personelit mësimor, përfshirjen e prindërve dhe të komunitetit, etj.

  4. Nevoja për vendosjen e sistemit të standardeve Qëllimi kryesor i vendosjes së standardeve kombëtare është: • Të përcaktohen arritje të pritshme dhe të qarta për fëmijët dhe mësuesit në fushat kryesore të njohjes. • Të ndihmohen mësuesit në drejtimet e ndryshme të zhvillimit profesional të tyre, si psh të planifikojnë dhe të monitorojnë veprimtarinë në klasë. • Të sigurohet që fokusimi në cdo stad, të jetë përmirësimi i institucionit parashkollor në të gjithë elementët e tij përbërës. • Të realizohen veprimtari efektive në drejtim të sigurimit të partneritetit fëmijë/ mësues/ prindër dhe komunitet.

  5. Roli i standardeve kombëtare Roli i standardeve Kombëtare është: • Standardet kombëtare paraqesin kornizën e njohurive, aftësive, vlerave dhe qëndrimeve që fëmija duhet të fitojë në kopësht/shkollë. • Standardet venë theksin në prioritetet kombëtare, veçanërisht në mbështetje të objektivave arsimore të shtetit në lidhje edhe me formimin dhe kualifikimin e mësuesve, si dhe të teknologjive bashkëkohore. • Standardet synojnë të ndihmojnë zhvillimin dhe progresin, të cilat përbëjnë bazat për: - arritje më të strukturuara, - vlerësime më efikase, - identifikimin e prioriteteve të zhvillimit të mëtejshëm duke konfirmuar suksesin.

  6. Standardet e arritjes • Nëse standardet e përmbajtjes përcaktojnë atë cka duhet të dijë dhe të bëjë nxënësi, duk u bërë kështu udhërrëfyese e përmbajtjes së lëndës,Standardet e arritjeve e plotësojnë këtë kuadër me përshkrimin se si e plotësojnë nxënësit këtë kuadër me përshkrimin se di ata e demonstrojnë përvetësimin e standardit të përmbajtjes. • Standardet e arritjeve - mbajnë parasysh qëllimet kombëtare, synimet dhe objektivat e përgjithshme të aftësive/lëndës përkatëse; - përcaktojnë lehtë dhe shpejt nivelin e arritjeve të nxënësve; - ndihmojnë mësuesit për të seleksionuar veprimtarinë e nxënësve sipas niveleve të arritjeve të tyre; - ndihmojnë se si të përmirësojnë nivelin e tyre.

  7. Standardet e përmbjatjes dhe të arritjeve hartohen në fund të çdo cikli apo fushe të caktuar. • Standardet e arritjeve janë të hartuara në 3 nivele duke përfshirë nota: 5-6 niveli i ulët 7-8 niveli mesatar 9-10 niveli i lartë

  8. Niveli i ulët, nota 5-6 Përmban kriteret që përcaktojnë një zotërim të pjesshëm të standardeve të përmbajtjes nga nx. • Niveli mesatar, 7-8 Përmban kriteret që përcaktojnë se nxënësi ka njohuri të qëndrueshme për konceptet, terminologjinë, faktet e proceset dhe i ilustron ata me shembuj. • Niveli mesatar, 9-10 Përmban kriteret që përcaktojnë se nxënësi shfaq aftësi të zhvilluara për të identifikuar, shpjeguar, analizuar, zbatuar, sintetizuar dhe krijuar.

More Related