1 / 54

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

karma
Download Presentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda:Konceptet e kontabilitetitTema II-te: Llogariadheelementet e sajLeksioni 3a-Llogaria ne partidyfishe, pasqyrimiiefekteveekonomike ne bilance,b- sistemiiregjistrimittedyfishte,c- veprimet ne ditar, veprimet ne librin e madh ne llogari ne forme TLeksione 2 oreSeminare 1 oreLaborator 1 ore

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. LLOGARIA DHE ELEMENTET E SAJ ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Llogaria në parti dyfishe,kuptimi, roli, ndërtimi dhe klasifikimi • Pasqyrimi i efekteve me anë të bilancit • Sistemi i regjistrimit të dyfishtë, metoda bazë kontabël

  8. 1.1. Paqyrimi i efekteve të veprimeve ekonomike me anë të bilancit. Me anë të kësaj mënyre, për pasqyrimin e efekteve të secilit veprim ekonomik, do të ndërtohet një bilanc, i cili do të ndryshojë nga bilanci paraardhës vetëm në zërat e prekur nga efektet e veprimeve ekonomike përkatëse. Kështu mund të ndërtohen bilance të njëpasnjëshme, ku secili do të pasqyrojë efektin e veprimeve të veçanta. Më poshtë do të japim funksionimin e kësaj mënyre pasqyrimi të veprimeve në kushtet e një njësie ekonomike. Veprimi Nr. 1 Zoti Mikel krijon një njësi ekonomike për pajisje informatike dhe depoziton në bankë një kapital 4 000 lekë. Cila do të jetë paraqitja skematike e pasurisë së njësisë ekonomike në fund të këtij veprimi? 4 000 lekë që zoti Mikel sjell, do të përbëjnë burimin që është në origjinën e krijimit të njësisë së tij; ato do të përdoren për çeljen e llogarisë bankare të njësisë dhe do të përbëjnë, si përdorim, elementin e parë të aktivit të saj.

  9. Bilanci 1 Veprimi Nr. 2 Me qëllimin e investimeve të ardhshme, zoti Mikel kontrakton një hua prej 3 000 lekë pranë një njësie financiare; Huaja derdhet direkt në llogarinë bankare të njësisë ekonomike. Gjatë këtij veprimi (këmbim me një partner financiar), cila do të jetë situata e re pasurore e njësisë, dhe si ka ndryshuar bilanci? Njësia ekonomike përfiton nga një burim shtesë: huaja; ky burim do të përdoret për rritjen e përbërjes pasurore nëpërmjet një rritjeje të aktivit të tij të Bankës. Bilanci 2

  10. Veprimi Nr. 3 Falë burimeve që disponon (kapitali dhe detyrimit financiar), njësia ekonomike me pronar Mikelin realizon një investim në mjetet informatike të nevojshme për aktivitetin e saj me një vlerë prej 5 000 lekë ; ky investim është paguar nëpëmjet Bankës. Këtu përsëri situata pasurore e njësisë ekonomike do të ndryshojë. Njësia ekonomike do të përdorë Bankën për të blerë mjetin. Bilanci 3 Ne konstatojmë që vlera e pasurisë së njësisë nuk ka ndryshuar; ajo është gjithnjë 7000 lekë; burimet mbeten të njejta (sjellja është një burim i pandryshueshëm për njësinë ekonomike dhe huaja nuk është objekt i asnjë rimbursimi); nga ana tjetër, Banka është zvogëluar dhe është këmbyer me një aktiv të qëndrueshëm: investim në aktive. Veprimi Nr. 4 Zoti Mikel realizon shitjen e tij të parë të shërbimit me një vlerë prej 800 lekë në para në dorë (d.m.th. të arkëtuara menjëherë). Cila do të jetë situata e re pasurore? Meqenëse njësia ekonomike do të realizojë një arkëtim në para, gjëndja e keshit të njësisë do të rritet, pra gjëndja e bankës do të rritet nga 2 000 lekë në 2 800 lekë. Meqenëse rritja e përbërjes së pasurisë është pasoja e një burimi që është në origjinën e saj, cili është burimi që ka lejuar këtë rritje të pasurisë, pra e ardhur?

  11. Bilanci 4 Pasojat e këtij veprimi: Përbërja e pasurisë është rritur me 800 lekë, burimet gjithashtu janë rritur me 800 lekë nga një burim i ri që është rezultati ( shitja e mëparshme). Veprimi Nr. 5 Për të vazhduar aktivitetin e tij, zoti Mikel shkon tek një shitës furnizimesh kancilerie dhe blen me para në dorë (d.m.th. me pagesë të menjëhershme) 300 lekë letër dhe matriale të tjera.Cilat do të jenë pasojat e këtij veprimi të ri në bilancin e njësisë ekonomike ? Pasuria në përbërjen e saj do të zvogëlohet me 300 lekë meqenëse njësia e paguan me para në dorë atë çka i detyrohet shitësit. Nga ky fakt, gjëndja e arka do të zvogëlohet nga 2 800 lekë në 2 500 lekë. Ky shpenzim që zvogëlon gjendjen e keshit, ka për pasojë konstatimin e një blerjeje që do t’i zvogëlojë burimet e njësisë ekonomike me një shumë prej 300 lekë dhe do të kemi këtë gjëndje:

  12. Bilanci 5 Pasoja të këtij veprimi : Atje ku krijimi i pasurisë gjatë veprimit të mëparshëm krijon një rritje të burimeve të njësisë ekonomike, konstatimi i një blerjeje, (këtu i një shpenzimi të “jashtëm”) që do të kryhet dhe që është i nevojshëm në vazhdimin e aktivitetit, krijon një zvogëlim rezultati (shpenzim). Veprimi Nr. 6 Zoti Mikel do të realizojë një tjetër shërbim për 1 000 lekë, por këtë rradhë pa e arkëtuar shumën në moment, duke i caktuar një afat klientit të tij për arkëtimin e saj. Si do të ndryshojë bilanci i njësisë ekonomike dhe cilat janë konkluzionet që mund të nxjerrim? Sikurse më parë, realizimi i një shërbimi (shitje) çon në krijimin e një pasurie që ka për pasojë rritjen e burimeve të njësisë ekonomike nga një rritje e rezultatit të saj. Ndërkaq, në rastin konkret, njësia ekonomike nuk arkëton asnjë para dhe ky këmbim midis njësisë dhe klientit të saj, nuk ka për rrjedhim rritjen e keshit. Po kështu, n.q.se burimet rriten, përbërja e pasurisë gjithashtu do të rritet. Kjo rritje do të shprehet me një zë të ri në aktivin e bilancit: një shërbimi i shitur klientit të tij.

  13. Bilanci 6 Pasoja të këtij veprimi : edhe kur gjendja e keshit të njësisë ekonomike nuk ka lëvizur, ka përsëri një krijim pasurie që rrit burimet dhe që ballancohet nga një llogari “në pritje” që lidhet me shfrytëzimin e njësisë ekonomike dhe që së fundi do të shprehet me një arkëtim kur klienti të paguajë. Veprimi Nr. 7 Për ti siguruar klientëve të saj marrëdhënie korrekte dhe besueshmëri, Zoti Mikel shkon tek siguruesi me qëllim që të nënshkruajë një siguracion që shkon në 200 lekë. Siguruesi i jep zotit Mikel faturën (një policë sigurimi) me anë të cilit merrë në sigurim mallin.A ka patur këmbim dhe cilat janë pasojat nga këndvështrimi pasuror? Sikurse gjatë blerjes së lëndëve të para, zoti Mikel duhet të konstatojë një shpenzim që rëndon rezultatin e tij dhe pra, zvogëlon burimet e njësisë ekonomike të tij. Ndërkaq, ky shpenzim i “jashtëm” nuk është objekt i një pagese imediate nga arka përderisa siguruesi i lëshon zotit Mikel një policë sigurimi. Pra, ky këmbim nuk ka asnjë pasojë mbi arkën e njësisë ekonomike. Ky veprim nxjerr në pah një zvogëlim të rezulatit (sikurse për çdo shpenzim lidhur me aktivitetin e njësisë ekonomike). Gjithësesi, ky shpenzim nuk çon në zvogëlimin e aktivit (sepse nuk konstatohet asnjë zvogëlim të keshit). Zoti Mikel pra, duhet të konstatojë një detyrim të ri kundrejt siguruesit të tij që do të ndryshojë pasurinë e tij si më poshtë:

  14. Bilanci 7 Pasoja të këtij veprimi: zvogëlimit të burimeve nga zvogëlimi i rezultatit do t’i korrespondojë qoftë një zvogëlim i keshit, qoftë konstatimi i një borxhi kundrejt furnitorit. Veprimi Nr. 8 Zoti Mikel merr një çek nga klienti i tij që i korrespondon gjysmës së shumës që ai i detyrohet, pra 500 lekë. Këtu ndodh përsëri një këmbim; klienti do të çlirohet nga gjysma e detyrimit që ka kundrejt njësisë ekonomike në këmbim të së cilit, keshi i njësisë ekonomike do të rritet me shumën përkatëse nga 2 500 lekë në 3 000 lekë .

  15. Perdorime Bilanci 8 Pasoja të këtij veprimi: asnjë ndikim mbi burimet e njësisë ekonomike përderisa pasuria e krijuar në fillim ishte konstatuar si të drejta për shërbimin e kryer. Nga ana tjetër, të drejtat ndaj arkëtimit janë zvogëluar përgjysëm për të rritur gjendjen e keshit të njësisë ekonomike, do të themi këtu që arkëtimi i një të drejte është realizuar pjesërisht. Veprimi Nr. 9 Zoti Mikel paguan gjysmën e asaj çka i detyrohet siguruesit, pra 100 lekë. Këtu do të ndodhë një këmbim por në sensin e kundërt; njësia ekonomike me pronar Mikelin do të çlirohet nga një detyrim, me një zvogëlim të gjendjes së keshit të saj.

  16. Bilanci 9 Pasoja të këtij veprimi: asnjë efekt mbi burimet e njësisë ekonomike përderisa shpenzimi fillestar është konstatuar gjatë blerjes së sigurimit. Nga ana tjetër, borxhi kundrejt furnitorit është reduktuar përgjysëm duke zvogëluar gjendjen e keshit të njësisë ekonomike. Veprimi Nr. 10 Pas një muaji aktivitet, njësia ekonomike me pronar zotin Mikel paguan huan e marrë nga banka, prej 110 lekë, që përbëhet nga pagesa e huasë: 100, interesi 10. Njësia ekonomike do të çlirohet pjesërisht nga një prej borxheve, gjë që do të ketë për pasojë një zvogëlim të gjëndjes së keshit. Këtu, keshi zvogëlohet me 110 (shuma e huasë plus interesi), por paguahet pjesërisht borxhi i bankës, njëkohsisht interesi i paguar përbën një shpenzim.

  17. Bilanci 10 Pasojat e këtij veprimi: keshi zvogëlohet me 110 duke krijuar një zvogëlim të përbërjes së pasurisë së njësisë ekonomike. Këtij zvogëlimi i korrespondon një zvogëlim burimesh: nga njëra anë niveli i detyrimit financiar që zvogëlohet me 100 dhe; nga ana tjetër niveli i rezultatit që zvogëlohet me 10. Veprimi Nr. 11. Zoti Mikel dëshiron të bëjë veprime të tjera dhe e di që për të evoluar njësinë ekonomike ai ka realizuar blerje të tjera (krijim pasurish) që kanë rritur burimet e saj dhe që për të bërë këtë, ai ka konstatuar konsumime, shpenzime, detyrime dhe të tjera të nevojshme për këto realizime.

  18. Për më tepër, ai e di që këto detyrime i korrespondojnë veprimeve “të jashtme” (blerje lëndësh të para, sigurime, shpenzime financiare) por gjithashtu ai e di që për të prodhuar, atij i është dashur të bëjë një veprim “të brendshëm” lidhur me përdorimin e materialit të tij dhe që është konsumuar nga përdorimi për prodhim. Ai ka konsumuar materialin e tij, e ka përdorur këtë material për pjesën materiale A A Gjata, gjë që kërkon konstatimin e një amortizimi. Ai e vlerëson këtë përdorim, këtë konsumim të brendshëm 150 lekë (ne do të studiojmë më poshtë modalitetet e llogaritjes së amortizimeve të aktiveve të qëndrueshme). Ky konstatim i amortizimit të përdorimit të makinerive do të ketë një pasojë thelbësore në bilancin e njësisë ekonomike. Në fakt, si çdo konsumim, (qoftë i jashtëm apo i brendshëm) pasuria e njësisë ekonomike do të pësojë një zhvlerësim, pra dhe një zvogëlim të burimeve nëpërmjet një zvogëlimi të rezultatit. Në kundërparti, pasuria do të humbasë vlerë dhe kjo humbje rezulton direkt nga zhvlerësimi i aktivit të qëndrueshëm të mbajtur nga njësia ekonomike.

  19. Bilanci 11 Pasoja të këtij veprimi: burimet e njësisë ekonomike janë zvogëluar nga konstatimi i një konsumimi (Amortizimi) shtesë (konsumim i brendshëm) nga ku një zvogëlim i rezultatit dhe në kundërparti, një zvogëlim i vlerës së pasurisë nga humbja e vlerës së AQ të njësisë ekonomike. Veprimi Nr. 12 Për të përfunduar studimin e aktivitetit dhe për të patur një imazh besnik të pasurisë së tij dhe një saktësi të rezultatit, duke patur parasysh prodhimin dhe përdorimet e tij reale, Zoti Mikel vendos të bëjë një inventar të lëndëve të para në zotërimin e tij, me qëllim që të masë atë që ka pëdorur realisht për të prodhuar.Pas inventarizimit,ai konstaton që i mbetet një inventar lëndësh të para prej 40 lekë të paharxhuara.

  20. Cili do të jetë efekti i këtij konstatimi në paraqitjen e pasurisë së tij? Nga njëra anë, lidhur me bilancet e tjerë të njëpasnjëshëm që kemi ndërtuar, bilanci i fundit i ndërtuar nga zoti Mikel do të shfaqë në aktiv, në përbërjen e pasurisë, gjendjen e mbetur në datën e mbylljes, pra 40 lekë. Nga vjen kjo gjendje e mbetur në mbyllje? Ajo rrjedh nga blerja fillestare e lëndëve të para (veprimi nr 5), një pjesë e të cilave nuk është konsumuar. Pra, zoti Mikel do ta konstatojë këtë gjendje përfundimtare duke e pasqyruar në aktiv të njësisë ekonomike së tij.Ky veprim do të ketë si pasojë një paksim te shpenzimeve në llogari të rezultatit (dhe pra, një zmadhim të burimeve lidhur me zmadhimin e rezultatit që rrjedh nga një paksim i shpenzimeve). Një blerje e papërdorur duhet të konsiderohet si një zvogëlim i shpenzimit, që si rrjedhim çon në një rritje të rezultatit. Bilanci 12

  21. Pasoja të këtij veprimi: burimet e njësisë ekonomike janë rritur nga konstatimi i një reduktimi të shpenzimeve dhe paralelisht përbërja e pasurisë është rritur me rregjistrimin në aktivin e njësisë ekonomike të një vlere(inventari) që ajo posedon. Në fund të këtyre veprimeve të ndryshme të njëpasnjëshme, ne mund të ndëtojmë një bilanc me gjëndjet në fund, kundrejt atyre në fillim të aktivitetit. Bilanci 1

  22. Bilanci 12 Mund të tregojmë llogarinë e rezultatit që rrjedh nga tërësia e veprimeve: Llogaria e Rezultatit

  23. Do të vemë re që rezultati përfundimtar që shfaqet në llogarinë e rezultatit është identik me atë që shfaqet në bilanc. • Në përfundim: • Këto bilance të ndryshme të njëpasnjëshme dhe variacionet e tyre korresponduese na lejojnë të konstatojmë evoluimin e përkohshëm të jetës së një njësie ekonomike: • krijimi i njësisë ekonomike(derdhja e kapitalit); • konstatimi i një huaje; • blerja e aktivit A.Gjate; • shitja me para në dorë dhe me likujdim të mëvonshëm • arkëtime, pagesa; • amortizimi(zhvlerësimi) i A.GJata dhe rregullimet e inventareve të papërdorura (lëndë të para, etj.); • Në të njejtën kohë me rregjistrimet, ne kemi konstatuar evoluimin dhe variacionin e bilancit të njësisë ekonomike duke pasqyruar aty veprimet e rezultatit dhe efektet e tyre mbi këtë rezultat. • Ndërkaq, kjo metodë, përveçse e vazhdueshme dhe që lejon të krahasohet secili nga bilancet njëri pas tjetrit, ka ndërkohë dhe shumë mospërputhje: • Të bësh një bilanc dhe të integrosh aty, për çdo veprim nocionet e veprimeve ekonomike dhe të rezultatit, duket e bezdisshme dhe teknikisht e vështirë, duke patur parasysh sasinë reale të veprimeve dhe artikujve që një njësi ekonomike duhet të rregjistrojë. • Në këto kushte, kontabiliteti ka vënë në zbatim parimet e rregjistrimit të dyfishtë, duke lejuar konstatimin e përhershëm të flukseve të këmbimit pa patur nevojë të rinovojë ndërtimin e një bilanci dhe të një llogarie rezultati gjatë çdo veprimi.

  24. 1.2. Sistemi i regjistrimit të dyfishtë, metoda bazë e mbajtjes së kontabilitetit Sistemi i regjistrimit të dyfishtë përbën metodën bazë të regjistrimit të flukseve të lëvizjes së veprimeve ekonomike në kushtet e një njësie ekonomike. Siç e kemi përmendur dhe në fillim në historikun e lindjes dhe zhvillimit të kontabilitetit, zbuluesi i këtij parimi njihet matamaticieni françeskan italian Luka Paciola. I cili në një libër të tij në vitin 1494 të titulluar “Somma de aritmetika, geometria, proportioni et proportionalita” që në shqip përkthehet “Përmbledhje të aritmetikës, gjeometrisë, raporte dhe përpjestueshmëria”, përcaktoi rregullat kryesore të këtij parimi. Që nga ajo kohë sistemi i rregjistrimit të dyfishtë vazhdon të përdoret gjerësisht në botë për të pasqyruar në kontabilitet veprimet ekonomike që kryhen në njësitë e ndryshme ekonomike.Por në një formë të thjeshtë dhe jo të organizuar ky parim ka pasur fillimin e vet që në vitet 300 të erës sonë. Ky sistem për nga rëndësia që ka pasur për shoqërinë njerëzore, është vlerësuar si një nga zbulimet më të shkëlqyera të intelektit njerëzor për vet faktin se”shifrat nuk e krijojnë botën, por e mësojnë atë si të punojë me mire”. Në përgjithësi njihen 2 metoda të regjistrimit kontabël: a) regjistrimi i njëfishtë dhe b) regjistrimi i dyfishtë.

  25. ●Metoda e regjistrimit të njëfishtë është metoda më e hershme e regjistrimeve kontabile e përdorur nga tregtarët e asaj kohe. Me këtë metodë ata regjistronin listën e të gjitha veprimeve të kryera, të të hyrave të parave nga të ardhurat dhe daljet e parave për kryerjen e shpenzimeve të njësisë ekonomike. Kjo metodë është e thjeshtë, por nuk na jep informacionin e nevojshëm për drejtimin e njësisë ekonomike, kur ajo ka shumë veprime. Kjo metodë edhe në Shqipëri zbatohet me sukses në njësitë ekonomike të vogla duke pasqyruar të gjitha veprimet (arkëtimet dhe pagesat në një libër të veçantë që emërtohet “Libri i Xhiros”). ●Metoda e regjistrimit të dyfishtë e ka burimin në parimin e dualitetit që në mënyrë figuaritive shprehet në dy pole: Poli i nisjes që shpreh origjinën e veprimit ekonomik (burimi + elementi që jep) dhe poli i mbërritjes që shpreh destinacionin e veprimit ekonomik ( përdorimi = elementi që merr). Sipas kësaj metode çdo veprim ekonomik prek të paktën dy llogari në të cilat shkaktohen efekte të kundërta, njëra debitohet e tjetra kreditohet për të njëjtën shumë, në të njëjtën kohë duke mos ndryshuar ekuacionin kontabël. Kontabiliteti në parti dyfishe proçedon me vëzhgimin e lëvizjeve të vlerave që shprehen me flukse. Çdo lëvizje vlerash (fluks) karakterizohet nga: • një pol i nisjes që është në origjinë të vlerës së transferuar dhe që do të emërtohet me termin e burimit; • një vlerë e transferuar (një shumë); • Një pol i mbërritjes, që i korrespondon destinacionit të vlerës dhe që do të emërtohet me termin e përdorimit të vlerës;

  26. Poli i mbërritjes = Destinacionin e fluksit Përdorime = Elementi që merr Poli i nisjes = Origjinën e fluksit Burime = Elementi që jep Ne do të dallojmë këtu që skema e rregjistrimit të flukseve paraqitet në të njejtën formë me bilancet e studiuara më parë. 1.2.1. Tipet e ndryshme të flukseve (ose tipet e veprimeve) Ekzistojnë dy tipe të mëdha fluksesh, flukset e brendshme dhe flukset e jashtme ose veprimeve të brendshme, veprime të jashtme. a) Flukset e brendshme (Veprimet e brendshme) Flukset e brendshme përshkruajnë lëvizjet e vlerës në gjirin e njësisë ekonomike pa lidhje me të tretët. Sikurse e kemi nënvizuar tashmë, këto janë objekt i kontabilitetit analitik që detajon rrugën e shpenzimeve drejt arritjes së produktit përfundimtar duke vlerësuar secilën etapë nën formën e kostove elementare. Shembull: kosto e blerjes, kosto e prodhimit, e shpërndarjes etj...

  27. Megjithatë, disa flukse të brendshme janë të rëndësishme për kontabilitetin financiar: siç janë transferimet e vlerave midis dy elementeve. Shembull: amortizimi konsiston në tregimin e zvogëlimit të vlerës së një aktivi A.Gjatë ( që është një burim) dhe përdorimin e kësaj vlere në formën e shpenzimit. Destinacioni Përdorimi = Përdorimin e burimeve të transferuar = Shpenzimin e amortizimit Aktive A.Gjate (që “jep” nga vetja) = Burime Le të kujtohemi për zbatimin e korrigjuar të pjesës së parë. Bëhej fjalë për një shofer taksie, i cili në fund të vitit duhet të konstatonte zvogëlimin e vlerës së veturës së tij, d.m.th. amortizimin e saj. Ky shembull tregon që është e lehtë të konsiderohet që Aktivi A.Gjate ka “dhënë” një pjesë nga vetja e tij (është zhvlerësuar).

  28. b) Flukset e jashtme (veprimet e pritura) Flukset e jashtme janë të rëndësishme sepse ato i shtojnë drejtimit një dimension juridik (kontrata të mbyllura me të tretët). Vetë këto flukse mund të ndahen në dy kategori: fillimisht në flukse me kundërparti të menjëhershme. Në këtë rast, arkëtimi ose pagesa konstatohen menjëherë me kundërpartinë e tyre: këto flukse u korrespondojnë gjithë veprimeve të bëra në cash. Ka këmbim midis një fluksi fizik ose shërbimi dhe një fluksi financiar; më pas, flukset e ndryshme në kohë. Këto flukse karakterizohen nga një ndryshim në kohën midis kryerjes së faktit gjenerues (shitjes ose blerjes) dhe rregullimit të pagesës. Kontabiliteti do të proçedojë atëhere në dy kohë: fillimisht konstatimi i faktit gjenerues. E thënë ndryshe, që në veprimin e shitjes ose blerjes me pagesë të mëvonshme, njësia ekonomike do të analizojë flukset në këndin e burimit dhe përdorimit. Proçedura kontabël mund të përkufizohet nga një lidhje zinxhir e etapave që lejojnë trajtimin e informacionit kontabël. Kjo i bindet logjikës së mëposhtme:

  29. Regjistrimi i veprimeve dhe ndërtimi i përmbledhjeve të tyre. • mundësia e ushtrimit të kontrolleve duke u mbështetur në barazinë debi-kredi; • publikimi i dokumentave të përmbledhës. (Pasqyrat financiare si bilanci, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, etj.) Në formë skematike paraqitet më poshtë: 2 Libri i Madh 3 Bilanci paraprak Dokumenta Përmbledhës përfundimtar 1 Ditari Hedhja e Centralizimi Përmbledhja e Bilanci dhe veprimeve i llogarive përgjithshme pasqyrat Financiare në llogari e llogarive

  30. Proçedura kontabël lejon të arrihen tre objektiva: • së pari, konsiston në regjistrimin e veprimeve dhe ndërtimin e përmbledhjes së tyre; • së dyti, me ndihmën e testeve të koherencës dhe saktësisë, bëhet kryerja e kontrolleve aritmetike duke u mbështetur në barazinë midis përdorimeve dhe burimeve; • së fundi, objektivi i tretë lejon njësinë të publikojë dokumentat e përmbledhës, pasqyrat financiare që janë arritja teknike e saj. • Rregjistrimet kontabël duhet të bëhen vazhdimisht në dy dokumenta të ndryshëm, për t’u përmbledhur më pas në një dokument të centralizuar, që quhet bilanc: • nga njëra anë ditari që rregjistron kronologjikisht veprimet e njësisë ekonomike; • nga ana tjetër libri i madh, në të cilin shpërndahen zë për zë artikujt e rregjistruar paraprakisht në ditar; • së fundi, bilanci i përgjithshëm i llogarive do të centralizojë tërësinë e veprimeve të rregjistruara gjatë një periudhe. • Rimarrim shembullin e njësisë ekonomike të zotit Mikel dhe vemë në zbatim historikun e evoluimit të saj nëpërmjet parimeve të rregjistrimeve kontabël.

  31. Përmbledhje e veprimeve të njësisë ekonomike: krijimi i njësisë ekonomike nga derdhja e kapitalit 4 000 lekë të depozituara në bankë; huaja e kontraktuar 3 000 lekë pranë një banke (fondet janë xhiruar direkt në bankë); blerja e një materiali informatik me para në dorë 5 000 lekë; realizimi i një shitje shërbimesh me para në dorë për 800 lekë; blerja e lëndëve të para për 300 lekë me para në dorë; realizimi i një shitjeje shërbimesh për 1 000 lekë me pagesë të mëvonshme; konstatimi i një siguracioni makine për 200 lekë me pagesë të mëvonshme; arkëtimi i gjysmës së të drejtës nga klienti (500 lekë); pagesa e gjysmës së detyrimit furnitor (100 lekë); pagesa e huasë për 110 lekë të ndarë në 100 huaja (principali) dhe 10 interesa; Amortizim i AAGJ për 150 lekë; inventari i lëndëve të para gjendjen në depo për 40 lekë. 1- Krijimi i njësisë ekonomike dhe derdhja e kapitalit në bankë 4 000 lekë.

  32. Rregjistrimi në ditar: Sikurse vepruam gjatë pjesës së parë, lidhur me variacionet e bilancit, ne do të analizojmë burimet dhe përdorimet e tyre. Këtu derdhja përbën burimin fillestar për krijimin e njësisë ekonomike dhe është depozituar në llogarinë bankare që është elementi i parë në pasurinë e njësisë ekonomike. Pra do të rregjistrohet në kolonën e djathtë në ditar burimi 4000 lekë nëpërmjet zërit derdhje dhe në kolonën e majtë, përdorimi që do t’i bëhet këtij burimi, d.m.th. banka: DITARI

  33. Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në këtë mënyrë në ditar do të regjistrohet në librin e madh të cilin do ta hapim për të hedhur këto veprime duke krijuar llogaritë kapitali dhe banka. Çdo llogari e kontabilitetit të përgjithshëm do të paraqitet në formën e një tabele në dy pjesë (në formë T-je), pjesa e djathtë që rregjistron lëvizjet burime dhe pjesa e majtë që rregjistron lëvizjet përdorime: LLOGARIA Në rastin tonë: Meqenëse zëri kapital, është burim (në të djathtë),ne do ta çojmë burimin 4 000 lekë në të djathtë të llogarisë kapital . Meqenësë zëri bankë është përdorim (në të majtë), ne do ta çojmë përdorimin 4 000 lekë në të majtë, duke përfaqësuar elementin e parë të përbërjes së pasurisë së njësisë. Kjo shpërndarje konsiston në kryerjen e një “kopje/ngjitje” (copy/paste) nga ditari në librin e madh.

  34. Llogaria Banka Llogaria Kapital 2- Huaja e kontraktuar prej 3 000 lekë pranë një njësie financiare (Parat janë xhiruar direkt në bankë) Për thjeshtësi pedagogjike, ditari do të bëhet në mënyrë të pavarur për çdo rregjistrim; në fund të temës do të bëhet një përmbledhje. Përsa i përket librit të madh, ai do të pasqyrojë të gjitha veprimet duke i hedhur në llogari. Rregjistrimi në ditar: Gjatë këtij veprimi, zëri hua (detyrim financiar pranë një njësie krediti) përbën burimin për njësinë ekonomike që është përdorur duke depozituar gjëndje keshi në bankë. Pra, në kolonën e djathtë të ditarit do të rregjistrohet burimi 3 000 lekë me llogarinë hua, dhe në kolonën e majtë, përdorimi, d.m.th. banka.

  35. DITARI Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar do të hidhet në librin e madh në llogaritë në formë T-je të titulluar njësoj. Llogarinë Banka, duke qenë tashmë e hapur në rregjistrimin e mëparshëm, nuk është e nevojshme ta hapim përsëri. Nga ana tjetër, do të duhet të hapim llogarinë hua, që nuk ekzistonte deri tani; Llogaria Banka Llogaria Kapital Llogaria Huamarrje (1) 4000 3000 (2) 4000 (1) (2) 3000 3- Blerja e një materiali informatik me para në dorë për 5 000 lekë Rregistrimi në ditar: Gjatë këtij transaksioni, ai që përfaqëson polin e nisjes, elementin që jep, është banka (banka jep nga vetja e saj, ajo jep 5 000 lekë);

  36. këto 5 000 lekë janë përdorur në blerjen e një elementi të aktivit (një aktiv të qëndrueshëm), që është elementi që merr, poli i mbërritjes, destinacioni i tij. Pra,burimi 5 000 lekë do të rregjistrohet në kolonën e djathtë në llogarinë banka, dhe në kolonën e majtë, përdorimi i tij në aktive të qëndrueshme për të njejtën vlerë. DITARI Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar, do të hidhet në librin e madh në llogaritë në formë T-je me të njejtin emërtim. Llogarinë Banka, duke qenë tashmë e hapur në rregjistrimet e mëparshme, nuk është e nevojshme ta hapim përsëri. Nga ana tjetër, do të duhet të hapim llogarinë aktive të qëndrueshme, që nuk ekzistonte deri tani;

  37. Llogaria Aktive A.Gjata Llogaria Kapital Llogaria Banka Llogaria Huamarrje 4- Realizimi i një transaksioni shitje shërbimesh me para në dorë 800 lekë Rregistrimi në ditar: Gjatë këtij veprimi, zëri në origjinë të fluksit, ai që përfaqëson polin e nisjes, burimin e njësisë ekonomike, është shitja e shërbimit, i cili n.q.se nuk do të ekzistonte, nuk do t’i lejonte njësisë ekonomike të arkëtonte një shumë parash. Destinacioni, përdorimi i këtij burimi, poli i mbërritjes së këtij fluksi, ai që merr, këtu është banka, që arkëton 800 lekë nga shitja. Pra, burimi 800 lekë do të rregjistrohet në kolonën e djathtë në llogarinë shitje shërbimesh, dhe në kolonën e majtë, përdorimi i tij në llogarinë banka për të njejtën vlerë:

  38. DITARI Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar, do të hidhet në librin e madh në llogaritë në formë T-je me të njejtin emërtim. Llogarinë Banka, duke qenë tashmë e hapur në rregjistrimet e mëparshme, nuk është e nevojshme ta hapim përsëri. Nga ana tjetër, do të duhet të hapim llogarinë të ardhura shërbimesh, që nuk ekzistonte deri tani; Llogaria aktive afatgjata Llogaria Kapital Llogaria te ardh.sherbi Llogaria Banka Llogaria Huamarrje

  39. 5- Blerja e lëndëve të para me para në dorë për 300 lekë Rregjistrimi në ditar: Gjatë këtij transaksioni blerjeje, zëri në origjinë të fluksit, ai që përfaqëson polin e nisjes, ai që jep, është banka (banka jep nga vetja 300 lekë); poli i mbërritjes së këtij këmbimi, destinacioni i i fluksit është konstatimi i një përdorimi, blerja e lëndëve të para të nevojshme për realizimin e aktivitetit. Pra,burimi 300 lekë do të rregjistrohet në kolonën e djathtë në llogarinë banka, dhe në kolonën e majtë, përdorimi i tij në llogarinë blerje lëndësh të para: DITARI

  40. Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar, do të hidhet në librin e madh duke përdorur llogaritë e nevojshme për këtë veprim. Këtu, sikurse më parë, llogarinë Banka, duke qenë tashmë e hapur në rregjistrimet e mëparshme, nuk është e nevojshme ta hapim përsëri. Nga ana tjetër, do të duhet të hapim llogarinë blerje lëndësh të para, që nuk ekzistonte deri tani; Llogaria aktive afatgjata Llogaria Kapital Llogaria te ardh.sherbi Blerje L.Para Llogaria Banka Llogaria Huamarrje 6- Realizimi i një shitje shërbimesh për 1 000 lekë me likuidim të mëvonshëm Rregjistrimi në ditar: Gjatë këtij veprimi, zëri në origjinë të fluksit, ai që përfaqëson polin e nisjes, burimin e njësisë ekonomike, sikurse në rregjistrimin nr 4, është realizimi i një shitje me likujdim të mëvonshëm.

  41. DITARI Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar, do të hidhet në librin e madh duke përdorur llogaritë e nevojshme për këtë veprim. Këtu, sikurse më parë, llogaritë e hapura në rregjistrimet e mëparshme, nuk është e nevojshme t’i hapim përsëri. Nga ana tjetër, do të duhet të hapim llogarinë e klientëve në debi, që nuk ekzistonte deri tani; Llogaria aktive afatgjata Llogaria Kapital Llogaria te ardh.sherbi Llogaria Banka Llogaria Huamarrje Llogaria Kliente

  42. 7- Konstatimi i një siguracioni makine për 200 lekë me likuidim të mëvonshëm Rregjistrimi në ditar: Gjatë këtij veprimi, zëri në origjinë të fluksit, ai që përfaqëson polin e nisjes, burimin, ai që jep, është furnitori i sigurimit (këtu,furnitori i jep besimin e tij njësisë ekonomike) dhe njësia ekononomike e përdor këtë besim në konstatimin e blerjes së një siguracioni . Pra, burimi 200 lekë do të rregjistrohet në kolonën e djathtë në llogarinë furnitorë, dhe në kolonën e majtë, përdorimi i tij në llogarinë siguracione, që përfaqëson një shpenzim të ri për njësinë ekonomike: DITARI

  43. Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar, do të hidhet në librin e madh duke përdorur llogaritë e nevojshme për këtë veprim. Këtu, sikurse më parë, llogaritë e hapura në rregjistrimet e mëparshme, nuk është e nevojshme t’i hapim përsëri. Nga ana tjetër, do të duhet të hapim dy llogari të reja lidhur me këtë rregjistrim,të cilat nuk ekzistojnë ende në kontabilitet, që janë furnitorë dhe siguracione (shpenzime për siguracionin); Llogaria aktive afatgjata Llogaria Kapital Llogaria te ardh.sherbi Blerje L.Para Llogaria Banka Llogaria Huamarrje Blerje siguracione Llogaria Furnitore 8- Arkëtimi i gjysmës së detyrimit nga klienti (500 lekë) Rregjistrimi në ditar: Gjatë këtij veprimi, origjina e lëvizjes, poli i nisjes së fluksit, burimi, ai që jep, është klienti, që jep 500 lekë; poli i mbërritjes, destinacioni, ai që merr është banka që arkëton 500 lekë korresponduese. Pra, burimi 500 lekë do të rregjistrohet në kolonën e djathtë në llogarinë klientë, dhe në kolonën e majtë, përdorimi i tij në llogarinë banka, për të njejtën vlerë:

  44. DITARI Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar, do të hidhet në librin e madh duke përdorur llogaritë e nevojshme për këtë veprim. Këtu, sikurse më parë, llogaritë e hapura në rregjistrimet e mëparshme, nuk është e nevojshme t’i hapim përsëri. Nuk do të ketë hapje llogarish të reja gjatë këtij rregjistrimi, meqenëse llogaritë banka dhe klientë ekzistojnë tashmë; Llogaria Kapital Llogaria te ardh.sherbi Llogaria aktive afatgjata Llogaria Huamarrje Llogaria Banka Llogaria Kliente Blerje l.para Llogaria Furnitore Blerje siguracione

  45. 9- Pagesa e gjysmës së detyrimit furnitorit (100 lekë) Rregjistrimi në ditar: Gjatë këtij veprimi, origjina e lëvizjes, poli i nisjes së fluksit, ai që jep, është banka e cila jep nga vetja e saj 100 lekë; poli i mbërritjes, destinacioni, ai që merr, është furnitori, i cili merr 100 lekë. Pra,burimi 100 lekë do të rregjistrohet në kolonën e djathtë, në llogarinë banka, dhe në kolonën e majtë, përdorimi i tij në llogarinë furnitorë, që merr 100 lekë: DITARI Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar, do të hidhet në librin e madh duke përdorur llogaritë e nevojshme për këtë veprim. Këtu, sikurse më parë, llogaritë e hapura në rregjistrimet e mëparshme, nuk është e nevojshme t’i hapim përsëri. Nuk do të ketë hapje llogarish të reja gjatë këtij rregjistrimi, meqenëse llogaritë banka dhe furnitorë ekzistojnë tashmë;

  46. Llogaria aktive afatgjata Llogaria Kapital Llogaria te ardh.sherbi Llogaria Banka Llogaria Huamarrje Blerje L.Para Llogaria Kliente Blerje siguracione Llogaria Furnitore 10- Pagesë huaje për 110 lekë të ndarë në 100 (pjesa e huasë) dhe 10 interesa. Rregjistrimi në ditar: Gjatë këtij veprimi, origjina e lëvizjes, poli i nisjes së fluksit, ai që jep, është banka e cila jep nga gjëndja e saj 110 lekë; poli i mbërritjes, destinacioni, ai që merr, do të ndahet (sikurse e pamë gjatë variacioneve të bilancit) në dy zëra: hua për shumën 100 dhe shpenzim interesash për shumën 10. Pra,burimi 110 lekë do të rregjistrohet në kolonën e djathtë në llogarinë banka që jep, dhe në kolonën e majtë, përdorimi i tij d.m.th. nga njëra anë llogaria hua (borxh financiar ) që merr, dhe shpenzime financiare, që duhet të krijohet:

  47. DITARI Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar, do të hidhet në librin e madh duke përdorur llogaritë e nevojshme për këtë veprim. Këtu, sikurse më parë, llogaritë e hapura në rregjistrimet e mëparshme, nuk është e nevojshme t’i hapim përsëri. Nga ana tjetër, do të duhet të hapim llogarinë shpenzime financiare,e cila nuk ekzistonte deri tani.

  48. Llogaria aktive afatgjata Llogaria Kapital Llogaria te ardh.sherbi Llogaria Banka Llogaria Huamarrje Blerje L.Para Llogaria Kliente Blerje siguracione Llogaria Furnitore Shpenzime financiare 10) 10 11- Llogaritet amortizimi i AAGJ për 150 lekë. Rregjistrimi në ditar: Gjatë këtij veprimi, origjina e lëvizjes, poli i nisjes së fluksit, ai që jep, është makina, aktivi i qëndrueshëm që jep nga vetja e tij 150 lekë për amortizim gjatë prodhimit; poli i mbërritjes, destinacioni, përdorimi, do të jetë konstatimi i një shpenzimi shtesë për njësinë ekonomike, që është një konsumim i “brendshëm”: shpenzim për amortizimin e makinës. Pra,burimi 150 lekë do të rregjistrohet në kolonën e djathtë në llogarinë aktive të qëndrueshme që jep, dhe në kolonën e majtë, përdorimi i tij d.m.th. shpenzimi i amortizimit. Për lehtësi, për këtë rregjistrim, origjina e lëvizjes është caktuar direkt në zërin aktive të qëndrueshme; së fundi do të shohim që për këtë efekt do të krijohet një zë specifik.

  49. DITARI Shpërndarja në librin e madh: Rregjistrimi i bërë në ditar, do të hidhet në librin e madh duke përdorur llogaritë e nevojshme për këtë veprim. Këtu, sikurse më parë, llogaritë e hapura në rregjistrimet e mëparshme, nuk është e nevojshme t’i hapim përsëri. Nga ana tjetër, do të duhet të hapim llogarinë shpenzim për amortizim, e cila nuk ekzistonte deri tani.

  50. Llogaria aktive afatgjata Llogaria Kapital Llogaria te ardh.sherbi Llogaria Banka Llogaria Huamarrje Blerje L.Para Llogaria Kliente Blerje siguracione Llogaria Furnitore Shpenzime financiare Shpenzime amortizimi 10) 110 11) 150 12- Bëhet inventari i lëndëve të para dhe gjënden të papërdorura 40 lekë Rregjistrimi në ditar: Gjatë këtij veprimi, origjina e lëvizjes, poli i nisjes së fluksit, ai që jep, është zëri i blerjes së lëndëve të para, që do të zbritet 40 lekë , meqenëse këto lëndë nuk janë konsumuar akoma për prodhimin; poli i mbërritjes, destinacioni, përdorimi, do të jetë konstatimi në aktivin e njësisë ekonomike, i pronësisë së inventarit të pakonsumuar gjatë ushtrimit kontabël dhe që do të përdoret në fund. Pra, burimi 40 lekë do të rregjistrohet në kolonën e djathtë në llogarinë e krijuar specifikisht për këtë efekt: ndryshimi i gjëndjes së inventarit, dhe në kolonën e majtë, përdorimi i tij (gjendja e inventarit të papërdorur) në llogarinë inventari i lëndëve të para.

More Related