780 likes | 1.11k Views
4. Kompletimi i ciklit të kontabilitetit. Cikli i kontabilitetit. Cikli i kontabilitetit është proces sipas të cilit kontabilistët përgatitin raportet financiare të një kompanie për një periudhë specifike kohore. Cikli i kontabilitetit.
E N D
4 Kompletimi i ciklit të kontabilitetit
Cikli i kontabilitetit • Cikli i kontabilitetit është proces sipas të cilit kontabilistët përgatitin raportet financiare të një kompanie për një periudhë specifike kohore.
Cikli i kontabilitetit • Për bizneset e reja, cikli fillon me hapjen e llogarive të reja, • Për bizneset ekzistuese, fillon me bartjen e balancave (gjendjeve, saldove) nga periudha e kaluar.
Llogaria T Emri Debi Kredi Totali Debi Mbledh hyrjet secilës anë Nëse shuma në të majtë është më e madhe, llogaria kabalancë (gjendje) debitore
Llogaria T Emri Debi Kredi Totali kredi Mbledh hyrjet në secilën anë Nëse shuma në të djathtë është më e madhe, atëherë llogaria kabalancë kreditore
Debitëdhe kreditë Asetet = Detyrimet + Ekuiteti i pronarëve DR CR DR CR DR CR (+) (-) (-) (+) (-) (+) Balancë Balancë Balancë debitore kreditore kreditore
Hapat bazik të ciklit të kontabilitetit • Hapat bazik: • Krijimi i dokumenteve • Analizimi i transaksioneve • Regjistrimi në ditar • Përcaktimi i balancës së llogarisë • Regjistrimi dhe transferimi i zërave në llogarinë T,
Hapat bazik të ciklit të kontabilitetit • Regjistrimi dhe rregullimi i zërave të parapagimeve dhe akrualet • Rregullimi i bilancit vërtetues • Përgatitja e pasqyrave financiar • Mbyllja e librave përmes transferimit të balanceve të llogarive të përkohshme • Bilanci vërtetues pas mbylljes së librave në tërësi.
E ardhura Shpenzimet Koncepti i përputhjes
Njohja e të ardhurave dhe shpenzimeve • Njohja e të ardhurave Ne kemi shpërndarë produktin te konsumatori, andaj mendojmё se duhet të regjistrojmё të ardhurën e fituar
Përmbledhje e shpenzimeve Qiraja Derivatet Reklamat Pagat Shërb. publike dhe . . . . €1,000 500 2,000 3,000 450 . . . . Njohja e të ardhurave dhe shpenzimeve • Njohja e të ardhurave • Përputhja Tani pasi që kemi njohur të ardhurën, të shohim se cilat janë shpenzimet e shkaktuara për krijimin e të ardhurës
Raportimi i të ardhurave dhe shpenzimeve Dy metoda Baza cash e kontabilitetit Baza akruale e kontabilitetit
Sipas bazës cash për konceptin e periudhës së kontabilitetit, të ardhurat dhe shpenzimet raportohen në pasqyrën financiare në periudhën në të cilën janë pranuar apo paguar paratë.
Sipas bazës akruale për konceptin e periudhës kontabël, të ardhurat dhe shpenzimet raportohen në pasqyrën e të ardhurave në periudhën në të cilën janë fituar.
Baza akruale e kontabilitetit • E ardhura raportohet kur fitohet • Shpenzimet raportohen kur shkaktohen • Bashkërendim i drejtë i të ardhurave dhe shpenzimeve në përcaktimin e neto të hyrës • Kërkon regjistrimet rregulluese në fund të periudhës
GAAP - JO Kontabiliteti Baza akruale apo baza cash Baza akruale E ardhura njihet kur fitohet dhe shpenzimi kur shkaktohet. Baza cash E ardhura njihet kur merret paraja dhe shpenzimi kur paguhet paraja. GAAP
Baza akruale apo baza cash • Shembull: • Gjatë vitit 2005 “Lesna” i ka faturuar klientit të saj shumën prej 148.000 €. Më 31 dhjetor, ajo ka pranuar 121.000 €, ndërsa 27.000 € kanë mbetur të pranohen në vitin 2006. Shpenzimet e tërësishme gjatë vitit 2005 ishin 131.000 €, kurse prej kësaj shume, 31.000 € nuk janë paguar ende më 31 dhjetor 2005. • Si përcaktohet e ardhura neto sipas të dy metodave:
Baza akruale apo baza cash • Si e shpjegoni diferencën prej 4.000 € (21.000 – 17.000)? • Sipas bazës cash kompania do të raportoj vetëm 121.000 € cash pranime (të ardhura), • Sipas bazës akruale, kompania do të raportoj 148.000 € të ardhura (aq sa ka realizuar edhe pse jo tërësisht të arkëtuara).
Raportimi i të ardhurave dhe shpenzimeve • E ardhura shpreh rrjedhjen e aseteve nga shpërndarja apo prodhimi i mallrave, kryerja e shërbimeve apo veprimtarive të tjera që një kompani e caktuar është në gjendje të bëjë brenda një periudhe të caktuar kohore fiskale. • E ardhura regjistrohet kur plotësohen dy kritere kryesore: • Procesi i fitimit kryesisht është i kompletuar, përgjithësisht shitja është bërë apo shërbimi është kryer, • Paraja gjithashtu është e grumbulluar apo grumbullimi është shtyrë me arsye.
Raportimi i të ardhurave dhe shpenzimeve • Si mund të ndahen të ardhurat? • E ardhura akruale • E ardhura e shtyrë Nga aspekti i raporteve financiare: • E ardhura operative • E ardhura jo operative
Raportimi i të ardhurave dhe shpenzimeve • Shpenzimet janë derdhjet apo shfrytëzimi i aseteve, shkaktimi i detyrimeve nga shpërndarja apo prodhimi i mallrave, kryerja e shërbimeve apo i veprimtarive tjera. • Ato mund të paraqiten si: • Shpenzime rrjedhëse, • Shpenzime të parapaguara • Shpenzime të shtyra
Raportimi i të ardhurave dhe shpenzimeve • Diferenca në mes të ardhurave dhe shpenzimeve shprehet përmes fitimit përkatësisht humbjes. • E ardhura neto paraqet ndryshimin në ekuitet të kompanisë gjatë periudhës nga transaksionet apo ngjarjet dhe rrethanat tjera, apo diferencën në mes të ardhurës dhe shpenzimeve. Zakonisht është e njohur si fitim neto apo profit, apo nëse është negativ si humbje neto. • Fitimet paraqesin rritje në ekuitet nga transaksionet, ngjarjet periferike apo të rastësishme, • Humbjet parqesin zbritje në ekuitet nga transaksionet, ngjarjet periferike apo të rastësishme,
Global Consulting Transaksionet për shpenzimet Më 26 shkurt, Global Consulting dërgoi çekun prej €600 për pagesën e qirasë së marsit për ndërtesën e marrë me qira.
Shpenzimet e parapaguara Qiraja e parapaguar është një shembull i llogarisë shpenzimeve të parapaguara, e cila poashtu është një llogari asetesh që identifikon një burim që është paguar por që ende është I papërdorur.
Shpenzimet e parapaguara Nga fundi i marsit shërbimi i qirasë konsumohet dhe shpenzimi duhet të regjistrohet.
Shpenzimet e parapaguara • Supozojmë se ju keni blerë polisën e sigurimit më 1 janar 2006 në shumën prej 900 €, për periudhën njëvjeçare. Më 1 janar do të paraqitet ky regjistrim:
Shpenzimet e parapaguara • Çfarë do të ishte regjistrimi rregullues më 31 dhjetor 2006?
Shpenzimet e parapaguara • Regjistrimet e mësipërme tregojnë që një aset (paraja) është ndërruar me një aset tjetër (parapagimi...). Gjatë periudhës së shfrytëzimit të asetit të dytë, për secilin muaj, ky aset krediton duke debituar shpenzimi (i qirasë, sigurimit etj.).
Shpenzimet e shtyra Shpenzimet e shtyra rezultojnë kur shpenzimet njihen pas pagimit të parave. Shpenzimet rrjedhëse rezultojnë kur shpenzimet njihenparapagesës së parave.
Shpenzimet e shtyra Më 16 shkurt, Global Consulting bleu €400 furnizime (material për zyre) me kredi (me afat pagese).
Shpenzimet e shtyra Llogaria e pagueshme është një llogari huaje që identifikon një detyrim për t’u paguar në të ardhmen e afërt.
Shpenzimet e shtyra Më 28 shkurt kompania ka konsumuar të gjitha këto furnizime.
Shpenzimet e shtyra Ky transaksion regjistron shpenzimin në periudhën fiskale në të cilën u konsumuan burimet.
Shpenzimet e shtyra Më 15 mars, Global Consultingdërgoi çekun prej €400 furnizuesit.
Shpenzimet e shtyra Shembull: Kompania ka llogaritur pagat e punëtorëve në fund të muajit të tanishëm në shumën prej 3.500 €, për t’i paguar ato në fillim të muajit të ardhshëm.
Shpenzimet e shtyra • Me rastin e pagesës në fillim të muajit vijues:
Të ardhurat e shtyra Më 1 dhjetor, konsumatori paguan € 2,250parapagim për shërbime tremujore të dizajnimit të oborrit.
Të ardhurat e pafituara(të shtyra)janë llogari detyrimi që rezulton kur një kompani merr nga një konsumator për mallrat dhe shërbimet që do të jepen në të ardhmen. Të ardhurat e shtyra • Më 1 dhjetor, konsumatori ka paguar 2.250 € për shërbime tremujore të dizajnimit të një oborri. Projektuesi regjistron këtë transaksion:
Ardi Co Të ardhurat e shtyra Të ardhurat njihen kur shërbimi është kryer.
Të ardhurat e shtyra • Më 31 dhjetor projektuesi regjistron të ardhurat e realizuara për muajin dhjetor:
Ardi Co Ardi Co Ardi Co Të ardhurat rrjedhëse (akrule) Më 12 shkurt, 2006, Global Consulting shet kutitë me biskota (kosto €400) konsumatorit për €600 me afat pagese (kredi).
Llogari e arkëtueshme është një llogari asetesh që rritet kur mallrat shiten me kredi. Të ardhurat rrjedhëse Regjistrimi i dytë tregon koston e biskotave dhe zvogëlimin e mallit.
Të ardhurat rrjedhëse Transaksioni i shitjes është i lidhur me një transaksion të dytë që ndodhi me 10 mars, kur konsumatori pagoi për mallin.
Të ardhurat rrjedhëse E ardhura nuk njihet si e tillë në kohën kur merren paratë, pasi që ajo është e njohur në momentin kur janë shitur mallrat.
Hyrjet rregulluese dhe mbyllëse në fund të një periudhe fiskale.
Pse kryejmë regjistrimet rregulluese? Regjistrimet rregulluese kërkohen në fund të secilës periudhë kontabël sipas bazës akruale të kontabilitetit, kryesisht për të përgatitur pasqyrat financiare. • Për të sjellë llogaritë e bilancit në gjendje rrjedhëse. • Për të reflektuar shumat e drejta të të ardhurave dhe shpenzimeve në pasqyrën e të ardhurave.
Llojet e regjistrimeve rregulluese Secili regjistrim rregullues përherë përfshinë së paku një llogari të pasqyrës së të ardhurave dhe një llogari të bilancit të gjendjes. Regjistrimet rregulluese kurr nuk përfshijnë paranë