60 likes | 228 Views
Kapacitetet qeverisëse dhe administrative të institucioneve për punësim në Kosovë Punëtoria “Punësimi i të rinjëve në Kosovë” Prishtinë 16 shtator 2008. Objektivi i studimit:
E N D
Kapacitetet qeverisëse dhe administrative të institucioneve për punësim në Kosovë Punëtoria “Punësimi i të rinjëve në Kosovë” Prishtinë 16 shtator 2008
Objektivi i studimit: Kapacitetet administrative të organeve të punësimit dhe nevojat për zhvillimin e kapaciteteve që përkojnë më katër fushat kyçe të ciklit të politikave: Programimin– Menaxhimin- Implementimin- Monitorimin dhe vlerësimin Në kuadër të të gjitha cikleve të politikave, ne shqyrtuam elementet vijuese: Strukturën e Institucioneve – resurset njerëzore – sistemin dhe mjetet Metodologjia Vetë-vlerësimet me ekspert lokal që kanë vepruar si moderator të jashtëm, vlerësim nga zyra dhe intervista (përfshirë grupet e fokusit)
Institucionet e përfshira • Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) • Shërbimet Publike të Punësimit duke qenë pjesë e ministrisë • Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) • Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) • Zyra Komunale e Punësimit (ZKP) • Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) • Partnerët social në nivelin nacional • Shoqëria Civile • Palët tjerë me interes kyç (veçanërisht ata që merren me punësimin e të rinjve).
Rezultatet kryesore Ku janë zotësitë? • Strukturat ekzistojnë (që përkojnë me institucionet); • Disa (draft) strategji dhe ligje (korniza ligjore) janë përpunuar • Është përfituar në përvojë (p.sh. nga pjesëmarrja në grupe të ndryshme punuese në nivelet ndër-ministrore, nga pjesëmarrja në PFPAT (ALMPs) të implementuar nga UNDP në nivel të SHPP); • Sistemi dhe mjetet janë zhvilluar/shpërndarë (p.sh. SMI sistemi; procedurat për regjistrimin e të papunëve, ndërmjetësimi në punësim, këshillimet; Sistemet Informative për Tregun e Punës janë zhvilluar - Kos-Esetia).
Rezultatet kryesore Ku janë dobësitë? • Shumica e strategjive dhe ligjeve kanë mbetur pezull (nuk ka bazë legale për PFPAT (ALMPs)); Angazhim i dobët politik; • Implementimi dhe menaxhimi janë fazat më të dobëta të ciklit të politikave ku SHPP nuk janë në pozitë të ofrojnë ndihmë shumicës së papunëve; • Mungesa e vizionit të qartë se kah dhe si të shkohet (për institucionet dhe për sektorët) • Monitorimi dhe vlerësimi janë zhvilluar më së paku (është humbur mundësia të përfitohet nga përvoja); • Strukturat organizative nuk janë tërësisht funksionale, ndarja e përgjegjësive nuk është e qartë gjithherë, bashkëpunim i dobët ndër-ministror (mungesa e vazhdimësisë dhe synergjisë), përfshirje e dobët e partnerëve social; • Elementi më i dobët në të gjitha fazat e ciklit të politikave janë resurset njerëzore në lidhje me numrin dhe shkathtësitë; Disa mungesa ekzistojnë në menaxhimin dhe zhvillimin e resurseve njerëzore (p.sh. trajnimi i stafit në bazë ad hoc); • Sistemi dhe mjetet nuk janë tërësisht operative ndërsa disa mungojnë; • Fondet janë të pamjaftueshme.
Çfarë duhet? • Programimi– zhvillimi i një bashkëpunimi më të fuqishëm dhe të vazhdueshëm ndër-ministror, ndarje më e mirë e përgjegjësive, numër më i madh i njerëzve të caktuar për aktivitete programore, më tepër trajnime, zhvillimi i udhëzimeve dhe procedurave • Menaxhimi – Reforma e SHPP • Menaxhimi, implementimi, monitorimi dhe vlerësimi – menaxhim më i mirë i resurseve njerëzore, trajnimet për stafin, shfrytëzim më i mirë dhe përmirësim i sistemit dhe mjeteve (përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e planeve dhe procedurave) • Më shumë fonde, angazhim më i madh politik • Kushte ekonomike më të favorshme me numër më të madh të vendeve të krijuara të punës