490 likes | 1.58k Views
Njohuri për instalimet elektrike. Nxënësi : Arlind Krasniqi Arsimtari : Muhamer Ujkani IX/9 Produced by: AKRA- Krasniqi. Tema: Njohuri të përgjithshme për instalimet elektrike.
E N D
Njohuri për instalimet elektrike Nxënësi: ArlindKrasniqi Arsimtari: MuhamerUjkani IX/9 Produced by: AKRA-Krasniqi
Tema: Njohuri të përgjithshme për instalimet elektrike Informacion teorik Me sigurim teknik do të kuptojmë të gjitha masat paraprake që duhet të merren dhe të zbatohen nga punonjësit për të kryer punë me cilësi, pa rreziqe dhe pa aksidente.Për sigurimin teknik të punonjësve në çfarëdo lloj pune dhe profili ka rregullore të posaçme, të cilat duhet të zbatohen me përpikëri dhe pa lëshime. Për të kryer instalime elektrike, riparimin dhe shfrytëzimin e tyre, duhet të njihen dhe të zbatohen disa rregulla, në mënyrë që të shmangen goditjet elektrike dhe traumat elektrike.
Goditja elektrike ndodh në rastin kur trupi i njeriut përshkohet nga rryma elektrike sepse ai prek përcjellësin e instalimit elektrik. Goditja elektrike e dëmton organizmin në tërësi. Traumat elektrike janë dëmtimet që shkaktohen në trupin e njeriut për shkak të veprimit të rrymës elektrike. Në mënyrë që të shmangim traumat apo goditjet elektrike, duhen njohur vlerat e tensionit të parrezikshëm dhe ato të rrezikshme, gjithashtu dhe masat që duhen marrë për një mbrojtje sa më të sigurt.
Vlerat e tensionit 12V, 36V dhe 65V janë quajtur si të parrezikshme.
Masat mbrojtëse në instalimet elektrike Për të garantuar një sigurim teknik të plotë të njerzëve që punojnë me instalime të ndryshme elektrike, merren masa mbrojtëse me karakter teknik dhe organizativ.
Masat mbrojtëse me karakter teknik Për të mënjanuar prekjen aksidentale të pjesëve të zhveshura të instalimeve elektrike bëhet vendosja e tyre në lartësi të paarritshme, mbyllja dhe rrethimi i tyre. Për t’u mbrojtur nga rreziku i humbjes së orientimit dhe vëmendjes gjatë shërbimit, remontit apo provave të instalimeve elektrike, përdoren mbishkrimet dhe sinjalizimet. Mbishkrimet ndihmojnë për të dalluar qarkun e veçantë të një instalimi. Në vend të tyre përdoren shkronja, numra, ngjyra.
Sinjalizimet bëhen me llamba, të cilat tregojnë praninë apo mungesën e tensionit në pjesë të veçanta të instalimeve elektrike. P.sh., llamba e ndezur tregon praninë e tensionit, llamba e shuar tregon mungesën e tij. Tjetër lloj sinjalizimi është ai që realizohet me vendosjen e tabelave me mbishkrime me shkronja të mëdha me ngjyrë të kuqe, si: 1.KUJDES! RREZIK VDEKJEJE! 2. MOS E KYÇNI ÇELËSIN! 3. PUNOJNË NJERËZ! Aparatet portative të dorës përgatiten me tensione të ulëta pune (12V ose 36V), kurse pjesët rrymësjellëse janë të mbyllura.
Për t’u mbrojtur nga djegiet, përdoren syze, dorëza, si dhe mëngë e rroba që prodhohen prej materiali jorrymëpërcjellës, kurse për t’u mbrojtur nga rrëzimi përdoren breza e shkallë sigurimi.
Masat mbrojtëse me karakter organizativ Me kalimin e kohës ndodh procesi i vjetërimit të izolimit dhe i dëmtimeve të pavërejtura, të cilat shkaktojnë keqësimin e instalimeve dhe të pajisjeve të ndryshme elektrike. Më pas ato mund të bëhen shkak i rrezikut për jetën e njerëzve që punojnë. Për këtë arsye, në mënyrë periodike ndryshohet kontrolli dhe rimonti sistematik i pajisjeve elektrike nga punonjës të kualifikuar. Për të pasur një sigurim më të lartë ndaj aksidenteve, përdoren edhe mjete mbrojtëse. Si mjet mbrojtës përdore mbështetja izoluese, tapeti prej gome, galloshet dielektrike dhe dorëzat e gomës. Për mbrojtjen e syve nga harku elektrik përdoren syzet mbrojtëse.
Dhënia e ndihmës së parë në rast aksidenti • Çfarë duhet të bëjmë kur njeriu ka rënë nën tension? • Në radhë të parë duhet të shkëputet tensioni, duke hequr siguresat ose duke hapur çelësin që është afër, ose duke e larguar me anën e një rrobe të thatë ose të një shkopi druri. Pasi të jetë çliruar i godituri nga tensioni, hapen shpejt dritaret, lirohen shpejt pjesët e veshjeve që i pengojnë frymëmarrjen ose i vështirësojn qarkullimin e gjakut. i dëmtuari lihet shtrirë dhe menjëherë kërkohet ndihmë mjekësore.
Në rast se dikush është goditur rëndë nga tensioni dhe goja është e shtrënguar fort, për t’ia hapur veprohet tek nofullat e poshtme si në fig. 1.1. Goja e të goditurit duhet tëmbahet hapur dhe gjuha jashtë, duke i futur midis dy dhëmballëve të pasme një lugë ose një laps. Ai që i jep ndihmën e parë të dëmtuarit, ia kalon dorën nën kokë, për t’ia përkulur prapa dhe bën frymëmarrjen artificiale me të dëmtuarin. Gjatë të cilës duhet përdorur garzat. Mbas 10 frymëmarrjesh i bëhen 4-6 masazhe për nxitjen e zemrës, duke rënduar me të dy duart në pjesën
e zbrazët nga ana e përparm (fig. 1.3). Koha e lëvizjes duhet të jetë e barabartë me rrahjet e zemrës në gjendje qetësie.
Matja e intensitetit të rrymës elektrike Rryma elektrike karakterizohet nga disa madhësi, të cilat janë: 1. Intensiteti i rrymës elektrike(I), njësia matëse e të cilit është amperi (A). 2. Tensioni i rrymës elektrike(U), njësia matëse e të cilit është volti (V). Intensiteti i rrymës elektrike matet me ampermetër. Për të kryer matjen e rrymës, ampermetri lidhet në seri në qarkun elektrik (fig 1.4).
Në brendësi ampermetrat kanë një bobinë me rezistencë të brenshme shumë të vogël, si dhe mekanizmin matës, që përfundon me shigjetën treguese. Sa më e madhe të jetë rryma që kalon në qark, pra dhe në ampermetër, aq më tepër zhvendoset shigjeta treguese dhe anasjelltas. Shigjeta treguese lëviz sipër shkallëzimit të aparatit që është vizatuar mbi kutinë e tij.
Ampermetri, siç përmendëm më lart, ndërtohen me rezistencë të brendshme shumë të vogël dhe për rrymë nominale p.sh. Deri në 5A, që, në këtë rast, është pra dhe rryma më e madhe që mund të matim. Për të matur rrymë më të madhe 5A, ampermetri pajisjet me një rezistencë shumë të vogël, që quhet shunt, i cili lidhet në paralel me ampermetrin dhe vendoset brenda kutisë së aparatit. Në praktikë ndërtohen shunte me vlera të ndryshme, që, me të njëjtin aparat, krijojnë mundësinë për të kryer matje me vlera të ndryshme rryme, p.sh.: 10A, 25A, 100A etj.
Matja e tensionit elektrik Tensioni elektrik matet me voltmetër. Për matjen e tensionit voltmetri lidhet në paralel me pajisjen që do t’i matet tensioni elektrik (fig. 1.5).
Edhe volmetrat kanë në brendësi një bobinë, por me rezistencë shumë të vogël, si dhe mekanizmin matës, që përfundon me shigjetë treguese, e cila lëviz mbi shkallëzimin e aparatit. Sa më i madh të jetë tensioni në qark, aq më tepër do të zhvendoset shigjeta dhe anasjelltas.
Edhe voltmetrat mund ta kenë shkallëzimin me ndarje të baraslarguara nga njëra-tjetra ose që ndryshojnë. Tensioni nominal që mund të matet drejtpërdrejt me voltmetër është p.sh. 100V. Për të matur tensione më të mëdha, aparati pajisjet me rezistencë shtesë me vlera shumë të mëdha (vendoset brenda kutisë), e cila lidhet në seri me bobinën e vetë aparatit. Në të bie pjesa më e madhe e tensionit, kurse bobina e voltmetrit mban një pjesë shumë të vogël të tij.
Në këtë rast, tensioni nominal i aparatit nuk është më 100V, por një vlerë shumë e ndryshme nga kjo (p.sh.: 250V, 500V, 1000V etj.). Për të matur në të njëjtin aparat vlera të ndryshme të tensionit, pra për të zgjeruar kufirin e matjes, përdoren rezistenca shtesë me disa kufij, ku secilës prej tyre i përgjigjet një tension nominal i caktuar.
Avometri Avometri është një aparat universal, me të cilin mund të matim rrymën e vazhduar dhe atë alternative, tensionin e vazhduar dhe atë alternativ, si dhe vlera të ndryshme të rezistencës. Ka avometra që, përveç matjes së madhësive që përmendëm, mund të masin edhe madhësi të tjera elektrike, si: frekuencën, kapacitetin, induktivitetin etj.
Tek avometrat, leximi i madhësive të matura mund të bëhet mbi shkallëzimin e aparatit, kjo në varësi të pozicionit të zhvendosjes së shigjetës treguese. Ka dhe avometra shifrorë a dixhitalë (pa shigjetë treguese), me të cilën vlera e matur jepet drejtpërdrejt në shifra. Në fig. 1.6 jepet pamja e përgjitshme e një avometri me të cilin mund të kryejmë matje të ndryshme. Në mënyrë që avometri të masë vlera të rezistencës, brenda aparatit duhet të ketët ë vendosur një burim rryme të vazhduar (pila).
Në përbërje të fushave të një aparati gjendet edhe shkallëzimi i veçantë për matjen e vlerave të tensionit (të vazhduar dhe alternativ), shkallëzimi për matjen e vlerave të rrymë (të vazhduar dhe alternative) dhe shkallëzimet për matjen e vlerave të rezistencës.
Shkalla për leximin e rezistencës është jo e njëtrajtshme, ku vlera zero (0) ndodhet në të djathtë të saj, kurse shkalla e tensioneve dhe e rrymaave është e njëtrajtshme, ku vlera zero (0) ndodhet në të majtë të saj. Avometri përbëhet nga këto pjesë kryesore: 1. fushat e aparatit dhe shkallëzimet përkatëse; 2. shigjeta treguese; 3. çelësi me shumë pozicione, që zgjedh llojin e madhësisë që do të matet (rrymë, tensioni, rezistencë) dhe bën ndryshimin e kufijve të matjes; 4. foletë për vendosjen e fushave të aparatit; 5. foletë për vendosjen e fushës (+) për matjen e tensioneve deri në 2500V; 6. korrektuesin elektrik për zerimin (çuarjen ë zero) të shkallëa së “Ω”; 7. korrektuesin mekanik për zerimin e shkallës për matjen e vlerave të rrymës dhe tensionit elektrik; 8. kutia e aparatit, zakonisht prej bakeliti.
Megaommetri Ai është një aparat që përdoret për matjen e rezistencave të mëdha. Rezistenca të mëdha janë rezistencat e materialeve izoluese që përdoren për izolimin e makinave elektrike e të kabllove të instalimeve elektrike. Në praktikë bëhet shpesh matja e rezistencës së izolimit ndërmjet dy përcjelësve të një instalimi, rezistenca ndërmjet përcjellësve dhe tokës, të cilat duhet të kenë vlera shumë të mëdha. Rezistenca e izolimi duhet të matet para se instalimi të vihet në shfrytëzim, pas çdo zgjerimi të tij dhe kohë pas kohe gjatë shfrytëzimit. Sipas rregullave të teknikës së shfrytëzimit, matja e rezistencës së izolimit duhet të bëhet me megaommetër me tension sa ai i punës dhe jo i vogël se 100V.
Vlera e rezistencës së izolimit në një instalim ndriçimi elektrik nuk duhet të jetë më e vogël se 1000 Ω për çdo volt tëtensionit të punës. Kështu p.sh., në instalimet me tension pune 220V, ajo duhet të jetë më e madhe se: 220V×1000Ω/V=220 000 Ω Megaometri ka edhe një dinamo (burim tensioni), që rrotullohet me dorë me anën e një dorëze (rreth 120 rrot/min), si dhe mekanizimin e aparatit.
Informacion teorik Përcjellësit janë elemente që shërbejnë: 1.Për kyçjen e instalimeve elektrike të brendshme dhe të jashtme. 2.Për lidhjen e aparateve dhe të pajisjeve të ndryshme elektrike. Përcjellësit mund të jenë të zhveshur ose të veshur me materiale jopërcjellës.
Të parët përdoren për ndërtimin e linjave ajrore, kurse të dytët, kryesisht për instalimet e brendshme. Seksionet tërthore të përcjellësve janë standarde dhe jepen në mm²: 0.5; 0.75; 1; 1.5; 2.5; 4; 6; 10; 25; 35; 70; 95. Materiali i përcjellësit: bakri, alumini dhe çelik-alumini (për linjat ajrore me tension shumë të lartë). Përcjellësit e zhveshur të linjave ajrore thuren në formën e litarit prej metali të vetëm (bakër ose alumin) ose prej çelik-alumin.
Përcjellësit e veshur me izolim përbëhen nga: Bërthama, që është prej materiali përcjellës, të tillë si bakri dhe më rrallë alumini. Veshja izoluese është prej gome të vullkanizuar, por më shpesh prej polivinilkloruri (PVC). Këta lloj përcjellësish përdoren gjerësisht në rrjetet e brendshme elektrike, në ato të ndriçimit e të fuqisë motorike, duke u futur në tubacione të ndryshme (plastmase, metalike), se dhe për lidhjen e aparateve të ndryshme. Izolimi prej PVC-je përdoret gjerësisht për veshjen e përcjellësve, në saje të vetive të larta të tyre, si të: rezistencës mekanike e elektrike, të qëndrueshmërisë ndaj të ftohtit, ndaj agjentëve kimikë e ndaj djegies. Në temperaturë të lartë izolimi prej PVC-je fillon të zbutet. Për të marrë parasysh këtë dukuri, zvogëlohet ngarkesa e lejuar që kalon në përcjellës.
Në fig. 1.7 tregohet përcjellësi paralel i rrafshët me dy dhe tri deje bakri, ku secili prej tyre është i izoluar me PVC. Ky tip përdoret për kryerjen e instalimeve elektrike dhe futet në suva, pa pasur nevojën e tubave. Pra mund të themi se ky tip përcjellësi është më i përshtatshëm pë instalimet e brendshme elektrike. Në fig. 1.8 dhe 1.9 tregohen kordonë të përkulshëm me dy deje bakri me izolim PVC-je: i pari me deje paralele, i dyti me deje të përdredhura.
Të dy tipat e kanë bërthamën prej fijesh të holla bakri të thurura në formë litari dhe përdoren në mjedise të thata për lidhjen e aparateve të ndryshme të zhvendosshme.
Tokëzimi, nulëzimi dhe mënyrat e realizimit të tyre Rënia nën tension në instalimet elektrike në shumicën e rasteve nuk ndodh nga prekja e drejtpërdrejtë e pjesëve rrymëpërcjellëse, por nga prekja e trupave (mbulesave) të aparateve, motorëve elektrikë etj., që në kushte normale nuk ndodhen nën tension, pasi pjesët rrymëpërcjellëse janë të izoluara prej tyre, por marrin tension gjatë prishjes së izolimit. Për të zvogëluar tensionin e prekjes, përdoret tokëzimi dhe nulëzimi mbrojtës. Tokëzimi mbrojtës përdoret në rrjetet trefazore me neutër të izoluar. Tokëzimi mbrojtës quhet lidhja e posaçme me tokën e pjesëve metalike që mund të hyjnë nën tension, për shkak të zolimit.
Në fig. 1.17 tregohet mënyra e realizimit të tokëzimit mbrojtës. Tokëzuesi (1) quhet sendi metalik që vendoset drejtpërdrejt në kontakt me tokën. Në radhë të parë si tokëzues shfrytëzohen konstruksionet metalike të godinave e të pajisjeve që janë në kontakt të mirë me tokën, tubacionet e ujit të vendosur në tokë etj. Nëse s’ka konstruksione të tilla, përdoren tokëzuesit artificialë, që përbëhen prej tubash çeliku me diametër 35 mm-40 mm, me trashësi jo më pak së 3.5 mm.
Neutrizimi mbrojtës përdoret në rrjetet trefazore në neutër të tokëzuar.Neutrizimi mbrojtës quhet lidhja me neutrin e rrjetit e të gjitha pjesëve metalike të një instalimi, që normalisht nuk janë nën tension, por që aksidentalisht mund të bien nën tension. Kur njërës fazë të pajisjeve i prishet izolimi dhe takon me trupin, atëherë ndërmjet fazës dhe përcjellësit të nulëzimit krijohet lidhje e shkurtër. Rryma e madhe e lidhjes së shkurtër e djeg siguresën e fazës së dëmtuar dhe shmang rrezikun e rënies nën tension të njeriut. Por pa përcjellësin e neutrizimit dhe nulin e rrjetit, qarku nuk do të mbyllej në të shkurtër, siguresa nuk do të digjej dhe trupi i pajisjes do të mbetej nën tension.
Ka raste që megjithëse trupi I pajisjes bie nën tension, siguresa nuk digjet dhe tensioni I prekjes në këtë rast është pothuaj sa ai I fazës. Për të zvogëluar tensionin e prekjes, për shkak të mosdjegies së siguresës, krahas nulëzimit përdoret edhe tokëzimi mbrojtës.
Llampat lumineshente Tubat luminishentë, që zëvendësojnë një pjesë të mirë të llambave inkandeshente, kanë dy elektroda të montuara në fundet e tyre. Ata janë të gjatë (deri më 1.2 m) dhe prej qelqi, si dhe të mbushura me një gazë të rrallë nën një presion shumë të vogël, në të cilin është shtuar pak zhivë.
Faqja e brendshme e tubit prej qelqi është veshur me një lëndë fluoreshente, që ka vetinë të transformojë në dritë të dukshme rrezet e padukshme ultravjollcë që dalin gjatë shkarkimit elektrik në llambë, duke rritur pra rendimentin dritësor të llambës. Në krahasim me llambat inkandeshente me të njëjtin harxhim, tubat luminishentë japin dritë rreth tri herë më shumë.
Zgjedhja e tonit të dritës varet nga qëllimi i përdorimit. Shpërndarja e dritës. Nëse matet intensiteti i dritës rreth një tubi luminishent, vërehet se ajo është e njëjtë rreth e rrotull tubave (shih fig. 1.23).
Përkundrazi, nëse matet intesiteti I dritës në drejtimin gjatësor të tubit të qelqit, përfitohet lakorkja vijëndërprerë( shif.fig. 1.24). Shihet se intesiteti më I fotë gjendet pikërisht poshtë mesit të tubit luminishent, ndërsa në të djathtë dhe në të majtë vërehet njëdobësimi madhë I intesitetit të dritë. Kujdesi për mirëmbajtjen e tubave luminishentë është mjaftë I rëndësishëm. Në radhë të parë kërkohet sigurimi I një tensioni konstant prej 220V gjatë ndezjes dhe gjatë shfrytëzimit të tyre.