E N D
Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda:Kontabilitet-AnalizeTema III-te: Rezultatiiaktivitetit, teardhurat, shpenzimetdhekontabilitetin e tyrea- Veprimet per rregullimin e llogarivedherregullatqeduhenzbatuar; veprimetrregulluesekryesoreteardhurattemarra ne avance, shpenzimet e parapaguara; veprimet e mbylljesdherezultatifinanciar; hapatqendiqen per veprimet e mbylljes.
Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.
REZULTATI I AKTIVITETIT, TË ARDHURAT, SHPENZIMET DHE KONTABILITETI I TYRE ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Veprimet për rregulimin e llogarive • Veprimet rregulluese kryesore • Të ardhurat e marra në avancë • Shpenzimet e parapaguara • Veprimet e mbylljes dhe rezultati financiar
Çështja 4-të. Veprimet për rregullimin e llogarive dhe rregullat që duhen zbatuar. Llogaritë japin informacion të saktë vetëm në se në to janë pasqyruar të gjitha efektet dhe veprimet që i përkasin periudhës së raportimit. Për regjistrimin e veprimeve që japin efekt në disa periudha kontabël, lind nevoja e veprimeve kontabile rregulluese në çdo periudhë ushtrimore.Atokonsistojnë në përdorimin e teknikave që synojnë regjistrimin e saktë kontabël të shumave të parave apo të të drejtave e detyrimeve që i përkasin disa periudhave në momentin e konstatimit të tyre . Për këtë arsye kryhen veprime rregulluese të këtyre llogarive. Këto veprime bëhen në mbyllje të periudhës dhe synojnë sigurimin e nje informacioni të saktë për gjendjen financiare dhe rezultatin e periudhës të kontabile. Gjatë periudhës ushtrimore shpenzime dhe të ardhura grumbullohen, por nuk janë regjistruar si të tilla në këtë periudhë. Regjistrimet rregulluese nevojiten pikërisht për të pasqyruar në llogaritë e shpenzimeve dhe të ardhurave të periudhës ushtrimore,atë pjesë që i takon kësaj periudhe. Veprimet rregulluese janë regjistrime në ditari dhe nuk prekin asnjëherë llogaritë e mjeteve monetare. Më posht do të trajtojmë rast pas rasti këto veprime. 1)Të ardhura të marrë(arkëtuara) ose shpenzimi të kryera(paguara) që nuk i përkasin vetëm periudhë ushtrimore.Këto quhen shpenzime të periudhave të ardhshme, ose të parapaguara, si dhe të ardhura të periudhave të ardhshme ose të marra në avancë.
Paraqiten në dy forma: a)Të ardhura të marra (të arkëtuara ose jo) e të regjistruara gjatë një periudhe por, që i takojnë jo vetëm asaj,por edhe periudhave të tjera më pas të (të ardhura të marra në avancë). Të tilla mund të përmenden arkëtimet që bën njësia ekonomike paraprakisht për një shërbim apo ndërtim që do t`a kryejë më vonë (në periudhat e ardhshme), por që u takon disa periudhave ushtrimore. Po kështu mund të përmenden interesat e arkëtuara në avancë për borxhet që ka dhënë njësia ekonomike. Regjistrimi rregullues në këtë rast do prekë një llogari detyrimi dhe një llogari të ardhure. b) Shpenzime të kryera (të paguara ose jo) e të regjistruara në një periudhë, por që i përkasin edhe periudhave të mëvonshme, sepse ndikojnë në realizimin e fitimit edhe të këtyre periudhave. Të tilla mund të jenë shpenzimet e riparimit AAGJ Materiale, qiraja vjetore e parapaguar për një AAGJ Materiale të marrë me qira, shumat e paguara në avancë për sigurimin e pasurisë, etj. Regjistrimi rregullues në këtë rast do të prekë një llogari aktivi dhe një llogari shpenzimi. 2)Të ardhura ose shpenzime që kanë lindur si të tilla, por që s`janë regjistruar ende në kontabilitet. Ato mund të përcaktohen si kuota të hyrjeve ose daljeve të parashikuara, përkatësisht të të ardhurave dhe shpenzimeve, të maturuara ekonomikisht por që shfaqja monetare e tyre (arkëtimi, pagimi), apo njohja e tyre, do të ndodhë në periudhat e mëvonshme.
Paraqiten në dy forma: a) Të ardhura të përfituara gjatë një periudhe kontabël por të paregjistruara ende dhe që do të arkëtohen në periudhat e ardhëshme. Si shembull në këtë rast mund të sillen shërbimet e kryera e të faturuara ndaj klientëve dhe të pa arkëtuara ose të panjohura prej tyre. Po kështu mund të përmenden interesat për t`u arkëtuar për një borxh të dhënë. Regjistrimi rregullues në këtë rast do të prekë një llogari të ardhurash dhe një llogari aktivesh. b) Shpenzime që i takojnë një periudhe kontabël të caktuar (sepse ndikon në realizimin e rezultatit të asaj periudhe), por që nuk janë regjistruar ende. Këtu mund të përmenden pagat e punës të papaguara, shpenzimet për energji elektrike, për telefonë, etj. kur paguhen një herë në dy ose më shumë muaj, interesat e papaguara për borxhet e marra, etj. Regjistrimi rregullues në këtë rast do të prekë një llogari shpenzimi dhe një llogari detyrimi. Poçesi i rregullimit ka të bëjë pikërisht me kryerjen e regjistrimeve rregulluese në lidhje me shpërndarjen periodike (përhapjen kohore) të shpenzimeve dhe të ardhurave sipas periudhave ushtrimore në rezultatin e të cilave ato do të ndikojnë. Këto regjistrime kanë të bëjnë me zbatimin e parimit të kompetencës, i cili kërkon që shpenzimet dhe të ardhurat të pasqyrohen ne rezultatin e periudhës që i takojnë.
4.1 Veprimet rregulluese kryesore. 4.1.1 Të ardhura të marra në avancë. Këto janë të ardhura që janë të maturuara nga ana financiare (të arkëtuara ose të drejta) dhe që nuk janë të maturuara ekonomikisht sepse nuk është kryer shërbimi,ndërtimi ose nuk është shitur malli. Kryerja e këtij shërbimi,ndërtimi ose shitja e mallit një pjesë do të bëhet gjatë periudhës ushtrimore,në periudhën pasardhëse ose në periudhat e tjera që e pasojnë atë. Në këtë rast njësia ekonomike ka një detyrim ndaj të tretëve në dhënie mallrash, prodhimesh apo kryerje shërbimi ndaj tyre. Regjistrimi rregullues që bëhet në këtë rast ka për qëllim, heqjen (shtyrjen e njohjes) nga të ardhurat e periudhës ushtrimore të atyre të ardhurave që do t`i takojnë periudhës ose periudhave të mëvonshme dhe regjistrimin në të ardhurat e periudhës ushtrimore, vetëm të pjesës që i takon asaj periudhe. Regjistrimi i këtyre të ardhurave mund të ilustrohet me shembullin e një njësie ekonomike ndërtimi, të cilat zakonisht marrin në avancë arkëtime (p.sh në fillim të vitit) për prenotimin e bëra nga klient(porositsi) për apartament banimi,ndërkohë që ndërtimi dhe dorëzimi i apartamentit të banimit bëhet pas dy ose më shumë periudha kontabël. Shembull 1:Njësia ekonomike “X” më 1 janar 200X ka arkëtuar nga një klient “y” që ka prenotuar apartament banimi, këstin 1-rë 1.000.000 lekë. Apartamenti i banimit (p.sh 100 m2 ) në bazë të kontratës kushton 5.000.000 lekë, dhe do të përfundojë pas 2 vitesh. Kosto për m2 e apartamentit është 30.000 lekë (kosto plus TVSH 20%), dhe totali i kostos është 3.000.000 lekë (kosto plus TVSH 20%). Në fund të vitit të dytë pasi merr në dorëzim apartamentin kilenti “y” ka derdhur diferencën 4.000.000 lekë.
Veprimi kontabël: a) Veprimi i arkëtimit të parapagimit. Ditari b) Veprimi i kontabilizimit të kostos së ndërtimit(vlera e situacionit). Ditari
c) Veprimi i shitjes së apartamentit (dorëzimi i apartamentit) Veprimi rregullues me të ardhurat. Në të ardhurat do të pasqyrohet vetëm diferenca midis vlerës së shitjes, 5.000.000 lekë dhe kostos së ndërtimit 3.0000.000 lekë (kosto plus TVSH), pra 2.000.000 lekë. Veprimi kontabël: 1) Veprimi i arkëtimit të këstit 4.000.000 lekë (diferenca) Ditari
2) Veprimi i dorëzimit të apartamentit dhe veprimi rregullues në të ardhurat. Ditari Shembull 2: Njësia ekonomike “Y” ka aktivitet dhënie me qira dhe ka në pronësi një qëndër të rëndësishme biznesi. Një qiramarrësi i ka dhënë zyra me qira. Më 01.01.200X arketohet qiraja për dy vjet gjithsej 3.000.000 lekë, qiraja mujore është 125.000 lekë.
Shembull 2:Njësia ekonomike “Y” ka aktivitet dhënie me qira dhe ka në pronësi një qëndër të rëndësishme biznesi. Një qiramarrësi i ka dhënë zyra me qira. Më 01.01.200X ky i ka paguar qiranë për dy vjet gjithsej 3.000.000 lekë, qiraja mujore është 125.000 lekë. Veprimi kontabël: a) Veprimi kontabël i arkëtimit të qirasë. Ditari
a) Veprimi rregulluese në fund të vitit në 31.12.200X Ditari Në mënyrë skematike këto veprime do të paraqiten:
4.2 Shpenzimet e parapaguara. Shpenzime të parapaguara quhen ato shpenzime që paguhen në avancë dhe që u takojnë më shumë se dy periudhave ushtrimore. Këto janë shpenzime që blerja e mallrave,ndërtimi ose realizimi i shërbimeve prej kryerjes së tyre, do të ndodhin në periudhat e ardhshme ushtrimore. Prandaj shpesh ato quhen shpenzime të periudhave të ardhshme ose shpenzime të parapaguara. Karakteristikë kryesore e këtyre shpenzimeve është se ato janë zakonisht të një natyre, dhe që përcaktohen që në kohën e kryerjes. Si të tilla mund të përmenden shpenzimet për qiranë e parapaguar, sigurimi i parapaguar i pasurisë, shpenzimet për materiale zyre,ndërtimi etj. Të natyrës së këtij grupi janë dhe shpenzimet e ndryshme që duhen shpërndarë në disa periudha kontabël, si psh shpenzimet e bëra për riparimet dhe rikonstruksionet e AAGJ Materiale, shpenzimet përgatitore ose të organizimit të njësisë ekonomike, shpenzimet për ndërtimin e ndërtesave të banimit, etj.. Në fund të periudhës kontabël një pjesë (ose e gjitha) e këtyre shpenzimeve, do t`a ketë dhënë efektin e tyre në realizimin e të ardhurave të periudhës, prandaj duhet kaluar si shpenzim i periudhës. Kurse pjesa tjetër e tyre, e pakonsumuar ose që nuk i ka kaluar afati, pra që nuk ndikon në përfitimin e të ardhurave të periudhës, do të mbahet gjendje në llogaritë e aktivit, për t`u shpërndarë në periudhat e ardhshme.
Për këtë arsye del e nevojshme kryerja e regjistrimeve rregulluese për shpërndarjen e këtyre shpenzimeve sipas periudhës që i përkasin. Nëpërmjet këtyre regjistrimeve bëhet e mundur që të hiqen nga shpenzimet e periudhës që mbyllet(periudhës ushtrimore),ato shpenzime që u takojnë periudhave të ardhshme. Në qoftë se në fund të periudhës nuk do të jenë bërë këto regjistrime rregulluese, atëherë bilanci dhe pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve nuk do të paraqesin gjendjen reale të periudhës. Kjo sepse, së pari , aktivet e njësië ekonomike (në zërin shpenzime të parapaguar) do paraqiten të rritura dhe së dyti, shpenzimet e periudhës do të paraqiten të zvogëluara. Si rrjedhojë e kësaj, llogaritë e bilancit dhe të ardhurat neto në pasqyrën e të ardhurave do të paraqiten të mbivlerësuara. Shembull 1: Njësia ekonomike “X”më 01.12.200X për një ndërtesë që ka marrë me qira,ka paguar në avancë qiranë 4 mujore prej 360.000 lekë.
Veprimi kontabël: Ditari Në datën 31.12.200X, njësia ekonomike “X” përgatit bilancin dhe pasqyron në shpenzime vetëm atë pjesë të qirasë që i takon vitit ushtrimor,pra (muajit dhjetor). Llogaritja:360.000 / 4 = 90.000 lekë, 90.000 lekë është pjesa e qirasë që do të pasqyrohet në shpenzimet e periudhës ushtrimore. Veprimi kontabël: Ditari
Në llogari T veprimet e mësipërme do të paraqiteshin: Shënim: Me këtë teknikë kontabilizimi dhe rregullimi të llogarive në fund të periudhës ushtrimore, veprohet dhe për natyra të tjera shpenzimesh të parapaguara, si ato për sigurimin e pasurive, të makinave, për xhirimin e kostos së ndërtimit për m2 te apartamenteve të shitura, etj.
Shembull 2:Në kushtet njësisë ekonomike “X” që ka aktivitet “ndërtim apartamente banimi”, për një periudhë 2-vjeçare ndërton një pallat me sipërfaqje shfrytëzimi 6.000 m2 , vlera e situacioneve të ndërtimit plus TVSH është 168.000.000 lekë. Më 1 janar 200X (fillimi I vitit të 3-të), fillon shitjet e aparatamenteve të banimit dhe deri më 31.12.200X, ka shitur 4.000 m2 me çmim 40.000 lekë/ m2 dhe ka arkëtuar të gjithë shumën gjithsej 160.000.000 lekë. Kjo njësi për dy vitet e ndërtimit ka pasqyruar,në debi të llogarisë 48 “Kosto për t`u shpërndarë” totalin e situacioneve të ndërtimit(vlera + tvsh)168.000.000 lekë. Në fund të vitit ushtrimor(viti 3-të) njësia do të bëjë xhirimin e kostos për apartamentet e shitura gjithsejt 4.000 m2 . Llogaritje: (168.000.000 / 6.000 m2) x 4.000 m2 = 112.000.000 lekë.
Veprimi kontabël: a) Veprimi me situacionet. Ditari b) Veprimi me shitje për 4.000 m2 apartamente. Ditari
Shënim: Në llogarinë “Shitje apartamentesh” ka kaluar vetëm diferenca midis çmimit të shitjes dhe kostos së ndërtimit (160.000.000 – 112.000.000), vetëm për 4.000 m2 apartamente të shitura. Veprimet në llogari T do të paraqiteshin:
Siç shihet veprimet rregulluese bëjnë të mundur pasqyrimin sa më të plotë të aktivit të njësisë ekonomike. Ato bëjnë të mundur dhënien e një informacioni sa më të saktë drejtuesve për të marrë vendime ekonomike.Nëpërmjet tyre bëhet mundur llogaritja e saktë e të ardhurave, shpenzimeve dhe të gjendjes financiare për një periudhë ushtrimore të caktuar,duke siguruar shpërndarjen në kohë të tyre kur ato janë kryer apo realizuar. P.sh në qoftë se nuk regjistrohet fatura e energjisë elektrike në momentin e parqitjes në dhjetor, atëherë nuk pasqyrohet saktësisht ky shpenzim në aktivitetin e njësisë ekonomike, apo pagat e punonjësve për 15 ditëshin e dytë të muajit dhjetor. Nëqoftëse nuk pasqyrohen shpenzimet e muajit kur është kryer puna(sipas të drejtës së kostatuar),atëherë rezultati financiar i njësisë ekonomike nuk do të jetë i saktë. Jo vetëm kaq,por do të shtrembërohej e nuk do të pasqyrohej saktë edhe detyrimi i njësisë ekonomike ndaj punonjësve për punën e kryer.Pra, regjistrimet rregulluese bëjnë të mundur pasqyrimin e saktë dhe në periudhën e duhur ushtrimore të veprimeve kontabile, duke zbatuar më së miri parimin e vërtetësisë së informacionit kontabël të pasqyruar në bilanc dhe pasqyrat financiare.
4.1.3 Veprimet e mbylljes dhe rezultati financiar. Pas regjistrimeve rregulluese, hapi tjetër që kryhet, janë veprimet e mbylljes, për të nxjerrë rezultatin përfundimtar të aktivitetit të njësisë ekonomike. Regjistrimet e mbylljes bëhen në fund të periudhës ushtrimore, duke mbyllur llogaritë e shpenzimeve me të ardhurat dhe rezultati kalon tek llogaria “Fitim humbje” që pëfshihet në grupin e llogarive të kapitalit. Duhet theksuar se llogaritë e shpenzimeve dhe të ardhurave janë llogari të përkohshme. Gjatë vitit janë të hapura për të pasqyruar në mënyrë analitike të ardhurat dhe shpenzimet e periudhës ushtrimore. Në periudhën e ardhshme llogaritë e të ardhurave dhe shpenzimeve fillojnë me gjendje zero.Informacioni i tyre i periudhës pararëdhse, përdoren për të bërë krahasime me periudhën pasarëdhse, e për të parë ecurin e aktivitetit të njësisë ekonomike.Ky informacion i krahasuar ndihmon drejtimin në marrjen e vendimeve të drejta e efikase për sigurimin e suksesit të mëtejshëm të njësisë ekonomike. Si përfundim: 1- Regjistrimet e mbylljes shërbejnë për mbylljen e llogarive të shpenzimeve dhe të ardhurave. Kjo sepse ato janë llogari që japin informacion vetëm për një periudhë të caktuar ushtrimore. 2- Regjistrimet e mbylljes kanë për qëllim përmbledhjen e shpenzimeve dhe te ardhurave dhe nxjerrjen e rezultatit kontabël. Kjo përmbledhje mund të bëhet në një llogari tjetër të përkohëshme që quhet “Përmbledhja e shpenzimeve dhe të ardhurave”.
Hapat që ndiqen për veprimet e mbylljes: Hapi 1.Bëhet kalimi i tepricës kreditore të llogarive të “Ardhura”, në kredi të llogarisë “Përmbledhja e shpenzimeve dhe të ardhurave”,duke debituar llogaritë përkatëse të të ardhurave, të cilat ,si rrjedhojë e këtij veprimi, do të kenë tepricë zero. Hapi 2.Bëhet kalimi i tepricës debitore të llogarive “Shpenzime”, në debi të llogarisë “Përmbledhja e shpenzmiveve dhe të ardhurave”,duke kredituar llogaritë përkatëse të shpenzimeve,të cilat, si rrjedhojë e këtij veprimi,do të kenë tepricë zero. Hapi 3.Bëhet kalimi i tepricë kreditore ose debitore të llogarisë “Përmbledhje eshpenzimeve dhe të ardhurave” në debi ose kredi të llogarisë “Fitim Humbje”. Teprica e kësaj llogarie, debitore apo kreditore, jep efektin përfundimtar në rezultatin e aktivitetit të njësisë ekonomike.Jepë efektin dhe në kapitalin e pronarit.Kur kjo llogari ka tepricë kreditore, rezulton një rritje përfundimtare e kapitalit të pronarit, (fitim).Kurse teprica debitore e kësaj llogarie tregon pakësimin përfundimtar të kapitalit të pronarit (humbje). Në mënyrë skematike, të ardhurat, shpenzimet dhe veprimet e mbylljes, në llogaritë në formë T-je, do të paraqiteshin si në figurën 1:
Figura 1 D Të ardhura K D Fitim Humbje K D Materiale K 12.616 20.000 3.800 3.800 7.384 7.384 2.000 2.000 D Paga K D Tatime e taksa K 3.000 3.000 D Siguracion K 2.000 2.000 300 300 D Sig. Shoqëror K D Amortizim K 616 616 2.000 2.000 D Qira K 900 900
Pra siç shihet dhe në figurën Nr.1, veprimi i mbylljes së llogarive të shpenzimeve dhe të ardhurave bëhet duke përdorur llogarinë e përmbledhjes së shpenzimeve dhe të ardhurave, siç është shpjeguar më lart. Mbyllja e kësaj llogarie në fund të periudhës bëhet me llogarinë “Fitim Humbje”. Zgjidhja në mënyrë informatike:
Pyetje dhe ushtrime. a) Pyetje 1- Cili është qëllimi i kryesor i aktivitetit të njësisë ekonomike? 2- Çfarë janë të ardhurat nga shitja? Si klasifikohen ato? 3- Në cilën llogari pasqyrohen në kontabilitet të ardhurat nga shitja e mallrave? Çfarë llogarie është ajo dhe si funksionon? 4- Cili është parimi kryesor i regjistrimit në kontabilitet i të ardhurave nga shitja? 5- Ç`janë kthimet dhe zbritjet nga shitja? Ç`janë zbritjet nga shitja? Ku qëndron ndryshimi midis tyre? Si funksionojnë llogaritë ku ato pasqyrohen në kontabilitet? 6- Cilat janë kushtet që duhet të plotëojë shitja e mallrave që të njihet si e ardhur? 7- Cilat janë kushtet që duhet të plotësojë shitja e mallrave që rezultati, apo veprimi mund të çmohet me besueshmëri? 8- Cilat janë metodat për të përcaktuar fazën e përfundimit të një veprimi që lidhet me një shërbim të kryer? 9- Cilat janë kushtet për njohjen e të ardhurave nga shërbimet? 10- Cili është efekti që shkakton në gjendjen financiare të njësisë blerja e mallrave? Cili është parimi i regjistrimit të tyre në kontabilitet? 11- Cilat janë mënyrat e mundshme të vlerësimit të mallrave të blera në kontabilitet? Si formohet kostoja e blerjes së tyre? 12- Çjanë kthimet dhe uljet e blerjeve? Zbritjet e blerjeve? Ku evidentohen ato në kontabilitet dhe ku pasqyrohen në pasqyrën e të ardhurave?
b) Ushtrime. 1. Njësia ekonomike “X” gjatë muajit janar 200X në lidhje me mallrat ka kryer këto veprime: a- Me 2 janar ka blerë me pagesë të mëvonshme 300 njësi mallra. Çmimi i blerjes sipas faturës është 1000 lekë/njësi. Shpenzimet e transportit që paguhen nga arka janë 60 lekë/njësi. Pagesa pas 10 ditësh. b- Me 10 janar i kthen furnitorit 20 njësi mallra jashtë standartit dhe për 20 njësi të tjera pranon që t`i bëhet një ulje çmimi me 200 lekë/njësi. c- Me 15 janar i paguan, nga llogaria e saj likujduese në bankë, furnitorit detyrimin për mallrat e blera. Kërkohet: a) Të regjistrohen veprimet e mësipërme në ditarin e përgjithshëm dhe në llogari në formë T-je,ndërkohë evidenca e kontabile mbahet me metodën e inventarit periodik. 2. Gjeni përgjigjen e saktë në ushtrimin e mëposhtëm: Metoda e vlerësimit të kostos së inventarit me mesataren e ponderuar është e aplikueshme : a) në sistemin e inventarizimit periodik, b) në sistemin e inventarizimit të vazhdueshëm c) në të dyja sistemet d) në asnjërën prej tyre
3. Njësia ekonomike “X” gjatë muajit mars ka kryer këto veprime në lidhje me mallrat: a) Në fillim të muajit ka pasur gjendje 200 palë pantallona fëmijësh me një kosto të blerjes 1.350 lekë/njësi dhe 10 palë kepucë fëmjësh me kosto blerje 1.250 lekë/njësi. b) Më 10 mars i shet blersit X me pagesë të mëvonshme 50 palë pantallona fëmijësh. Çmimi i shitjes është 1.800 lekë/pala. Pagesa pas 10 ditësh. c) Më 15 mars kthehen nga blerësi X, 5 palë pantatallona fëmijësh si jashtë standartit. d) Më 20 mars blerësi i paguan njësisë ekonomike “X” shumën e detyrimit për mallrat e blera. Kërkohet: 1) Veprimet e mesipërme të regjistrohen në ditar dhe në llogaritë në formë T-je. a) metodën e inventarit periodik b) metodën e inventarit të vazhdueshëm. Secili rast të zgjidhet si ushtrim më vete. 4. Në lidhje me njësinë ekonomike “X” zotërohen këto të dhëna: të ardhurat gjithsej nga shitja e mallrave, 600.000 lekë; mallrat gjendje në fillim të periudhës, 60.000 lekë; shpenzimet e transportit të mallrave, 30.000 lekë; zbritjet e shitjeve, 6.000 lekë; blerjet e mallrave, 450.000 lekë; gjëndja e mallrave në fund të periudhës, 40.000 lekë; kthime dhe ulje nga blerja, 20.000 lekë; kthime dhe ulje të shitjeve, 22.000 lekë. Kërkohet: Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme të llogaritet e ardhura bruto nga shitja si dhe të ndërtohet pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve duke llogaritur treguesit që mungojnë.
5. Në lidhje me njësinë ekonomike “X” zotërohet informacioni i mëposhtëm: Kthimet dhe ulje e blerjeve 200.000 lekë Kethim nga shitjet 25.000 lekë Gjendja e mallrave në fillim të periudhës 150.000 lekë Blerjet gjatë periudhës 500.000 lekë Të ardhurat nga shitjet gjithsej 750.000 lekë Shpenzimet e transportit për blerjen e mallrave 30.000 lekë Zbritjet e blerjeve 30.000 lekë Zbritje nga shitja 32.000 lekë Gjendja emallrave në fund të periudhës 100.000 lekë Shpenzimet operative 60.000 lekë KMSH ? Kërkohet: Mbi bazën e të dhënave të mësipërme të llogaritet kostoja e blerjes së mallrave, të ardhurat bruto nga shitja dhe e ardhura neto e njësisë ekonomike. Të ndërtohet pasqyra e pjesshme e të adhurave dhe shpenzimeve.
6- Gjatë periudhës kontabël të vitit 200X në njësia ekonomike “X” janë realizuar këto veprime: Veprimet ekonomike 1- Bëhen hyrje produkte të gatëshme 8.000.000 lekë 2- Blerje materiale të para 1.500.000 lekë 3- Shpenzime transporti (faturë transporti) 300.000 lekë 4- Blerje tokë (truall) 15.000.000 lekë 5- Paga bruto e personelit 1.200.000 lekë 6- Tatim mbi pagat i llogaritur 150.000 lekë 7- Shpërblime në natyrë të përsonelit 220.000 lekë 8- Kontribut për Sig. Shoqërore (mbi pagën bruto 27.9%) ? Lekë Nga këto: Nga punëdhënësi në 16.7% në ___ ? lekë Nga punëmarrësi në 11.2% në ___ ? lekë 9- Pagesa e fitimit të vitit të kaluar (Divident) 3.500.000 lekë 10. Shpenzime për qera 900.000 lekë
12- Shpenzime të tretëve për rikonstruksion ndërtese 6.500.000 lekë 13- Shpenzime për pritje e përcjellje 250.000 lekë 14- Rivlerësim në rritje i AAM-ve 2.300.000 lekë 15- Interesa bankare të paguara 740.000 lekë 16- Shpenzime për reklamë e publicitet 50.000 lekë 17- Amortizime të aktiveve të qëndrueshme 350.000 lekë 18- Të ardhura nga interesat 170.000 lekë 19- Kosto e produketeve të shitura 8.000.000 lekë 20- Shpenzime për gjoba e penalitete 640.000 lekë 21- Shpenzime për shërbime bankare 60.000 lekë 22- Amortizimi të një lokali të marrë me qera 200.000 lekë 23- Sponsorizime të bëra 400.000 lekë 24- Paguar furnitorë nga banka 1.200.000 lekë 25- Arkëtuar nga klientët në bankë 6.200.000 lekë 26- Paguar interesa e kamatvonesa të aplikuara 160.000 lekë 27- Shuma të parashikuara për mos arkëtim të debitorëve 20.000 lekë 28- Të ardhura nga shitja e produkteve 26.500.000 lekë 29- Të ardhura nga shërbimet 1.400.000 lekë 30- Rimarrje e shumave të parashikuara për rreziqe e shpenzime nga vitet e kaluara 60.000 lekë
Shënim: Në shumat e veprimeve të kryera nuk përfshihet TVSH, prandaj të llogaritet ajo. Marrëdhëniet me të tretët kryhen me subjekte të regjistruara në zyrat e tatimeve.Tatim fitimi është 10 % mbi fitimin bruto(fitimi para tatimit). Kërkohet: • Të bëhen kontabilizimet e veprimeve të pikës së mësipërme,në ditar. • Të llogaritet Fitimi kontabël në një llogari në formë “T”. • Të llogaritet Fitimi i tatueshëm. • Të llogaritet Tatimi mbi fitimin. • Të llogaritet Fitimi Neto.