150 likes | 1.4k Views
Bazat e kontabilitetit. Diskutimi/Ushtrimi i parë Mësimdhënës: Mr. sc. Sokol Domniku, . Biznesi dhe format e tij. Biznesi – Format e tij . Individual Ortakëria Shoqëritë aksionare . Funksionet kryesore të biznesit .
E N D
Bazat e kontabilitetit Diskutimi/Ushtrimi i parë Mësimdhënës: Mr. sc. Sokol Domniku,
Biznesi dhe format e tij Biznesi – Format e tij Individual Ortakëria Shoqëritë aksionare Funksionet kryesore të biznesit Shitja Financat dhe Kontabiliteti Prodhimi Burimet njerëzore
Aktiviteti dhe transaksioni i biznesit • Aktiviteti i biznesit përfshinë prodhimin dhe shitjen e produkteve ose shërbimeve konsumatorëve potencial të tregut. • Shitja ose blerja e një produkti ose shërbimishkakton një transaksion.
Roli dhe funksioni i kontabilitetit në biznes • Bënë evidentimin e të gjitha transaksioneve të biznesit • Ndikon na rrjedhën efektive të veprimtarisë së ndërmarrjes si funksion i veçantë i biznesit
Nocioni dhe llojet e kontabilitetit • Kontabiliteti mund të definohet si një set i rregullave dhe koncepteve i cili mundëson evidentimin, regjistrimin, komunikimin e informatës e cila buron nga ngjarjet që ndodhin përbrenda një njësie ekonomike. Kontabiliteti financiar: Kontabiliteti Menaxherial : Kryesisht shfrytëzuesit e jashtëm e përdorin: Furnitorët Kreditorët (Banka) Aksionarët Punonjësit Kryesisht shfrytëzuesit e brendshëm e përdorin: Menaxherët
Formula e kontabilitetit A (At) – D = K (An) • “A”është shkurtesë për asetet (angl. Assets) që d.m.th. pasuri e ndërmarrjes (toka, ndërtesat, paratë, mjetet e punës, etj.), dhe nënkuptojnë të gjitha asetet totale të saj. • “D”është shkurtesë për detyrimet e ndërmarrjes. Kjo do të thotë që të gjitha obligimet dhe borxhet e ndërmarrjes ndaj palëve të treta, p.sh. ndaj bankës, furnizuesve, shtetit, punonjësve, etj. • “K”është shkurtesë për kapitalin ose emërtohet si asetet neto. Kapitali i pronarit definohet pasi të zbresim detyrimet nga asetet totale të ndërmarrjes. Çka nënkuptojmë më këtë? Për këtë do ilustrojmë shembullin nr. 1:
Shembulli nr. 1 • Supozojmë që gjendja e një ndërmarrjeje është kjo: • Asetet totale janë 100.000€ • Detyrimet janë: 20.000€ • Atëherë Kapitali do të jetë 80.000€, për arsye se pasi që zbresim 20.000€ nga asetet totale që janë 100.000€, atëherë do e fitojmë këtë vlerë. d.m.th. A (100.000) – D (20.000) = K (80.000)
Shembulli nr. 2 • Për të kuptuar më mirë formulën ne do e bëjmë ilustrimin edhe të shembullit të dytë: • Supozojmë që marrim një kredi në vlerë prej 10.000€! Çfarë ndryshime dhe si do të regjistronim këtë rast? • A (100.000) – D (20.000) = K (80.000) • A (100.000 +10.000 (kredia) = A (110.000) • D (20.000 + 10.000 (kredia) = D (30.000) • K (80.000) ---------------------- = K (80.000) • Siç vërehet pasi kemi marrë kredinë, neve asetet totale na rriten për 10.000€, d.m.th. në total 110.000€, por poashtu edhe detyrimet na rriten për 10.000€, d.m.th. në 30.000 pasi ne tani kemi detyrim ndaj kredidhënësit. Dhe pasi që aplikojmë formulën A –D = K, vlera e kapitalit mbetet 80.000€.
Asetet dhe kuptimi i tyre • Asetet (angl. assets) janë pasuria e organizatës. Ato paraqiten në forma dhe lloje të ndryshme. Në vijim do i paraqesim disa nga asetet kryesore të firmës: • paraja • mjetet kryesore • toka • ndërtesat • llogaritë e arkëtueshme • licenca e punës • malli • xhirollogaria bankare • e drejta autoriale
Format/kategoritë e aseteve • asete të prekshme • asete jo të prekshme • asete qarkulluese ______________________________ Shembulli nr. 1: t’i klasifikojmë asetet sipas formave të tyre
ASETE TË PREKSHME ASETE TË PAPREKSHME ASETE QARKULLUESE
Pyetjet dhe komentet i dërgoni në e-mail adresën: sokol_domniku@hotmail.com