380 likes | 545 Views
Workshop on “Building a Professional Civil Service in Kosovo” Prishtin ë , 26-27 Qershor 2008 KORNIZA LIGJORE AKTUALE PËR SHËRBIMIN CIVIL NE REPUBLIKËN E KOSOVËS Besim M. KAJTAZI Drejtor i Departamentit Ligjor, Ministria e Shërbimeve Publike E-mail: besim.kajtazi@ks-gov.net
E N D
Workshop on “Building a Professional Civil Service in Kosovo” Prishtinë, 26-27 Qershor 2008 KORNIZA LIGJORE AKTUALE PËR SHËRBIMIN CIVIL NE REPUBLIKËN E KOSOVËS Besim M. KAJTAZI Drejtor i Departamentit Ligjor, Ministria e Shërbimeve Publike E-mail: besim.kajtazi@ks-gov.net www.ks-gov.net/mshp besim.kajtazi@ks-gov.net
REPUBLIKA E KOSOVËS • Republika e Kosovës është një shtet i vogël me një sipërfaqe prej 10.877 km², e cila shtrihet në qendër të Gadishullit Ballkanik. Ajo kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. • Republika e Kosovës është e populluar dendur me rreth 193 persona për km². • Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina. • Njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat. • Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.[1] [1] Neni 3-Kushtetuta e Republikës së Kosovës. besim.kajtazi@ks-gov.net
SHPALLJA E PAVARËSISË • Republika e Kosovës ka shpallë Pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008, ndërsa Kuvendi i Republikës se Kosovës, më 9 prill 2008, ka miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka hy në fuqi më 15 qershor 2008. • Kushtetuta e Republikës së Kosovës ne Nenin 1 jep Përkufizimin e Shtetit: 1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm. 2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj. besim.kajtazi@ks-gov.net
KOSOVAENTITETNËNADMINISTRATËNEPËRKOHSHMENDËRKOMBËTARE • Që nga qershori i vitit 1999, deri me shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ishte një entitet nën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar të njohur si Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Forcat Ndërkombëtare të Sigurisë në Kosovë (KFOR-i), në bazë të kompetencave që i janë dhënë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të 10 qershorit 1999.[1][1] Shih Rezoluta 1244 (1999), Miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen 4011 më 10 qershor 1999. besim.kajtazi@ks-gov.net
LIGJI NË FUQI NË KOSOVË PARA HYRJES NË FUQI TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Ligji në fuqi në Kosovë përfshin: • Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to dhe • Ligjin në fuqi në Kosovë më 22 mars 1989. Në rast konfliktesh do të mbizotërojnë rregulloret dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to. • Në qoftë se një gjykatë e juridiksionit kompetent, një organ ose një person që duhet të zbatojë një dispozitë të legjislacionit, konstaton se një çështje ose një situatë nuk mund të mbulohet nga legjislacioni i përcaktuar me larte, por mbulohet nga një ligj tjetër në fuqi në Kosovë pas 22 marsit 1989, i cili nuk është diskriminues dhe është në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, atëherë gjykata, organi ose personi, si përjashtim, e zbaton atë ligj. • SHIH Neni 1.1 dhe 1.2- Rregullore e UNMIK-ut nr.2000/59 për ndryshimin e Rregullores se UNMIK-ut nr. 1999/24 mbiLigjin në fuqi në Kosovë besim.kajtazi@ks-gov.net
LIGJI NË FUQI NË KOSOVË PAS HYRJES NË FUQI TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Neni 16 [Epërsia e Kushtetutës] 1. Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjerajuridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë. Neni 19 [Zbatimi i së Drejtës Ndërkombëtare] 1. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen pjesë e sistemittë brendshëm juridik pasi të botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Atozbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë tëvetëzbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji. 2. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtësndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës. besim.kajtazi@ks-gov.net
LIGJI NË FUQI NË KOSOVË PAS HYRJES NË FUQI TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS • Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), legjislacioni i aplikueshëm në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute vazhdon të zbatohet për aq sa të jetë në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë, derisa të mos shfuqizohet, zëvendësohet ose amendamentohet në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë.[1] • [1] Shih Neni 145-Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Shih Po ashtu Nenin 143 (3) -Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ku nder te tjera përcaktohet: Kushtetuta, ligjet dhe aktet tjera ligjore të Republikës së Kosovës interpretohen në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007. Në rast se ka papajtueshmëri midis dispozitave të kësaj Kushtetute, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore të Republikës së Kosovës dhe dispozitave të marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë. besim.kajtazi@ks-gov.net
SHËRBIMI CIVIL DHE KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Neni 101 [Shërbimi Civil] 1. Përbërja e shërbimit civil do të pasqyrojë shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës, duke marrë në konsideratë parimet e barazisë gjinore, të njohura ndërkombëtarisht. besim.kajtazi@ks-gov.net
KËSHILL I PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVILDHE KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Neni 101 [Shërbimi Civil] 2. Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës. besim.kajtazi@ks-gov.net
KRIJIMI I SHËRBIMIT CIVIL NË KOSOVË Me Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë janë vënë parimet e përgjithshme të Shërbimit Civil. Në nenin 4 të kësaj rregulloreje është përcaktuar: 4.1 Do të ekzistojë një Shërbim i Përkohshëm Civil i Kosovës, që do të drejtohet sipas legjislacionit për rregullimin e Shërbimit civil. 4.2 Anëtarët e Shërbimit civil do të rekrutohen nga të gjitha komunitetet e Kosovës në bazë të kualifikimit të tyre profesional, kompetencave dhe meritës pas konkurrimit të drejtë dhe të hapur. Përfaqësimi i komunitetit pakicë në përbërjen e Shërbimit civil në të gjitha nivelet do të jetë proporcional me komunitetin pakicë në Kuvend. 4.3 Anëtarët e Shërbimit Civil kanë të drejtë t’u përkasin partive politike, sindikatave dhe organizatave të tjera, por duhet të përmbahen nga implikimi aktiv në aktivitetet politike. 4.4 Të gjithë anëtarët e Shërbimit Civil duhet t’i përmbahen Kodit të Shërbimit Civil. besim.kajtazi@ks-gov.net
KOMISIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE KOSOVES PËR SHËRBIME PUBLIKE, ADMINISTRATË LOKALE DHE MEDIA • Shqyrton përcaktimin dhe koordinimin e politikës së punës dhe të një shërbimi objektiv civil për të gjithë qytetarët pa dallime etnike, mbi bazën e objektivitetit,të profesionalizmit dhe të përgjegjësisë; • projektet e aftësimit kadrovik dhe profesional të kuadrove për shërbimin civil; • Propozon masa për ofrimin e shërbimeve të inxhinierisë dhe të menaxhimit të ndërtesave për Institucionet e Republikës se Kosovës; • propozon masat për administrimin e sistemit të pagesave dhe listën e pagave të Shërbimit civil; • shqyrton standardet dhe shërbimet e teknologjisë informative që duhet përdorur në Institucionet e Republikës se Kosovës; etj; • http://www.kuvendikosoves.org/ besim.kajtazi@ks-gov.net
MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE-MSHPwww.ks-gov.net/mshp Sa i përket zhvillimit të Shërbimit Civil të Kosovës, Ministria e Shërbimeve Publike ka përgjegjësi që të: (i) Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave për një shërbim civil shumetnik, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm; (ii) Zhvillon dhe bashkërendon zbatimin e politikave për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të shërbimit civil; (iii) Administron listën e pagave dhe sistemin e pagesave të shërbimit civil; RREGULLORE NR. 2005/53PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES SË UNMIK-ut NR. 2001/19MBI DEGËN E EKZEKUTIVIT TË INSTITUCIONEVETË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË besim.kajtazi@ks-gov.net
KOMISIONI PËR EMËRIME TË LARTA PUBLIKE-KELP (i) Organizohet dhe funksionon në pajtim me rregullat dhe procedurat e punës që do të përcaktohen në një rregullore të mëvonshme; (ii) Kryesohet nga Kryeministri dhe për anëtarë të vet do të ketë: (a) Ministrin e Shërbimeve Publike; (b) Ministrin të cilit kanditati i emëruar do t’i shërbejë; (c) Dy ministra nga komunitetet joshqiptare të Kosovës; (d) Tre qytetarë eminentë të Kosovës që do t’i emërojë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe (iii) Shërbimet e sekretarisë për Komisionin për Emërime të Larta Publike të sigurohen nga zyra e Kryeministrit; RREGULLORE NR. UNMIK-UT NR. 2001/19(E NDRYSHUAR) MBI DEGËN E EKZEKUTIVIT TË INSTITUCIONEVETË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË SHIH RREGULLOREN NR. 2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS besim.kajtazi@ks-gov.net
KOMISIONI PËR EMËRIME TË LARTA PUBLIKE (iv) Cakton: (a) Sekretarët e përhershëm të ministrive; (b) Nëpunësit kryesorë ekzekutiv të agjencive ekzekutive dhe (c) Poste të tjera për të cilat mund të vendosë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe (v) Në konsultim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm i shkarkon zyrtarët e mësipërm vetëm për shkak të paaftësisë së tyre profesionale, sjelljes së keqe apo pasi të jenë shpallur fajtorë për ndonjë vepër penale dhe të jenë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë apo më shumë muajve. RREGULLORE NR. UNMIK-UT NR. 2001/19(E NDRYSHUAR) MBI DEGËN E EKZEKUTIVIT TË INSTITUCIONEVETË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË besim.kajtazi@ks-gov.net
KELP UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 11 /2008 MBI ZBATIMIN E PROCEDURAVE PËR FUNKSIONIMIN EKOMISIONIT PËR EMËRIME TË LARTA PUBLIKE Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave praktike për funksionimin efektiv të Komisionit për Emërime të Larta Publike. besim.kajtazi@ks-gov.net
KËSHILLI I PAVARUR MBIKËQYRËS I KOSOVËS-KPMKhttp://www.ks-gov.net/kpmk FUNKSIONET KPMK-se: (a) shqyrton dhe merr vend im për ankesat kundër vendimeve të organit të punësimit në pajtim me nenin 11 të kësaj Rregulloreje; (b) vendos në pajtim me nenin 12 të kësaj Rregulloreje nëse emërimet e nëpunësve civilë në nivel të udhëheqësve të departamentit janë bërë në përputhje me parimet e parashtruara në nenin 2.1 të kësaj Rregulloreje; (c) bën vlerësimin në pajtim me nenin 13 të kësaj Rregulloreje lidhur me respektimin e organeve të punësimit përkitazi me parimet e parashtruara në nenin 2.1. të kësaj Rregulloreje dhe (d) i paraqet raport vjetor K uvendit të Kosovës në përputhje me nenin 14 të kësaj Rregulloreje. Kuvendi ia përcjellë Kryeministrit raportin vjetor të Këshillit. 10.2 Nëpunësit e shërbimit civil të emëruar nga KELP-i dhe ato kategori të nëpunësve civil të përjashtuar nga kompetenca e Këshillit me ndonjë dispozitë legjislative të mëvonshme janë jashtë juridiksionit të Këshillit. Neni 10-RREGULLORE E UNMIK-ut nr. 2008/12 PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES SË UNMIK-ut nr. 2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS besim.kajtazi@ks-gov.net
KËSHILLI I PAVARUR MBIKËQYRËS I KOSOVËS • Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës është njësi e mëvetësishme që i raporton në mënyrë të drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës. Kuvendi i Kosovës ia përcjell Kryeministrit të gjitha raportet e Këshillit. Të gjitha raportet e Këshillit janë dokumente publike. • Këshilli financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Do të ketë vijën e vet buxhetore në kuadër të buxhetit të Kuvendit dhe merr përkrahjen e nevojshme administrative dhe përkrahjen tjetër nga Kuvendi i Kosovës. Financimi i Këshillit i përfshin kërkesat financiare të Sekretarisë së tij. Këshilli e informon Kuvendin për propozimet buxhetore që mund të rrezikojnë aftësinë e Këshillit për zbatimin e funksioneve të tij. • Këshilli mund të merr kontribute nga donatorët. Për kontributet e donatorëve që janë në dispozicion dhe që pranohen njoftohet Kuvendi, dhe ato nuk ndikojnë në pavarësinë e Këshillit apo në të drejtën e tij në mjete financiare nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. • Niveli i pagës së kryesuesit është i barabartë me atë të kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës. Niveli i pagës së anëtarëve të Këshillit është i barabartë me atë të gjykatësit në Gjykatën Supreme të Kosovës. Neni 7-RREGULLORE E UNMIK-ut nr. 2008/12 PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES SË UNMIK-ut nr. 2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS besim.kajtazi@ks-gov.net
INSTITUTI I KOSOVËS PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE -IKAP • Nëpërmjet Urdhëresës Administrative nr. 2003/25 zbatimi i Rregullores së UNMIK- ut nr. 2001/19 mbi degën e ekzekutivit të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë themelohet Instituti i Kosovës për Administratën Publike si një agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike (MSHP). • IKAP është institucioni kryesor i aftësimit, përgjegjës për aftësimin e përgjithshëm të nëpunësve civilë të Kosovës. Funksionet e tij do t’i kryejë në bazë të ligjshmërisë, efikasitetit, përgjegjësisë dhe paanësisë. • Buxheti i IKAP-së do të sigurohet nga Ministria dhe sipas rastit mund të plotësohet me mjete të tjera financiare. • UDHЁZIM ADMINISTRATIV NR. MSHP 2004/09 PËR PAGESËN E TRAJNERËVE TË ANGAZHUAR NË INSTITUTIN E KOSOVËS PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE (24.09.2004) besim.kajtazi@ks-gov.net
“Komisioni i ankesave” - organi i emëruar nga organi i punësimit me qëllim të dëgjimit të ankesave kundër dënimeve disiplinore ose ankesave që dalin nga vendimet e drejtorëve; • “Komisioni disiplinor” - organ i caktuar nga organi i punësimit për të dëgjuar dhe vendosur mbi shkeljet disiplinore për të zhvilluar procedurat disiplinore në rastet e shkeljeve të rënda. • “Komisioni i rekrutimit” • “Komisioni i avancimit” Të gjitha avancimet bazohen mbi një vendim objektiv dhe vendim të shqyrtuar sa i përket përshtatshmërisë së nëpunësit civil, bazuar në merita dhe kriteret e tjera përkatëse për marrjen e detyrave të një posti të nivelit më të lartë. besim.kajtazi@ks-gov.net
UNMIK-ut NR. NR. 2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS (22 dhjetor 2001) [ndryshuar me Rregulloret nr. 2006/20 dhe nr. 2008/12] besim.kajtazi@ks-gov.net
URDHËRESË ADMINISTRATIVE UNMIK- ut NR. 2003/2 ZBATIM I RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS • Dispozita të hollësishme mbi procedurat e punësimit dhe kushtet e punësimit për nëpunësit civilë janë parashtruar në urdhëresën 2003/02. besim.kajtazi@ks-gov.net
KUSH JANË NËPUNËSIT CIVILË? • “Nëpunës civil” [1] do të thotë çdo person i punësuar i një organi të punësimit, rroga e të cilit paguhet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, përveç anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, duke përjashtuar këtu edhe personat e emëruar dhe anëtarët e Trupave të Mbrojtjes të Kosovës. [1] Neni 1 (a) i Rregullores Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës besim.kajtazi@ks-gov.net
ORGANET E PUNËSIMIT NE SH.C.K • “Organ punësimi” do të thotë çfarëdo institucion i përkohshëm i vetëqeverisjes (IPVQ) dhe çdo organ apo agjenci e tyre, çdo komunë dhe çdo organ apo agjenci e saj dhe çfarëdo organesh të pavarura apo zyrat e cekura në kapitullin 11 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/9, me kusht që subjektet e mëparshme të jenë organe punësimi vetëm sa i përket punonjësve, rrogat e të cilëve paguhen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës . • “Organi i punësimit” nuk i përfshin ndërmarrjet publike, shtetërore dhe ndërmarrjet në pronësi shoqërore. [1] Neni 1 (a) i Rregullores Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës besim.kajtazi@ks-gov.net
PARIMET UDHËHEQËSE TË SHËRBIMIT CIVIL TË KOSOVËS besim.kajtazi@ks-gov.net
PARIMET UDHËHEQËSE TË SHËRBIMIT CIVIL TË KOSOVËS 2.1 Shërbimi civil do të udhëhiqet nga parimet e mëposhtme: (a) Barazia: trajtim korrekt dhe i paanshëm i nëpunësve civilë dhe i të tjerëve në përputhje me ligjin; (b) Neutraliteti politik dhe objektiviteti: shërbim besnik ndaj institucioneve të qeverisë pa frikë apo favorizim dhe pa marrë parasysh pikëpamjet politike apo anëtarësimin partiak; (c ) Sinqeriteti: mosshfrytëzim i pozitës zyrtare apo i informatave për përfitim personal a për përfitimin e të tjerëve; mosshfrytëzim i informatave apo përpjekja për t’i mashtruar të tjerët dhe mosshfrytëzim i zbulimit të informacionit të siguruar si rezultat i pozitës zyrtare, por vetëm në pajtim me detyrat zyrtare; (ç) Ndershmëria dhe përgjegësia: përdorimi adekuat i dëshmuar i mjeteve financiare publike dhe ushtrimi i dëshmuar adekuat i kompetencave; (d) Transparenca: garanatimi se proceset qeveritare do të jenë të hapura për publikun, përveç rasteve kur parashihet ndryshe me ligj; (dh) Merita: pranimi, përparimi dhe caktimi i detyrave brenda Shërbimit civil duhet të bëhet vetëm me anë të procedurave të ndershme, të hapura dhe konkurruese, bazuar në kriteret objektive që lidhen me punën; (e) Jodiskriminimi: nuk lejohet kurrfarë diskrimini i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimit politik, prejardhjes kombëtare, etnike apo sociale, lidhjes me ndonjë komunitet nacional, pronës, lindjes, paaftësisë fizike, statusit familjar, shtatzanisë, orientimit seksual apo moshës dhe (ë) Përfshirja: punësimi në të gjitha nivelet e Shërbimit civil duhet të pasqyrojë karakterin shumetnik të Kosovës dhe nevojën për përfaqësim të barabartë të të gjitha komuniteteve të Kosovës. 2.2 Nëpunësit civilë duhet të veprojnë në pajtim me këto parime në kontaktet e tyre me zyrtarët qeveritarë, me kolegët e tyre në shërbimin civil dhe me publikun. 2.3 Zyrtarët qeveritarë duhet të veprojnë në pajtim me këto parime gjatë kontakteve të tyre me të gjithë nëpunësit civilë. [1] Neni 2 i Rregullores Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës besim.kajtazi@ks-gov.net
Udhëzimet administrative për zbatimin e urdhëresës administrative 2003/2 - zbatim i rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/01 procedurat e rekrutimit; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/02 procedurat e kontratave; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/03 procedurat e periudhës provuese; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/04 procedurat e disiplinës; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/05 procedurat e ankesave; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/06 procedurat e ndërprerjes se marrëdhënies se punës; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/07 procedurat e përshkrimit të detyrave të punës; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/08 procedura e vlerësimit të kryerjes së punës; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/09 orët e punës dhe vijimi në punë; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/10 procedura e pushimeve; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/11 procedura e dosjeve te personelit; • Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/12 procedurat e mundësive të barabarta. besim.kajtazi@ks-gov.net
KODI I MIRËSJELLJES PËR NËPUNËSIT CIVIL RREGULLORE NR. 2006/20 PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES SË UNMIK-ut NR. 2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS Neni 6 Kodi i sjelljes Nëpunësit civilë duhet t’i përmbahen kodit të sjelljes së shërbimit civil,që i është bashkëngjitur si shtojcë kësaj Rregulloreje apo ndonjë kodi tjetër të sjelljes së shërbimit civil që mund të miratohet më vonë me vendim të Qeverisë. • Kodi i Mirësjelljes për nëpunësit civil, i aprovuara nga Qeveria në vitin 2006 (RR-01/2006), është tërësia e parimeve dhe normave, mbi bazën e të cilave do të veprojnë të gjithë nëpunësit civilë. besim.kajtazi@ks-gov.net
UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 08/2006 MASAT PËR SHTIMIN E EFIKASITETIT NË ADMINISTRATËN PUBLIKE ; • UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 04/2008-MSHP PËR VESHJEN DHE PARAQITJEN E NËPUNËSVE CIVILË; • UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 05/2008-MSHP PËR FORUMIN E MENAXHERËVE TË PERSONELIT. besim.kajtazi@ks-gov.net
UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 3/2004 PËR PAGAT E NËPUNËSVE TË SHËRBIMIT CIVIL TË KOSOVËS NGA BUXHETI I KONSOLIDUAR I KOSOVËS TË ANGAZHUAR NË MË SHUMË SE NJË VEND PUNE, (27.04.2004) • UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 7/2004 PËR PAGESËN E STAFIT POLITIK TË KOMUNAVE, (15.05.2004) • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. MSHP 2004/11 PËR CAKTIMIN E NIVELIT TË GRADAVE NË SHËRBIMIN CIVIL (26.11.2004). • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.02/2008 PËR PËRCAKTIMIN PËR NJË PAGE TË TË EMËRUARVE POLITIKË; besim.kajtazi@ks-gov.net
UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2007/05 MSHP PËR REGJISTRIMIN E MASAVE DISIPLINORE • UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 02/2008-MSHP PËR REGJISTRIMIN E DHURATAVE NË KATALOGUN E DHURATAVE NË INSTITUCIONET E SHËRBIMIT CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS; besim.kajtazi@ks-gov.net
UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.01/2008 PËR CAKTIMIN E SHPENZIMEVE TË REPREZENTACIONIT PËR ZYRTARËT E INSTITUCIONEVE TË QEVERISË SË KOSOVËS; • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.03/2008 PËR PËRDORIMIN E AUTOMJETEVE TË QEVERISË SË KOSOVËS; • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.04/2008 PËR PËRDORIMIN E TELEFONAVE (FIKS DHE MOBIL) NË QEVERINË E KOSOVËS; • UDHЁZIM ADMINISTRATIV NR. MSHP 2004/07 PËR UDHËTIMET ZYRTARE (24.09.2004). besim.kajtazi@ks-gov.net
KONTRATA E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE E KOSOVËS • Dispozitat e kësaj kontrate kolektive aplikohen në tërë territorin e Kosovës. • Dispozitat e kësaj kontrate kolektive janë të zbatueshme për të gjithë punëdhënësit, të cilët në çfarëdo mënyre kryejnë veprimtari ekonomike, joekonomike dhe shërbime civile. • Degët e sindikatave të veprimtarive joekonomike (shërbimet civile, publike dhe ndërmarrjet publike), lidhin kontratë të posaçme me punëdhënsit e tyre (ministritë përkatëse, atë të Shërbimeve Publike, Arsimit, Shëndetësisë etj…, në pajtim me specifikat e tyre. besim.kajtazi@ks-gov.net
JU FALEMINDERIT KONTAKTI: Mr. sc. Besim M. KAJTAZI DREJTOR I DEPARTAMENTIT LIGJOR MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE Adresa: Rr. Nëna Terezë Ndërtesa e Gërmisë, Zyra A501 Prishtinë- Republika e Kosovës Tel: +381 (0) 38 211 846 Mob:++ 377 (0) 44 346056 E-mail: besim.kajtazi@ks-gov.net E-mail: kajtazi@romandie.com besim.kajtazi@ks-gov.net