110 likes | 869 Views
Kultivimi i trangullit. Pergaditi: ing. Nazmi Rapuca. Kultivimi i trangullit. Kultivimi i trangullit. Ka gjetur një përhapje më të gjërë në krahasim me të gjithë perimet e tjera jo vetëm në vëndin tonë por edhe kudo në botë.
E N D
Kultivimi i trangullit Pergaditi: ing. Nazmi Rapuca
Kultivimi i trangullit Ka gjetur një përhapje më të gjërë në krahasim me të gjithë perimet e tjera jo vetëm në vëndin tonë por edhe kudo në botë. Kjo i detikohet jo vetëm shijes që kjo lloj perimeje ka, por edhe përdorimit të shumanshëm të tij, kryesisht Në sallatera, por edhe Në konservim. Për këtë qëllim trangullin zën vënd në grupin kryesor të perimeve. Kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën Trangulli përfshihet në grupin e bimëve me origjinë nga vëndet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse. Origjina e trangullit është nga Azia si vatër e parë dhe nga Afrika e Veriut si vatër e dytë. Disa nga kërkesat termike më kryesore, në mënyrë të përmbledhur janë: i) Temperatura minimale jetësore varion nga 0-20C; ii) Temperatura biologjike (ose aktive) është 13-150C;
Kultivimi i trangullit Kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën iii) Temperatura optimale e rritjes në ditën me diell 25-300C; iv) Temperatura minimale e mbirjes është 13-150C; v) Temperatura optimale e mbirjes është 25-300C; vi) Temperatura minimale për lulëzim 20-24 ditën dhe 18-20 0C natën; vii) Maksimalja biologjike deri në 350C (mbi 35 nderpret fotosintezën). Regjimi termik është përcaktues në lulëzimin dhe rritjen e frutave. Temperaturat e ulëta nxisin daljen e luleve femërore ndërsa ato të larta nxisin daljen e luleve mashkullore. Drita më e përshtatshme është kur vlerat e ndriçimit janë nga 20-40 mijë lux. Minimalja e pranueshme në raste të veçanta është deri në 5 mijë lux. Trangulli ka shumë kërkesa për ujë. Periudha më kritike është në fazën e lidhjes së frutave. Lagështira toksore duhet të jetë në vlerat 70-80 në periudhën e rritjes se bimëve dhe deri në 90% gjatë periudhës se rritjes së frutave.
Kultivimi i trangullit Struktura varietore e rekomanduar 1) Për serra diellore apo me ngrohje teknike, disa nga hibridet më të rekomanduar dhe frutgjatë janë: Pepinex F1; Kansas F1; Palmera F1; Slims F1: Sandra F1; Grandioza F1; Diana F1; Shekulli F1; Mrekullia F1, etj. Ndërsa tek kultivarët frut-shkurtër janë: SG-390 F1;etj. 2) Për kushtet e fushës së hapur, janë: Marketmor; Longy, Kubit, etj.
Kultivimi i trangullit Kultivim i trangullit në serra
Kultivimi i trangullit Kultivim i trangullit në serra
Kultivimi i trangullit Normat orientuese të plehërimit për trangullin
Kultivimi i trangullit Kultivimi i trangullit frut-vogël
Kultivimi i trangullit Mikroklima në serrë. Konsiston në ruajtjen e regjimit optimal të parametrave klimaterik të serrës siç janë: regjimi i temperaturave, i lagështirës ajrore dhe toksore, i dritës, i vendilimit, e shumë faktorë të tjerë që janë determinante në jetën dhe marrjen e prodhimeve sa më të larta dhe me cilësi. Temperatura në serrë synohet që deri në fillim të frutifikimit të mbahet në vlerat 20 – 24 oC ditën dhe 17 – 18 oC natën. Gjatë frutifikimit temperatura duhet të jetë 24 – 26 oC ditën dhe 18 – 20 oC natën. Ne ditët e vrejtura temperatura duhet të synohet të jetë 1 – 2 oC më e ulët de ajo e ditëve me diell dhe 5 – 6 oC më e vogël natën, se sa ajo që është mbajtur në ditë të vrejtur. Temperatura mbi 30 oC nuk duhet të kalojë kurrë dhe kjo duhet të rregullohet me sistemin e vendilimit dhe atij të ujitjeve freskuese atje ku ekziston.