140 likes | 2.24k Views
Kultivimi i karrotes dhe spinaqit . Pergaditi: ing. Nazmi Rapuca. Kultivimi i karrotes. Origjina e karrotës së egër është e gjithë Europa dhe Azia e vogël. Si rezultat i seleksionomit të vazhdueshëm, janë nxjerrë varjetete me forma nga më të ndryshme.
E N D
Kultivimi i karrotes dhe spinaqit Pergaditi: ing. Nazmi Rapuca
Kultivimi i karrotes Origjina e karrotës së egër është e gjithë Europa dhe Azia e vogël. Si rezultat i seleksionomit të vazhdueshëm, janë nxjerrë varjetete me forma nga më të ndryshme. Fruta përmbajnë ujë rreth 89 %, l.th. rreth 15 - 20 %. Nga këto proteina, 1.1 %, celuloze 1 %, lëndë minerale 1 % e tjerë. Karota është mjaft e pasur në sheqerna (Në formë disaharidesh). Një rëndësi të madhe ka dhe përmbajtja e provitamines A (karotines) Të cilën karota zën vëndin e parë.
Kultivimi i karrotes Veçoritë dhe kërkesat e karrotës Ben pjesë në familjen Umbreliferae. Bima e karrotës është 2 vjeçare, ku në vitin e parë formon një rozetë gjethesh dhe frutrrënjorin dhe vitin e dytë ky frutrrënjor mbin duke dhënë degëza të cilat në fund të vegjetacionit do të japin farën. Sistemi rrënjor zhvillohet shumë shpejt mbas mbirjes së farërave. Në shtresën e jashtme, karrota ka më shumë lëndë ushqyese dhe amidon si dhe është më e shijshme. Gjethet janë në formë puplore, me lobe pak a shumë të cara e të thella. Kërcelli është i zhvilluar mirë dhe për nga lartësia shkon nga 1 - 1.5 m. Fuqia mbirëse ruhet për 2 - 3 vjet dhe zakonisht është 80 %. Periudha nga mbjellja në mbirje shkon nga 8 - 15 ditë, që varet nga cilësia e dhe temperatura. Temperatura optimale e mbirjes është 16 - 22 oC, maksimalja është deri në 30oC. Lagështija tokësore duhet të jetë 60 - 70 %.
Kultivimi i karrotes Kultivimi Bazohet në një plugim të thellë gjatë verë, në plugimë të tjera përgaditore, duke menjanuar punimet me lagështirë të tepruar. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4 - 7 ditë para mbjelljes së farës ose fidanit në të. Kultivarët më të rekomanduar janë: i) Puma F1, i hershëm. Eshtë i përshtatshëm për kultivim pranveror dhe vjeshtor. Vilet pas 105-115 ditë ose 16-17 javë pas mbjelljes. ii) Panther F1, është hibrid i hershëm. Eshtë i përshtatshëm për kultivim dhe prodhim të hrshem pranveror. iii) Carrera F1, është hibrid për prodhim vjeshtor dhe dimëror. Eshtë i përshtatshëm për përpunim industrial. iv) Espedo F1, është hibrid mesatarisht i hershëm. Eshtë i përshtatshëm për prodhim pranveror dhe vjeshtor.
Kultivimi i spinaqit Spinaqi e ka origjinën nga Azia Jug-Perëndimore ku e kanë patur kultivuar Arabet. Në Europë është sjellë nga Spanjollet rreth viti 1350. Kjo bimë bën pjesë në grupin me kërkesa për klimë të freskët. Eshtë bimë e ditë së shkurtër dhe me zgjatjen e ditës (ndriçimit diellore), bimët futen shpejt në fara. Temperatura minimale e mbirjes së farës është 4,4 grade, ndërsa optimalja është 10-15 grade. Temperatura optimale për rritjen është 21-27 0C, ndërsa ajo e natës është 15-21 0C. Temperatura optimale e tokës është 18-21 0C, ndërsa ato nën 10 0C dhe mbi 18-22 0C, janë frenuese për bimën. Për 100 kg prodhim, spinaqi merr nga toka 0,47 kg N, 0,17 kg P dhe 0,5 kg K ose me raportin e përafërt 1:0,4:1.
Kultivimi i spinaqit a) Për kultivimin vjeshtor-dimëror, kultivari më i përshtatshëm është ”Viroflay”. Ky kultivar ka rezistencë të lartë nda temperaturave të ulëta dhe të mungesës se ndriçimit diellor. Ky kultivar mund të mbillet duar – duar sepse periusha bimore është e shkurtër pasi prodhimi vjen rreth 50-60 ditë pas mbjelljes se farës. b) Për kultivimin pranveror-veror, kultivari më i përshtatshëm është ”Matador”, është i qëndrueshën ndaj zgjatjes se ditës dhe renja në fare vonohet. Ky kultivar mund të mbillet duar – duar sepse periusha bimore është mesatar pasi prodhimi vjen rreth 65-80 ditë pas mbjelljes se farës.
Kultivimi i spinaqit Mbjelljet në fushë dhe në serrë duhet të bëhen në këto duar: a) Ne fushe Dora e parë mbillet me 15 Shkurt deri me 10 mars; Dora e dytë 20-30 Mars, Dora e treta 10-20 Prill, Dora e katërta 20-15 Shtator, Dora e peste 20 Shtator-15 Tetor. b) Ne serra Dora e pare mbillet 20-30 Tetor, Dora e dyte 10-20 Nëntor, Dora e trete 15 janar deri me 10 Shkurt. Mbjellja duhet të bëhet medeomos me rreshta në gjërësite 25-30 cm. Pas 10-12 ditësh spinaqi zakonisht mbin. Vjelja bëhet zakonisht 40-60 ditë pas mbjelljes se farës.