1 / 59

Trajnimi i Microsoft ® Office Excel ® 2007

Trajnimi i Microsoft ® Office Excel ® 2007. Krijo librin tënd të parë të punës !. Përmbajtja e kursit. Përmbledhj a : Ku të fillosh? Mësimi 1: Njihu me librin e punës ! Mësimi 2: Fut të dhënat ! Mësimi 3: Redakto të dhënat dhe rishiko fletët e punës !.

more
Download Presentation

Trajnimi i Microsoft ® Office Excel ® 2007

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. TrajnimiiMicrosoft® Office Excel®2007 Krijo librin tënd të parë të punës!

  2. Përmbajtja e kursit • Përmbledhja: Ku të fillosh? • Mësimi 1: Njihu me librin e punës! • Mësimi 2: Fut të dhënat! • Mësimi 3: Redakto të dhënat dhe rishiko fletët e punës! Çdo mësim përfshin një listë të punëve të sugjeruara dhe një grup pyetjesh testimi.

  3. Përmbledhja: Ku të fillosh? Të është kërkuar të futësh të dhëna në Excel 2007, por ti nuk ke punuar kurrë me Excel-in. Ku të fillosh? Ndoshta ke punuar në Excel, por ende pyet veten se si të bësh disa veprime bazë, si futja dhe redaktimi i tekstit dhe i numrave ose shtimi dhe heqja e shtyllave dhe e rreshtave. Këtu do të mësosh aftësitë që të nevojiten për të punuar në Excel shpejt dhe me më pak rrëmujë.

  4. Qëllimet e kursit • Krijo një libër të ri pune! • Fut tekstin dhe numrat! • Redakto tekstin dhe numrat! • Ndërfut dhe hiq shtyllat dhe rreshtat!

  5. Mësimi 1 Njihu me librin e punës!

  6. Njihu me librin e punës! Kur nis Excel-in, përballesh me një rrjetë të madhe bosh të përbërë nga rreshta, shtylla dhe qeliza. Nëse je i ri në Excel, mund të pyetësh veten çfarë të bësh tjetër. Kështu, ky kurs do të nisë duke të ndihmuar në njohjen me disa njohuri bazë të Excel-it, që do të të udhëzojnë kur të futësh të dhënat në Excel.

  7. Shiriti Brezi në krye të dritares së Excel 2007 quhet Shiriti. Baza Ndërfut Hiq Rendit & Filtro Formato Qelizat Redaktimi Shiriti përbëhet nga skeda të ndryshme, ku secila është e lidhur me lloje specifike të punës që bëjnë njerëzit në Excel. Kliko skedat në krye të shiritit për të parë komandat e ndryshme në çdo skedë.

  8. Shiriti Skeda Baza, e para në të majtë, përmban komandat e zakonshme që njerëzit përdorin më shumë. Baza Ndërfut Hiq Rendit & Filtro Formato Qelizat Redaktimi Imazhi ilustron komandat e skedës Baza në Shirit. Shiriti përfshin kreun e dritares së Excel-it. Komandat në shirit janë organizuar në grupe të vogla të përafërta. Për shembull, komandat për të punuar me përmbajtjen e qelizave grupohen së bashku në grupin Redaktimi dhe komandat për të punuar me vetë qelizat janë në grupin Qelizat.

  9. Librat e punës dhe fletët e punës Kur nis Excel-in, ti hap skedarin që quhet libri i punës. Çdo libër i ri pune vjen me trifletë pune në të cilat ti fut të dhënat. Libri1 – Microsoft Excel Ja se si. Fleta2 Fleta1 Fleta3 Këtu është shfaqur një fletë pune bosh në një libër të ri pune. Libri i parë i punës që hap quhet Libri1. Ky titull shfaqet në shiritin në krye të dritares derisa ta ruash librin e punës me emrin tënd.

  10. Librat e punës dhe fletët e punës Kur nis Excel-in, ti hap një skedar që quhet libri i punës. Çdo libër i ri pune vjen me tre fletë pune në të cilat ti fut të dhënat. Libri1 – Microsoft Excel Këtu është se si. Fleta2 Fleta1 Fleta3 Këtuështëshfaqur një fletë pune bosh në një libër të ri pune. Skedat e fletës shfaqen në fund të dritares. Është ide e mirë të riemërtosh skedat e fletës për ta bërë informacionin në çdo faqe më të lehtë për t’u identifikuar.

  11. Librat e punës dhe fletët e punës Gjithashtu, ti mund të jesh duke pyetur veten se si të krijosh një libër të ri pune. Libri1 – Microsoft Excel Këtu është se si. Fleta2 Fleta1 Fleta3 • Kliko Butonine Microsoft Office-itnë pjesën majtas-lart të dritares. • Kliko I ri. • Në dritaren Libri i ri i punës, kliko Libër pune bosh.

  12. Shtyllat, rreshtat dhe qelizat Fletët e punës ndahen në shtylla, rreshta dhe qeliza. Kjo është rrjeta që shikon kur hap një libër pune. Shtyllat shkojnë vertikalisht nga kreu në fund në fletën e punës. Çdo shtyllë ka një kokëzim alfabetik në krye. Rreshtat shkojnë horizontalishtpërmes fletës së punës. Çdo rresht ka gjithashtu një kokëzim. Kokëzimet e rreshtave janë numrat nga 1 drejt 1,048,576.

  13. Shtyllat, rreshtat dhe qelizat Fletët e punës ndahen në shtylla, rreshta dhe qeliza. Kjo është rrjeta që shikon kur hap një libër pune. Kokëzimet alfabetike në shtylla dhe kokëzimet numerike në rreshta të tregojnë ku ndodhesh në fletën e punës kur klikon një qelizë. Kokëzimet kombinohen për të formuar adresën e qelizës. Për shembull, qeliza në ndërprerjen e shtyllës A dhe rreshtit 3 quhet qeliza A3. Kjo quhet gjithashtu referenca e qelizës.

  14. Qelizat janë vendi ku shkojnë të dhënat Qelizat janë atje ku ti fillon punën dhe fut të dhënat në një fletë pune. Imazhi në të majtë shfaq çfarë shikon kur hap një libër të ri pune. Qeliza e parë në këndin majtas lart të fletës së punës është qeliza aktive. Është e përvijuar në të zezë, që tregon se çdo e dhënë që fut do të shkojë atje.

  15. Qelizat janë vendi ku shkojnë të dhënat Mund të futësh të dhëna ku të duash duke klikuar ndonjë qelizë në fletën e punës për të përzgjedhur qelizën. Kur përzgjedh ndonjë qelizë, ajo bëhet qeliza aktive. Siç përshkruhet më sipër, ajo përvijohet në të zezë. Kokëzimet për shtyllën dhe rreshtin ku ndodhet qeliza theksohen gjithashtu.

  16. Qelizat janë vendi ku shkojnë të dhënat Mund të futësh të dhëna ku të dëshirosh duke klikuar ndonjë qelizë në fletën e punës për të përzgjedhur qelizën. Për shembull, nëse përzgjedh një qelizë në shtyllën C në rreshtin 5, siç shfaqet në imazhin në të djathtë: Shtylla C është e theksuar. Rreshti 5 është i theksuar.

  17. Qelizat janë vendi ku shkojnë të dhënat Mund të futësh të dhëna ku të dëshirosh duke klikuar ndonjë qelizë në fletën e punës për të përzgjedhur qelizën Për shembull, nëse përzgjedh një qelizë në shtyllën C në rreshtin 5, siç shfaqet në imazhin në të djathtë: Qeliza aktive, C5 në këtë rast, përvijohet. Dhe emri i saj - gjithashtu i njohur si referenca e qelizës - shfaqet në Kutinë e emrit në këndin majtas-lart të fletës së punës.

  18. Qelizat janë vendi ku shkojnë të dhënat Qeliza e përvijuar, kokëzimet e theksuara të rreshtit dhe shtyllës dhe pamja e referencës së qelizës në Kutinë e emrit e bëjnë më të lehtë të shohësh se C5 është qeliza aktive. Këta tregues nuk janë shumë të rëndësishëm kur je në krye të fletës së punës në qelizat e para. Por kur je shume poshtë ose në mes të fletës së punës, ato mund të ndihmojnë vërtet.

  19. Sugjerime për praktikë • Riemërto skedën e fletës së punës! • Zhvendosu nga njëra fletë pune në tjetrën! • Shtoji ngjyrë skedave të fletës së punës! • Shto dhe hiq fletët e punës! • Rishiko kokëzimet e shtyllave dhe përdor Kutinë e emrit!

  20. Testi 1, pyetja 1 Të nevojitet një libër pune. Si të krijosh një të tillë? (Zgjidh një përgjigje). • Në grupin Qelizat, kliko Ndërfutja dhe pastaj kliko Ndërfut fletë. • Kliko Butonine Microsoft Office-it dhe pastaj kliko I ri. Në dritaren Libër i ri pune, kliko Libër pune bosh. • Në grupin Qelizat, kliko Ndërfutja dhe pastaj kliko Libri i punës.

  21. Testi 1, pyetja 1: Përgjigjja Kliko Butonin e Microsoft Office-it dhe pastaj kliko I ri. Në dritaren Libër i ri pune, kliko Libër pune bosh.

  22. Testi 1, pyetja 2 Kutia e emrit shfaq përmbajtjen e qelizës aktive. (Zgjidh një përgjigje). • E saktë. • E pasaktë.

  23. Testi 1, pyetja 2: Përgjigjja E pasaktë. Kutia e emrit të jep referencën e qelizës aktive. Gjithashtu, mund ta përdorësh kutinë e emrit për të përzgjedhur një qelizë duke shtypur referencën e asaj qelize në kuti.

  24. Testi 1, pyetja 3 Në një fletë pune të re, duhet të nisësh duke shtypur në qelizën A1. (Zgjidh një përgjigje). • E saktë. • E pasaktë.

  25. Testi 1, pyetja 3: Përgjigjja E pasaktë. Je i lirë të bredhësh dhe të shtypësh ku të dëshirosh. Kliko në ndonjë qelizë dhe nis të shtypësh. Por mos i bëj lexuesit të lëvizin për të parë të dhënat që fare mirë mund të nisin në qelizën A1 ose A2.

  26. Mësimi 2 Fut të dhënat

  27. Fut të dhënat Mund të përdorësh Excel-in për të futur të gjitha llojet e të dhënave, profesionale ose personale. Mund të futësh dy lloje të dhënash bazë në qelizat e fletës së punës: numra dhe tekst. Notat e studentëve Raporti i shitjeve Shpenzimet e pushimeve Kështu, mund ta përdorësh Excel-in për të krijuar buxhete, për të punuar me taksat, për të regjistruar notat ose pjesëmarrjen e studentëve ose për të listuar produktet që shet. Gjithashtu mund të mbash evidencën e ushtrimit ditor, të ndjekësh rënien e peshës sate ose të përcjellësh koston e rimodelimit të shtëpisë. Mundësitë në të vërtetë janë të pafundme. Tani le të hyjmë nëfutjen e të dhënave.

  28. Ji i sjellshëm me lexuesit: nis me titujt e shtyllave! Kur fut të dhëna, është ide e mirë të nisësh duke futur titujt në krye të çdo shtylle. Në këtë mënyrë, kushdo që përbashkon fletën tënde të punës, mund të kuptojë se çfarë nënkuptojnë të dhënat (dhemë vonë mund t’i kuptosh edhe vetë ato). Gjithashtu, do të dëshirosh shpesh të futësh titujt e rreshtave.

  29. Ji i sjellshëm me lexuesit: nis me titujt e shtyllave! Fleta e punës në imazh shfaq prirjet aktuale dhe të pritshme gjatë viteve të ndryshme. Përdor tituj të shtyllave dhe të rreshtave: Titujt e shtyllave, përmes kreut të fletës së punës, janë vitet. Titujt e rreshtave, poshtë në anën e majtë, janë emrat e kompanive.

  30. Nis shtypjen! Le të themi se po krijon një listë të emrave të shitësve. Lista do të ketë gjithashtu datat e shitjeve dhe sasitë e tyre. Kështu, do të duhen këta tituj të shtyllave: Emri, Data dhe Sasia.

  31. Nis shtypjen! Le të themi se po krijon një listë të emrave të shitësve. Lista do të ketëgjithashtu datat e shitjeve dhe sasitë e tyre. Emri Data Sasia Imazhi ilustron procesin e shtypjes së informacionit dhe zhvendosjen nga qeliza në qelizë: • Shtyp Emri në qelizën A1 dhe shtyp TAB. Pastaj shtyp Data në qelizën B1, shtyp TAB dhe shtyp Sasia në qelizën C1.

  32. Nis shtypjen! Le të themi se po krijon një listë të emrave të shitësve. Lista do të ketë gjithashtu datat e shitjeve dhe sasitë e tyre. Emri Data Sasia Isaku Bekimi Erëza Imazhi ilustron procesin e shtypjes së informacionit dhe zhvendosjen nga qeliza në qelizë: • Pasi të shtypësh titujt e shtyllës, kliko në qelizën A2 për të filluar shtypjen e emrave të shitësve. Shtyp emrin e parë dhe pastaj shtyp ENTER për të zhvendosur përzgjedhjen poshtë në shtyllë sipas një qelize në qelizën A3. Pastaj shtyp emrin tjetër e kështu me radhë.

  33. Fut datat dhe orët! Excel-i e drejtvendos tekstin në anën e majtë të qelizave, por idrejtvendos datat në anën e djathtë të qelizave. Emri Data Sasia Isaku 2009-03-05 Bekimi 2009-06-05 Erëza 2009-05-05 Për të futur një datë në shtyllën B, në shtyllën Data duhet të përdorësh një vijë ndarëse ose një vijë lidhëse për të ndarë pjesët: 2009-07-16ose 16-korrik-2009. Excel-i do ta njohë edhe si datë.

  34. Fut numrat! Excel-i i drejtvendos numrat në anën e djathtë të qelizave. Emri Data Sasia Dritani 2009-03-05 5500 Arditi 2009-06-05 6300 Erëza 2009-05-05 4180

  35. Fut numrat! Numra të tjerë dhe si t’i futësh ata • Për të futur thyesat, lër një hapësirë midis numrit të plotë dhe thyesës. Për shembull 1 1/8. • Për të futur vetëm një thyesë, së pari fut një zero, për shembull 0 1/4. Nëse fut 1/4 pa zero, Excel-i do ta interpretojë numrin si datë, 4 janar. • Nëse shtyp (100) për të treguar një numër negativ sipas parantezës, Excel-i do t’i afishojë numrat si -100.

  36. Sugjerime për praktikë • Fut të dhëna duke përdorur TAB dhe ENTER! • Rregullo gabimet ndërsa shtyp! • Fut data dhe orë! • Fut numra!

  37. Testi 2, pyetja1 Duke shtypur ENTER, përzgjedhja zhvendoset një qelizë djathtas. (Zgjidh një përgjigje). • E saktë. • E pasaktë.

  38. Testi 2, pyetja 1: Përgjigjja E pasaktë. Duke shtypur ENTER, përzgjedhja zhvendoset poshtë. Duke shtypur TAB, përzgjedhja zhvendoset djathtas.

  39. Testi 2, pyetja 2 Cilën nga këto do të njohë Excel-i si datë? (Zgjidh një përgjigje.. • Shkurt 6 1947. • 2,6,47. • 2-Shk-47.

  40. Testi 2, pyetja 2: Përgjigjja 2-Shk-47. Përdor vijën ndarëse ose vijën lidhëse për të ndarë pjesët e datës!

  41. Mësimi 3 Redakto të dhënat dhe rishiko fletët e punës!

  42. Redakto të dhënat dhe rishiko fletët e punës! Të gjithë bëjnë gabime. Edhe të dhënat që ke futur si duhet mund të kenë nevojë për përditësime më vonë. Ndonjëherë, e gjithë fleta e punës ka nevojë për ndryshim. Ndërfut shtyllë Redakto të dhënat 13256 123456 Ndërfut rresht Supozojmë se ke nevojë të shtosh një tjetër shtyllë me të dhëna, pikërishtnë mes të fletës sate të punës. Ose supozojmë se ti i liston punonjësit nga një për rresht në rend alfabetik - çfarë dëshiron të bësh kur të punësosh një të ri? Ky mësim shfaq si të redaktosh të dhënat dhe të shtosh e të heqësh shtyllat dhe rreshtat e fletës së punës.

  43. Redakto të dhënat! Le të themi se doje të futje 5400 në qelizën A2, por futegabimisht 4500. Sapo të dallosh gabimin, ka dy mënyra për ta korrigjuar atë. 4500 2007 2008 2009 4500 2700 3900 Redaktimi Kliko dy herë në qelizë për të redaktuar të dhënat në të! Ose, pasi të klikosh në qelizë, redakto të dhënat në shiritin e formulës! Pasi të përzgjedhësh qelizën sipas njërës prej metodave, fleta e punës thotë Redaktimi në shiritin e statusit në këndin majtas poshtë.

  44. Redakto të dhënat! Cili është ndryshimi midis dy metodave? Përshtatshmëria jote. Mund ta gjesh shiritin e formulës ose vetë qelizën, më të lehtë për të punuar në të. 4500 2007 2008 2009 4500 2700 3900 Redaktimi Këtu është se si mund të bësh ndryshime në secilin vend: • Hiq shkronjat ose numrat duke shtypur tastinBACKSPACE ose duke i përzgjedhur ato dhe duke shtypur DELETE. • Redakto shkronjat ose numrat duke i përzgjedhur ato dhe pastaj duke shtypur diçka tjetër.

  45. Redakto të dhënat! Cili është ndryshimi midis dy metodave? Përshtatshmëria jote. Mund ta gjesh shiritin e formulës ose vetë qelizën, më të lehtë për të punuar në të. 4500 2007 2008 2009 4500 2700 3900 Redaktimi Këtu është se si mund të bësh ndryshime në secilin vend: • Ndërfut shkronja ose numra të rinj në të dhënat e qelizës duke pozicionuar kursorin dhe duke shtypur.

  46. Redakto të dhënat! Cili është ndryshimi midis dy metodave? Përshtatshmëria jote. Mund ta gjesh shiritin e formulës ose vetë qelizën, më të lehtë për të punuar në të. 5400 2007 2008 2009 5400 2700 3900 Redaktimi Çfarëdo që të bësh, kur të kesh mbaruar, mbaj mend të shtypësh ENTER ose TAB, në mënyrë që ndryshimet e tua të qëndrojnë në qelizë.

  47. Largo formatimin e të dhënave! Surprizë! Dikush tjetër ka përdorur fletën tënde të punës, ka plotësuar disa të dhëna dhe e ka bërë numrin në qelizën B6 të trashësuar dhe të kuq për të theksuar se 2008 ishte vëllimi më i ulët. Baza A B 2007 2008 5400 2700 A B 2007 2008 5400 Pastro të gjitha Pastro formatimet A B 2007 2008 4000 5400 Por ai vëllim ka ndryshuar. Ti dëshiron të rregullosh situatën.

  48. Largo formatimin e të dhënave! Surprizë! Dikush tjetër ka përdorur fletën tënde të punës, ka plotësuar disa të dhëna dhe e ka bërë numrin në qelizën B6 të trashësuar dhe të kuq për të theksuar se 2008 ishte vëllimi më i ulët. Baza A B 2007 2008 5400 2700 A B 2007 2008 5400 Pastro të gjitha Pastro formatimet A B 2007 2008 4000 5400 Siç e shfaq imazhi: Numri origjinal është formatuar i trashësuar dhe i kuq. Kështu ti heq numrin. Ti fut një numër. Por ai është ende i trashësuar dhe i kuq! Çfarë e bën kështu?

  49. Largo formatimin e të dhënave! Ajo çfarë ndodh është se vetë qeliza është e formatuar, jo të dhënat në qelizë. Baza A B 2007 2008 5400 2700 A B 2007 2008 5400 Pastro të gjitha Pastro formatimet A B 2007 2008 4000 5400 Kështu, kur heq të dhënat që kanë formatim special, duhet të heqësh gjithashtu formatimin nga qeliza. Derisa ta bësh këtë, të gjitha të dhënat që fut në atë qelizë do të kenë formatim special.

  50. Largo formatimin e të dhënave! Këtu është se si të heqësh formatimin. Baza A B 2007 2008 5400 2700 A B 2007 2008 5400 Pastro të gjitha Pastro formatimet A B 2007 2008 4000 5400 • Kliko në qelizë dhe pastaj në skedën Baza, në grupin Redaktimi, kliko shigjetën në Pastro. • Kliko Pastro formatimet, që largon formatimin nga qeliza. Ose mund të klikosh Pastro të gjitha për të zhvendosur të gjitha të dhënat dhe formatimin në të njëjtën kohë.

More Related