420 likes | 865 Views
Color & Images in Web Design. Ngjyrat dhe imazhet në Web dizajnin. Qëllimet. Në fund të leksionit ju do… Të kuptoni burimin e ndricimit Të kuptoni dallimin mes modeleve të mbledhjes dhe zbritjes së ngjyrave Të kuptoni si punon”rrota e ngjyrave” (Color Wheel)
E N D
Color & Images in Web Design Ngjyrat dhe imazhet në Web dizajnin
Qëllimet Në fund të leksionit ju do… • Të kuptoni burimin e ndricimit • Të kuptoni dallimin mes modeleve të mbledhjes dhe zbritjes së ngjyrave • Të kuptoni si punon”rrota e ngjyrave” (Color Wheel) • Të kuptoni si paraqiten ngjyrat duke përdorur konstantat numerike
Qëllimet (vazhdim) • Të kuptoni se si paraqiten imazhet në kompjuter • Të bëni dallimin mes raster dhe vektor grafikës • Të kuptoni GIF dhe JPEG skemat për kompresim
Spektri elektromagnetik • Matja e fotoneve të cilat lëvizin me shpejtësinë e dritës e që bartin një lloj energjie • Maten me gjatësi valore dhe frekuencë Imazhi është marë nga http://imagers.gsfc.nasa.gov/ems/ëaves3.html
Ndricimi që mund të shihet • Paraqitet në një pjesë të vogël të spektrit EM, diku në mes • Gjatësitë valore janë nga 400nm deri 700nm Imazhi është marë nga: http://imagers.gsfc.nasa.gov/ems/visible.html
Modeli i mbledhjes së ngjyrave • Përdoret nga kompjuteri • Kur i shtohet energji drite ngjyra bëhet më e shndritshme • Ngjyrat e reja mund të formohen me kombinimin e gjatësive valore Imazhet nga Patt Ellison
Modeli i zbritjes së ngjyrave • Përdoret në mediumet për printim • Sa më shumë ngjyrë që shtohet, ngjyra bëhet më e errët • Ngjyra (apo Ink) mund të kuptohet si një filtër i cili filtron të gjitha ngjyrat përvec asaj që perceptohet dhe e cila reflektohet Imazhi nga Patt Ellison
Ngjyrat primare • Teknikisht, ngjyrat e pastra primare janë ngjyrat spketrale të cilat nuk mund të fitohen me përzierjen e ngjyrave tjera • Një numër i vogël i ngjyrave munden me kombinimin e tyre të prodhojnë ngjyra të reja • Modeli i mbledhjes së ngjyrave përdor të kuqen,gjelbërten dhe të kaltërtën si shtesa primare (Red, Green and Blue -RGB) • Modeli i zbritjes së ngjyrave përdor Cyan, Magenta, Yellow dhe Black (CYMK) si primare zbritëse
Modelet e ngjyrave primare Imazhet e fPat Ellison
Disa terme për ngjyrat • Hue – Lokacioni specifik i spektrit që mund të shihet • Saturation – Specifikon sasinë (intenzitetin) e ngjyrës • Value (Brightness) – Specifikon erësinë/dritën e ngjyrës. Duke shtuar TË BARDHË një njgyre, prodhohet TINT (tretje). Me shtimin e TË ZEZËS një ngjyre, prodhohet SHADE (hija).
Rrota e ngjyrave • Mënyra e zakonshme për të bërë hartën e ngjyrave është përdorimi i rrotës së ngjyrave • Të gjithë “hue” (lokacionet) pikturohen si një kënd në rrotë (0° përfaqëson RED dhe 360° përfaqëson VIOLET) • “Saturation”(intenziteti) dhe vlera përfaqësohen me përqindje • RED, YELLOW dhe BLUE janë ngjyrat primare të rrotës së ngjyrave
Prezentimi i ngjyrës Imazhi nga Pat Ellison
Grupet e ngjyrave në rrotë • Ngjyrat primare – Ngjyrat që smund të fitohen nga përzierja e ngjyrave tjera (Red, Yellow, Blue) • Ngjyrat sekondare – Ngjyrat që fitohen me përzierjen e vetëm dy ngjyrave primare (Orange, Green, Violet) • Ngjyrat terciare – Ngjyra që fitohen me përzierjen e ngjyrave sekondare me një ngjyrë tjetër sekondare ose primare
Një shembull i rrotës së ngjyrave Imazhi nga: http://www.sanford-artedventures.com/study/g_color_ëheel.html
Harmonia e ngjyrave • Nga rrota e ngjyrave mund të fillojmë të zhvillojmë temën e ngjyrave të cilat janë harmonike • Temat e ngjyrave bazohen në lokacionet e ngjyrave të rrotës së ngjyrave • Disa relacione bazike të ngjyrave: • Ngjyra komplementare • Komplemente të ndara • Analoge
Relacionet e ngjyrave Imazhet nga Pat Ellison
Relacionet e ngjyrave Imazhet nga Pat Ellison
Ngjyrat si konstante numerike • Ngjyra digjitale normalisht paraqitet si konstantë numerike në formë treshi, pra paraqet RGB vlerën • Në shumë programe grafike vlera RGB përfaqësohet si përqindje (0%-100%) ose si numër i plotë natyral (0-255) • Në web, treshet e ngjyrave paraqiten me numra heksadecimal
BLUE R G B RED GREEN 00 00 FF R G B R G B FF 00 00 00 FF 00 CYAN WHITE YELLOW MAGENTA BLACK GRAY R R G G B B R G B R R G G B B R G B 00 FF FF FF FF FF FF FF 00 FF 00 00 00 FF 00 80 80 80 Disa vlera heksadecimale
Dridhja(Dithering) dhe monitorët me ngjyra • Zakonisht monitorët modern mund të paraqesin ngjyrat 24-bit (apo “True Color”) • Megjithatë ka monitorë tjerë të cilët nuk e kanë mundësinë e paraqitjes së ngjyrave të vërteta • Si rezultat i kësaj ngjyrat 24-bit që nuk njihen nga monitorët më të dobët, do të përafrohen. • Përafrimi mund të paraqitet me dukje pikëlore që quhet dridhje • Zgjidhja? “Web Palette”
Web Palette • 216 ngjyra “Web safe” • Kryqëzim i paletës së ngjyrave të Windows dhe Macintosh • Ngjyrat duken gati njëlloj për të gjithë përdoruesit • AKA – “Netscape Colors” ose “Web Safe Palette”
Gamma • Gamma mund të kuptohet si “shëndëritja” (brightness) e monitorit • Windows & Unix i paraqesin ngjyrat më të errta se Macintosh • Rezultati? Imazhet e formuara në Windows mund të duken si të shpërlara në Mac; Imazhet e formuara në Mac mund të duken më të errta në makinën e Windows-it • Mësimi? Testoni imazhet tuaja në disa platforma ose së paku rregulloni gamma-n duke përdorur mjetet për rregulimin e gamma-s
Paraqitja e ngjyrave si imazh • Imazhet analoge janë paraqitja e ngjyrave në formë të vazhdueshme • Kjo është pak problematike për kompjuterët të cilët preferojnë matjen diskrete • Sinjali analog i cili përfaqëson një imazh të vazhdueshëm mostrohet për të prodhuar vlerë diskrete dhe e cila mund të ruhet në kompjuter • Frekuenca e mostrave digjitale ndikon shumë në kualitetin e imazhit digjital
Si duket mostrimi Prezentimi origjinal analog Matjet janë bërë për intervale të barabarta Mirren mostra diskrete nga matjet Informata nga The Computer In The Visual Arts(Spalter)
Pixel-i • Lokacioni mostër dhe vlera mostër kombinohen për të formuar elementin e pikturës ose pixel • 3 mostra të ngjyrës për pixel: • 1 mostër RED • 1 mostër GREEN • 1 mostër BLUE • Informata për pixelat ruhet në një sekuencë këndrejtë dhe paraqitet në ekran sipas rrjeshtave të quajtura raster-ë (nga Spalter)
Pixel-i (vazhdim) • Pixelët e monitorit aktualisht janë paraqitja e dritës cirkulare të red, green dhe blue phosphors • Dendësia e Pixel-ëve matet me Dots Per Inch (DPI) (pikë për inc) • Madhësia e Pixel-it matet me Dot Pitch • DPI dhe Dot Pitch qnëdrojnë në relacion inverz ( DPI = 1/ Dot Pitch)
Bit-Depth • Numri i biteve për të paraqitur ngjyrën në pixel
Imazhi në Internet • Ekzistojnë dy kategori kryesore të imazheve të cilat mund të hasen në Internet • Raster Grafika (imazhet aka “bitmapped”) – përkrahje nga browserët • Vector Grafika – zakonisht kërkojnë plug-in ndërmjetësimin për të shiquar formatin origjinal
Raster Grafika • Informata për ngjyrën ruhet sipas lokacionit dhe vlerës RGB • Merr shumë hapsirë në disk • Tipet: • Graphic Interchange Format (GIF) • Joint Photographic Experts Group (JPG) • Portable Network Graphic (PNG)
Vector Grafika • Informata për ngjyrën ruhet si një seri e kalkulimeve matematikore • Nuk nevoitet shumë hapsirë në disk, por është intensive për nga kërkesa e procesimit • Shembuj: • Virtual Reality Modeling Language (VRML) • Persistence of Vision graphics (POV-RAY) • Scalable Vector Graphics (SVG) Imazhi nga http://www.povray.org/
Kompresimi i imazhit • Imazhin në formatin e tij sipas rrjeshtave është vështirë ta kërkojmë (downloade) në web • Prandaj imazhet zakonisht ruhen duke përdorur ndonjërin nga algoritmat për kompresim • Cilat algoritme janë të përshtatshëm? Varësisht nga imazhi i cili ruhet
GIF formati • Graphic Interchange Format (GIF) • “Lossless” kompresim • I zhvilluar nga CompuServe • Ju mund të redukoni madhësinë e fajlit duke redukuar ngjyrat dhe duke ndrruar thellësinë e biteve • Përdorën LZW (Lempel-Zev-Welch) kompresimin • Efikas për kondenzimin e informatës së ngjyrave për rrjeshta pixeli të ngjyrave identike • Përdorë vetinë e fushave të mëdha të ngjyrave “të rrafshta” • I mirë për vizatime të linjave, illustrimeve, llogove dhe animacioneve • I patentuar për LZW në pronësi të Unisys
GIF formati • Dy tipe • GIF87a • Mund të përkrahën deri 8-bit ngjyra (256 ngjyra) • Përkrahën gërshetimin (interlacing) • GIF89a • Përkrahën cdogjë që përkrahën edhe GIF87a • Gjithashtu përkrahën transparëncë • Përkrah edhe animacionet • Të dy tipet kanë përkrahje univerzale nga browserët • Të dy tipet ruhen me prapashtesën .GIF
GIF formati - Interlacing • GIFi normal shfaqet në formë të plotë kur të jetë kompletuar kërkimi i imazhit • Megjithatë gërshetimi mundëson që imazhi të paraqitet si i “venitur” (zbehur) • Rezulton me rritjen e madhësisë së fajlit • Si ndodh kjo gjë? • Rrjeshti i pixelave shfaqet pasi të jetë lexuar vetëm 12.5% e përmbajtjes së tij • Pasojnë 3 faza të njëpasnjëshme me paraqitjen e 25%, 50% dhe në fund 100% të imazhit
GIF formati - Transparency • Transparenca ju mundëson dizajnerëve të paraqesin imazhet pa kufijtë e tyre katërkëndësh • Si ndodh kjo? • Prapavija e një imazhi shëndrohet në ngjyrë për të cilën dizajnuesi vendos të jetë e “padukshme” (kjo ngjyrë mëtej definohet si ngjyrë e padukshme) • Kështu prapavija e imazhit zhduket dhe zëvendësohet me prapavijën e web faqes
JPEG formati • Joint Photographic Experts Group (JPEG) • Përkrahën 24-bit “True Color” • Kompresimi: • Bazohet në hapsirën e frekuencës • E mirë për imazhet me gradacion të lartë të ngjyrave • Mostron informatën e imazhit në një fushë prej 8 x 8 pixelash • “Lossy” kompresim – informata për imazhin humbet gjatë procesit të kompresimit; Mësimi? Ndryshimet bëni në kopjen e origjinalit të imazhit!
JPEG formati • Mund të zgjidhen raporte të ndryshme të kompresimit • Përfaqëson ndrrimin: File Size vs. Image Quality • Përcaktohet sipas vlerës së “Q” (0-100): • Regullimi në vlerë më të vogël paraqet përpjestimin agresiv që rezulton me zvoglimin e madhësisë së fajlit por zvoglon edhe kualitetin e imazhit • Rregullimi në vlerë më të lartë është më pak agresiv dhe rezulton me rritjen e kualitetit të imazhit, por rrit edhe madhësinë e fajlit • Duhet të dekompresohet para se të paraqitet në browser
JPEG-u progresiv • Paraqitet në seri të kalimeve (ngjajshëm me gërshetimin e GIF-it) • Numri i kalimeve përcaktohet pasi të jetë ruajtur imazhi • Madhësi më e vogël e fajlit sesa JPEG-u i zakonshëm • Kërkon fuqi më të madhe të procesimit se JPEG-u i zakonshëm • Nuk përkrahet nga të gjithë browserat
Kur duhet të përdoret JPEGu • Fotografitë • Vizatimet artistike • Imazhet me gradacion të lartë të ngjyrave
Menaxhimi i grafikës • Provoni të dizajnoni grafikë të re duke përdorur ngjyrat që janë Web-safe • Mbani dimenzionet të vogla për grafikën (grafika më e vogël rezulton me fajl më të vogël) • Mos provoni të redukoni informatën e ngjyrës vetë (që do të rezultojë me dridhje)-- browserët janë të aftë vetë të përafrojnë në ngjyrën më të afërt • Përdorni skemat e përshtatshme të kompresimit për imazhin tuaj!
Resurset • The Electromagnetic Spectrum -http://imagine.gsfc.nasa.gov/docs/science/knoë_l2/emspectrum.html • Color and Design Overvieë by Pat Ellison –http://www.cs.iupui.edu/~pellison/colorlab/ • The Computer in the Visual Arts by Anne Morgan Spalter • A Lifetime of Color – http://www.sanford-artedventures.com/study/g_color_ëheel.html • POV-RAY Hall of Fame –http://www.povray.org/ • Designing Web Graphics 3 by Lynda Weinman • Web Design in a Nutshell by Jennifer Niederst