140 likes | 263 Views
Zoti im! Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im. Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!. Çdo gjë fillon e vogël pastaj rritet, përveç fatkeqësisë, e cila fillon e madhe pastaj zvogëlohet. Nasir ibn Jesari, Allahu e mëshiroftë!.
E N D
Zoti im! Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im. Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Çdo gjë fillon e vogël pastaj rritet, përveç fatkeqësisë, e cila fillon e madhe pastajzvogëlohet. Nasir ibn Jesari, Allahu e mëshiroftë!
Çuditem nga ata që me të hollat e tyre blejnë rroba, por nuk i blejnë të lirët me sjelljet e tyre. Ibn Semaku, Allahu e mëshiroftë!
Të mbartësh të vërtetën është si të mbartësh kodrat e palëkundshme. Këtë mund ta bëjnë vetëm burrat e vendosur. Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!
Të përfitoj nga kjo botë duke i rënë fyellit është më e dashur për mua sesa ta përfitoj atë me fe. Bishr Elhafi, Allahu e mëshiroftë!
Frikësoju Allahut për aq sa ka mundësi Ai të bëjë kundër teje dhe turpërohu prej Tij për aq sa është Ai afër teje. Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!
Nuk posedon njeriu shtëpi tjetër pas vdekjes së tij përveç asaj që ka ndërtuar para se të vdesë. Nëse e ka ndërtuar me të mira, do të jetë i kënaqur në të. E, nëse e ka ndërtuar me të këqija, ajo që ka ndërtuar do të shkatërrohet. Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Nëse ke mundësi që askush mos të ta kalojë me vepra të mira të afrimit tek Allahu, atëherë bëje atë. Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Frikësoju Allahut dhe të mos jetë Allahu më i dobëti në sytë e tu. Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!
Nëse mëson për shokun tënd diçka që e urren, atëherë arsyetoje atë. E, nëse nuk mund t’i gjesh arsye, atëherë thuaj në veten tënde “ndoshta vëllai im ka ndonjë arsye që unë nuk e di.” Abdullah ibn Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Nëse dikush kafshon ndonjë gacë prushi derisa të fiket, do të ishte më mirë për të sesa të thoshte për një çështje që e ka caktuar Allahu “sikur të mos ishte kjo”. Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Nervozizmi është si egërsira. Nëse pronari e lë të lirë, ajo fillon të hajë atë të parin. Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!
Kush pajtohet me përcaktimin e Allahut, ai përcaktim do të ndodhë dhe ai person do të ketë shpërblim. Kush nuk pajtohet me të, ai përcaktim do të ndodhë, por atij do t’i përmbysen veprat. Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!
Shpërndajekëtë Treguesi i së mirës është sikurse vepruesi i saj