80 likes | 187 Views
6. Përdorimi i fjalorëve lëndorë . Disa zgjedhje. Fjalorët e kontrolluar. Shumica e kërkuesve në internet përdorin fjalët kyçe për kërkim. Pse të përdoren fjalorët e kontrolluar?
E N D
6 Përdorimi i fjalorëve lëndorë Disa zgjedhje
Fjalorët e kontrolluar • Shumica e kërkuesve në internet përdorin fjalët kyçe për kërkim. Pse të përdoren fjalorët e kontrolluar? • Për shkak se përdoruesit mund të mos jenë në dijeni për sinonimet, termat e ngjashëm, ose format e ndryshme të drejtshkrimit • Termat mund të ndryshojnë në fusha të ndryshme të studimit • Përdorimi akademik kundrejt përdorimit të zakonshëm (për shembull: emrat shkencor në latinisht për kafshë dhe bimë kundrejt emrave që përdoren në një gjuhë të caktuar)
Përcaktueset lëndore të Bibliotekës së Kongresit • Përcaktueset lëndore të Bibliotekës së Kongresit janë një mjet i dobishëm, për shkak se përpiqen t’i mbulojnë të gjitha fushat e dijes, andaj është mjaft i plotë • Po ashtu është i dobishëm për shkak se botimet e qeverisë amerikane janë falas dhe të hapura për përdorim përndryshe prej fjalorëve që botohen nga botues privat • Por nuk është i përkryer…
Krijimi i përckatueseve lëndore të Bibliotekës së Kongresit dhe përditësimi i tyre • Një përcaktuese lëndore në Bibliotekën e Kongresit krijohet kur kemi të bëjmë me një temë të re në një botim. Kjo shkakton disa probleme – • Biblioteka mund të mos e krijojë një term lëndor dhe kështu që deri në botimin e ndonjë libri për atë tematikë lëndore mund të kalojë kohë e gjatë • Krijon një njëanshmëri ndaj tematikës lëndore. Termi lëndor krijohet në kontekstin e kohës në të cilin është krijuar. Perceptimet historike dhe qëndrimet popullore mund të ndryshojnë me kalimin e kohës • Termat lëndorë përditësohen/freskohen por kjo mund të merr kohë deri sa të ndodh (një shembull tipik që kaloi një kohë e gjatë për Bibliotekën e Kongresit derisa i ndërroi format e transliteruara të emrave në kinezisht për pasqyrimin e formës së përdorimit të tyre të zakonshëm, si fjala vjen për Peking kundrejt Beijing)
Përcaktueset lëndore të mjekësisë (MESH) • Këto përcaktuese mirëmbahen nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e SHBA-ve • Këto përcaktuese mund të përdoren falas ashtu si ato të Bibliotekës së Kongresit • Në të gjinden termat më të përditësuar për mjekësinë dhe shëndetin • Nëse zgjidhni t’i përdorni këto përcaktuese lëndore të mjekësisë, atëherë mund ta përdorni fushën 650 në formatin MARC për të treguar përdorimin e tyre. http://www.nlm.nih.gov/mesh/
Tezuauri i Getty për art dhe arkitekturë (AAT) • Shumë biblioteka e përdorin AAT krahas përcaktuesve lëndore të Bibliotekës së Kongresit pasi është më i plotë në lidhje me artin, arkitekturën, termave historik të artit • Mirëmbahet nga instituti Getty • Mund të kërkoni termat lëndor veç e veç në Getty pa pagesë (http://www.getty.edu/research/tools/vocabularies/aat/index.html) • Nëse dëshironi ta shkarkoni tërë fjalorin duhet të bëni aranzhime me redaktuesit e tyre në qendrën e shkarkimit http://www.getty.edu/research/tools/vocabularies/obtain/download.html • Përdorni fushën 650 _7 për termin lëndor $2 AAT për të treguar burimin e tij
Krijimi i përcaktueseve tuaja lëndore • Krijimi i përcaktueseve tuaja lëndore mund të jetë mënyra më e mirë për t’i përmbushur nevojat tuaja • Çelësi është të jenë konsistente. Nëse i krijoni rregullat tuaja, dokumentoni ato • Gjithmonë krijoni vërejtje për ta cituar formën se ku e keni marrë termin lëndor. Kjo do t’i ndihmojë dikujt më vonë nëse duhet ta përditësojnë/freskojnë përcaktuesen, posaçërisht nëse është ndonjë burim jo standard. • Për shembull: • Mund të vendosni që të konsultoheni së pari me Bibliotekën e Kongresit, dhe pastaj ta përktheni përcaktuesen. Nëse Biblioteka e Kongresit nuk e ka një përcaktuese të tillë, dokumentoni se cilat burimet të tjera do t’i zgjidhni . Në këtë mënyrë të gjithë kataloguesit e përdorin procedurën e njëjtë.