1 / 34

Përfundimi i burrave të mëdhenj

Përfundimi i burrave të mëdhenj . Pejgamberi Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Ebu Bekri. Omer ibn Hatabi. Othman ibn Afani. Ali ibn ebi Talibi. Muadh ibn Xhebeli. Bilal ibn Rebaha. Ebu Dher el Gafari. Ebu Darda. Selman el Farisi. Abdullah ibn Mesudi.

toya
Download Presentation

Përfundimi i burrave të mëdhenj

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Përfundimi i burrave të mëdhenj Pejgamberi Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të Ebu Bekri Omer ibn Hatabi Othman ibn Afani Ali ibn ebi Talibi Muadh ibn Xhebeli Bilal ibn Rebaha Ebu Dher el Gafari Ebu Darda Selman el Farisi Abdullah ibn Mesudi Hasen ibn Aliu Abdullah ibn Omeri Amër ibn Asi Imam Shafiu Sad ibn Rrebi Abdullah ibn Mubareku Ibadetu ibn Esami Muhamed ibn Sirini Hasen el Basri Kalifi Memun Fudajl ibn Ijadi Khalifi Mutesimi Harun er-Rashidi Abdulmelik ibn Mervani Hisham ibn Abdulmeliku Omer ibn Abdulazizi Muavijetu ibn ebi Sufjani Ebu Musa el Eshari

  2. Ebu Bekër Es-Sidiku Kur ishte Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, në agoninë e vdekjes, tha: “Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.” Dhe i tha Aishes: “Shikoji këto dy copa rrobash të miat, pastroji të dyja dhe më vendos në to kur të vdes (bëji qefin për mua), sepse i gjalli ka më shumë nevojë për rroba të reja sesa i vdekuri.” Para se të dilte nga kjo botë, e porositi Omerin, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke i thënë: “Unë po të këshilloj me një këshillë, nëse ti e pranon atë nga unë. Vërtet në mbrëmje Allahu ka një të drejtë dhe nuk e pranon atë ditën dhe ka një të drejtë ditën, që nuk e pranon natën. Ai nuk e pranon nafilen derisa nuk e ke kryer obligimin (farzin). Vërtet u janë bërë të frytshme veprat atyre që janë peshuar në ahiret duke pasuar të vërtetën në këtë botë. Është reale që peshorja të bëhet e rëndë (me peshë) prej tyre. Por u janë pakësuar veprat në peshore Ditën e Gjykimit atyre që kanë pasuar të pavërtetën dhe u janë pakësuar edhe në këtë botë. Është e drejtë e peshores që të pavërtetën ta bëjë të lehtë (pa peshë).”

  3. Omer ibn Hatabi Kur u plagos Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, Abdullah ibn Abasi erdhi dhe i tha: “O prijësi i besimtarëve, ke pranuar Islamin kur njerëzit bënin kufër dhe ke luftuar me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, atëherë kur njerëzit e kishin braktisur atë. Je duke vdekur si dëshmor, gjë që nuk e kundërshton askush dhe se Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, kur vdiq, ishte i kënaqur me ty.” Omeri tha: “Ma përsërit edhe një herë këtë.” Ia përsëriti edhe një herë, pastaj Omeri tha: “I mashtruar është ai që mashtrohet pas këtyre fjalëve. Pasha Allahun, sikur të posedoja krejt sa sheh Dielli, që të shpëtoj nga vdekja, do ta bëja.” Abdullah ibn Omeri tha: “Koka e Omerit ishte në kofshën time para se të vdiste dhe ai më tha: “Vendosma kokën në tokë.” I thashë: “Çfarë dallimi ka nëse është në tokë apo në kofshën time? Ai tha: “Vendose në tokë.” Abdullah ibn Omeri tha: “E vendosa kokën e tij në tokë.” Pastaj Omeri tha: “Mjerë për mua dhe nënën time, nëse nuk më mëshiron Zoti im!”

  4. Othman ibn Afani Prijësi i besimtarëve Othman ibn Afani, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur u godit nga të pabesët dhe i rridhte gjaku në mjekër, tha: “O Zot, unë kërkoj ndihmën Tënde në të gjitha çështjet e mia dhe kërkoj nga Ti të më shtosh durimin në sprovën time.” Kur ra dëshmor, ata kontrolluan dollapin e tij, ku gjetën një sënduk të mbyllur me dry. Pasi e hapën, në të gjetën një copë letër, ku ishte shkruar testamenti i Othmanit. “Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit! Othman ibn Afani dëshmon se s’ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut të vetëm dhe të pashoq dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij dhe se xheneti është realitet. Allahu do t’i ringjallë të gjithë të varrosurit atë ditë që s’ka dyshim në të dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Tij.”

  5. Ali ibn ebi Talibi Prijësi i besimtarëve Ali ibn ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, pasi u plagos, tha: “Çfarë bëtë me atë që më goditi?” I thanë se e kishin zënë. Tha: “Ushqejeni nga ushqimi im dhe jepini të pijë nga uji im. Nëse unë jetoj, do të mendoj rreth tij (se çfarë të ndërmarr), por nëse vdes, atëherë vriteni me një goditje dhe mos shtoni më tepër.” Pastaj e porositi Hasanin që ta pastrojë pasi të vdesë duke i thënë: “Mos e tepro me qefinin sepse kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, duke thënë: “Mos e teproni me qefinin sepse ai prishet shumë shpejt (kalbet në varr).” Dhe porositi: “Më dërgoni në varr duke mos nxituar e as duke u ngadalësuar. Nëse është mirë, ma mundësoni më shpejt atë. E, nëse është keq, më largoni nga supet tuaja.”

  6. Muadh ibn Xhebeli Muadh ibn Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ishte në agoninë e vdekjes, luti Zotin e tij duke thënë: “O Zoti im, unë vërtet jam frikësuar nga dënimi Yt, por tani po shpresoj te Ti . O Zoti im, Ti e di se unë s’e kam dashur dynjanë për lumenjtë e saj e as për mbjelljen e pemëve…, por për etjen në ditët me vapë, për qëndrimin e gjatë natën (në namaz) dhe për udhëtimin për marrjen e diturisë.” Pastaj i doli shpirti pasi tha “LA ILAHE ILA ALLAH”. Transmeton Tirmidhiu, se Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Sa burrë i mirë është Muadh ibn Xhebeli!” Kurse Buhariu shënon se i Dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Më i mëshirshmi për umetin tim është Ebu Bekri…” Vazhdoi derisa tha: “Dhe më i dijshmi për hallallin dhe haramin është Muadhi.”

  7. Bilal ibn Rebaha Para se të vdiste Bilali, gruaja e tij u mërzit dhe e shprehu mërzinë, kurse Bilali zbuloi kokën, të cilën e kishte mbuluar pasi ishte në agoninë e vdekjes, dhe tha: “Mos thuaj mjerë për mua, por thuaj e lumja unë.” Pastaj tha: “Nesër do të takojmë të dashurit… Muhamedin dhe shokët e tij.”

  8. Ebu Dherr el Gafari Kur ishte Ebu Dherri në agoninë e vdekjes, qau gruaja e tij dhe ai e pyeti: “Përse po qan?” Ajo tha: “Si të mos qaj kur ti po vdes në këtë vend dhe ne nuk kemi as rroba që të të mjaftojnë si qefin?!”Ai tha: “Mos qaj dhe po të përgëzoj se kam dëgjuar Pejgamberin, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, duke i thënë një grupi, në mesin e të cilit isha edhe unë: “Do të vdesë njëri nga ju në një shkretëtirë dhe do të dëshmojnë një grup besimtarësh në varrimin e tij.” Të gjithë pjesëtarët e atij grupi që kanë vdekur, kanë vdekur në fshatra ku kishte popullatë, kurse unë po vdes në shkretëtirë. Pasha Allahun, s’po gënjej e as kam gënjyer. Shiko në rrugë.” Ajo tha: “Sikur kanë shkuar të gjithë haxhilerët dhe s’ka njeri.” Ai tha: “Shiko…” Papritmas pa disa burra, të cilët u afruan afër tyre dhe i thanë: “Çfarë bën oj robëresha e Allahut?” U thashë: “Është një besimtar, duhet ta futni në qefin.” Thanë: “Kush është ky?” U thashë: “Ebu Dherri…” Ata thanë: “Shoku i të Dërguarit të Allahut.” Atëherë u futën tek ai, kurse Ebu Dherri nuk kishte vdekur ende dhe ua transmetoi hadithin dhe u tha: “Kërkoj nga ju që të mos më fusë në qefin asnjë nga ju që ka qenë prijës ose në delegacion.” Të gjithë kishin diçka nga kjo, përveç një fëmije ensari. Ai e futi në qefin nga dy tesha të tij. Namazin e xhenazes ia fali Abdullah ibn Mesudi, i cili ishte njëri nga ai grup. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!

  9. Ebu Darda Kur ishte Ebu Darda në agoninë e vdekjes, tha: “A ka kush që punon për një udhëtim si ky? A ka kush që punon për një ditë si kjo? A ka kush që punon për një moment si ky?” Pastaj vdiq, Allahu e mëshiroftë.

  10. Selman el Farisi Selman el Farisi qau në agoninë e vdekjes dhe u pyet: “Përse po qan?” Ai tha: “I kemi dhënë besën Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, që të përgatitemi si udhëtarë dhe unë përreth kam vetëm këtë përgatitje.” Dhe nga të pranishmit iu tha: “Përreth vetes ti ke vetëm një enë për ujë, një për ushqim dhe një tjetër për pastrim.”

  11. Abdullah ibn Mesudi Kur ishte Abdullah ibn Mesudi në prag të vdekjes, thirri të birin dhe i tha: “O Abdurrahaman, i biri i Abdullah ibn Mesudit, po të porosis me pesë gjëra, pra kujdesu për to: -Trego mosinteresim për atë që posedojnë njerëzit sepse kjo është pasuri dhe je i respektuar prej tyre. -Mos kërko nga njerëzit atë që posedojnë sepse ajo është varfëri. -Largohu dhe mos i vepro punët që kërkojnë pendim. -Nëse ke mundësi të përparosh çdo ditë më shumë se dje, bëje atë. -Dhe kur të falësh namazin, atëherë fale si të ishte i fundit, pra sikur s’do të falesh më.-Mos ki nevojë për njerëzimin, sepse kjo është pasuri.

  12. Hasen ibn Aliu Hasen ibn Aliu është nipi i të Dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe zotëria i të rinjve nga banorët e xhenetit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Kur ishte në agoninë e vdekjes, Hasen ibn Aliu tha: “Më nxirrni në oborr të shtëpisë.” Pasi e nxorrën, tha: “O Allah, unë mbështetem te Ti, sepse s’jam goditur asnjëherë nga diçka e ngjashme si kjo.”

  13. Muavijetu ibn ebi Sufjani Sahabi i nderuar Muavijetu ibn ebi Sufjani, Allahu qoftë i kënaqur me të, para se të vdiste u tha të pranishmëve: “Më ulni…” Pasi e ulën, filloi të përmendte Allahun, pastaj qau dhe tha: “Tani o Muavije po e përkujton Allahun, pasi je shkëputur dhe prishur? Pse nuk ishe kështu sa ishe i ri?!” Pastaj qau dhe tha: “O Zot, o Zot, mëshiroje plakun mëkatar me zemër të ngurtë! O Zot, pakësomi pengesat dhe falmi gabimet! Toleroje atë që nuk ka shpresuar tek askush përveç Teje dhe nuk ka besuar në dikë tjetër…” Pastaj i doli shpirti, Allahu qoftë i kënaqur me të.

  14. Amër ibn Asi Sahabi i nderuar, Amër ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ishte në agoninë e vdekjes qau gjatë dhe e ktheu fytyrën e tij nga muri. I biri i tha: “A nuk të ka përgëzuar Pejgamberi i Allahut?” Atëherë e ktheu fytyrën nga ai dhe tha: “Gjëja më e mirë me të cilën përgatitemi është dëshmia LA ILAHE ILA ALLAH, MUHAMEDU RRESULULLAH. Unë kalova nëpër tri gjendje. Keni parë se s’ka ekzistuar njeri që e ka urryer Pejgamberin më tepër se unë dhe se s’ka ekzistuar gjë më e dashur tek unë se të më mundësohej ta vrisja atë. E sikur të vdisja ashtu, do të isha nga banorët e ferrit. E kur Allahu e vendosi Islamin në zemrën time, shkova te Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe i thashë: “Shtrima dorën, se do të të jap besën.” E shtriu dorën dhe unë ia shtrëngova. Ai më tha “Çfarë ke o Amër?” I thashë: “Desha të vë një kusht.” Më tha: “Çfarë dëshiron të kushtëzosh?” I thashë: “Dua të më falen të kaluarat.” Atëherë ai tha: “A nuk e ke ditur se Islami e rrënon të kaluarën dhe emigrimi (nga mëkati) e fshin të kaluarën dhe se haxhi e fshin të kaluarën?” Nuk ka pasur njeri më të dashur për mua sesa i Dërguari i Allahut dhe asgjë më të ëmbël se shikimi i tij, saqë s’kisha mundësi ta ngopia syrin me shikimin e tij. Sikur të më thuhet ta përshkruaj, nuk do të mundja ta përshkruaj. Dhe sikur të vdisja në këtë gjendje, shpresoj se do të jem nga banorët e xhenetit. Pastaj kemi bërë gjëra të tjera dhe nuk e di se cila është gjendja ime tani. Dhe kur të vdes, mos lini afër meje vajtuese e as zjarr. Dhe kur të më varrosni, m’a hidhni dheun dalëngadalë dhe qëndroni te varri për sa kohë therret një deve dhe të shpërndahet mishi i saj, në mënyrë që të jem afër jush kur t’u përgjigjem dy melaikeve të Zotit.”

  15. Ebu Musa el Eshariu Kur ishte në agoninë e vdekjes Ebu Musa el Eshariu, Allahu qoftë i kënaqur me të, i ftoi fëmjët e tij dhe u tha: “Shkoni e më hapni varrin dhe thellojeni atë.” Dhe ashtu vepruan. Ai tha: “Uluni pranë meje, se pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, janë vetëm dy vende. Do të më zgjerohet varri, saqë do të bëhet nga të gjitha anët dyzet krahë dhe do të më hapet derë nga dyert e xhenetit dhe do të shikoj vendin dhe gratë e mia dhe të gjitha dhuntitë që më ka përgatitur Allahu mua, pastaj do të njoftohem për shtëpinë time në xhenet më mirë sesa njoh shtëpinë e kësaj bote dhe do të më vijë nga era e saj derisa të ringjallem. E, nëse është tjetra, do të më ngushtohet varri derisa të përzihen eshtrat e mia dhe do të bëhet më i ngushtë se kjo apo ajo, pastaj do të më hapet një derë nga dyert e xhehnemit dhe do të shikoj vendin që më ka përcaktuar Allahu nga prangat dhe dënimet, pastaj do të njoftohem me vendin tim më mirë sesa e di shtëpinë time tani dhe do të më godasë dënimi dhe zjarri i saj derisa të ringjallem.”

  16. Sad ibn Rrebia Pasi përfundoi lufta e Uhudit, Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, tha: “Kush po shkon të shikojë se çfarë ka ndodhur me Sad ibn Rrebian?” Njëri nga sahabët shikoi të vdekurit dhe e pa Sad ibn Rrebian para se t’i dilte shpirti. Ai tha: “Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, më ka dërguar të shikoj gjendjen tënde.” Sadi tha: “Dërgoji selam Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe lajmëroje se unë po vdes; jam goditur në dymbëdhjetë vende dhe do të vdes patjetër. Gjithashtu dërgoju selam prej meje besimtarëve dhe thuaju atyre: “O popull, s’ka arsye për ju nëse goditet Pejgamberi nga armiku dhe ju të jeni ende gjallë.”

  17. Abdullah ibn Omeri Para se t’i largohej shpirti nga trupi i tij, ai tha: “Nuk dua asgjë nga kjo botë, përveç tri gjërave: etjes gjatë agjërimit të ditëve me vapë, namazit të natës dhe lëkundjes së këmbëve nga qëndrimi i gjatë në namaz.Nuk m’u mundësua të luftoja kundër grupimit shkapërderdhës.” Ndoshta e kishte fjalën për Haxhaxhin dhe ata që ishin me të.

  18. Ibadetu ibn Samiti Kur Ibadetu ibn Samiti ishte në agoninë e vdekjes, kërkoi ta nxirrnin në oborr të shtëpisë, pastaj tha: “Grumbullojini robërit, shërbëtorët dhe komshinjtë.” I thirrën ata dhe ai tha: “Kjo ditë mendoj se është dita e fundit që po jetoj në këtë botë dhe nata e parë e botës tjetër. Nuk di në kam gabur diçka ndaj ndonjërit prej jush me dorë apo me gjuhë. Pasha atë që e ka shpirtin e Ibades në duart e Tij, ekzekutimi i vërtetë është në Ditën e Gjykimit. Pra, mos ngurroni, por atij që i kam diçka borxh, le të hakmerret tani para se të më dalë shpirti.” Ata i thanë: “Vërtet ti ke qenë baba dhe njeri shumë i edukuar.” Ai tha: “A po më falni mua gabimet ndaj jush?” Ata thanë po, kurse ai shtoi: “O Allah, dëshmo! Kurse tani ruajeni këtë amanet timin… Ngushtohem nga secili njeri që qan. Nëse vdes, më jepni abdest në formën më të mirë, pastaj le të futet secili prej jush në xhami dhe të kërkojë falje për Ibaden dhe veten e tij sepse Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”... Pastaj më dërgoni shpejt në varrin tim dhe mos e pasoni kufomën time me diçka nga flaka (zjarri).”

  19. Imam Shafiu Mezniu shkoi tek Imam Shafiu kur ishte në shtratin e vdekjes dhe i tha: “Si u gdhive o Ebu Abdullah?” Imam Shafiu tha: “Jam gdhirë si udhëtar nga kjo botë, si largues nga shoqëria ime, si takues i veprave të liga, si shijues i vdekjes dhe udhëtar tek Allahu. Nuk e di nëse shpirti im po shkon për xhenet dhe ta përgëzoj apo në xhehenem, që ta dëshpëroj.” Pastaj tha: “Kur m’u ngurtësua zemra dhe më humbi udha Shpresat i drejtova nga falja Jote. Më duken të mëdha mëkatet e mia Por kur i krahasova me faljen Tënde, ishte falja Jote më e madhe. Vazhdimisht Ti fal dhe do të falësh Sa bujar, falës, dhurues dhe respekues që je!”

  20. Hasen el Basri Kur ishte para vdekjes, Hasen el Basri lëvizi dorën dhe tha: “Kjo është koha e durimit dhe e nënshtrimit.”

  21. Abdullah ibn Mubareku Kur dijetari, adhuruesi i devotshëm dhe muxhahidi Abdullah ibn Mubarek ishte në agoninë e vdekjes dhe përjetonte fshehtësitë e saj, për një çast u normalizua, e largoi petkun që kishte mbi kokë dhe tha duke buzëqeshur: “Punoni për një ditë si kjo … LA ILAHE ILA ALLAH…” Pastaj vdiq.

  22. Fudajl ibn Ijadi Dijetari dhe njeriu i devotshëm Ijadi, i njohur me nofkën “adhuruesi i dy vendeve të shenjta” ishte në agoninë e vdekjes, u alivanos, pastaj prapë iu kthye vetëdija dhe tha: “Ah, sa udhëtim i largët… Ah, sa pak jam përgatitur për të!”

  23. Muhamed ibn Sirini Transmetohet se kur imami dhe dijetari i famshëm, Muhamed ibn Sirini, ishte në shtratin e vdekjes, qau. Të pranishmit e pyetën se pse qante dhe ai u tha: “Qaj për neglizhimin tim në ditët që kaluan dhe për veprën e paktë për xhenetin e lartë, që do të më shpëtonte nga zjarri i nxehtë…”

  24. Omer ibn Abdulazizi Kalifi i drejtë dhe modest, Omer ibn Abdulaziz, Allahu qoftë i kënaqur me të, në shtratin e vdekjes u tha fëmijëve të tij, teksa në dhomë ishte i pranishëm edhe Museleme ibn Adul Meliku:“O bijtë e mi, unë kam lënë për ju të mira të shumta, saqë nuk kaloni pranë asnjë muslimani ose dhimiu (jomusliman që jeton në shtetin islam) e të mos respektoheni nga ata. O bijtë e mi, unë jam para dy zgjedhjeve: ose të bëheni ju të pasur dhe të futem unë në ferr, ose të varfëroheni dhe të futem në parajsë. Unë mendoj se më e dashur për mua është të mbteeni të varfër. Largohuni nga këtu Allahu ju ruajttë… largohuni Allahu ju furnizoftë… largohuni nga unë, sepse jam duke parë krijesa që po shtohen shumë dhe nuk qenkan as xhinë e as njerëz…” Muselemja tha: “U ngritëm dhe e lamë vetëm duke shikuar dhe ndërkohë dëgjuam dikë duke thënë: “Atë, vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen Allahut.” Pastaj u ul ai zë dhe ne u futëm brenda, ku e pamë të vdekur, me sy mbyllur dhe të mbuluar.”

  25. Kalifi el Memun Kalifi el Memun, prijësi i besimtarëve, Allahu e mëshiroftë, kur u gjend para vdekjes, tha: “Më zbritni nga shtrati.” E zbritën në tokë dhe ai vendosi faqen e tij në të dhe tha: “O Ti që nuk të humb sundimi… mëshiroje atë të cilit i ka perënduar tashmë sundimi i tij!”

  26. Abdulmelik ibn Mervani Transmetohet se kur prijësi i besimtarëve, Abdulmelik ibn Mervani, Allahu e mëshiroftë, ndjeu se ishte para vdekjes, tha: “Më ngrini ngadalë.” Dhe ashtu vepruan. Pastaj ai mori frymë dhe tha: “Sa e bukur je moj botë! Por vërtet je shumë e shkurtër… Dhe zgjatja e saj është e pavlerë … Dhe nëse kemi qenë të dhënë pas saj, vaj halli për ne!”

  27. Hisham ibn Adul Meliku Kur ishte Hisham ibn Abdul Meliku, Allahu e mëshiroftë, në shtratin e vdekjes, shikoi familjen e tij duke qarë pranë tij dhe tha: “Hishami ju solli ju në këtë botë, kurse ju po qani. Ai la për ju pasurinë e tij, kurse ju e lini atë me veprat e veta. S’ka fatkeqësi më të madhe për Hishamin, nëse nuk e mëshiron Allahu!”

  28. Kalifi el Mutesim Prijësi i besimtarëve, kalifi el Mutesim, Allahu e mëshiroftë, para se të vdiste tha: “Sikur ta dija se jeta ime ishte kaq e shkurtër, nuk do të veproja vepra të këqija!”

  29. Harun er-Rrashidi Kur mjekët shfaqën pesimizmin e tyre për sëmundjen që kishte kapluar prijësin e besimtarëve, Harun er-Rrashidin, besimtar i devotshëm e modest dhe muxhahid, Allahu e mëshiroftë, dhe kur ai e kuptoi se i ishte afruar vdekja, urdhëroi t’i sillnin qefinin dhe t’i hapnin varrin. Pasi e hapën varrin, ai e shikoi dhe tha: :Pasuria nuk më bëri fare dobi... U hoq prej meje çdo kompetencë e imja.”

  30. Pejgamberi Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të! Momentet e fundit të jetës së Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të Ditën e hënë, 12 Rebiul Euel të vitit të 11-të pas hixhretit, gjendja e Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, nisi të keqësohej. Lajmi i sëmundjes së tij u përhap te shokët e tij dhe i shqetësoi pa masë. Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, kishte porositur që Ebu Bekri të bëhej imam i besimtarëve në namaz, pasi sëmundja nuk e lejonte të merrte pjesë në namaz.

  31. Në mëngjesin e po asaj dite, kur Ebu Bekri ishte duke falur namazin me xhemat, u habitën muslimanët kur papritur Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, e hapi perden e dhomës së Aishes dhe shikoi safat e tyre duke u falur dhe buzëqeshi. Ebu Bekri mendoi se Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dëshironte të falte namazin dhe filloi të tërhiqej dhe të futej në saf, por edhe besimtarët për pak sa nuk u shpërqendruan nga namazi i tyre prej gëzimit të daljes së Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Ai u dha shenjë që të vazhdonin, u ul në të majtë të Ebu Bekrit dhe u fal. Pastaj u kthye në dhomën e tij. Besimtarët u gëzuan shumë dhe menduan se Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ishte shëruar.

  32. Më vonë, Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, iu kthyen dhembjet dhe ftoi Fatimen, të bijën, dhe i tregoi një fshehtësi, se ai do të vdiste nga ajo sëmundje. Ajo qau. Pastaj i tregoi se e para që do të vdiste pas tij nga familja e tij ishte ajo. Dhe ajo qeshi. Dhembjet e Pejgamberit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, u shtuan, pastaj Fatimja tha: “Ah, shumë ke dhembje!” Kurse Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ia ktheu duke i thënë: “Nuk do të ketë dhembje pas ditës së sotme babai yt.”

  33. Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, i porositi besimtarët para se të vdiste duke thënë: “Namazin, namazin… dhe ato që keni në pronësi (gratë dhe robëreshat)… Namazin, namazin… dhe ato që gjenden në pronën tuaj…” Ai e përsëriti këtë disa herë. Abdurrahman ibn ebi Bekri u fut brenda dhe kishte në dorën e tij një misvak. Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, e shikonte atë. Aishja i tha: “A ke për qëllim misvakun?” Ai bëri me kokë që po. Aishja tha: “A ta zbus atë?” Ai prapë bëri me kokë që po. Ajo e pastroi dhe ia dha.

  34. Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, fuste dorën e tij në kovën e mbushur me ujë dhe fërkonte fytyrën me dorë të lagur dhe thoshte: “LA ILAHE ILA ALLAH… vërtet vdekja ka fshehtësitë e saj.” Dhe në fund e ngriti shikimin lart dhe lëvizi buzët e tij duke thënë: “Me ata që i begatove nga Pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe njerëzit e mirë, o Allah! Më fal mua dhe më mëshiro… dhe më bashko në shoqërim me të lartësuarit!O Allah, zgjedh shoqërimin e lartësuar (botën tjetër)! O Allah, zgjedh shoqërimin e lartësuar! O Allah, zgjedh shoqërimin e lartësuar! Dhe doli shpirti i krijesës më të mirë të Allahut të Madhëruar, doli shpirti më i pastër që është krijuar për Zotin e tij, doli shpirti i atij që Allahu e dërgoi mëshirë për tërë botën, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!

More Related