160 likes | 675 Views
EPIDEMIOLOGJIA E HIV-AIDS. Shendeti Publik. Epidemiologjia. Gjatë 25 vjetëve të fundit HIV ka marrë jetën e miliona burrave , grave dhe fëmijëve nëpër të gjithë globin duke zhvilluar një krizë ndërkombëtare të shëndetit publik .
E N D
EPIDEMIOLOGJIA E HIV-AIDS ShendetiPublik
Epidemiologjia • Gjatë 25 vjetëvetëfundit HIV ka marrëjetën e milionaburrave, grave dhefëmijëvenëpërtëgjithëglobin duke zhvilluarnjëkrizëndërkombëtaretëshëndetitpublik. • Ka disaregjionenëpërbotëkuepidemia e HIV/AIDS ka qënëdëshpëruese. • NëSaharan, Afrikë, mëshumë se 60% e tëgjitharastevetësëmundshmërisëtektërrituritjanëme HIV dhe90% tekinfantët. • Rastet e para me AIDS u panë tek personat gay në fillimin e viteve 1800, dhe pasojat e tij katastrofike nuk u menduan kurrë.
Epidemiologjia • Edhe pasi u identifikua si HIV në 1983 dhe u gjet në grupe heteroseksualësh, gratë, infantët dhe fëmijët, përdoruesit e drogave I/V, hemofilikët, dhe personat që kishin marrë gjak, situata e jashtëzakonshme nuk ishte kuptuar ende. • Si rezultat lëvizja globale kundër HIV së pari ishte e ngadaltë në shumë vende të botës edhe pse faktori i heshtur i rrezikut të transmetimit të HIV dhe të dhënat përcaktuan natyrën epidemike të HIV.
Prevalenca e HIV • Sipas të dhënave mbi Epideminë e HIV në 2006 marrë nga UNAIDS, përafërsisht 39.5 milion njerëz jetonin me HIV në të gjithë botën. • Përafërsisht 17.7 milion e të infektuarve ishin gra, me një rritje për rreth 1 milion nga 2004. • Në të njëjtin vit 4.3 milion persona u examinuan si të infektuar me HIV dhe përafërsisht 2.9 milion te tjere humbën jetën nga AIDS. • HIV ka infektuar më shumë se 65 milion njerëz dhe ka marrë jetën e 25 milion që nga viti 1981.
Diferencimi ndërmjet HIV tip 1 dhe 2 • Dytipe HIV janëidentifikuar. • Të dy transportohen më të njëjtën mënyrë, HIV-2 ka më pak mundësi transmetimi se HIV-1. • Studimet e bëra në Senegal nxorrën se shpeshtësia e transmetimit të HIV-2 në çdo akt seksual me një partner të infektuar ishte 3.4 – 3.9 herë më pak se HIV-1. • Studime të tjera të mbajtura në Gambia dhe Senegal demostruan se shpeshtësia e transmetimit mama-fëmijë me HIV-2 është përafërsisht 6-20 herë më pak se në gratë me HIV-1. • Studimet po ashtu kanë treguar se progresi i AIDS është më i ngadaltë tek individët me HIV-2 krahasuar me HIV-1. • Pasojat e imunosupresionit dhe infeksionet oportunistike mbeten të njëjta në nivelet e ulta të CD4.
Diferencimi ndërmjet HIV tip 1 dhe 2 • Një diferencë tjetër midis HIV-1 dhe HIV-2 është rezistenca anti- retrovirale. • Terapia e tanishme anti- retrovirale për HIV-1 përfshin kombinime të ndryshme të transcriptazës reverse të nukleotiteve dhe nukleosideve (NRTIs) dhe inhibitorët anti protease (PIs), të cilat kanë qënë të efekshëm edhe në tipin HIV-2. • Duke menduar shpeshtësinë e transmetimit të HIV-2, nuk është çudi kur shohim se HIV1 është përgjegjës për pjesën më të madhe të rasteve të HIV dhe AIDS në mbarë botën. • HIV-2 është parë në regione të vogla gjeografike dhe është tipi i HIV që predominon në shtetet e Afrikës.
Grupet e dhe nën grupet e HIV-1 • Ndryshueshmëria genetike e gjërë e HIVit reflektohet në pjesën më të madhe të genotipeve që janë identifikuar. • Genotipet e HIV-1 ndahen në grupe M,N dhe O ku grupi M mund të nëndahet në grupet A deri në K duke qënë genotipi më i shpeshtë. • Grupet N dhe O shihen në Afriken e lindjes. Nën tipet A deri në K janë përcaktuar nga ndryshimet brënda geneve të cilat shikohen në disa rajone të veçanta të botës. • Nëngrupi C gjendet më shumë në Afrikë dhe Indi, nën tipi B në Amerikë dhe në Europë dhe nën tipi E në Azi. • Disa studime kanë treguar që nëngrupet nga A deri në K diferencohen në bazë të mënyrës së transmetimit, virulencës, dhe infektimit. • Nën grupet B u panë tek personat që përdorin droga I/V. • Sido që të jetë disa studime në Suedi nuk treguan ndonjë diferencë ndërmjet nën grupeve A, B, C, dhe D kur u egzaminua progresi klinik e HIVit.
Menyra e transmetimit të HIVit • HIVi mund të transmetohet : • në rrugë seksuale, • gjatë përdorimit të medikamenteve intravenoze, • vertikalisht nga mamaja tek fëmija, • nëpërmjet transfuzioneve dhe produkteve të tjera të gjakut gjakut • nga ekspozimi me lëngje trupore të infektuara me HIV.
Trasmetimi Seksual • Transmisioni seksual është i përgjegjshëm për 75% - 85% të rasteve me HIV në të gjithë botën. • Marrëdhëniet heteroseksuale përbëjnë pjesën më të madhe në këto transmetime. • Shpeshtësia mesatare e infektimit nga marrëdhënjet vaginale është përafërsisht 0.0011 për çdo kontakt dhe studimet treguan se transmisioni vaginal nga një mashkull i infektuar në një grua të painfektuar është më efiçente se sa kur gruaja është partneria e infektuar. • Një nga reziqet më sinjifikantë të transmetimit të HIV-1 është sasia e viruseve të HIV-1 në gjakun e partnerit të infektuar. • Përqëndrimi më i lartë i HIV-1 në gjak u pa gjatë fazës të fundit të AIDS dhe gjatë infektimit primar me HIV duke i bërë këto dy periudha me rrezik të lartë transmetimi.
Trasmetimi Seksual • Nga një këndvështrim të shëndetit publik periudha e parë e infektimit mund të mosdihet nga personat e infektuar gje që e bën më të mundur përhapjen. • Një faktor tjetër që rrit transmetimin e HIVit nga partneri i ekspozur tek partneri i paekspozuar është prezenca e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. • SST mund të lehtësojnë hyrjen e HIVit në traktin e dëmtuar genital sepse qelizat inflamatore dëmtojnë mukozën. • Një rritje në transmetimin e HIVit është parë tek SST ulcerative dhe jo ulcerative.
Kontraceptivet Oral • Studimet kanë treguar se gratë që përdorin kontraceptiv hormonal janë të rrezikuara ndaj virusit sepse hormone shkaktojnë ndryshime në mukozën vaginale dhe pjesët e tjera cevikale. • Rritja e shpejtësise e transmetimit u pa që shoqërohej me praktika specifike suksuale dhe faktorët e partneritetit. • Personat që përdornin marëdhëniet anale kishin një shpeshtësi më të lartë të transmetimit, më pas vinte metoda vaginale dhe orale. • Partneriteti me më shumë se sa një lidhje seksuale përbën një tjetër rrezik për transmetimin e HIV. • Një ndërhyrje e rëndësishme për të parandaluar transmetimin e HIVit është perdorimi i prezervativëve. Në një studim u pa se përdorimi i prezervativit ishte efektiv dhe parandaloi transmetimin e HIVit në 80% - 87% të rasteve. • Të dhëna shumë të rëndësishme po ashtu mbështesin se meshkujt e cirkumcizuar janë më të mbrojtur nga transmetimi i HIVit.
Transmetimi nëpërmjet përdorimit të injeksioneve • Transmetimi i HIVit me anë të injeksioneve numerohet përreth 15% -25% të rasteve me HIV. • Shpeshtësia e transmetimit të HIVit me anë të injeksionit është 0.0067 per ekspozim. • Vënia në përdorim e shiringave një përdorimshe do të uli prevalencën e përhapjes. • Në të gjithë globin ka rreth 13 milion persona që përdorin drogat intravenoze dhe nga këto 8.8 milion gjënden në Europën Lindore dhe në Azi. • Problemi më i madh i transmetimit të HIVit nga përdorimi i injeksioneve është perdorimi i shiringave dhe ageve të kontaminuara. • Methadona është një medikament që përdoret për të zëvëndësuar kokainën dhë për të ulur rrezikun e transmetimit të HIVit.
Transmetimi nga nëna tek fëmija • Shpeshtësia e transmitimit vertikal përbën rreth 10% - 20% të rasteve në vëndet e zhvilluara. • Në USA mundësia e transmetimit HIV-1 nga mamaja tek femija është ulur në më pak se sa 1%. • Ndryshimet në shpeshtësinë e transmetimit mund t’i atribohet varfërisë, mungesës së testeve diagnostike dhe ndërhyrjeve parandaluse. • HIV mund të transmetohet nga nëna tek femija gjatë shtatzanisë, gjatёlindjes ose ushqyerjes me gji. Në mungesë të terapisë antiretrovirale transmetimi është 15% - 30%. • Në rastet e grave që nuk i ushqejnë fёmijët me gji marrja e HIVit mund të bëhet në kanalet e lindjes dhe pjesa tjetër i atribohet transmetimit në utero. • Të dhënat e vlefshme rreth transmetimit të HIVit nga qumështi i gjirit kanë treguar se 16% e infantёve që ushqeheshin me gji gjatë 2 viteve të para të jetës do të merrnin HIV-1. • Po ashtu përqëndrimi I lartë i viruseve ose i HIV-1 në plazën tregon se ka rrezik të lartë të ritransmetimin tёHIVit tek fëmija.
Trasmisioni nëpërmjet produkteve të gjakut • Transmetimi I HIVit nga produktet e gjakut është bërë më i rrallë për arsye të vëmëndjes së madhe që i kushtohet depistimit të hollësishëm të transfuzioneve të gjakut. • Në vëndet e zhvilluara produktet e gjakut testohet për HIV. • Këto teste nuk bëhen në të gjithë botën për arsyeje të mungesës së mburimeve.
Transmetimi nga ekspozimi në vëndin e punës • Punonjësit e kujdesit shëndetsor dhe personeli i laboratoreve janë në rrezik të lartë për t’u infektuar nga HIV, më shumë se sa individët në profesione të tjera. • Transmetimi i HIVit nëpërmjet rrugës perkutaneoze është rreth 0.3% e rasteve. • Aksidentet e ekspozimit perkutaneoz përbëjnë rrezikun më të lartë të infektimit të HIVit. • Çpimi nga aget është shkaku më i shpeshte i këtyre aksidenteve sidomos kur agja është e madhe, çpimi është i thellë dhe ngarkesa virale e personit të infektuar është e lartë. • Instrumentet e kontaminuara kirrurgjikale përbëjnë një rrezik transmetimi. • Studimet kanë sygjeruar se përdorimi i menjëhershëm i terapisë me antiretroviralë mund të ulë rrezikun e marrjes së HIVit pas një ekspozimi në vëndin e punës.
Të dhënat epidemiologjike regjionale • North America 1.4 million (880 000–2.2 million) • Caribbean 250 000 (190 000–320 000) • Latin America 1.7 million (1.3–2.5 million) • EuropaPerëndimoredheQëndrore 740 000 (580 000–970 000) • Middle East and North Africa 460 000 (270 000–760 000) • Sub-Saharan Africa 24.7 million (21.8–27.7 million) • Eastern Europe and Central Asia 1.7 million (1.2–2.6 million) • East Asia 750 000 (460 000–1.2 million) • South and South-East Asia 7.8 million (5.2–12.0 million) • Oceania 81 000 (50 000–170 000)