150 likes | 629 Views
Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi. Koncepte kryesore. Përkatësia Gjinore kundrejt Seksit. Përkatësia Gjinore (Gender), i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë, të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë, si dhe marrëdhënieve mes grave dhe burrave.
E N D
Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi Koncepte kryesore
Përkatësia Gjinore kundrejt Seksit • Përkatësia Gjinore (Gender), i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë, të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë, si dhe marrëdhënieve mes grave dhe burrave. • Seksi ka të bëjë me dallimet biologjike midis meshkujve dhe femrave, të cilat janë universale dhe nuk ndryshojnë në mënyrë natyrale. Ai ka të bëjë me ndryshimet e mundshme në organet seksuale dhe funksionet riprodhuese.
Përkatësia Gjinore • Përkatësia gjinore përcakton se çfarë pritet, lejohet dhe vlerësohet tek një grua apo një burrë në një moment të caktuar. • Përkatësia gjinore i referohet përcaktimit socio-kulturor të burrit dhe të gruas, mënyrës se si shoqëritë bëjnë dallimin mes burrave dhe grave dhe u caktojnë atyre role shoqërore. • Ajo përdoret si mjet analitik për të kuptuar realitetet sociale, në lidhje me burrat dhe gratë.
Socializimi Përvoja jetësore sociale, përmes së cilës individët zhvillojnë potencialin e tyre njerëzor si dhe mësojnë mënyrën e jetesës e kulturën e tyre. I gjithë “paketimi” shoqëror dhe kulturor që bëhet për vajzat dhe djemtë që nga lindja e tutje, duke i mësuar rolet gjinore, quhet “gjinizim” ose “indoktrinim gjinor”.
PROÇESI I SOCIALIZIMIT Sipas Ruth HARLEY socializimi ndodh përmes 4 proçeseve : • Manipulimi- mënyra se si trajtohet një fëmijë (djemtë të fortë, vajzat të bukura); • Kanalizimi - drejtimi i vëmendjes së fëmijëve ndaj objekteve apo aspekteve të objekteve; • Emërtimet gojore – shprehjet verbale me të cilat u drejtohemi fëmijëve; • Ekspozimi ndaj aktiviteteve – aktivitete tradicionale mashkullore dhe femërore në të cilët përfshihen djemtë dhe vajzat.
Diversitet! Gratë dhe burrat nuk janë kategori homogjene • ngjyrë • fe/etnicitet • moshë/gjeneratë • status martesor • fëmijë/strukturë familjare • klasë
Rolet Gjinore • … janë rreth pritshmërive dhe përgjegjësive • … lidhen me të gjitha aspektet e jetës së grave dhe burrave, nevojave dhe interesave të tyre të veçanta, aksesit në burime dhe mundësive të ndryshme.
Këndvështrimi gjinor apo lente gjinore • Të përdorësh një "këndvështrim gjinor" do të thotë ta trajtosh apo shqyrtosh një çështje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mënyrave potencialisht të ndryshme me të cilat burrat dhe gratë ndikohen apo mund të ndikohen.
Vlerësimi i ndikimit gjinor • Shqyrtimi i propozimeve të politikave për të parë nëse ato do të ndikojnë tek burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme, me qëllim përshtatjen e këtyre propozimeve për të siguruar neutralizimin e pasojave diskriminuese.
Diskriminim– ështënjësjellje e dukshme me anëtësëcilësindividëttrajtohenndryshedhejonëmënyrëtëfavorshme, nëbazëtëracës, klasës, seksitapostatusitkulturortëtyre. Diskriminimgjinor -konsiderohetsipërjashtim, pengesëdhedallimibërënëbazëtëseksit, që ka siqëllimmohimin e ushtrimittëbarabartëtëtëdrejtave e lirivethemeloretënjeriutnëtëgjithafushat (CEDAW).
Barazia Gjinore/Gender Equality - koncept sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore, pa dallim race, seksi, bindjeje fetare, niveli social-kulturor apo status politik, duhet të kenë të drejta ligjore të barabarta. Drejtësia gjinore/Gender Equity – nënkupton nxitjen e barazisë personale, shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike për të gjithë.
Baraziagjinorekundrejtdrejtësisëgjinore Barazia gjinore: ireferohet trajtimit të njëjtë apo uniformitetit lidhur me sasinë, vlerën dhe intensitetin e masave të marra e të zbatuara për burrat dhe gratë (legjislacioni). Drejtësia gjinore: nënkupton që të bëhet çfarë është e nevojshme për të siguruar barazi rezultatesh në përvojat e jetës së burrave dhe grave. Ajo është e vështirë të shprehet përmes legjislacionit: trajtimi identik mund të kënaqë kriterin e barazisë, por jo atë të drejtësisë.
Tëndryshëm, portëbarabartë…jotëngjashëm! Barazi: • Mundësish • Aksesi ndaj burimeve • Kontrolli • Të drejtash • Të ardhurash • Nuk do të thotë thjesht një numër i barabartë grash dhe burrash apo vajzash dhe djemsh, në të gjitha aktivitetet. • Nuk do të thotë domosdoshmërisht të trajtohen gratë dhe burrat apo vajzat dhe djemtë në të njëjtën mënyrë.
Fuqizimi Një proçes, përmes të cilit burrat dhe gratë që ndodhen në pozita të pafavorshme, rritin aksesin ndaj informacionit, burimeve e pushtetit vendimmarrës si dhe ndërgjegjësimin mbi pjesëmarrjen në jetën komunitare, me qëllim arritjen e një niveli të caktuar kontrolli.
Integrimi gjinor Eshtë (ri), përmirësimi, zhvillimi dhe vlerësimi i proceseve politike, në mënyrë që perspektiva gjinore të mishërohet në të gjitha politikat e të gjitha niveleve prej aktorëvë të përfshirë në politikë-bërje. (Formulimi i përkufizimit është bërë nga Seksioni i Barazisë mes Grave dhe Burrave në Këshillin e Europës.)