1 / 44

Jan Amos Komenski ( 1592-1670)

Jan Amos Komenski ( 1592-1670). Prof . Emine Oktrova Një përshkrim i shkurtër i jetës dhe veprës së Jan Amos Komenski. JOHN AMOS Comenius ( Jan Amos Komensky ). U lind në 1592 në Nivnice , të Moravisë , në zonën që tani është pjesë e Republikës Çeke . 

twila
Download Presentation

Jan Amos Komenski ( 1592-1670)

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Jan AmosKomenski(1592-1670)

  2. Prof. EmineOktrovaNjëpërshkrim i shkurtër i jetësdheveprëssëJan AmosKomenski

  3. JOHN AMOS Comenius (Jan Amos Komensky) U lindnë 1592 nëNivnice, tëMoravisë, nëzonënqëtaniështëpjesë e RepublikësÇeke.  I njohur sot si “Babai i Arsimit Modern", aiishte i pariqëpërdorimetodatmodernearsimore. Njëbashkëkohës i Galileos, Dekartit, Rembrandit, dhe Milton, Comenius kakontribuarshumënëperiudhën e Iluminizmit.

  4. Përshkaktëpersekutimit, u detyruatëlërëvendlindjennë 1628. Comenius shkoinëLeszno, Poloni, kupozita e tijnënjëvllazëri e bëriatëtëinteresuarnëreformënarsimore. ShumëngaidetëarsimoretëshprehuranëMagnaDidactica, 1657, Didaktike e Madhe) u zhvilluagjatëkësajperiudhe. Midis reformaveqëaimbrojtiishindisiplinabuta, përdorimi i gjuhës se folurnë vend tëlatinishtesnëshkollat ​​fillore, arsimi i detyrueshëmpërtëdygjinitëdhetëgjithaklasavesociale.

  5. Zhvillimiprejtij i njësistemi universal tënjohurivetënjeriutnëmesin e tëgjithënjerëzvedhekombeve, tëquajturpansophy,bëriqëtëftohetnëAngli. NgaatjeaishkoinëSuedinëvitin 1642 dhekaqenë i punësuarnëreformimin e sistemittëarsimittëvenditNë vitin1650 aikrijoinjëshkollëpansophicnëHungarisinjë model përtëtjerët, porkonfliktet e kohësshkaktuankthimin e tijnëLesznonëvitin 1655. 

  6. 1. Mbi virtytet në përgjithësi • Virtytet janë ajo strukturë e shpirtit të njeriut, sipas të cilave njeriu ka kënaqësi të sillet në mënyrë që t’i pëlqejë Zotit dhe njerëzve të mirë. • I ri, kudo që të jesh, kujto se ndodhesh përpara Zotit dhe ëngjëjve, ndoshta edhe njerëzve. • Prandaj përmbahu për të mos bërë atë që është e palejueshme përpara madhështisë së Zotit, ëngjëjve dhe në sy të njerëzve. • Qoftë i pastër shpirti yt për hir të Zotit dhe ndërgjegjes tënde; fytyra, po ashtu sjellja, gjuha dhe gjithë pamja e jashtme, qofshin të pastra dhe të ndershme para ëngjëjve dhe njerëzve. • Nga të gjitha këto nuk duhet pëlqyer asgjë fallco dhe e lustruar; rregulla e vetme e gjithë veprimeve tuaja, qoftë natyrshmëria dhe mirësia e vërtetë. Portret i Komenskit I punuarnga Rembrandt

  7. Mbi shprehjen e fytyrës, gjendjen e gjithë trupit dhe lëvizjet e tij • Kur ndodhesh në prani të njeriut që meriton respekt, sillu në mënyrën e shpjeguar më poshtë: • Rri drejt. • Koka duhet të jetë e zbuluar. • Shprehja e fytyres nuk duhet të jetë e dëshpëruar dhe e zymtë, po ashtu as e vrazhdë dhe me shumë ndërrime, por me një shprehje të butë të një thjeshtësie të natyrshme, pa sforcim. • Balli duhet të jetë i lëmuar, jo me rrudha. • Sytë nuk duhet të bredhin, të shikojnë shtrembër, të picërrohen dhe të shikojnë vrazhdë andej-këtej; nuk duhet të jenë as të fiksuar në një pikë, por e shohin gjithë kohës me modesti dhe të jenë të drejtuar tek ai, me të cilin flet.

  8. Hunda duhet të jetë e pastër dhe e shfryrë. • Buzët të mos shfryhen, por të jenë në gjendjën e natyrshme. • Goja të mos jetë e hapur ose e shqyer, e shtrembëruar ose e shtrënguar, por e mbyllur me buzët e afruara lehtë. • Nuk duhen kafshuar buzët, aq më tepër të zgjatet gjuha e të nxirret përjashta. • Qafa të jetë drejt, jo e pjerrur mënjanë. • Shpatullat të jenë të ngritura njësoj dhe jo njëra më poshtë e tjetra më lart. • Duart nuk duhet të lëvizin, dmth., nuk duhet kruajtur me to koka, hundët ose veshët; nuk duhet të luhet me flokët ose të kryhen veprime të tjera jo të hijshme. • Në qoftëse je më këmbë, qëndro drejt me të dyja këmbët e bashkuara lehtë, jo të hapura ose me qëndrim në një këmbë lejlek. • Kur je ulur, rri siç duhet, pa u mbështetur në mur, pa u mbështetur me bërryla në tavolinë, pa u shtrembëruar anash dhe pa lëvizur me këmbë.

  9. Sjellja gjatë veprimeve të natyrshme • Çdo gjë që bën, bëje mirë. • Po qeshe, le të jetë tamam e qeshur, madje me masë, dhe jo e qeshur me të madhe. Të qeshurit për çdo fjalë dhe veprim të njerëzve është veti e budallenjve, të mos qeshurit për asgjë, është veti e leshkove (që nuk kuptojnë shpejt). • Kur do të pështysh bëje këtë në vendin e duhur ose në shami (mënjanë), që të mos spërkatësh njeri. (Të pështyrët shpesh është I papranueshëm, po gëlltite pështymën I ngjan kafshës).

  10. Kur ke sekrecione nga hundët, fshiji me shami, duke u ktyher mënjanë ose duke i shfryrë me dy gishta në lavaman që të kesh mundësi t’i lash. • Kur të vjen për të gogësirë, teshtirë ose kollitur kthehu mënjanë ose vëre dorën para gojës (shaminë), dhe bëje këtë me sa më pak zhurmë. • Të gromësish është turp, ruaju. • Në qoftë se shqetësohesh qoftë edhe pak për paraqitjen me kulturë, pastrimin bëje vetëm në vende të mënjanuara. • Marrja frymë fort ose gërhitja janë veti më tepër të arinjve sesa të njerezve.

  11. Për krehjen dhe veshjen • Apostulli e ndalon të rritësh flokët sa të mbulojnë ballin ose shpatullat • Sido që të jenë, flokët të jenë të paster, pa pisllëk, parasitë ose zbokth dhe të • krehur. • Rrobat, kapelja, këpucët duhet të jenë të pastra jo me njolla ose pluhur. • Dalja gjysmë i veshur ose me pallton ose pardesynë të hedhur në një sup është sjellje palaçosh, jo e njeriut që mëson shkenca.

  12. Për daljen • Asnjëherë mos dil në shoqëri pa u larë, krehur dhe pa u veshur në rregull. • Në rrugë dhe vend të tjera ku mund të të shohin njerëzit, sillu me sqimë, që askush të mos ketë mundësi të të qortojë për diçka të papranueshme. • Gjatë ecjes, lëvizi këmbët në mënyrë të njëtrajtshme, pa hedhje përpjetë, pa tundur duart, pa u rrëzuar, pa shikuar përtokë dhe pa kthyer kokën prapa etj.

  13. Gjatë bisedës • Të folurit të jetë i paracaktuar për të mësuar ose për t’i mësuar të tjërëve, ndryshe, është më mirë të heshtësh. • Në qoftë se duhet të flasësh, atëherë arsyeja duhet t’i paraprijë gjuhës dhe jo e kundërta, që të mos kesh nevojë të ndjehesh keq ose t’i marrësh prapa ato që the pa i menduar. • Që të jetë i kuptueshëm plotësisht, shqiptimi duhet të jetë i qartë dhe i përpiktë. • Dhe zëri i njeriut që flet duhet të jetë i butë dhe i qetë, jo me britma, që shqetësojnë dëgjimin, por dhe jo nëpër dhëmbë, për vete, që nuk arrin të veshi. • Kur flet, flit me fjalë, jo me tundje koke ose me gjeste. • Kur pyet ose i përgjigjesh pyetjes, bëje qartë, shkurt, thjesht. • Të ndërpresësh folësin pa mbaruar ai, është sjellje pa kulturë. • Kur duhet folur për diçka të palejueshme, kërko më përpara folje ose përcille me përshkrim që problemi i papranueshëm të arrijë veshin dhe ndjenjat me mënyra të kulturuara.

  14. Rregullat e sjelljes në mëngjes • Kush ia ka kushtuar veten shkencave, nuk mund të jetë gjumash; pas orëve të gjumit ai shpejton në punë (“Aurora është mikesha e muzave”). • Kur zgjohesh, mendo për Zotin; falenderoje që të mbrojti në errësirën e natës dhe lutu që ta bëjë të lumtur ditën që po vjen. • Pasi ngrihesh nga dysheku, krihu, laj trupin me ujë të pastër, shpëlaj gojën dhe vishu me rregull. • Çdo njeriu që takon uroji mirëmengjesin. • Pas përshendetjeve hap librat dhe mendo se cdo të bësh në ditën që ke përpara. • Pasi e caktove se cfarë do të bësh, merru me realizimin serioz të punës, që gjithcka të shkojë si duhet, duke e përcaktuar me mend në kokë gjithcka dhe duke kërkuar ndihmën e Zotit.

  15. Sjellja në shkollë • Shpejto për në shkollë, si në lojë (ajo është e tillë); mos e ler atë asnjëherë. • Merr me vete mjetet shkollore që të duhen për atë ditë. Është turp të huash te tjetri librin, letrën, mjetet e shkrimit. • Zë menjëherë vendin tënd dhe jo të ndokujt tjetër. • Mos i mërzit të tjerët me zhurmë o llafazanëri kur pritet të vijë mësuesi; ji modest në gjithcka. • Drejtoji lutje të heshtur mencurisë së përjetshme, Krishtit, që Ai të japë arsyen e vet, sepse pa bashkëpunimin e tij, gjithë përjekja jonë është e kotë. • Meqë Ai u jep lutësve, u hap derën atyre që trokasin, i ndihmon kërkuesve të gjejnë, bëj të gjitha përpjekjet për punën, sepse Ai nuk i jep asnjë ndihmë atij që nuk punon me gjithë shpirt. • Është turp të kesh mesues të ditur dhe libra shkencore dhe vetë të ngelesh i paditur (bëj të gjitha përpjekjet të mësosh, cfarë di mësuesi dhe cfarë është shkruar në librat tuaj.

  16. Për të ndihmuar kujtesën janë fletoret; shënimet e njohurive që duhen mësuar, të cilat ti nuk i di. Kur nuk ke fletore ose i mban ato pa rregull, tregon se je i pakujdesshem dhe meriton të gjykohesh. • Quaje fatkeqe atë ditë ose atë orë, në të cilën nuk mësove asgjë të re dhe asgjë nuk shtove në arsimn tënd. • Kur mbaron mësimet në shkolle, kthehu në shtëpi, pa sorollatje rrugëve, pa ndalesa, pa bërë asgjë të pahijshme. • Në shtëpi, po qe e nevojshme ndihmo prindërit menjëherë; kur të cojnë diku, plotëso porosinë me përpikmëri dhe shpejt kthehu në shtëpi, që të kuptohet se mësimi në shkollë është i dobishëm për formimin tënd në gjithcka që bën. • Kohën që të mbetet pas shërbimeve, përdore për të përsëritur ato që mësove në shkollë. (nuk ka asgjë më të cmueshme në jetë sesa koha; kush humb kohën, ai humb veten.)

  17. Në marrëdhënien me mësuesin • Duaje mesuesin si prindin, askund mos qëndro me më kënaqësi sesa nën vëzhgimin e tij. • Trego ndaj mësuesit cdo mirësjellje e bindje me fjale e me vepra. • Shikoje mësuesin si shembull të gjallë (në kuptimin e kulturës, të mirësjelljes, besimit te Zoti), dhe përpiqu ta imitosh në gjithcka. • Kur mësuesi flet, dëgjoje me vëmendje, kur sugjeron dicka me fjalë ose me duar, imitoje, kur tërheq vëmendjen për gabime, ndreqi ato. • Përmbahu në ndonjë fyerje ose dëshpërim që mund t’i shkaktosh mësuesit • Përpiqu të largohesh nga sjellje për të cilat do të ndëshkohesh. • Në qofte se meriton ndëshkimin për gabimin e bërë, mos shpreh pakënaqësi; në qofte se të lavdërojnë për mirësjellje, gëzohu dhe përpiqu të meritosh dhe lavdërime të tjera.

  18. Në marrëdhënie me shokët • Quaji të gjithë shokët e klasës miq e vëllezër. • Jeto miqësisht me të gjithë. • Mos hyr në debat për asgjë përvec shkencës por në këtë rast, mos bëj kundërshtime dhe sjellje armiqësore, por konkurro duke vënë në përdorim dijen e fituar. • Quaji më shumë shokët më të ditur dhe më modestët. • Me më të lavdërueshmin, për korrektësi, vihu shpesh në garë. • Vër të gjitha forcat për të fituar garën, jo për ta dorëzuar pa fitore. • Në qoftë se humbet, mos u zemero me fituesin, por kjo të të vlejë si nxitje për fitoren ndaj tij në të ardhmen. • Në kushte të tilla është bukur të fitosh por edhe të humbësh; si njera, si tjetra gjendje do të vlejnë si gur i provës së burrërisë (trimërisë) dhe përkushtimit. • .

  19. Ai që nuk vendos për një garë të tillë në përparim le të përqeshet dhe përbuzet si dembel. • Në marrëdhënie me të gjithë • Njihu vetëm me ata që mund të të bëjnë më të mencur ose më të mirë, si edhe ti ata. • Largohu shoqërive mendjelehta si helmit, bisedat e marra prishin zakonet e mira. • Por, duke pasur parasysh se duhet jetuar në zhurmën e jetës, ki kujdes veten, që të mos japësh shembull të papranueshëm dhe të mos e marrësh atë. Për sa i përket sjelljes me njerëzit huazo disa këshilla nga të urtët. • Duaj gjithë të mirët, mos ngacmo asnjë të keq.

  20. Mos e lësho tëndin, mos zhduk dhe mos përbuz të huajin. • Konkurro (vihu në garë) me të mirin për plotësimin e detyrimeve tuaja, mos fillo të zihesh e të shahesh me askënd. • Ji i butë (perkëdhëles me të gjithë), me asnjë mos u sill kapriçoz. • Po të jetë e mundur, më mirë trego bamirësi sesa ta pranosh atë. • Mos rend pas lavdërimit, por me të gjitha forcat vepro në mënyrë të lavdërueshme. • Kur takon njeri, përshëndete; para njerëzve të respektuar hiq dhe kapelen, liroju vendin dhe tregoje nderimin me një përkulje. • Përgjigju përshëndetjes si të tjerët. • Të ndalosh me këdo, t’i ngulësh sytë të panjohurit është e papranueshme (mungesë edukate); të mos jesh i vëmendshëm ndaj askujt është marrëzi (budallallëk).

  21. Mësohuni të duroni (të mbani) shikimin e njerëzve të respektuar: turpi është veti e të pagdhendurit (sjellje fshatarake). • Në qofte se bisedoni me dike që ka një post (titull) të lartë, herë pas here kujto titullin e tij. (kur bisedon me një të panjohur që nuk ia di emrin ose nuk ia dëgjove mirë, do të jetë shumë mirë në qoftë se shkencëtarin e quan mësues, fetarin baba shpirtëror, nënpunësin zotëri, atë që ka nivel të barabartë me ty mik ose vëlla.) • Mos i përdor betimet, e folura jote duhet të pohojë ose të mohojë. (nuk ka nevojë të betohesh që të besohet pohimi ose mohimi yt.) • Mos iu largo fajit, në qoftë se gabon, pranoje dhe kërko falje

  22. Në kishë • Kush e ka të shtrenjtë lavdinë e Zotit dhe shpëtimin e vetes të mos i largohet shërbesës fetare. • Secili duhet ta mbajë me vete librin e lutjeve dhe biblen e vet, në qoftë se e ka. • Të gjithë nxënësit duhet të shkojnë nga shkolla në kishë, të organizuar, me radhë të rregullta. • Secili të zerë vendin e vet ( si në shkollë), jo të rrijë ku të mundet. • Pasi zë vend, përkulu përpara Zotit dhe dorëzoja atij shpirtin tënd. • Gjithë kohën që je në kishë, sillu sikur je para syve të Zotit; vë re me vëmendje që as në fjalët, as në gjestet, as në mimikë, as në mendime të mos rrëshqasë asgjë që nuk është e denjë përpara Zotit. • Kur bashkësia fillon të këndojë psalmet, mos hesht si rishtar në mes të të krishtereve; secili t’i kthejë zemrën dhe buzët lavdisë së Zotit.

  23. Bekimin e dhënë në emër të Zotit nga shërbëtorët e tij (priftërinjtë), dëgjoje me nderim të madh dhe pranoje me besim. • Në lutjet e përbashkëta (shoqërore) secili të bashkoje ankesat e veta, duke ngritur duart dhe sytë për lutje. • Kur lexohen shkrimet e shenjta, dëgjo më këmbë dhe kokë të zbuluar (për meshkujt). • Në qoftë se dëgjon ndonjë pjesë të shkrimit të shenjtë, që merret me shpjegimin e fjaleve të Zotit që ti nuk e dije ende, hap biblën, gjeje dhe veri shenjën për ta ditur për vete. • Ata që shkruajnë shpejt, ta shkruajnë predikimin; kështu mund të largojnë ndjelljen e gjumit, hutesën dhe të mblidhni një thesar të pasur të mencurisë së Zotit dhe të dhënat të mrekullueshme për gjithfarë gjërash. • Me kthimin në shkollë, të gjithë duhet t’i tregojnë mësuesit atë që sollën nga shërbesa e Zotit. • Nëse del se në kishë ndokush fjeti, foli kotësira ose u mor me gjëra të papranueshme, faji duhet ndëshkuar me gjykim të rreptë.

  24. Në tavolinë • Në tavolinë sillu si para altarit, si besimtar dhe i virtytshëm. • Mos harro asnjeherë të lutesh para dhe pas ngrënies se besimi vjen nga lart. • Në qoftë se qëllon të shërbesh në tavolinë, shërbe mirë dhe kap me sy gjithcka. • Në qoftë se ti, i vogli, do të jesh në tryezë me të rriturit, ji i kontrollueshëm që të mos bësh asgjë që bie në kundërshtim me sjelljen e mirë. • Shenja të sjelljes së pakulturuar janë: • Të ulesh pa të ftuar • Të zësh vendin më të dukshëm • Të vësh bërrylët mbi tavolinë • Ose e kundërta, të mbash duart nën tavolinë • Të këpusësh bukën dhe ushqime të tjera me dorë ose me dhëmbë

  25. T’u rrëmbesh të tjerëve copën më të mirë • Të mbushësh lugën deri në buzë • Të mbushësh gojën me një sasi të madhe ushqimi • Të bësh gishtat pis. • Të nxjerrësh dicka nga goja dhe ta vendosesh sërish në pjatë. • Në kohën e ngrënies, të kruash kokën, të flasësh shumë e të qeshësh etj. • Të përtypësh dhe njëkohësisht të flasësh • Të pish me gojën plot ose duke përplasur buzët me zhurmë • Të gërryesh dhëmbët me thonjë ose me thikë • I riu duhet të hajë për të marrë forca, jo nga grykësia. • Duhet pirë pasi të fshihet goja, me masë, jo me shumë se dy-tri gllënjka mesatare. • Fëmija në tavolinë nuk duhet të të thotë asnjë fjalë, kur nuk e pyesin. • Fëmija nuk duhet të rrijë deri në mbarim të drekës, vecanërisht kur ka miq, por ku ha sasinë e duhur, të ngrihet, të largojë servisin e tij, të falet me pjesëtarët në tavolinë, largohet dhe qëndron në këmbë për shërbim.

  26. Pas drekës • Laj duart, shpëlaj gojën dhe pastro dhëmbët që të dukesh i rregullt. • Mos lexo libra për të mos ngacmuar mendjen me veprimtari të lartë, kur bëhet tretja e ushqimit. • Nuk duhet as të flesh pas drekës, ky gjumë është ulcera e shpirtit; pusho duke shëtitur, bëj biseda të matura ose luaj, derisa të mbarojë tretja e ushqimit.

  27. Në kohën e lojës ose të pushimit • Në kohën e caktuar për pushim nga punët, freskoje veten me lojë, që i jep forcë trupit, ndërsa shpirtit gjallëri: të tilla janë lojrat me rrathë, me rruzuj, me birila, me top, vrapi, kërcimet etj., por të gjitha këto të jenë me masë, me prezencën ose lojën e të rriturve (me mesuesit, prindërit). • Lojra të ndaulara janë: letrat (bixhozi), mundja, rrahja me grushta dhe të tjera të padobishme dhe të rrezikshme. • Bukuria e lojes shprehet: në shkathtësimin e trupit, harenë e shpirtit, rregullin, zakonin për të zbatuar rregullat e saj dhe për të fituar me merite, jo me dredhi dhe intriga. • Veset e lojës (cilësitë që nuk duhen treguar gjatë lojës): dembelia, ngathtësia, ligësia, mendjemadhësia, britma dhe intriga. • Humbësi nuk dënohet me pagesë parash, dhënie librash e të tjera sende që kërkojnë prej tij harxhime materiale, por i munduri do të bëjë atë që i kërkon fituesi si psh.: të tregojë ndonjë thënie të urtë, ndonjë histori, të shkruajë ndonjë vjershë ose të bëjë dicka për të qeshur. • Gjatë lojës duhet përdorur gjuha e huaj që mësoni, që loja të jetë me dobi dyfishe dhe pikërisht të vlejë jo vetëm për gjallërimin e trupit, por edhe për përparimin në njohuritë e këtyre gjuhëve. • Kur vjen koha e mësimit, nga argëtimi duhet kthyer te mësimi.

  28. Rregullat e sjelljes në mbrëmje • Pas darkës mos fillo asgjë të re, por shko shëtitje, këndo, lavdëro Zotin dhe rikujto mësimet që ke mësuar ditën. • Pas lutjes së darkës, asnjë i ri nuk duhet të largohet nga shtëpia, por të shkojë, mbasi të urojë natën e mirë prindërve dhe njerëzve të familjes. • Kur je në dhomën e gjumit, rikujto me vete ose me këmbë para dyshekur, ose me gjumë sesi e kalove ditën. • Po vure re se ke kryer mëkate, lutju Krishtit të të falë dhe premtoji Atij se do të ndreqesh. • Në qoftë se asgjë e tillë nuk të bie ndërmend, falenderoje shpirtmirësinë e tij, që të ruajti nga mëkati. • Pastaj dorëzoja veten Atij me gjithë zemër, që të të ruajë nga intrigat e armikut të pamëshirshëm, nga frikërat e natës dhe nga ëndrrat e papastra. • Për të ruajtur shëndetin, në dyshek mos u shtri as përmbys, as në shpinë, por në krahun e djathtë dhe pas mesnatës, në të majtin. • Kur në dhomë flenë disa njerëz, pasi i uroni njeri-tjetrit natën e mirë, duhet të evitojnë cdo veprim që shqetëson të tjerët (biseda, zhurmë); këtu duhet të këtë qetësi të plotë. • Kur gjumi nuk të ka zënë ende, përsërit një thënie të mencur, që e ke mësuar atë ditë, që të flesh mendime të mira dhe të zgjohesh me to. Vepro kështu dhe do të jetosh.

  29. Mëposhtëpoilustrojmëkëtëbisedë, me fototë Jan Amos Komensky

  30. FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN !

More Related