60 likes | 383 Views
3. Shembuj dhe ushtrime me nj ë sit ë autoriale. Shembuj të emrave personal – Autori njihet vetëm me një emër. 053 shënohet signatura e autorit
E N D
3 Shembuj dhe ushtrime me njësitë autoriale
Shembuj të emrave personal – Autori njihet vetëm me një emër 053 shënohet signatura e autorit 100 është forma e autorizuar e emrit. në këtë rast, personi që e ka krijuar këtë njësi ka vendosur që ta regjistrojë sipas formës më të njohur të emrit të vetëm, por që ia ka shtuar edhe datën e lindjes dhe vdekjes për ta dalluar nga personat e tjerë me emër të njëjtë Disa fusha 400 të cilat ju kanë shtuar për format e tjera të emrit 670 tregon veprat e cituara të autorit ose referenca (në këtë rast, Google)
Emër personal – zgjedhja e emrit Kjo është mënyra se si ka zgjedhur Biblioteka e Kongresit ta shënojë emrin e këtij autori. Megjithatë, mund të keni njohuri më të mëdha të kontekstit në të cilin është përdor emri i autorit, dhe si rrjedhojë mund të zgjidhni një formë tjetër. Po ashtu mund të zgjidhni vepra të tjera për të cituar në fushën e vërejtjeve 670 për ta jusfitikuar zgjedhjen tuaj. Nëse ndonjëherë zgjidhni të përdorni njësinë e krijuar nga Biblioteka e Kongresit dhe ndonjëherë të mos e përdorni, atëherë regjistrojeni zgjedhjen tuaj në vërejtje, ose krijoni vërejtjen ku tregoni se cila përcaktuese është e Bibliotekës së Kongresit (nëse e përdorni atë në fushën 400 sesa në atë 100) Nëse njësitë tuaja autoriale kanë të bëjnë vetëm me katalogun tuaj, mund t’i vendosni rregullat tuaja të katalogimit të tyre përderisa e dokumentoni zgjedhjen tuaj dhe jeni konsistent. Duhet t’i përdorni rregullat e Bibliotekës sëKongresit me rigorozitet nëse do të krijoni njësi në katalogun elektronik WorldCat.
Korporatat e njohura në mëshumë se një gjuhë • 110 2_ $a • 410 2_ $a • 410 2_ $a • 670 __ $a Its website, March 30, 2012 $b (Korporata Energjetike e Kosovës SH.A.,Energetska Korporacija Kosova D.D., Kosovo Energy Corporation J.S.C.) Duke i pasur parasysh rregullat të cilat i diskutuam, të përpiqemi ta krijojmë një njësi autroiale për këtë korporatë: http://www.kek-energy.com/
Korporatë e njohura me inicialet e saj (po ashtu me mundësi të jetë në shumë gjuhë) • 110 2_ • 410 2_ • 670 __ $a Its website, April 17, 2012 $b () Posta dhe telekomunikacioni i Kosovës (PTK) Cilin e zgjidhni për përcaktuese kryesore – akronimin apo emrin e plotë? Vëreni se si është i paraqitur në uebfaqe http://www.ptkonline.com/ptk/index.php Faqja është edhe në anglisht. A do të dëshironit që të shtoni referenca edhe për emrin në anglisht?
T’i praktikojmë disa emra korporatash • Shoqata e Bankave të Kosovës: http://www.bankassoc-kos.com/ • Qendra për arsim e Kosovës - http://www.kec-ks.org/botimet.html • Oda ekonomike e Kosovës ---http://www.oek-kcc.org/en/about_us • Asociacioni i komunave të Kosovës -- http://komunat-ks.net/?lang=en