1 / 21

Ligjerata 7

Ligjerata 7. Informatika - Ekologji. Puna n ë rrjet kompjuterik.

bert
Download Presentation

Ligjerata 7

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Ligjerata 7 Informatika - Ekologji

  2. Puna në rrjet kompjuterik • Struktura e rrjetit kompjuterik mundet me qenë e thjeshtë, por ndonjëherë është mjaftë e ndërlikuar. Secili institucion apo lokacion që posedon më shumë se një kompjuter, vlen që ata kompjuterë t'i ndërlidhë në mes veti në rrjet kompjuterik. Në këtë mënyrë realizohet shfrytëzimi më racional i hapësirës në disk të kompjuterit, lehtësohet qasja në resurset e përbashkëta kompjuterike siç janë: shtypësi (printeri), faks-modemi, shpejtohet dhe thjeshtohet këmbimi i fajllave, hapen mundësitë e këmbimit elek-tronik të porosive përbrenda dhe jashtë institucionit etj.

  3. Struktura e rrjetës • Për nga lokaliteti apo regjioni i ndërlidhjes së kompjuterëve në rrjet, mund të dallojmë tre lloje të rrjetave kompjuterike: • LAN – rrjeti lokal kompjuterik (ang. Local Area Network) • MAN – rrjeti kompjuterik i qytetit (ang. Metropolitan Area Network) • WAN – rrjeti i gjerë kompjuterik (Wide Area Network). Sot ekziston rrjeti ndërkombëtar kompjuterik i cili bën ndërlidhjen e të gjitha rrjetave kompjuterike në botë i quajtur INTERNET (shkurtesë nga anglishtja, INTERnational NETwork).

  4. Regjimet e punës • Puna në rrjet kompjuterik mund të bëhet në dy mënyra (regjime) të punës: mënyra e punës online dhe mënyra e punës off-line. • Mënyra e punës gjatë kohës kur shfrytëzuesi i kompjuterit është i lidhur aktivisht në rrjet kompjuterik për të komunikuar me ndonjë shfrytëzues tjetër ose me ndonjë servis (shërbim) të rrjetit quhet regjim i punës online. • Regjimi i punës off-line, bën të mundur leximin e porosive pasi që të ndërprehet lidhja me rrjetik kompjuterik.

  5. Rrjeti LAN • Kur rrjeti është i realizuar në kuadër të një lokaliteti, ose të disa lokaliteteve të afërta, atë­herë ky rrjet quhet rrjet lokal apo LAN (nga gjuha angleze Local Area Network). • Rrjetin kompjuterik e përbëjnë: kompjuterët, pajisjet lidhëse dhe lidhjet në mes tyre. • Kompjuterët në përbërje të rrjetit kompjuterik mund të jenë: • me përparësi të njëjtë ose • server me klientë apo me stacione punuese.

  6. Peer to peer • Rrjetat kompjuterike me kompjuterë të përparësisë së njëjtë zakonisht quhen rrjetat Peer to Peer. Rrjeti kompjuterik peer to peer

  7. Server-client • Te rrjeti kompjuterik me kompjuterë server-klientë, njëri ose disa kompjuterë kryejnë disa funksione të përbashkëta për tërë rrjetin dhe quhen serverë, kurse kompjuterët e tjerë në rrjet quhen stacione punuese ose klientë (client). Në server ndo­dhet shumica e të dhënave të rëndësishme për rrjetin.

  8. Mënyrat e lidhjes në rrjet • Topologjia definon strukturën e rrjetës. Këto janë dy pjesë të definimit të topologjisë: • topologjia fizike që paraqet nivelin e tanishëm të telit (media), dhe • topologjia logjike, që definon rrjedhjën e të dhënave nëpër rrjetë.

  9. Topologjia • Topologjitë më të përhapura janë • lidhjet në yll, • në unazë dhe • në magjistralë.

  10. Lidhjet në yll • Topologjia e yllit lidh të gjithë nyjet në një pikë qendrore. Kjo pikë zakonisht është një hub ose switch.

  11. Topologjia e unazës • Topologjia e rrethit (e unazës) e lidh njërin host tek tjetri dhe të fundit tek i pari. Kjo krijon një unazë fizike të kabllosë.

  12. Topologjia magjistrale • Topologjia magjistrale (bus), nyjet e veçanta i lidh për një bosht. Të gjithë konferencierët (hosts) në të lidhen ne mënyrë të drejtëpërdrejtë.

  13. Topologjia logjike • Topologjia logjike e rrjetës është se si konferencierët (host) komunikojnë nëpër medium. • Dy llojet më të shpeshta të topologjisë logjike janë broadcast dhe token passing. • Topologjia Broadcast thjeshtë nënkupton se secili konferencierë (host) dërgon të dhënat e tij tek të gjithë koferencierët (hosts) në mediumin e rrjetës. Nuk ka rregullë që stacionet e zbatojnë për të përdorur rrjetën, vlen i pari që vjen i pari shërbehet. Kjo është mënyra e funksionimit të Ethernet-it. • Token-passing kontrollon qasjen në rrjetë duke lëne shenja elektronike në varg për secilin konferencierë (host). Kur host pranon këtë shenjë, kjo nënkupton se host mund të dërgojë të dhena në rrjetë. Nëse konferencieri (host) nuk ka për të dërguar të dhëna, ai e kalon këtë shenjë tek konferencieri (host) tjetër dhe procesi vazhdon të përsëritet.

  14. Lidhje të tjera kompjuterike

  15. Protokolet • Përshkrimi preciz i rregullave dhe mënyra në të cilën kompjuterët e ndryshëm mund të komunikojnë në rrjet quhet protokol. • Me anë të protokoleve arrihet lidhja në mes të kompjuterëve personalë dhe qendrës së madhe kompjuterike. • Softveri i cili mundëson funksionimin normal të Internetit përbëhet nga dy komponente të protokoleve të cilat sipas standaradeve ndërkombëtare quhen: • TCP (Transmission Control Protocol ) dhe • IP ( Internet Protocol) TCP ka për detyrë organizmin dhe shpërndarjen e të dhënave në pakete të cilat duhet që të dërgohen, kurse IP ka për detyrë bartjen e tyre nëpër rrjet, që në terminologjinë kompjuterike quhet rutim (routing).

  16. Protokolet • Secili rrjet kompjuterik dhe secili kompjuter i ndërlidhur në rrjet – i ashtuquajtur host i internetit, merr një adresë të veçantë të protokolit të Internetit (IP), p.sh. 129.144.50.56.

  17. Klasat e rrjetit • Ekzistojnë tri klasa të rrjetave TCP/IP. Secila klasë shfrytëzon adresë IP 32 bitëshe në mënyrë të ndryshme, duke shfrytëzuar më shumë ose më pak bita për pjesën e rrjetit (network part) të adresës. Klasat janë të emërtuara me shkronjat e para të alfabetit anglez: klasa A, klasa B dhe klasa C. • Numrat e Rrjetit të klasës A • Rrjeti i klasës A shfrytëzon 8 bitët e parë të IP adresës, si në figurën e mëposhtme.

  18. 24 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës A shtrihen në mes vlerave 0 dhe 127. P.sh. adresa 75.4.10.4. Vlera 75 në bajtin e parë indikon se hosti është i klasës A. Bajtet tjera me rend 4.10.4. tregojnë adresën e hostit. Vetëm 127 rrjeta të klasës A mund të ekzistojnë. Secili nga këta numra mund të përfshijë deri në 16,777,214 hoste. Klasat e rrjetit

  19. Klasat e rrjetit • Numrat e Rrjetit të klasës B • Rrjeti i klasës B shfrytëzon 16 bitët e parë të IP adresës, si në figurën e mëposhtme dhe 16 bitet tjera për numrat e hosteve. • 16 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës B shtrihen në mes vlerave 128 dhe 191. P.sh. adresa 129.144.50.56. Vlera 129 në dy bajtet e para indikon se hosti është i klasës B. Bajtet tjera me rend 144.50.56. tregojnë adresën e hostit.

  20. Klasat e rrjetit • Numrat e Rrjetit të klasës C • Rrjeti i klasës C shfrytëzon 24 bitët e parë të IP adresës, si në figurën e mëposhtme dhe 8 bitet tjera për numrat e hosteve. • 8 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës C shtrihen në mes vlerave maksimalisht deri në vlerën 192-254. P.sh. adresa 229.144.50.56. Vlera 229 në tre bajtet e para indikon se hosti është i klasës C. Bajtet tjera me rend. tregojnë adresën e hostit.

  21. Klasat e rrjetit

More Related