270 likes | 493 Views
Internet. Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi. Revolucioni i Internetit në biznes. Electronic Commerce (EC) është procesi i blerjes, shitjes, transferit, ose shkëmbimit të prodhimeve, shërbimeve, edhe/ose informatave me ndihmën e rrjeteve kompjuterike, duke përfshirë këtu edhe Internetin
E N D
Internet Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi
Revolucioni i Internetit në biznes • Electronic Commerce (EC) është procesi i blerjes, shitjes, transferit, ose shkëmbimit të prodhimeve, shërbimeve, edhe/ose informatave me ndihmën e rrjeteve kompjuterike, duke përfshirë këtu edhe Internetin • Infrastruktura e EC është mjedis kompjuterik në rrjetë në selinë e kompanisë, shtëpi dhe qeveri • E-Business përshkruan definimin më të zgjeruar të EC. Përfshin shërbimet e klientit si dhe veprimet ndërbiznesore. Shpeshherë përdoret si sinonim i EC.
Definimi i EC nga perspektiva tjera • Biznes proceset – zëvendësim i proceseve fizike biznesore me informacionin • Arsimimi – EC është një mundësi e shkëlqyer për online trajnime dhe mësime në shkollë, universitet, dhe organizata tjera. • Bashkëpunime– EC paraqet vend takim për bashkëpunime inter-organizative dhe intra-organizative. • Komuniteti – Vendtakimi i komunitetit (shoqërisë) për online takime, komunikime dhe bashkëpunime (Facebook, Twitter ...)
Definimi i E-Business • E-business paraqet definim më të gjërë të EC, jo vetëm shitjen dhe blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve por edhe shërbimi ndaj klientëve, bashkëpunimi me biznes partnerët, e-mësimi (e-learning), si dhe transakcionet elektronike në organizatë. • Sipas McKay dhe Marshall (2004), e-business paraqet shfrytëzimin e Internetit dhe teknologjive tjera informative për mbështetjen e tregtisë dhe për të përmirësuar performancën biznesore.
E-Business fokusohet në: • Mediume të reja - interneti dhe protokolet e tija paraqesin mediumin më të përshtatshëm/volitshëm me çmime më të favorshme apo më të lira për bartje/shpërndarje • Lidhjet/mardhënjet – këmbimi i dokumenteve afariste,komunikimi dhe transakcionet ndërmjet partnerët afarist si dhe bashkpunëtorët • Integrimi – realizimi i ndërlidhjeve (interfejseve) elektronike ndërmjet sistemeve ekzistuese (Legacy System) dhe aplikacioneve të reja të bazuara në internet të cilat për partnerët e ndryshëm janë të arritëshme-accessible. Si rrjedhë e kësajë janë të nevojshme përshtatjet në proceset interne të ndërmarjes (Business Process Reengineering-BPR) • Kooperimi – bashkpunimi me partnerët. Produktet komplementare të cilat në E-Commerce aplikacionet ofrohen, e plotësojn ofertën vetanake/personale në interes të maksimizimit të dobisë- përfitimit të blerësve
Benefitet nga E-Business • BenefitetpërKompanitë • Shtrija e tregtisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar • Ulja e kostos për krijimin, procesimin, distribuimin, ruajtjen dhe nxjerrjen e informacioneve të shkruara në letër • Zvogëlim të inventarit dhe stërmbushjes së depove duke praktikuar supply chain management • Personalizimi i produkteve dhe shërbimeve – që krijon përparësi në konkurrencë
Benefitet nga E-Business • Benefitetpërklientët • Mundësi për klientët për të blerë apo për transakcione tjera 24 orë në ditë, nga cilido vend i globit • Laramani ofertash • Produkte dhe shërbime më të lira duke iu mundësuar klientëve të blejnë në disa vise duke bërë krahasime • Shpërndarje e shpejtë e produkteve apo shërbimeve (sidomos produktet digjitale) • Klientët pranojnë informata në sekonda e jo për disa ditë e javë • Pjesmarrje në e-Ankande (e-Auctions, si psh eBay) • EC lehtëson konkurencën, që rezulton në ulje çmimesh
Benefitet nga E-Business • Benefitetpër Shoqërinë • Shumë njerëz qasen nga shtëpitë e tyre, duke reduktuar udhëtimet, e kjo redukton trafikun nëpër rrugë dhe ndotjen e ajrit • Shitja e disa produkteve/shërbimeve me çmime më të lira paraqet satisfakcion për të varfërit • Lehtësohet shpërndarja e shërbimeve publike me kostë të ulur, rritet efektshmëria dhe rritet kualiteti i tyre
Klasifikimi i EC sipas natyrës së transaksioneve apo interaksioneve • B2B (Business-to-Business) – të gjithë pjesmarrësit në EC janë organizata apo kompani. Sot, 85% e EC është B2B • B2C (Business-to-Consumer) – Amazon.com, Dell.com. Ky tip i EC quhet edhe e-tailing. • B2B2C (Business-to-Business-to-Consumer) – një kompani ofron produkte apo shërbime për një kompani tjetër që e ka klient. Ky klient i ka konsumatorët e vet. Shembull: një kompani A në US që e pagon AOL (America On Line) të iu mundësoj klientëve të kompanisë A Internet shërbime.
Klasifikimi i EC sipas natyrës së transaksioneve apo interaksioneve • C2B (Consumer-to-Business) – individët që e përdorin për tu shitur produkte apo shërbime kompanive apo individëve tjerë. Shembull: Priceline.com • M-commerce (Mobile Commerce) – transaksionet e EC që kryhen në mjedis wireless (pa tela) • B2E (Business-to-Employees) – kemi kur kompania/organizata ua shet produktet apo shërbimet puntorëve të saj (psh: www.maybelline.com) • C-commerce (Collaborative Commerce) – kur individe apo grupe komunikojnë apo bashkëpunojnë online. Për shembull kur biznes partnerët në vise të ndryshme dizajnojnë së bashku një produkt (psh Boeing, Dell)
Klasifikimi i EC sipas natyrës së transaksioneve apo interaksioneve • C2C (Consumer-to-Consumer) – kur një konsumatorë kryen transaksione me një konsumator tjetër (psh shitja e pronës, veturave, shërbime konsultuese etj) • E-Learning – trajnimet apo arsimimi formal i kryer online (psh universitetet virtuale apo E-University) • E-Government – kur një entitet (institucion) qeveritar blen apo shet produkte, shërbime apo informacione nga/për kompanitë/organizatat (Mund të jetë G2B apo G2C) • Nonbusiness EC – kur institucionet jobiznesore si universitetet, OJQ, organizatat religjioze apo sociale, agjensitë qeveritare e përdorin EC per shkurtimin e shpenzimeve të tyre.
Rëniet dhe ngritjet e EC • EC paraqet një fushë të re me baza të reja studimore teorike dhe shkencore • Në zanafillën e EC : Amazon.com, eBay.com, AOL dhe Yahoo!. • Që nga viti 2001 Google i tejkalon kompanitë e sipërshënuara dhe akoma mbetet Nr 1 duke iu falenderuar modeleve inovative të EC me reklama/njoftime online. I ka mundur të gjithë konkurentët duke i blerë të njëjtat (si psh DoubleClick për 3.1 miliard dollar)
Rëniet dhe ngritjet e EC • Nga viti 1999 shumë EC kompani, sidomos nga B2C dhe B2B bankrotuan (si psh eToys, Xpeditor, MarchFirst, Chemdex.com, Verticalnet.com) • Arsyeja e bankrotimit(falimentimit): mungesa financiare, përvoja e dobët me marketingun në mjedis elektronik si dhe menaxhimi i dobët me inventarin dhe distribuimin. • Viteve të fundit kemi rritje të efikasitetit/suksesit të EC kompanive si eBay, Google, Yahoo, Cisco, IBM, Intel, Expedia.com, Bluenile.com etj.
Rëniet dhe ngritjet e EC • Në 1998 shitblerjet me B2C në US ishin 43 miliard $, • Në 2005 shitblerjet me B2C ishin 81 miliard $, 95 miliard $ në 2006 dhe parashikohet që në 2010 të jenë 144 miliard $. • Në 2006 shitblerjet me B2B ishin 7 trilion $. • Më 2010 71% e online përdoruesve e përdorin Internetin për shitblerje për dallim nga 65% që ishin në v. 2005. • Në vitin 2012 shitblerjet me B2C në US arritën në 225.5 miliard $. • Ndërsa lider botëror në vitin 2012 është EU me shitblerjet B2C që arritën vlerën prej 276.5 miliard € *Referencat: a) statista.com, b)http://www.retailexcellence.ie/images/uploads/downloads/members_resources/Europe_B2C_Ecommerce_Report_2013.pdf
EC dhe Web 2.0 • Termi Web 2.0 për herë të parë përdoret nga O’Reilly Media në 2004 – gjenerata e dytë e internetit • Në Web 2.0 njerëzit bashkëpunojnë, shpërndajnë informata online me faqe për rrjeta sociale (Facebook, Twitter), wiki (Wikipedia.org), blogjet (ditarët elektronik si blogspot.com). • Web 2.0 – platformë nga përdoruesit për përdoruesit. • Paraqitje e faqeve dinamike: Library 2.0, Business 2.0, Enterprise 2.0, Government 2.0 etj.
Interneti dhe virtualiteti • Si bazë e zhvillimit të e-businessit paraqitet një dimenzion i ri në mardhënjet ekonomike, e ajo është bota virtuale e tregtisë elektronike e cila zhvillohet nëpërmjet kanaleve digjitale të të dhënave. • Në këtë kontekst termi Virtual paraqet:” diçka e cila është artificiale, e mundëshme, diçka e cila vepron,sikur të ishte, si mudësi apo aftësi për të ekzistuar, për të qenë prezent aty (Duden –fjalor gjerman) apo: diç - “existing in the mind, especially as a product of imagination” (Amerikan Heritage Dictionary).
Interneti dhe virtualiteti • Kjo do të thotë se qeverisja me informatat digjitale si form e komunikimit jo-real përbëhet ekskluzivisht në bazë të një bashkimit apo kombinimit të kanaleve të të dhënave respektivisht kanaleve Informative. • Në bazë të rëndësisë së Informacionit si faktorë mbështetës, autonom,dhe konkurues (që sjell përparsi komparative-konkuruese), si dhe rritjes së digjitalizimit, në të ardhmën do të mundë të flasim për dy nivele të biznesit: - Përkrah nivelit real të produkteve fizike respektivisht shërbimeve (niveli real i biznesit), do të zhvillohet edhe një - nivel elektronik i të dhënave digjitale respektivisht kanaleve komunikuese pra niveli virtual i biznesit.
Organizatat Virtuele • Paraqesinorganizatagjeografikishttëdislocuaratëcilatjanëtëndërlidhuranëbazëtëinteresittëpërbashkët, kursebashkpunimirealizohetnëpërmjetpunëvetëpamvaruratëtyre, nëpërmjethapsirësdhekohës, me ndihmën e teknologjive informative dhetelekomunikuese • Grupiidentifikuarinjerzëveapoorganizatavetëcilëtnëmënyrëtëkonsiderueshmemëshumëishfrytzojnëinformatatdheteknologjitëkomunikuese se sainterakcionetfizike. • OrganizatatVirtuelejanëtëorganizuarasi: • TELEWORK • ZYRAT VIRTUELE • EKIPET VIRTUELE
TELEWORK • Telework – puna e tëpunësuaritnëdistancë (largësi) • Lokacioniivendittëpunësmundettëjetë: • Nështëpi – tëpunësuaritqeverisin me dinamikën e punësdhekohëssëpunës, dhei u janësiguruartëgjthamjetetteknike • Satellite office – zyrattëlarguarangaselia e ndërmarjes, tëpunësuarit e ndajnëhapsirënpunuese, zvoglojnëkohëndheshpenzimet e komunikimt • Mobile office – aplikohetteagjentëttregtar • Telecentre – zyrakundahethapsira me tëpunsuarit e ndërmarjevetjera
ZYRA VIRTUALE • Konceptiiriiorganizimit t zyrësaplikohetnë: - zyratpërtelework - zyratklasikenëndërmarje Llojet e zyravevirtuelejanë: - Hot desk environment – të punësuaritpërçdoditëicaktohettavolin/byrotjetër, dheimundësohetqasjepostëselektronikedhetë dhënave kompjuterike. - Hotelling – tëpunësuaritkohënmëtëmadhetëpunëssëtyre e kalojnëtepala/klijentiityre duke e shfrytëzuarveglatdheresurset e tij – ngjajshëmsivizitorinë hotel - Touchdown office – tëpunësuarveiundahet hapësira (vendi) e punëskurtëvijnënëpunësipasprincipit “ first come-first serve”
Ekipet Virtuale • Formohenshkakuipunëvejorutinorepërtëcilatndërmarrjet nukkanëeksperttëaftësuar • Formohenekipetëekspertëvetëcilëtmundettëjenëfizikishttëndarë/ nëdistancatëndryshme, fleksibilnëndyshymin e kushtevetërrethinës • Posedojnëaftësi/shkathtësikomplementaredheqëllimetëpamvarura, ipërbëjnëtëpunësuarittëcilëtpunojnnëpërshtëpidhegrupetëvoglanëpërzyra.
Thank You! • PYETJE??? 23