180 likes | 413 Views
Roli dhe përgjegjësia e institucioneve të administratës vendore për zbatimin e ligjit “Statusi i Nëpunësit Civil” në lidhje me masat disiplinore, pezullimin, ristrukturimin, lirimin nga shërbimi civil si dhe problemet e hasura në praktikën e Komisionit të Shërbimit Civil TIRANË, 24 shkurt 2011.
E N D
Roli dhe përgjegjësia e institucioneve të administratës vendore për zbatimin e ligjit “Statusi i Nëpunësit Civil” në lidhje me masat disiplinore, pezullimin, ristrukturimin, lirimin nga shërbimi civil si dhe problemet e hasura në praktikën e Komisionit të Shërbimit Civil TIRANË, 24 shkurt 2011
Të përgjithshme • Ligji është konceptuar si një ligj kuadër, që rregullon të gjitha problemet që kanë të bëjnë me menaxhimin e shërbimit civil; marrëdhënien juridike të punës së nëpunësve civilë; të drejtat e tyre, mënyrën e rekrutimit, ngritjen në detyrë, vlerësimin e punës dhe procedurat disiplinore. • Ligji garanton të drejtën për të qenë i punësuar në shërbimin civil, duke ofruar mbrojtje nëpërmjet të drejtave të nëpunësve civilë, si dhe duke parashikuar edhe detyrimet e nëpunësit civil.
Roli dhe përgjegjësia e institucioneve të administratës vendore në manaxhimin e shërbimit civil • Roli i njësive të personelit në institucionet e administratës vendore merr një rëndësi të veçantë në lidhje me menaxhimin dhe administrimin e shërbimit civil. • Kjo për faktin se këto struktura janë përgjegjëse për të gjitha ato procedura, të cilat në institucionet e administratës qendrore i kryen një strukturë e posaçme që është Departamenti i Administratës Publike. • Në këto kushte, institucionet e administratës vendore, nëpërmjet njësive të tyre të personelit duhet të bëjnë në mënyrë individuale përgjithësimin dhe unifikimin e praktikave, si dhe hartimin e metodologjisë për administrimin dhe menaxhimin në mënyrë efikase të shërbimit civil e më konkretisht të burimeve njerëzore në dispozicion të tyre. • Për këtë arsye, Komisioni i Shërbimit Civil, duke pasur parasysh rolin e tij mbikqyrës, të përcaktuar në ligjin “Statusi i Nëpunesit Civil”, do të japë disa orjentime në lidhje me zbatimin në praktikë të këtij ligji, të instituteve që do të trajtohen në vijim.
Çfarë synon dhe çfarë kërkohet me përcaktimin e procedurës në momentin e aplikimit te instituteve të ristrukturimit dhe lirimit nga shërbimi civil? • Përcaktimi i kufijve procedurial dhe garantues, me qëllim shmangien e tendencës së punëdhënësit për të shpërdoruar të drejtën e ristrukturimit, lirimit nga shërbimi civil. • Kjo procedurë është një nga elementet më të rëndësishëm të tërësisë së normave juridike që parashikon të drejtat dhe detyrat e nëpunësit civil. • Ligji parashikon nevojën e respektimit të kërkesave garantuese proceduriale në lidhje me ristrukturimin dhe lirimin nga shërbimi civil.
Mbyllja dhe Ristrukturimi i Institucionit • Një institucion mund të mbyllet apo të ristrukturohet në përmbushje të politikave shtetërore. • Në rastet e mbylljes së institucionit nëpunësi civil lirohet (largohet) nga shërbimi civil, pasi vendi i tij deklarohet i tepërt. • Në rastet e ristrukturimit, kur vendi është deklaruar i tepërt, nëpunësit civil mund t’i: a) Ofrohet një pozicion tjetër brenda të njëjtit përshkrim pune, b) Ofrohet një pozicion më i ulët (nëse nëpunësi pranon), c) Të kalojë në listë pritje duke gëzuar të drejtat e vendit të punës për një vit derisa t’i ofrohet një vend tjetër. d) Në rast se nëpunësi civil refuzon të pranojë vendin e ofruar, ai humbet të drejtat që i takojnë si nëpunës civil.
Procedura e ristrukturimit… Në momentin që institucionet e administratës vendore vlerësojnë si domosdoshmëri ristrukturimin e institucionit, atëherë duhet të paraqesin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak apo të Këshillit të Qarkut këto argumente: • A) arsyet e dhëna me hollësi për nevojën e ndryshimeve; • B) përshkrimet e punës dhe kërkesat specifike për çdo pozicion të ri pune të krijuar apo të prekur nga propozimi; • C) raportin për pasojat që mund të ketë ristrukturimi mbi nëpunësit civile të institucionit dhe shpenzimet e personelit;
Në vijim të procedurës… • D) parashikimin për sistemimin e nëpunësve, pozicionet e të cilëve varen nga ristrukturimi; • E) raportin për efektet financiare si në rastin kur propozimi paraqet efekte financiare shtesë për buxhetin e miratuar në atë vit, ashtu edhe në rastin kur efektet financiare përballohen nga fondet e lira të institucionit për atë vit.
Procedura qe duhet te ndiqet per sistemimin e punonjesve gjate nje procesi ristrukturiumi te institucionit. • Vendimi për kalim në listë pritje merret nga Titullari i institucionit dhe mbështetet në krahasimin e përshkrimit të punës së mëparshme me përshkrimin e vendeve të reja të krijuara apo të mbetura, si dhe vlerësimet e rezultateve individuale në punë të dy viteve të fundit. • Nëpunësit me përshkrim të njëjtë apo të ngjashëm me përshkrimin e vendeve të reja të krijuara apo të mbetura dhe të ristrukturuara dhe që kanë vlerësim të mirë për 2 vitet e fundit, do të mbahen në punë në kufirin e numrit të përgjithshëm të vendeve të miratuara. • Departamenti/Drejtoria/Sektori Personelit, regjistron nëpunësit në listë pritje dhe në rastin më të parë të një vendi vakant, nëse kandidati i plotëson kërkesat e veçanta për vendin e lirë, kryen procedurat për emërimin e tij pa konkurrim. • Lista e pritjes, sipas ligjit është pa afat dhe për efektet financiare është përcaktuar afati 1 vjeçar.
Kërkesat specifike të pozicionit të punës • 1. Niveli minimal i arsimit; • 2. Fusha e arsimit të kërkuar; • 3. Niveli dhe lloji minimal i kualifikimeve profesionale/trajnimeve të posaçme të nevojshme (psh: njohja e teknologjisë së informacionit dhe/apo gjuhët e huaja); • Aftësi të tjera të kërkuara (psh: në fushën e menaxhimit, drejtimit, organizimit, apo marrëdhënieve me publikun).
Ndodhemi në kushtet e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës kur… • Ka ndryshim te përshkrimit të punës (neni 24 i ligjit), Në këtë rast : Nëpunësit civil i lihen 6 muaj kohë për t`u përshtatur. Nëpunësi civil i nënshtrohet veprimtarisë së trajnimit. Nëse në përfundim të periudhës së përcaktuar, konstatohet papërshtatshmëri, ateherë nëpunësi trajtohet sipas nenit 23/2 të ligjit. Ky proces zakonisht shoqëron një moment ristrukturimi në institucion.
Momenti i ristrukturimit nuk duhet të konsiderohet … • Një ndryshim emrash të drejtorive apo sektorëve ekzistues, • Ndryshim i kriterit arsimor, pa analizuar nevojën e këtij ndryshimi, • Shkurtim i pozicionit që ka lidhje me një emër konkret, • Ngritje e nivelit të pozicionit per efekt page, etj. Ristrukturimi është i domosdoshëm kur … • Ka lindur një nevojë konkrete për të rregulluar ecurinë e punës në institucion, e cila materializohet me një studim konkret. • Procesi udhëhiqet nga Njësia e Personelit dhe paraprihet nga hartimi i përshkrimeve të reja të punës për pozicionet që mendohen të nevojshme për t`u krijuar.
Çfarë është e domosdoshme të bëhet në lidhje me reformimin e strukturave aktuale të Bashkive dhe Qarqeve… • Hartimi i strukturave të reja në përputhje me ligjin për shërbimin civil. • Përcaktimi në strukturë i pozicioneve që përfshihen në shërbimin civil. • Përfshirja në strukturën e institucionit e të gjitha pozicioneve të punës që atashohen si funksione të deleguara prej pushtetit qendror.
Në vijim të reformimit të institucionit…. • Duhet të përcaktohen qartë lidhjet funksionale, të cilat konsistojnë në: • a) Harmonizimin e pjesëve të strukturës duke bërë që secili seksion të ketë një fokus të vetëm, që kontribuon në qëllimin e drejtorisë; • b) Drejtoritë duhet të kenë një mision dhe objektiva strategjike, që detyrojnë dy ose më shumë seksione që të punojnë së bashku; • c) Drejtoritë e Përgjithshme duhet të përfshijnë dy ose më shumë drejtori, të cilat duhet të kenë komplementaritet (jo ngjashmëri) në misionet e tyre dhe në kontributin që ato japin për arritjen e misionit të institucionit dhe objektivave të tij strategjike.
Si duhet të përcaktohen pozicionet që përfshihen në shërbimin civil … • Të mbahen parasysh përcaktimet e nenit 3 dhe përkufizimi i pikës 1 të nenit 2 të ligjit “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe nenit 11 të këtij ligji: • “Nëpunës civil” në kuptim të këtij ligji janë: • Nëpunësit e administratës qendrore e vendore; • Ushtrojnë autoritet publik; • Kanë detyra të natyrës drejtuese organizuese, mbikqyrëse apo ekzekutuese, sipas nenit 11 të këtij ligji.
Lirimi nga shërbimi civil Nëpunësit civilë lirohen nga shërbimi civil për këto arsye: Kur japin dorëheqjen; • Kur mbushin moshën e pensionit; • Kur bëhen të paaftë përgjithmonë për të kryer detyrat e tyre zyrtare, për shkak të kushteve shëndetësore; • Kur dënohen me vendim të formës së prerë të Gjykatës dhe me heqje lirie; • Kur konkludohet paaftësia për të kryer detyrat e tyre, të paktën, pas dy vlerësimeve negative të njëpasnjëshme të rezultateve në punë; • Ne rastin e mbylljes se institucionit (neni 23); • Kur konstatohet papërshtatshmëria me vendin e ri të punës sipas nenit 24, të Ligjit; • Kur merret ndaj tyre masa disiplinore e “Largimit nga shërbimi civil”, nga organi kompetent, sipas procedurave të parashikuara në nenin 25 të këtij ligji.
Më konkretisht… • Dorëheqja -Afati dorëheqjes bëhet me njoftimin e menjëhershëm, miratimi i saj nga titullari është 10 deri 45 ditë. -Dorëheqja paraqitet me shkrim tek eprori dhe vihet në dijeni Drejtoria e Personelit. • Paaftësia përfundimtare - Paaftësia përfundimtare vjen per arsye se nëpunësi civil, për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të kryej detyrat funksionale të tij. Kjo paaftësi e nëpunësit civil përcaktohet nga Drejtoria e Personelit në bazë të certifikatës së gjendjes shëndetësore.
Më konkretisht… • Lirimi për paaftësi Menjëherë pas dhënies së vlerësimit të dytë negativ propozohet lirimi nga detyra i nëpunësit civil; • Kjo procedurë është e ndryshme nga ajo e largimit nga shërbimi civil për shkak të një mase disiplinore. • Në këtë rast, menjëherë pas dhënies së vlerësimit të dytë negativ, eprori që ka bërë vlerësimin i propozon njësisë së personelit largimin nga shërbimi civil për nëpunësin përkatës. • Vendimi nga njësia e personelit merret brenda 10 ditëve pune.
Kuadri Ligjor • Ligji nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi Nëpunësit Civil” • VKM nr. 306, datë 13.06.2000, “Për Disiplinën në Shërbimin Civil” • VKM nr.360, datë 14.07.2000, “Për Lirimin nga Shërbimi Civil”