1 / 42

LICENCIMI I ORGANIZATAVE OFRUESE TË SHËRBIMEVE SOCIALE Punëtoria: 14.07.2014

LICENCIMI I ORGANIZATAVE OFRUESE TË SHËRBIMEVE SOCIALE Punëtoria: 14.07.2014 Hotel Serius Prishtinë Agjenda 09:30 Hyrja dhe qëllimi i Punëtorisë Prezantimi i pjesëmarrësve Prezantimi i trajnerit Prezantimi i agjendës 09:45 Hyrja dhe dispozitat përgjithshme te Udhëzimit Administrativ

nero
Download Presentation

LICENCIMI I ORGANIZATAVE OFRUESE TË SHËRBIMEVE SOCIALE Punëtoria: 14.07.2014

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. LICENCIMI I ORGANIZATAVE OFRUESE TË SHËRBIMEVE SOCIALE Punëtoria: 14.07.2014 Hotel Serius Prishtinë Agjenda 09:30 Hyrja dhe qëllimi i Punëtorisë • Prezantimi i pjesëmarrësve • Prezantimi i trajnerit • Prezantimi i agjendës 09:45 Hyrja dhe dispozitat përgjithshme te Udhëzimit Administrativ 11:00 Pushimi për kafe 11:15Dispozitat e veçanta të propozimi udhëzimit administrativ 12.30 Dreka 13.30 Dispozitat kalimtare dhe te fundit të udhëzimit administrativ 14:30 Diskutimi rreth 3 dokumenteve përcjellëse • - kriteret për licencimin e ofruesve te shërbimeve sociale ne Kosovë • - licencimi i ofruesve të shërbimit udhëzuesi i deklaratës • Licencimi i organizatave ofruese të shërbimit 16:00 Mbyllja dhe largimi

  2. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 17/2013, PËR LICENCIMIN E ORGANIZATAVE OFRUESE TE SHËRBIMEVE SOCIALE DHE FAMILJARE NGA SEKTORI JOQEVERITAR DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Me këtë udhëzim përcaktohen: • procedurat e licencimit, kushtet dhe kriteret që duhet t’i plotësojnë organizatat joqeveritare në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për t’u licencuar në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare • organizimin dhe funksionimin e komisioneve që e zbatojnë dhe e vendosin procedurën e licencimit • dhënien dhe refuzimin e licencës • llojet e licencave, procedurat e ankimit • ripërtërirjen e licencës, si dhe • shumën e taksës së pagesës për licencim.

  3. Ky udhëzim administrativ ka për qëllim zbatimin e dispozitave ligjore dhe teknike nga fusha e shërbimit social dhe familjar, me qëllim të krijimit të ambientit konform standardeve të përcaktuara për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga ana e organizatave joqeveritare lidhur me licencim.

  4. Subjektet juridike/Organizata për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare– nënkupton personin juridik publik, privat dhe joqeveritar që ofron shërbime sociale dhe familjare; Ministria - nënkupton Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale; Departamenti përkatës - nënkupton Departamentin e Politkave Sociale dhe Familjes (DPSF); Komision për licencim - nënkupton Komisionin për licencim, të formuar nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, Departamenti përkatës; Komisioni i ankesave – nënkupton Komisionin e ankesave, të formuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Social, Departamenti i Mirëqenies Sociale; Shërbimi i inspektimit- nënkupton autoritetin apo departamentin përkatës që Ministria e mandaton për inspektimin e shërbimeve sociale dhe familjare. Këshilli i Përgjithshëm i Shërbimeve Sociale dhe Familjare (KPSHSF) –është autoriteti përgjegjës për mirëmbajtjen e standardeve dhe disiplinës profesionale në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare dhe në këtë vazhdë shërben si një organ regjistrues dhe licencues për profesionistët që punojnë në këtë lëmi Licencë - nënkupton dokumentin zyrtar certifikatën formale, e cila i mundëson subjektit juridik/organizatës të ofrojë shërbime sipas legjislacionit në fuqi, dhe standardeve minimale të shërbimeve sociale dhe familjare. .

  5. Kërkesa për licencë për subjektet juridike/organizatat ofruese të shërbimeve sociale dhe familjare 1. Subjekti juridik/Organizata që ofron shërbime sociale dhe familjare mund të bëjë kërkesë, së cilës i bashkëngjitet dokumentacioni i kërkuar. 2. Kërkesës duhet bashkëngjitur provat që japin informata të detajuara lidhur me shërbimin dhe për shërbimin, duke përfshirë të dhënat për: 2.1. ushtruesit të kërkesës si ofrues i shërbimeve sociale dhe familjare e vetme ose në partneritet, 2.2 deklarata e plotë përshkruese ku përfshihet historia/ përvoja profesionale e subjektit juridik/organizatës në ofrimin e shërbimeve, në qoftë se ka, si dhe një përshkrim i grupit të klientëve që u shërben dhe aktivitetet kryesore 2.3. statusin ligjor të secilës subjekti juridik/ organizatë të përfshirë në ofrimin e shërbimit, 2.4. emrin e plotë të subjekti juridik/organizatës, adresën dhe detajet për komunikim, 2.5. menaxherin e caktuar të subjekti juridik/organizatës,

  6. 2.6. kualifikimet dhe përvojën e menaxherit të caktuar të subjekti juridik/organizatës së paraqitur në kërkesë, • 2.7. kualifikimet dhe përvoja e personelit dhe skema organizative – organograma e subjekti juridik/organizatës • 2.8. biografitë dhe dëshmitë e licencimit për personat e punësuar në organizatë • 2.9. të paktën dy persona në përputhje me nevojat e organizatës duhet të kenë licencën si ofrues individual të shërbimeve sociale dhe familjare • 2.10. të paktën dy ofrues të licencuar me përgatitje të mesme profesionale • 2.11. të paktën dy ofrues të shërbimeve të licencuar të nivelit bazik • 2.12 dëshmi se organizata ka hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar veprimtarinë

  7. Kjo lidhet me piken 2.10 dhe 2.11 te UA për licencimin e subjekteve juridike/organizatave ofruese te shërbimeve sociale dhe familjare UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR LICENCIMIN E OFRUESVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE DHE FAMILJARE NIVELI BAZIK DHE I MESËM

  8. 1. Ofruesi i shërbimeve sociale dhe familjare është personi i angazhuar në shërbimet sociale të nivelit: • Bazik, përkujdesje për higjienën, shëndetin, organizimin për menaxhimin e aktiviteteve për përkujdesje për nevojat jetësore të personave në nevojë dhe shërbime transporti. • Mesëm, identifikimin, vlerësimin dhe ofrimin e ndihmës së përkohshme financiare për familjet e varfra. 2. Kriteret për licencimin e ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare niveli bazik dhe i mesëm sipas kategorive si në vijim: • Kategoritë e nivelit bazik • a) Përkujdesje për nevojat jetësore të personave në nevojë: ofron shërbime përkujdesjeje/ndihmë në punët e shtëpisë si në gatimin e ushqimit, higjienën, rregullimin e shtratit, larjen dhe hekurosjen e rrobave, larjen e enëve, mirëmbajtjen e shtëpisë, kryen blerje të ushqimit e shërbime te tjera te ngjashme.

  9. Kushtet: Përgatitja fillore, e mesëm e ulët, përvojë pune të paktën një (1) vit në Shërbimet Sociale dhe Familjaresi ofrues i shërbimeve të përkujdesjes në shtëpi, qendrat e kujdesit ditor ose institucionet rezidenciale. b. Përkujdesje për higjienën:siguron/ofron përkujdesje për: higjienë personale (tualet të pjesshëm, të plotë, rrojë/krehje), veshje/zhveshje, ngrënie, lëvizshmëri (ulje, ndërrimi i pozicionit në shtrat), ofron lëvizshmëri brenda dhe jashtë (me apo pa transport), mbështetje për aktivitetet shqisore dhe lëvizëse, aktivitete komunikimi (telefon, me shkrim). Kushtet: Përgatitja fillore, e mesëm e ulët, përvojë pune të paktën një (1) vite në Shërbimet sociale dhe familjare si ofrues i shërbimeve të përkujdesjes në shtëpi, qendrat e kujdesit ditor ose institucionet rezidenciale c) Përkujdesje për shëndetin:monitoron marrjen e barnave; mbikëqyr administrimin e e barnave me recetë mjekësore, monitorimi fizik, injeksionet, të ushqyerit, kujdesi për plagët, matja e glukozës në gjak.

  10. Kushtet: Përgatitja e shkollës së mesme - drejtimi i mjekësisë/diplomë e infermierisë, përvojë pune të paktën një (1) vit në Shërbimet sociale dhe familjare si ofrues i shërbimeve të përkujdesjes në shtëpi, institucionet rezidenciale, kompani publike ose private. d Përkujdesje në organizimin për menaxhimin e aktiviteteve për personat në nevojë:organizon aktivitete shoqërore, lidhje shoqërore, përgatitja dhe bashkërendimi i aktiviteteve për grupe individësh (fëmijë, të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuara) Kushtet: Përgatitja e mesme shkollore/Diplomë për edukator, mësues ose kualifikimet relevante të nivelit të mesëm të paktën një (1) vjet përvojë pune në Shërbimet sociale dhe familjare. e Shërbime transporti:ofron mbështetje/ndihmë në lëvizhmerinëpermjet transportit me makinë (për persona me apo pa aftësi të kufizuara), për t’i lëvizur dhe për t’i ngritur nga makina, shtëpia ose për në shtëpi. Kushtet Përgatitjen e mesme, e mesme e lartë, Lejen e vozitjes se paku tri (3) vite. Përvojëpunenëkolektivitet/komunitetmundtejetënjëpërparësi.

  11. Kategoritë e nivelit të mesem • Ofruesi i ndihmës sociale, identifikon, vlerëson dhe ofron ndihmë të përkohshme financiare për familjet e varfra. Kushtet Përgatitja e mesme, e mesme e lartë, përvojë pune se paku një (1) vit në shërbimet e skemës se ndihmës sociale. b Ofruesi i ndihmës sociale identifikon, vlerëson dhe ofron ndihma materiale për familjet e varfra. Kushtet: Përgatitja e lartë dhe superiore, përvojë pune se paku një (1) vit në shërbimet e skemës se ndihmës sociale.

  12. Kushtet për ushtrimin e kërkesës Secili ofrues i shërbimeve sociale dhe familjare ka të drejtë të paraqesë kërkesë për t'u pajisur me licencë, për të cilën duhet të dorëzojë: 1.1 Kërkesën për licencë (Aneksi 1 i këtij Udhëzimi); 1.2 Dëshmitë për përgatitjen profesionale ; 1.3 Dëshminë e përvojës së punës të kaluar në shërbimet sociale dhe familjare; 1.4 Dëshminë se nuk është nën hetime apo i dënuar gjatë ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare; 1.5 Letër rekomandimi; 1.6 Dokumentin e identifikimit 1.7 Dëshmia për pagesën së taksës së licencës;.

  13. Informacioni në aplikimin për Licencë • Subjekti juridik/organizata si ofruese e shërbimeve sociale dhe familjare në aplikimin për licencë duhet të plotësoj një shtojcë ku të plotësoj informacionin mëposhtëm • Llojin e shërbimit, për të cilin kërkohet licenca • Zonën gjeografike ku ushtron veprimtarinë:lokale, regjionale nacionale: • Subjekte juridike/organizata të tjera të përfshirë në ofrimin e shërbimeve në partneritet • Identifikimin e grupit prioritar që duhet shërbyer • Numrin maksimal të përfituesve të shërbimeve • Listën dhe përshkrimin e ndonjë shërbimi tjetër të ofruar, që ka ndikim direkt në ofrimin e shërbimeve për të cilat ofruesi i shërbimit aplikon për licencë • Listën e stafit me detaje lidhur me pozitën, edukimin dhe licencën individuale • Të paktën dy të punësuar të stafit me kohë të plotë pune duhet të jenë të licencuar individualisht për shërbimin përkatës profesional, të mesëm, bazike • Letër Rekomandimi

  14. Dorëzimi i kërkesës për licencë • Kërkesa për licencimin e ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare, do të jetë e njëjtë për të gjitha llojet e shërbimit. Kërkesës do t’i bashkëngjitet një shtojcë për secilën licencë që kërkohet sipas llojit të shërbimit • Kërkesa për licencim bashkë me dokumentet e parapara në nenin 4, i dorëzohen Departamentit përkatës, respektivisht Komisionit për Licencim të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale • Dokumentet dorëzohen ne zarf të mbyllur, ku në pjesën e përparme të tij shënohet adresa e Institucionit të cilit i drejtohet, ndërsa në anën e pasme të zarfit, adresa e plotë e parashtruesit të kërkesës. • Dokumentet e dorëzuara për licencë duhet të jenë origjinale, apo kopje të vërtetuara, ndërsa dokumentet e përkthyera të jenë të nostrifikuara dhe vërtetuara;

  15. Dorëzimi i kërkesës për licencë • Kërkesa për licencimin e ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare, do të jetë e njëjtë për të gjitha llojet e shërbimit. Kërkesës do t’i bashkëngjitet një shtojcë për secilën licencë që kërkohet sipas llojit të shërbimit • Kërkesa për licencim bashkë me dokumentet e parapara në nenin 4, i dorëzohen Departamentit përkatës, respektivisht Komisionit për Licencim të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale • Dokumentet dorëzohen ne zarf të mbyllur, ku në pjesën e përparme të tij shënohet adresa e Institucionit të cilit i drejtohet, ndërsa në anën e pasme të zarfit, adresa e plotë e parashtruesit të kërkesës. • Dokumentet e dorëzuara për licencë duhet të jenë origjinale, apo kopje të vërtetuara, ndërsa dokumentet e përkthyera të jenë të nostrifikuara dhe vërtetuara;

  16. Regjistrat 1. Zyrtari përgjegjës për asistencë teknike dhe administrative të Komisionit, i pranon kërkesat, i regjistron ato dhe e ruan dokumentacionin subjektit juridik/ organizatës ofruese të shërbimit, në bazën e të dhënave që përmban të paktën në: 1.1 Librin e brendshëm,të Protokollit: 1.2 Libri i licencave të dorëzuara, 1.3 Libri i regjistrimit të të hyrave nga licencat, • 4. Libri i ankesave. 2. Zyrtarët përgjegjës për asistencë teknike dhe administrative, është i obliguar të mbajë dhe të kujdeset për ruajtjen e dokumentacionit, në mënyrë që ai të jetë i në arkivin e krijuar, në formë klasike dhe elektronike, në pajtim me Ligjin për Lëndën Arkivore dhe Arkivat, dhe aktet tjera në fuqi lidhur me këtë.

  17. Përgatitja e materialeve për komision • Lëndët e pranuara për licencim i dorëzohen Komisionit, nga zyrtari përgjegjës, para çdo seance. • Kryetari i Komisionit për licencim, për mbledhjen e radhës, harton rendin e ditës, i cili miratohet nga Komisioni. 3. Materialet e parapara për shqyrtim në mbledhje iu shpërndahen anëtarëve të komisionit nga zyrtari përgjegjës, së paku 3(tri) ditë para mbajtjes së mbledhjes.

  18. Shqyrtimi i kërkesave • Komisioni shqyrton kërkesën për licencë bashkë me të gjitha dokumentet e tjera përcjellëse, dhe e njofton me shkrim parashtruesin e kërkesës për vendimin brenda afatit prej 30 ditësh nga data e pranimit. 2. Afati i shqyrtimit të kërkesës së kompletuar pas vërejtjeve të bëra, bëhet brenda 30 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës.

  19. Komisioni për licencimin, përbërja dhe mandati 1. Komisioni për licencim formohet nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, Departamenti përkatës; 2. Komisioni përbehet prej 5 anëtarëve, 4 nga të cilët janë nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe 1 nga sektori joqeveritar; 3. Anëtarët e komisionit do të caktohen bazuar në kualifikimet, në harmoni me Ligjin për shërbimet sociale dhe familjare, me përvojë pune prej së paku 5 vitesh në shërbimet sociale dhe familjare; 4. Mandati i anëtarëve të komisionit për licencim është 3 vite; 5. Anëtari i komisionit për licencim nga sektori joqeveritar, i deleguar nga vet organizatat e sektorit joqeveritar zgjidhet me mandat 1 - vjeçar; 6. Komisioni për licencim do të jetë organi i vetëm përgjegjës për shqyrtimin e aplikacioneve për licencimin e subjekteve juridike/organizatave ofruese të shërbimit. 7. Komisioni për licencim, poashtu do të vendos për: • 7.1 llojin e licencës për ofrim e rekomanduar për Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, si në nenin 15, • 7.2 kushtet speciale (nëse ka) për t’u përfshirë në licencë.

  20. Mbledhjet e komisionit për licencim • Kryetari i Komisionit për licencim i thërret dhe i udhëheq mbledhjet e Komisionit. 2. Në mungesë të kryetarit, mbledhjen e kryeson nënkryetari. 3. Zyrtari i Departamentit përkatës do jetë përgjegjës për asistencë teknike dhe administrative të Komisionit. 4. Mbështetja administrative për punën e Komisionit për licencim do të ofrohet nga Departamenti përkatës. 5. Komisioni për licencim duhet të sigurojë se aplikuesit i kanë përmbushur kriteret e parapara për licencim.

  21. Procedura e shqyrtimit të dokumentacionit 1. Kërkesa e kompletuar do të kalojë nëpër shqyrtim të dokumentacionit, për t’u siguruar se i përmbush të gjitha kriteret e kërkuara, përfshirë dokumentacionin mbështetës. 2. Kur dokumentacioni nuk është i plotë, ushtruesi i kërkesës do të njoftohet me shkrim ne afatin e paraparë ligjor dhe kërkesa do të shqyrtohet pas plotësimit të saj. 3. Pas kompletimit të suksesshëm të ushtrimit të kërkesës, komisioni për licencim e shqyrton kërkesën për të vendosur se a janë përmbushur kriteret minimale për licencimin e subjekteve juridike të ofruesve të shërbimeve. 4. Nëse subjekti që ka parashtruar kërkesën për licencim i plotëson kriteret atëherë komisioni për licencim duhet të nxjerr vendim. 5. Pas dhënies së licencës nga MPMS-ja përfituesi i licencës regjistrohet ne regjistrin për mbajtjen e evidencës për licencat e dorëzuara

  22. Marrja e vendimeve nga Komisioni 1. Komisioni merr vendim për dhënie të licencës dhe vazhdim të licencave, sipas kritereve të përcaktuara në këtë udhëzim administrativ. 2. Komisioni merr vendim brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e dorëzimit të dokumenteve për licencim në Komisionin e licencimit. 3. Në rast se votat për dhënie apo refuzim të licencës janë të barabarta, vota e kryetarit është vendimtare. 4. Gjatë mbajtjes së mbledhjes së Komisionit mbahet procesverbal, të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit. 5. Propozimvendimet e komisionit nënshkruhen nga kryetari i Komisionit. 6. Licenca nënshkruhet nga drejtori i Departamentit përkatës dhe nga Ministri i MPMS-Së

  23. Llojet e licencës Subjekteve juridike/Organizatave ofruese të shërbimeve sociale dhe familjare iu jepet licenca si në vijim: 1.1 1.2 1.3 Kërkesa për vazhdimin e licencës duhet të bashkangjitur letër rekomandimi i shërbimeve të kryera gjatë periudhës së vlefshmërisë së licencës aktuale. 1.4 Kërkesa për vazhdimin e licencës paraqitet jo më vone se gjashtëdhjetë (60) ditë para skadimit të afatit të vlefshmërisë se licencës 1.5. Licenca e plotë për 3 vite – leja për ofrimin e shërbimit sipas kërkesave të kornizës kombëtare të shërbimit dhe pa kufizime të shtuara. Kjo është leja formale për ofrimin e shërbimit të identifikuar në kërkesën e ushtruar nga kërkuesi, që vlerësohet se është në gjendje ti përmbushe gjitha kërkesat e licencës. 1.6 Licenca e kushtëzuar në kohë – leja për ofrimin shërbimit me kusht që korniza kombëtare e shërbimit dhe standardet minimale duhet të përmbushen për të arritur kërkesat e kornizës kombëtare të shërbimit brenda një date të caktuar në licencë

  24. 1.7. Kjo është leja formale për ofrimin e shërbimeve të identifikuar në kërkesat nga ushtruesi i kërkesës që potencialisht është në gjendje të ofroj shërbime, mirëpo aktualisht në pamundësi, që pa mbështetje të vazhdueshme ti përmbush kërkesat e licencimit; • 1.8 Më shumë mbikëqyrje intensive prej shërbimit të inspektimit është e nevojshme për të arritur objektivat e identifikuara të performances që gradualisht ti zhvilloje aftësinë për përmbushjen e kërkesave për licencim; 1.9. Në këtë rast, licenca duhet të jetë në kohë të kufizuar 1 vit, kohë gjatë të cilës ushtruesi i kërkesës do të punoj nën mbikëqyrjen nga afër të shërbimit të inspektimit 1.10 Koha e kufizuar mundë të zgjatet nga komisioni për licencim me një vit shtesë nëse ka nevojë

  25. Refuzimi i licencës • Kur Komisioni për licencim vendos për të mos e rekomanduar licencimin tek Ministria, pas shqyrtimit të kërkesës së kompletuar, do ta njoftojë me shkrim kërkuesin brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së vendimit. 2. Njoftimi duhet t’i identifikojë të gjitha arsyet e refuzimit të licencës apo ripërtëritjes duke specifikuar se cilat kritere për licencimin e subjekteve juridike/organizatave ofruese të shërbimeve nuk janë përmbushur gjatë procesit të ushtrimit të kërkesës. 3.Njoftimi duhet të udhëzojë për këshillën juridike për ankesë.

  26. Marrja e Licencës • Nëse një organizate e licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare gjatë ushtrimit të detyrës bënë shkelje të legjislacionit, standardeve minimale, kodit etik atëherë ndaj subjektit përkatës do të zhvillohet procedure për marrjen e licencës nëse për këtë gjenden arsye • Vendimin për marrjen e licencës komisioni për licencim

  27. Monitorimi dhe Inspektimi • Pas licencimit të organizatave për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në mënyrë ët vazhdueshme bëhet monitorimi dhe inspektimi nga MPMS-DPSF dhe KPSHSF

  28. Procedura e ankimit 1. Kundër vendimit të Komisionit për licencim, pala e pakënaqur ka të drejtë të ushtrojë kërkesë për rishqyrtim të vendimit të Komisionit për licencim, apo të ushtrojë ankesë pranë komisionit për ankesa të Departamentit përkatës, brenda afatit prej 30 ditësh. 2. Kërkesa për rishqyrtimin e vendimit shqyrtohet nga Komisioni për licencim, i formuar me vendim të Departamentit përkatës. 3. Ankesa e ushtruar kundër vendimit të Komisionit për licencim, shqyrtohet nga Komisioni i ankesave në shkallë të dytë, i formuar me vendimin e Departamentit përkatës. 4. Komisioni për licencim dhe Komisioni i ankesave janë të obliguar ta shqyrtojnë kërkesën, respektivisht ankesën brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e paraqitjes së saj dhe të marrin vendim meritor. 5. Pas marrjes së vendimit nga ana e komisionit të ankesave, pala e pakënaqur ka të drejtë të inicimit të procedurës me padi pranë Gjykatës Themelore – Departamenti për çështje administrative në afat prej 30 ditësh.

  29. Përtërirja e licencës 1. Kërkesa për përtrirjën e licencës do ta ndjekë procedurën e njëjtë si kërkesa për licencën fillestare. 2. Përtërirja do të paraprihet nga një monitorim dhe inspektim formal i autorizuar nga Departamenti përgjegjës të paktën 60 ditë para skadimit të afatit të licencës aktuale. 3. Gjatë rishikimeve, Komisioni për licencim do t’i marr parasysh të gjitha raportet e monitorim dhe inspektimit lidhur me shërbimet sociale dhe familjare, si edhe gjithë dokumentacionin relevant nga burimet e tjera. Raporti i fundit për monitorim dhe inspektim duhet të ofrojë rekomandime lidhur me përtërirjen e licencës. Komisioni për licencim pas rishikimit, dhe pranimit te raportit të fundit për monitorim dhe inspektim ka këto mundësi për të marrë vendim: 5.1 vazhdimin e licencës ekzistuese, bazuar në dëshminë se shërbimi vazhdon të jetë në gjendje t’i përmbushë kriteret e kërkuara për licencimin fillestar, 5.2 refuzimin e licencës bazuar në dëshminë se shërbimi, në mënyrë të vazhdueshme, ka dështuar në përmbushjen e kërkesave të licencimit fillestar

  30. Pagesat për licencim • Subjekti juridik/Organizata ofruese e shërbimeve sociale dhe familjare për licencim do të paguajë: • Lartësia e pagesës për marrjen e licencës me vendim të Ministrit

  31. III. DISPOZITAT KALIMTARE • Brenda një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi e këtij udhëzimi Administrativ subjekti juridik/organizatat ofruese të shërbimeve sociale dhe familjare, janë të obliguara që të paraqesin kërkesën për licencim; • 2.Subjektet juridike/organizata ofruese të shërbimeve sociale dhe familjare që themelohen pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi obligohen që t’i nënshtrohen procedurave të licencimit sipas këtij Udhëzimi Administrativ

  32. Hyrja në fuqi Ky udhëzim administrativ hynë në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga ana Ministrit. Prishtinë, Dhjetor, 2013

  33. Licencimi i ofruesve të shërbimit Udhëzuesi i deklaratës Hyrje Deklarata lidhur me licencimin e ofruesve të shërbimeve sociale do të nënshkruhet nga secili ofrues i shërbimeve të mirëqenies sociale brenda Kosovës. Këta ofrues përfshijnë të gjitha organizatat brenda Kosovës, pavarësisht burimeve të financimit për ato shërbime —përfshirë ato të financuara nga donatorët e jashtëm që ofrojnë shërbime të mirëqenies sociale brenda Republikës.

  34. Secili ofrues i shërbimit duhet të jetë në gjendje që të: Definojë qartë qëllimin e shërbimit—krijojë një deklaratë të qartë lidhur me atë se çfarë shërbimi synon të arrijë me, apo në emër të shfrytëzuesve të shërbimit të tij Grupet brenda popullatës për të cilat shërbimi është në disponim –grupet të cilat kategoria e shërbimit i ka identifikuar si shfrytëzues potencial të shërbimit (p.sh., fëmijët me probleme të sjelljes, personat e moshuar që jetojnë vetë në Pejë, apo të rriturit me vështirësi në mësim në Prishtinë) Parimet e praktikës së mirë që e mbështesin shërbimin—vlerat apo besimet të cilat e mbështesin punën e shërbimit (p.sh., orientimi kah personi, konfidencialiteti) Ofrimi i informacionit lidhur me shërbimin për komisionuesit potencial dhe publikun—aftësia për ta publikuar shërbimin dhe për ta informuar publikun lidhur me këtë mundësi Sisteme të vendosura të qeverisjes organizative—duke siguruar që sistemet e menaxhimit, organizimit dhe informimit janë të mjaftueshme për ta mirëmbajtur funksionimin e shërbimit në nivelin e kërkuar me Kornizën Kombëtare të shërbimit. Të gjitha regjistrimet e kërkuara ligjore të kompletuara—mundësia për ta kryer procesin e licencimit si edhe proceset e tjera ligjore të kërkuara për krijimin dhe funksionimin e vazhduar të shërbimit

  35. Një komitet i themeluar i menaxhimit të përgjegjshëm—një grup i identifikuar i menaxherëve me emër dhe të tjerëve me përgjegjësi për rishikimin e rregulltë të performancës së shërbimit dhe mundësisë për paraqitjen e përmirësimeve kur kjo të jetë kërkuar nga praktika e mirë apo Korniza relevante Kombëtare e Shërbimit Kode të pranuara të praktikës profesionale dhe lidhur me punëdhënësit Rishikime të rregullta të shërbimit– rishikime të brendshme të shërbimit nga menaxherët apo rishikime të pavarura sipas kërkesës së menaxherëve të shërbimit Qëllimin e tij—fokusi specifik i çfarë do ndryshimi është të përcaktuarit se si e arrin shërbimi qëllimin e vetë, ashtu siç është identifikuar më lartë, në (1) Funksionimin në marrëdhënie me specifikacionin e dakorduar të shërbimit që ofrohet—ndikimi i funksioneve për përmirësimin e performancës ashtu siç është kërkuar nga Korniza Kombëtare e Shërbimit

  36. Menaxhojë funksionin e biznesit (proceset organizative dhe kërkesat strukturore që sigurojnë se shërbimi menaxhohet mire për të përmbushur kërkesat e Kornizës përkatëse Kombëtare të Shërbimit) dhe funksionimin transparent të financave Procedura të vendosura qartë të menaxhimit financiar—sistemet dhe protokollet për kontrollimin e të ardhurave dhe shpenzimeve Regjistra të zhvilluar të të hyrave dhe shpenzimeve Metoda të vendosura të planifikimit të biznesit—mundësia për të planifikuar për qëndrueshmërinë e shërbimit në të ardhmen dhe pritja e problemeve apo mundësive që mund të kenë implikime për shërbimin. “Biznes-i” nënkupton, një përdorim të disiplinuar të sistemeve të informimit, që e përcjellin aktivitetin aktual dhe ndihmojnë në parashikimin e aktiviteteve të së ardhmes, në mënyrë që organizata të jetë në gjendje t’i vendosë zhvillimet më të qëndrueshme afat shkurta dhe afat mesme për të ardhmen në raport me: Aktivitetet e shërbimit (përfshirë aktivitetet e reja apo të adaptuara) Burimet njerëzore dhe financiare të kërkuara për t’i mbështetur ato aktivitete dhe kërkesat e ndryshueshme të përfituesve dhe komsionuesve të shërbimit

  37. Regjistrat e njësive të shpenzimeve dhe sistemet e menaxhimit—këto janë disa nga sistemet e kërkuara për menaxhimin e “biznesit” dhe sistemeve të planifikimit. Njësitë e shpenzimeve janë zakonisht shpenzimet totale të shërbimit (përfshirë shpenzimet administrative, personelin dhe të gjitha shpenzimet operative) pjesëtuar me numrin e përfituesve të shërbimit.

  38. Monitorojë cilësinë dhe efektivitetin e shërbimit që ata e ofrojnë Sistemet për vlerësimin e progresit apo përfitimit të shfrytëzuesve të shërbimit—kjo zakonisht mbahet në regjistra individual për secilin shfrytëzues të shërbimit përfshirë dokumentimin e progresit për shfrytëzuesit e shërbimit si rezultat i marrjes së shërbimit. Vlerësimin e performancës për secilin anëtar të personelit—evaluime formale dhe të rregullta (zakonisht vjetore) të secilit anëtar të personelit nga menaxheri apo mbikëqyrësi i anëtarëve të personelit, duke identifikuar fuqitë dhe dobësitë e personelit, dhe kërkesat për trajnim Një sistem të vendosur dhe lehtë për t’u kuptuar të ankesave për shfrytëzuesit e shërbimit dhe për personelin—një sistem formal për reagim të shpejtë ndaj shqetësimeve të personelit dhe shfrytëzuesve të shërbimit. Kjo do të përfshijë zhvillimin e informacionit lidhur me funksionimin e sistemeve të ankimit Sistemet e menaxhimit të personelit— • mbikëqyrja individuale apo e grupit, • takimeve të personelit përtë përmirësuar ofrimin e shërbimittë mirëmbajtur apo • përmirësuar shkathtësitë profesionale të personelit

  39. Nënshkrimet e kërkuara Organizata: Emri i plotë ligjor i organizatës që do ta ofrojë shërbimin Adresa: Adresa kryesore eorganizatës që do ta ofrojë shërbimin—kjo mund të jetë ose jo adresa ku aktualisht ofrohet shërbimi Drejtori/Shefi ekzekutiv:Emri i menaxherit kryesor, me më shumë përvojë në organizatën që do ta ofrojë shërbimin—ky mund të jetë ose jo menaxheri aktual i shërbimit bazuar në lokacionin ku ofrohet shërbimi Data e pranimit: Data e nënshkrimit të deklaratës

More Related