190 likes | 556 Views
PROJEKTIMI I PROCESIT PRODHIMIT/SHËRBIMIT. Proceset janë baza e menaxhimit të oepracioneve ku bëhet transformimi i inputeve në outpute, përmes të cilit edhe krijohet avantazhi konkurues i firmës. Kur kërkohet të merret vendimi per zgjedhjen e procesit do të duhet të përcaktohen:
E N D
Proceset janë baza e menaxhimit të oepracioneve ku bëhet transformimi i inputeve në outpute, përmes të cilit edhe krijohet avantazhi konkurues i firmës. Kur kërkohet të merret vendimi per zgjedhjen e procesit do të duhet të përcaktohen: • Intensiteti i kapitalit • Fleksibiliteti i procesit • Integrimi vertikal • Përfshirja e klientëve
Vendimet për projektimin e procesit duhet të merren kur: • Ekziston një boshllëk ndërmjet prioriteteve konkuruese dhe aftësive konkuruese • Një produkt/shërbim i ri apo i modifikuar do të ofrohet • Cilësia duhet të përmirsohet • Prioritetet konkuruese kanë ndryshuar • Kërkesa për produktin/shërbimin është në ndryshim • Performanca aktuale është e papranueshme • Kosto e produkteve ka ndryshuar • Konkurentët janë duke fituar nga përdorimi i procesit të ri • Teknologji të reja janë në dispozicion
Performanca e rrjedhës së procesit mund të përshkruhet me: • Ritmin e përpunimit • Kohën e përpunimit • Prodhimin në proces • Shkallën e përdorimit të burimeve të procesit
Tipet e proçesit Të gjitha proceset mund të grupohen në dy kategori të mëdha: 1. Operacione të ndërprera dhe 2. Operacione që përsëriten
Operacionet e ndërpera Këto operacione përdoren për të prodhuar një varietet produktesh me kërkesa të ndryshme përpunimi me volume të ulëta, të këto operacione nuk ka standardizim të produkteve/shërbimeve, ka harxhim intensiv të punës së gjallë dhe automatizimi është më pak I zakonshëm.
Operacionet që përsëriten Këto operacione përdoren për të prodhuar produkte standarde me volume të larta(p.sh montimi). Këtu kemi të bëjmë me harxhimin intensiv të kapitalit e jo me harxhimin e punës së gjallë. Burimet organizohen në mënyrë lineare me automatizim të lartë, për shkak së është vetëm një lloj produkti.
Diagonalja e tipit të proçesit Operacionet e ndërprera mund të ndahen në: proçese projekt, proçese job-shop dhe proçese me parti. Operacionet që përsëriten mund të ndahen në proçese lineare dhe proçese të vazhdueshme.
Lidhja e projektimit të produktit me zgjedhjen e proçesit Vendimiop.e ndërpreraop.që përsëriten Projektimi në fazën e hershme në.faz.e vonshme I produktit të ciklit të produktit të ciklit të produktit Prioritetet shpërndarja, fleksib. Kosto dhe cilësia Konkuruese dhe cilësia Sistemi i burimet grupohen burimet vendosen Makinerive sipas funksionit në mënyrë lineare Strategjia e prodhim me porosi prodhim për rezervë Produktit montim me porosi Integrimi I ulët I lartë Vertikal
Matrica proces-produkt Matrica proçes-produkt është model që përshkruan lidhjen e zgjedhjes së proçesit me karakteristikat e produktit të prodhuar. Verikalisht paraqiten tipet e ndryshme të proçesit dhe horizontalisht karakteristikat e produkteve.
PLANIFIKIMI I PROÇESIT Planifikimi i proçesit përcakton se si do të prodhohet një produkt ose si do të ofrohet një shërbim. Vendimi të prodhosh apo të blesh – lidhet me disa faktorë si: • Koston e produktit • Kapaciteti • Cilësia • Shpejtësia • Siguria • Ekspertiza
Zgjedhja e pajisjes specifike lidhet me disa faktorë: • Kosto e blerjes • Kosto e operimit • Kursimet vjetore • Rritja e të ardhurave • Analiza e zëvendësimit • Risku dhe pasiguria
Planet e proçesit Planet e proçesit përfshijnë: • Vizatimet në detale të proj.të produktit • Materialet dhe pjesët që përfshihen ne produkt • Diagramin e montimit dhe kombinimet për produktin final • Strukturën e kapitalit • Grafikun e operacioneve • Skemën e rrugëve – renditja e makinave ose qendrave të punës deri te produkti final
PROJEKTIMI I PROÇESIT TË SHËRBIMIT Llojet e shërbimeve: • Shërbimet profesionale • Repartet e shërbimit • Shërbimet masive
Treguesit për matjen e performanës së proçesit • Koha e përpunimit • Shpejtësia e proçesit=koha e përpunimit/koha e vlerës së shtuar • Produktiviteti=outputi/inputi • Shkalla e përdorimit=koha që burimi përdoret/kohën në dispozicion të burimit • Efiçenca=outputi aktual/outputi standart
Pyetje • Para se te merret vendimi për zgjedhjen e procesit duhet të përcaktohen? • Objektivat e projektimit të procesit? • Kur duhet të meren vendimet për projektet e procesit? • Si mund të përshkruhet performanca e projektit? • Cfarë mund të jenë tipet e procesit? • Cfarë kuptoni me operacionet e ndërprera dhe si ndahen ato? • Cfarë kuptoni me operacionet që përsëriten dhe di ndahen ato? • Cfarë është lidhja e projektit të produktit me zgjedhjet e procesit? • Cka kuptojmë me matricën Proces-Produkt? • Cka kuptojmë me vendimin të prodhosh apo të blesh dhe cilët faktorë ndikojnë në të? • Cilët faktorë ndijkojnë tëk zgjedhja e pajisjses specifike? • Cka përfshijnë planet e procesit? • Cilat janë llojet e shërbimeve? • Cilët janë treguesit që përdoren për matjen e performancës së procesit? • Shpjegoni karakteristikat e proces projektit, job-ship, me parti dhe të vazhdueshëm?