1 / 9

Prezantim Emri i Punimit: Roli dhe Misioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosova -Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Drejtësisë- Ministarstvo Pravde - Ministry of Justic Shërbimi Korrektues i Kosovës/ Korrektivna Sluzba Kosova/ Kosovo Korrekcional Service. Prezantim

darren
Download Presentation

Prezantim Emri i Punimit: Roli dhe Misioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Republika e KosovësRepublikaKosova-Republic of KosovoQeveria - Vlada - GovernmentMinistria e Drejtësisë-MinistarstvoPravde-MinistryofJusticShërbimi Korrektues i Kosovës/KorrektivnaSluzba Kosova/KosovoKorrekcionalService Prezantim Emri i Punimit: Roli dhe Misioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës Puna u zhvillua: 02.08 / 06.09.2012 XhevdetMaçastena Drejtor në Qendrën Korrektuese Smrekonicë Vushtrri, Shtator, 2012

  2. Përmbajtja Hyrje...............................................................................................................3-4 Roli dhe Misioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës......................................5-6 Pritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës nga Projekti i Binjakëzimit ...........7 Pritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës nga Akademia e Kosovës për SiguriPublik …………...…………………………………………………………8 Literatura ...........................................................................................................9

  3. Hyrje Shërbimi Korrektues i Kosovës është themeluar menjëherë pas luftës, në Nëntor 1999, ky shërbim është një shërbim funksional dhe i avancuar në të gjitha fushat. Shërbimi Korrektues i Kosovës është shërbim profesional, i uniformuar, me grada dhe i armatosur, funksionon nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe në kuadër të vet ka këto Institucione: - 06 – Qendra të Paraburgimit, - 03 – Qendra Korrektuese, - 01- Burg i Sigurisë së Lartë është në ndërtim e sipër ( donacion i Komisionit Evropian, OSBE-së, EULEX-it ), ku funksionalizimi i këtij Institucioni është me rëndësi të veçantë, në ngritjen nivelin të sigurisë në Institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë partnerët dhe në përshtatshmëri të vazhdueshëm me ligjet në Kosovë synon të korrektoj dhe risocializojë të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën dhe religjionin si dhe siguron një ambient të sigurt për të burgosurit dhe shoqërinë.

  4. Ndalimi i cilit do lloj të diskriminimit është një prej prioriteteve kryesore të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe pjesë e agjendës së gjerë të barazisë, gjë e cila është esenciale për udhëheqjen e sigurt dhe të suksesshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës. E vetmja mënyrë e drejt është të sigurohemi se gjithë trajtohen në mënyrë të drejt, pa dallim ngjyre, gjinie, race, besimi, bindje politike, statusi social dhe aftësive psikike-fizike. Para së gjithash është interes shoqëror që në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtjesore se Kriminaliteti si dukuri negative po shfaqet në forma të ndryshme, e në luftë kundër kriminalitetit janë të angazhuar sektorë të ndryshëm duke ja filluar nga Policia, Gjykatat, Institucionet Korrektuese, ku behët ekzekutimi i dënimit me burgim, Shërbimi Sprovues etj. Shërbimi Korrektues i Kosovës siguron se ekzekutimi i dënimit do të kaloj nëpër tri faza, të cilat janë të parapara në sistemin bashkëkohor. Këto faza janë: Faza e observimit Faza e klasifikimit, përshtatshmërisë së tretmanit, angazhimi në punë dhe aktivitetet edukative, arsimore, sportive dhe Faza e lirimit me kusht dhe ndihmës post penale.

  5. Roli dhe Misioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës Roli i Institucioneve Korrektuese dhe Qendrave të Paraburgimit në luftimin e kriminalitetit dhe funksionimi efikas të sistemit të drejtësisë në vend është shumë i madh. Në këto institucione bëhet ekzekutimi i dënimeve me heqje të lirisë dhe ekzekutimi i paraburgimit. Në to vendosën personat të cilët kanë rënë ndesh me ligjin dhe që janë dënuar me burgim nga një gjykatë e pa varur, profesionale, sipas procedurës së paraparë ligjore. Këto institucione funksionin e vet e ushtrojnë në pajtim me Kushtetutën, ligjin, instrumentet dhe aktet tjera ndërkombëtare me tëcilat garantohen të drejtat, liritë themelore të njeriut në përgjithësi. Dihet mirëfilli si qëllimi i fundit i Sistemit të Drejtësisë Penale dhe Institucioneve Korrektuese është që të mbrohet shoqëria nga kriminaliteti, të burgosurit informohen për shërbimet ekzistuese në Burg, të drejtat dhe detyrat e tyre, seanca këshilluese që t’i përkrahë, fuqizoj dhe motivoj të burgosurit të jetojnë një jetë stabile në pajtim me parimet ligjore duke i’u ndihmuar në zhvillimin e tyre personal, social, edukues dhe profesional.

  6. Klasifikimin e të Dënuarve, duke propozuar tipet e tretmanëve dhe të intervenimeve që merren si të dobishme për risocializimin e tyre, ndihmë psiko-sociale, këshillim dhe ndërhyrje për tejkalimin e situatave të krizës, përcaktimi i vështërsive që dalin e zhvillohen në Institucion ose në Komunitet e që mundë të pengoj risocializimin e tyre. Rekomandimet përmes pregaditjes së raporteve vlerësuese dhe vizita familjare të të Dënuarve për privilegje të ndryshme penale që epen brenda/jashtë Burgut, ndihmon të Dënuarve në bashkëpunim me organizatat të ndryshme sociale në zgjedhje dhe përmasimin e lidhjeve familjare dhe shoqërore, ndihmon në realizimin e ndihmës post penale sipas nevojës në bashkëpunim me organizatat tjera që merren me mirëqenien e të Dënuarve. Duke marr mas të ndryshme të mirëqenies sociale, në bashkëpunim me shërbimet e brendshme dhe të jashtme, dëgjohen nevojat e të burgosurve në Institucionet Penale për të reduktuar rrezikshmërinë e tyre dhe për të ndihmuar në risocializimin më të sigurt të tyre në shoqëri, mënyra e organizimit të punës dhe hapat që duhet të ndërmarr për të pasur një risocializim cilësor për të dënuarit personat që kanë rënë ndesh me ligjin, në përgatitjen e tyre për ta bërë në të ardhmen një jetë në përputhje me normat ligjore.

  7. Pritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës nga Projekti i Binjakëzimit Themelimi i bashkëpunimit në Projektin e Binjakëzimit për: Përmirësimin e arsimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike është për të gjitha Agjencionet e zbatimit të ligjit e po ashtu edhe për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Nevoja për efikasitet dhe për një aftësim sa më profesional do ti kontribuonte thuaje se të gjitha Agjencioneve të zbatimit të ligjit ku në kuadër të kësaj është edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Krijimi i korikulave të reja, krijimi i sistemit të studimeve Universitar do të ishte i suksesshëm, ku edhe agjencionet e zbatimit të ligjit do ta mbështetësin. Me fillimin e pilot gjeneratave do të dilnin gjenerata më të pregaditura si në aspektin: profesional, edukativo-arsimor, psiko-fizik etj. Pritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës nga Projekti i Binjakëzimit do të ishin sepse pas përfundimit të studimeve Universitare do të ngritët shkalla e edukimit, aftësimit dhe do të ishin synimet e Zyrtarëve-Stafit për një të ardhme në bazë të pregaditëjes profesionale.

  8. Pritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike Me qen se Akademia e Kosovës për Siguri Publike posedon strukturë (kapacitet) në nivel të përgjithshëm pritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës në këtë projekt do të kishin me qen të suksesshëm. Projekti i sistemit evropian ( sistemi i Bolonjës ) do të ishte në ngritjen e një nivelit të planit strategjik gjithmonë në koordinim me AKSP, ku pritjet e SH.K.K-së nga AKSP do të ishin në sferën këshilluese, ofrim hap pas hapi aftësi dhe kapacitete. Si rezultat i misionit të përafërt dhe synimit të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Shërbimi Korrektues i Kosovës pret mbështetje edukative dhe teknike nga AKSP.

  9. Literatura 1. Burim: Ministria e Drejtësisë Kosovë 2. www.md-ks.org 3. www.aksp.rks-gov.net

More Related