10 likes | 335 Views
Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Punëve të Brendshme, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 1 nëntor 2011, vazhdon vlefshmëria e targave KS.
E N D
Republika e KosovësMinistria e PunëvetëBrendshme Ministria e Punëve të Brendshme, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 1 nëntor 2011, vazhdon vlefshmëria e targave KS. Duke filluar nga data 1 nëntor deri më 31 dhjetor 2011, të gjithë pronarët e automjeteve me targa të vjetra të ish-Jugosllavisë, të regjistruara në Kosovë pas datës 1 qershor 1999 deri më 31 tetor 2011, duhet t’i regjistrojnë automjetet e tyre me targa KS ose RKS, në Qendrat përkatëse të Regjistrimit të Automjeteve, në bazë të dokumenteve që posedojnë. Lusim të gjithë pronarët dhe drejtuesit e automjeteve që gjatë kësaj periudhe, gjithashtu të pajisen me letërnjoftim dhe patentë-shoferë të Republikës së Kosovës. Për informata më të hollësishme të proceduarve për pajisjen me targa KS ose RKS, mund informoheni në Qendrat më të afërta Komunale për Regjistrim të Automjeteve, në stacionet e Policisë së Kosovës ose mund të kontaktoni në numrin e telefonit 038 213 229 si dhe në email adresat: regjistrimi.automjeteve@ks-gov.net dhe registracija.vozila@ks-gov.net. Ministria e Punëve të Brendshme siguron të gjithë qytetarët e Kosovës se procedura e regjistrimit të automjeteve do të jetë efikase dhe e shpejtë.