280 likes | 1.51k Views
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Raport 2 0 0 9. Vizioni, Qëllimi, Objektivat - 2009. Vizioni
E N D
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve Raport 2 0 0 9
Vizioni, Qëllimi, Objektivat - 2009 Vizioni • Krijimi i kushteve të duhura për zbatimin me rigorozitet të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor ekzistues duke e shndërruar dënimin penal në një mundësi riedukimi bazuar në standardet evropiane. Qëllimi • Zhvillimi dhe përmirësimi i standardeve dhe trajtimit të personave me liri të kufizuar në përputhje me politikat e Qeverisë Shqiptare për sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve si dhe përafrimi i tyre me standardet e BE-së sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.
Vizioni, Qëllimi, Objektivat Objektivat • Përmirësimi i kushteve të jetesës së të burgosurve dhe paraburgosurve si dhe krijimi i kushteve në të cilat të burgosurit trajtohen në mënyrë humane, ligjore dhe jodiskriminuese • Ulja e mbipopullimit në sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve • Përmirësimi i sigurisë në burgje dhe qendra të paraburgimit • Zhvillimi i legjislacionit për sistemin e burgjeve • Krijimi i politikave sociale për riedukimin dhe rehabilitimin e të burgosurve • Rritja profesionale e stafit që shërben në Institucionet Penale • Krijimi i nje sistemi efektiv monitorimi dhe inspektimi per parandalimin e akteve korruptive
Infrastruktura e Sistemit • Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka nen administrim 21 Institucione te Ekzekutimeve te Vendimeve Penale, prej te cilave nje eshte Institut i Vecante, nje Institut per te Mitur dhe nje eshte Qender Spitalore. • Kapacitetet maksimale të institucioneve në vend janë per 4380 persona.
Menaxhimi i Burimeve Financiare Në 000 lekë Të dhënat e realizimit plan–fakt për periudhën progresive vjetore
1. Përmirësimi i kushteve të jetesës së të burgosurve dhe paraburgosurve si dhe krijimi i kushteve në të cilat të burgosurit trajtohen në mënyrë humane, ligjore dhe jodiskriminuese. Dy institucione të reja jane vene ne funksion gjate 2009: • Paraburgimi i ri në Durrës është objekti i parë me financim të buxhetit të shtetit që ndërtohet në sistemin penitenciar. Vlera e plotë e objektit për anën ndërtimore është 157 621 000 lekë. Kapaciteti i paraburgimit është 245 persona. • Në tetor të vitit 2009 u hap Instituti i të Miturve në Kavajë. Ky investim u realizua me financim të Komisionit Evropian me një fond prej 2.4 milion euro. Instituti shërben si qendër rehabilitimi, shkollimi dhe këshillimi për të miturit të cilët kanë marrë një vendim të formës së prerë. Kapacitetet maksimale të ofruara janë për 45 minorenë.
1. Përmirësimi i kushteve të jetesës së të burgosurve dhe paraburgosurve si dhe krijimi i kushteve në të cilat të burgosurit trajtohen në mënyrë humane, ligjore dhe jodiskriminuese. U realizuan investimet ndërtimore, si: • Ndërtimi i tualeteve në Peqin • Rikonstruksion IEVP Tropojë • Pus uji Fushë-Krujë dhe Depo uji Korçë • Rrjet i jashtëm inxhinierik Kavajë • Rikonstruksion Spitali Burgut • Linjë elektrike Zaharia, Krujë
1. Përmirësimi i kushteve të jetesës së të burgosurve dhe paraburgosurve si dhe krijimi i kushteve në të cilat të burgosurit trajtohen në mënyrë humane, ligjore dhe jodiskriminuese. U realizuan projekt-zbatimet për objektet: • Linjë ujësjellësi dhe rikonstruksion IEVP Tepelenë • Rikonstruksion i godinës 1, 2, 3 në IEVP Rrogozhinë • Rikonstruksion dhe adaptim për burg grash në IEVP Rrogozhinë • Linjë II elektrike për IEVP Fushë-Krujë&Lezhë
1. Përmirësimi i kushteve të jetesës së të burgosurve dhe paraburgosurve si dhe krijimi i kushteve në të cilat të burgosurit trajtohen në mënyrë humane, ligjore dhe jodiskriminuese. Detyra projektimi të përgatitura per 2010: • Godinë e re për burg dhe paraburgim në IEVP 313 • Rikonstruksion i ish-burgut Spaç (kthim në burg-muze) • Rikonstruksion i IKZ dhe adaptim për arshivë te gjykatat
2. Ulja e Mbipopullimit Ka ardhur si rezultat i ngritjes së institucioneve të reja & miratimit të ndryshimeve të “Kodit Penal” me synim vendosjen e Shërbimit të Provës.
2. Ulja e Mbipopullimit Projektet e se Ardhmes • Kanë filluar parashikimet për burgje dhe paraburgime të reja në Elbasan, Fierdhe Berat si dhe ka perfunduar hartimi i projekteve për këto qendra. Eshte marre leja e ndertimit per ne Elbasan dhe eshte ne proces Fieri dhe Berati. Punimet per IEVP Elbasan priten te fillojne ne qershor te 2010. • Janë siguruar dhe hipotekuar troje të reja si në Gjirokastër, Kukës e Shkodër për ndërtimin dhe projektimin e burgjevetë përcaktuara sipas VKM. • Ndërtimi i burgut në Tiranë. Eshtë ne proces akt-marreveshja me Minstrine e Drejtesise dhe Bashkine Kamez ndërtimi në Kamëz.
3. Përmirësimi i Sistemit të Sigurisë • Krijimi i një sistemi modern me teknologji të lartë u realizua në IEVP Durrës dhe Fushë-Krujë. Sistemi i kamerave në Durrës është një projekt i sigurisë së lartë me kamera digitale rrjeti soft i regjistrimit me periudhe kohore mbi 3 muaj. Ky sistem siguron zhvillimin e seancave gjyqësore online. • Sistemi i kamerave në Fushë-Krujë ka sistem regjistrimi me kamera analoge. Regjistron për një periudhë kohore 30 ditore dhe me kamerat kontrollon të gjitha ambientet kryesore të institucionit. • Gjithashtu, është realizuar Sistemi VOIP, lidhje online e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me 12 institucione në varësi.
4. Zhvillimi i Legjislacionit • U miratua Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve me VKM nr.303 datë 25.03.2009, ku është bërë rregullimi i marrëdhënieve të punësimit të burgosurve, përmirësimi i procedurave të lejeve shpërblyese dhe të veçanta etj. • Është miratuar në Ministrinë e Drejtësisë urdhri nr. 329 datë 15.01.2009 “Për kategorizimin e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale”. Në këtë urdhër i jepet zgjidhje problemit të trajtimit të dënuarve me shqetësime psiqike, të sëmurë kronikë dhe të moshuar mbi 65 vjeç, me siguri të zakonshme dhe të lartë. • Eshtë miratuar me Urdhër nr.3125/1 datë 04.09.2009 të Ministrit të Drejtësisë, “Rregullorja për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për marrëdhënien e punës, trajtimin, ecurinë në karrierë dhe dhënien e masave disiplinore për punonjësit e policisë së burgjeve”. • .
4. Zhvillimi i Legjislacionit • Është miratuar Rregullorja e Gjendjes Gjyqësore. • Në bashkëpunim me Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale janë hartuar 18 Projekt-Drafte të Rregulloreve të Brendshme të Institucioneve. • Me rastin hapjes së burgjeve të reja, sipas parimit rajonal, janë përgatitur praktikat e transferimit për 2082persona. • Kujdes është treguar dhe me dhënien e lejeve të veçanta dhe shpërblyese duke nxjerrë urdhra dhe udhëzime për përmirësimin e procedurave. Konkretisht janë dhënë gjithsej 3954 leje; nga këto 2288leje shpërblyese dhe 1277 leje të veçanta.
5.Krijimi i Politikave Sociale për Rehabilitimin e Personave me Liri te Kufizuar • a.Arsimimi: Në 4 institucione penale përfundoi procesi mësimor për vitin akademik 2009. Në shkollën e IEVP Fushë-Krujë u morën 16 dëftesa, në Peqin 38 dëftesa, në Korçë 32 dëftesa, Vaqarr 7 dëftesa. • b.Punësimi:Pranë DPB u ngrit Komisioni i Vlerësimit të Punës në Burgje. U evidentuan organikat e punës për të burgosurit mbështetur në nevojat për punë të institucioneve. Miratimi i organikave me një numër prej 412 të dënuarish do t’i hapë rrugë për 2010, lidhjes së kontratave të punës me të dënuarit, ku do të parashikohet shpërblimi nëpërmjet një page që do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Numri i të burgosurve të punësuar në IEVP në fund të vitit 2009 ishte685.
5.Krijimi i Politikave Sociale për Rehabilitimin e Personave me Liri te Kufizuar • c. Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor: Gjatë vitit 2009 u bë një strukturim i ri i stafit shëndetësor në burgje dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor. Mesatarisht një institucion penal ka në strukturën e tij 1 mjek të përgjithshëm, një stomatolog, një farmacist dhe katër infermierë. • Në krahasim me vitin 2008, u rritën me 20% financimet për modernizimin e aparaturave mjekësore dhe stomatologjike në IEVP. Në maj të 2009 në Spitalin e Burgut u realizua një investim prej 4 milion lekë për pajisjen e laboratorit të analizave të gjakut si dhe një aparat grafie portative për të sëmurët në gjendje të rënduar shëndetësore. • Gjatë vitit 2008-2009 Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me OBSH realizoi depistimin e 2000 të dënuarve dhe të paraburgosurve për turbekulozin. • Për të përmirësuar nivelin e shërbimit shëndetësor, 90 persona të stafit të mesëm dhe të lartë mjekësor janë trajnuar në lidhje me mënyrën e rehabilitimit të personave me probleme të shëndetit mendor. 30 punonjës të stafit mediko-social të IEVP Burrel, Fushë-Krujë dhe Vaqarr u trajnuan mbi sëmundjet seksualisht të trasmetueshme (SST-të) dhe përdoruesit e drogave. Trajnimet e stafit u realizuan në bashkëpunim me OSBE, OBSH dhe Shoqatën STOP/AIDS.
6.Menaxhimi i Vetevrasjeve dhe Refuzimit te Ushqimit • Gjatë vitit 2009 ka pasur21rastete refuzimit te ushqimit në institucionet penale. Arsyet kryesore të ngritura nga të dënuarit kanë qenë ankesa ndaj shërbimit gjyqësor dhe atij të prokurorisë (77%) si dhe për tu transferuar nga një institucion në tjetrin (23%). • Vetëvrasjet kanë qenë një tjetër shqetësim serioz, ku në shkallë vendikanë ndodhur 4 raste dhe janë evidentuar 11 raste të tjera të personave me tentativë vetëvrasje. Këto ngjarje kanë ardhur si pasojë e problemeve personale të viktimave, mos përballimi i dënimeve afatgjata, si dhe shkaqe të tjera depresive.
7. Rritja Profesionale e Stafit • Rekrutimi i stafit për institucionete reja iu besua Komisioneve të Përbashkëta me perfaqesues nga MD, të cilet intervistuan të gjithë personat që aplikuan për punësim. • E veçanta e këtij procesi ishte se këto komisione e ushtruan funksionin e tyre më afër qytetarëve, duke punuar në zonat vendore ku u ngritën institucione dhe duke zhvilluar në kohë të ndryshme disa faza intervistimi.
7. Rritja Profesionale e Stafit • Punonjës të niveleve të ndryshme i janë nënshtruar trajnimeve, ku vihet re një rritje e cilësisë së mësimdhënies dhe reformës në drejtim të efektivitetit të burimeve njerëzore. Nga Qendra e Trajnimit te Burgjeve janë trajnuar 1020 punonjës. • Gjatë 2009 u realizua me sukses zbatimi i programit CARDS 2004, në kuadër të projektit “Drejtimi Human i Burgjeve” financuar nga Komisioni Evropian me një fond prej 410 000 euro, projekt që implementohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. U krye disa kurse trajnimi nga KShH për stafin e policisë së burgjeve dhe atij civil në pjesën më të madhe të institucioneve penale në vend, ku janë trajnuar afërsisht 828 punonjës.
7. Rritja Profesionale e Stafit • Gjatë vitit 2009 në bashkëpunim me OJF janë trajnuar: 76 punonjës të Sektorëve të Kujdesit Social në kuadër të projektit të AECID, në programe të trajtimit për të rinjtë, personat me varësi nga substancat narkotike, personat me tentativë vetëvrasje si dhe persona me probleme të menaxhimit të agresivitetit. • Në 14 institucione, personat që kanë marrë trajnim nga ekspertët spanjollë kanë trajnuar pjesën tjetër të stafit në institucionet ku ata punojnë.
8. Krijimi i nje Sistemi Efektiv Monitorimi dhe Inspektimi per Parandalimin e Akteve Korruptive Ne saj te ketij objektivi eshte punuar per krijimin e nje sistemi shperblyes per punonjesit qe parandalojne aktet korruptive. Gjithashtu jane dhene keto masa administrative: • 172 punonjes: Largim nga detyra • 196 punonjes: Verejtje dhe Verejtje me paralajmerim per largim nga puna
Marredheniet me Organizata te tjera & Publikun • Që prej vitit 2008, është shkurtuar afati i kthimit të përgjigjeve për kërkesat që mbërrijnë në Gjendjen Gjyqesore nga 21 ditë në 7 ditë. Çdo muaj janë lëshuar për organet e drejtësisë dhe komisariatet rreth 1.200 vërtetime të gjendjes gjyqësore. Gjatë periudhës 1 vjeçare janë pajisur me vërtetime 62.270 shtetas dhe janë dhënë rreth 2.000 vërtetime për ish të përndjekurit politikë. • Është realizuar dhe vënë në funksionim sistemi i dëshmisë së penalitetit online, ku mundësohet marrja e kësaj dëshmie për 30 institucione shtetërore. • Janë trajtuar rreth 32 materiale të institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me përmirësimin e kushteve të jetesës në IEVP, për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në sistemin e burgjeve të konstatuara nga Avokati i Popullit. Bazuar në letrat dërguar këtij institucioni i është kthyer përgjigje 455 të dënuarve dhe të paraburgosurve në lidhje me kërkesat dhe ankesat e tyre për transferim, njohje amnistie, falje, leje shpërblyese dhe të veçanta, njohjen e ditëve të punës etj.
Marredheniet me Organizata te tjera & Publikun Ka vazhduar bashkëpunimi i suksesshëm me organizata të ndryshme si: • UNICEF Programi për Përmirësimin e sistemit të Drejtësisë për të mitur • AECID Projekti “Mbështetje për sistemin e burgjeve nëpërmjet implementimit të aktiviteteve rehabilituese” • KShH Programi Drejtimi Human i Burgjeve • CRCA Projekti “Qielli është i të gjithëve” • QLPI Projekti “Klinika Ligjore për të Mitur” • ShKBSh Organizatë fetare • Kisha Ungjillore • Kisha Orthodhokse • Gjatë vitit 2009 janë nënshkruar marrëveshje të reja bashkëpunimi me Shërbimin Ligjor Falas, Qendra për Korrektim Njerëzor dhe Institutin Evropian të Tiranës.
Problematikat Kryesore • Vonesat e zhvillimit të tenderëve nga Njësia e Prokurimeve të Përqendruara, solli zhvillimin e një sërë tenderësh me negocim pa shpallje për nevojat emergjente si ushqime, shërbime profilaktike, etj. Këto vonesa vështirësuan menaxhimin e shpërndarjes së këtyre artikujve sipas kërkesave dhe nevojave të DPB dhe institucioneve në varësi. • Nevojat për pajisje me uniforma dhe këpucë policie mbetet një kërkesë prioritare për faktin e shtimit të numrit të punonjësve të policisë. Gjatë vitit 2009 tenderët për uniforma policie të zhvilluar në Njësinë e Përqendruar pranë Ministrisë së Brendshme u anullua. • Një nevojë e sistemit penitenciar në Shqipëri është pajisja e të gjithë institucioneve me aparatura mjekësore laboratorike dhe imazherike, të cilat plotësojnë kuadrin shëndetësor. • Në disa institucione penale mungon ofrimi i asistencës psikologjike për shkak të mospërfshirjes në organikë si dhe ka mungesë në stafin mjekësor. Ofrimi i këtij shërbimi ndihmon në parandalimin e shumë problemeve sociale që mund të krijohen në institucione për shkak të gjendjes mendore e shpirtërore të dënuarit apo paraburgosurit.
Problematikat Kryesore Për sa i përket problematikave ligjore më të mprehtat janë: • Ardhja me vonesë e vendimeve dhe urdhrave të ekzekutimit, shkurtime të vendimit pa urdhër ekzekutimi etj. nga gjykatat dhe prokuroritë. • Kërkesat e të dënuarve për aplikimet e amnistive të kaluara, të cilat duhen të zgjidhen nëpërmjet gjykatave. Çështje të tjera të rëndësishme që ndikojnë në rehabilitimin e personave me liri të kufizuar përfshijnë: • Shtrirja e procesit e arsimor në të gjithë sistemin. Arsimimi i të miturve, në zbatim të marrëveshjes së Bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit. • Implementimi i procesit të formimit profesional në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me MPCSShB. • Përfshirja e të dënuarëve dhe të paraburgosurve në skemën e sigurimeve shëndetësore.
Sfidat e se Ardhmes • Sfida kryesore e së ardhmes së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në kuadër të trajtimit dhe respektimit të drejtave të personave me liri të kufizuar mbetet punësimi i të dënuarve dhe përfshirja e tyre në sigurimet shoqërore e shëndetësore. Prioritare mbetet bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë për përfshirjen e të dënuarve dhe paraburgosurve në sigurimet shëndetësore. • Një objektiv tjetër i rëndësishëm për tu realizuar mbetet shtrirja e procesit mësimor në të gjitha institucionet. Pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Drejtësisë është i nevojshëm hartimi i një plani specifik për të vënë në jetë këtë projekt mjaft ambicioz dhe që do të krijonte një mentalitet të ri për sistemin penitenciar në Shqipëri. • Hapja e institucioneve të reja ka sjellë në vëmendje rëndësinë e metodave rekrutuese për përzgjedhjen e stafit si dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Rritja profesionalisht e stafit si dhe adaptimi i metodave për të tërhequr persona me eksperiencë dhe që janë të përkushtuar për të shërbyer në sistemin e burgjeve mbetet qëllim kryesor i së ardhmes. • Reforma në legjislacionin shqiptar për sistemin penitenciar është një qëllim në vetvete pasi normojnë punën në institucione dhe sigurojnë një trajtim sa më human e njerëzor të dënuarve dhe paraburgosurve. • Përmirësimi i kushteve infrastrukturore nëpërmjet rikonstruksioneve të ambienteve në institucionet penale dhe përshtatja e këtyre ambienteve për të ndihmuar në gjallërimin e jetës në institucion dhe rehabilitimin e të dënuarve është një element i domosdoshëm për të realizuar vizionin e sistemit penitenciar. • Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve synon që të jetë faktori kryesor që do të ngrejë çështje të cilat kanë të bëjnë me zbatimin me rigorozitet të drejtave të personave me liri të kufizuar. Për zgjidhjen e këtyre çështjeve kërkohet bashkëpunimi me institucione të tjera dhe organe kompetente.
Falemiderit per Vemendjen!