70 likes | 389 Views
Edukimi mjedisor në kurrikulën e shkollës Marita Hamza IZHA 24.11.2010. Situata e edukimit mjedisor në shkollë. Kërkesa arsimore të formuluara për realizimin e këtij edukimi në shkollë
E N D
Edukimi mjedisor në kurrikulën e shkollës Marita Hamza IZHA 24.11.2010
Situata e edukimit mjedisor në shkollë • Kërkesa arsimore të formuluara për realizimin e këtij edukimi në shkollë • Larmi materialesh burimore cilësore te edukimit mjedisor në përdorim • Ndërgjegjësim dhe kompetencë e mirë profesionale e drejtuesve dhe mësuesve në planifikimin dhe realizimin e veprimtarive kurrikulare të edukimit mjedisor në shkolla
Çfarë nevojitet të bëhet më mirë? • Ekskursionet në natyrë të jenë element bazë për të ngulitur tek nxënësit respektin dhe dashurinë për natyrën. • Eksperiencat jashtë mureve të shkollës të zenë më shumë vend në kurrikulën shkollore të edukimit mjedisor. • Informimi rreth mjedisit të përfshihet më gjerë në aksione në mbrojtje të tij. • Të festojmë rezultatet e aksioneve për mjedisin • Problemet e mjedisit duhet të analizohen në shkollë në lidhje të ngushtë me politikat mjedisore • Të zëvendësojmë vetë-raportimet mbi mënyrat e të sjellurit të nxënësve në mjedis me vëzhgimet e kujdesëshme dhe objektive.
Parashikimi, kontrolli dhe matja e njohurive, aftësive, sjelljeve dhe qëndrimeve të nxënësve ndaj mjedisit • A mundemi ne të flasim në terma konkrete se sa ndërhyrjet arsimore për edukimin mjedisor kanë ndryshuar tek nxënësit njohuritë për mjedisin, aftësitë dhe mënyrat e të sjellurit? Pse jo? • Mungon korniza kurrikulare për edukimin mjedisor të nxënësve për arsimin parauniversitar; • Mungojnë standardet e nxënies së nxënësve për edukimin mjedisor në nivelet e shkollimit
Pse standarde të nxënies për edukimim mjedisor? Vendosja e standardeve: • Identifikon dhe unifikon rezultatet mësimore të nxënies së nxënësve në edukimin mjedisor sipas nivele arsimore • Takon ndaj edukimit mjedisor kërkesa të barazvlefshme me sistemet e tjera arsimore • Vendos vlerësimin e nxënësve mbi baza objektive • Krijon hapësira për të mësuarin e pavarur dhe atë krijues • Lejon hapësira për studimin e çështjeve të aktualitetit dhe problemeve mjedisore rajonale • Bazohet në lirinë profesionale të mësuesit • Vendos një balancë të drejtë midis çështjeve kryesore dhe atyre më pak të rëndësishme • Krijon hapësira për të filluar nga niveli real I njohurive dhe aftësive të nxënësve • Siguron një planifikim më të përshtatshëm të aktiviteteve mësimore për secilën klasë dhe nxënës • Kërkon përdorim të materialeve suplementare, efektive në mbështetje të të mësuarit
Rezultate të integrimit të standardeve në kurrikulën e edukimit mjedisor • a)Pasurimi i materialeve burimore të të mësuarit • b)Ndryshime në cilësinë, vlerësimin dhe raportimin e rezultateve të arritjeve të nxënësve • c) Përmirësime në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies