130 likes | 449 Views
Qëllimi dhe detyrat e financave. Mr.Sc. Mirjeta Domniku. Roli i financ ë s dhe drejtimit financiar. Financa -p ë rfshin ë t ë r ë procesin q ë nd ë rlidhet me p ë rdorimin, administrimin dhe transferimin e parave. Ë sht ë arti dhe shkenca e drejtimit t ë parave.
E N D
Qëllimi dhe detyrat e financave Mr.Sc. Mirjeta Domniku
Roli i financës dhe drejtimit financiar • Financa-përfshinë tërë procesin që ndërlidhet me përdorimin, administrimin dhe transferimin e parave. • Është arti dhe shkenca e drejtimit të parave.
Fushat dhe mundësitë për karrierë në financë • Bëhët pyetja pse duhet të e kuptoni qeverisjen e financave. • Njohuritë bazë të menaxhmentit financiar do të jenë më së të domosdoshme dhe do të kërkohen në vendin e punës. • Njohja e mirë në fushën e financave do të mundëson të krijohet karrierë në: • Shërbime financiare dhe • Drejtime financiare
Pjesa e financës që prodhon dhe ofron shërbime për individët, bizneset dhe qeveritë janë: • Bankat dhe institucionet financiare • Financat personale • Investimet • Pasuritë e patundshme dhe • Sigurimet
Mundësitë për karrierë në drejtim financiar do të jenë: • Analist financiar • Analist apo menaxher i buxhetimit të kapitalit • Drejtues i arkës • Analist apo menaxher krediti • Konsulent i projekteve • Konsulent i punëve bankiere, etj.
Drejtimi financiar –është shkenca e marrjes së vendimeve financiare e analizës dhe kontrollit të tyre në ndërmarrje. • Funksioni i drejtimit financiar- në të gjitha fushat e veprimtarisë së ndërmarrjes ka nevojë për njohuri bazë mbi funksionimin e drejtimit financiar (kontabilitet, marketing, kërkime, drejtim përsoneli, etj).
Çka janë financat e ndërrmarrjës? • Financat janë ekonomi e aplikuar-bazohet • Metodën e përcaktimit të fondeve(metoda e të drejtave të konstatuara) • Marrjen e vendimeve(metoda monetare)
Qëllimi i drejtimit financiarë • Maksimizimi i fitimit, fitimi për aksion • Rritja e pasurisë së pronarëve është qëllimi i drejtuesit financiar
Mjedisi financiar i ndërmarrjesMjedisi veprues i saj • Marrëdhëniet me mjedisin veprues të ndërmarrjes të shprehura në para i quajmë marrëdhënie financiare. • Përvoja e vendeve me ekonomi tregu, tregon se format bazë të organizimit të shoqërive mund të jenë: • Pronar i vetëm • Bashkëpronësi-Ortakitë • Korporatat
Institucionet dhe tregjet financiare • Fondet mund të transferohen të ndërmarrjet (shoqëritë apo firmat) që kanë kërkesa për to në tri mënyra: • Nëpërmjet institucioneve financiare • Nëpërmjet tregut financiar • Nëpërmjet negociatave private
Kuptimi i menaxhmentit financiar • Menaxhmenti financiar nënkupton qeverisjen e financave të ndërmarrjes, ndërsa menaxheri financiar luan rol kyq në një ndërmarrje • Detyrë primare e menaxherit financiar është të parashikojë përfitimet dhe të shfrytëzojë fondet për maksimizimin e vleres së firmës
Aktivitetet e menaxherëve financiarë • Parashikimi dhe planifikimi • Investimet dhe marrja e vendimeve financiare • Bashkërenditja dhe kontrolli i aktiviteteve • Ndërlidhja me tregun e kapitalit • Menaxhimi i riskut ë
Përshkrimi i një procesi të vendimmarrjes financiare • Formulimi i objektivave dhe politikave të firmës • Identifikohen shtiget e mundshme të aksionit • Sigurohen të dhënat relevante për të vendosur • Analizohen, vlerësohen të dhënat dhe merret vendimi • Zbatohet vendimi • Monitorohen efektet e vendimit