401 likes | 833 Views
QËLLIMI DHE DETYRAT E FINANCAVE. Objektivat studimore : Roli i financave dhe i menaxherit financiar në firmë Funksionet themelore të financës në firmë, që kanë të bëjnë me investimet, financimin dhe dividendin;
E N D
QËLLIMI DHE DETYRAT E FINANCAVE Objektivat studimore: Roli i financave dhe i menaxherit financiar në firmë Funksionet themelore të financës në firmë, që kanë të bëjnë me investimet, financimin dhe dividendin; Karakteri shkencor i menaxhmentit financiar dhe etapat themelore të zhvillimit të kësaj shkence; Roli dhe rëndësia e menaxhmentit financiar në varshmëri nga format e organizimit të firmave; Të identifikohet roli i veqantë i faktorëve të mjedisit në pozitën e firmës dhe në menaxhmentin financiar; Prezantimi i detyrave themelore të menaxhmentit financiar; Të shtjellohen financat në strukturën organizative të firmës
I.1. Roli kyq i financave të firmës • Menaxheri financiar • Rol kyq në një firmë; • Detyrat: • Buxheti • Rritja e fondeve në tregun e kapitalit • Zgjidhja dhe vlerësimi i projekteve investive • Planifikimi i strategjisë së marketingut dhe qmimeve • Detyrë primare: • Të parashikojë përfitimet dhe të shfrytëzojë fondet për maksimizimin e vlerës së firmës. Apo, të merr vendim lidhur me alternativat e burimeve dhe shfrytëzimin e fondeve.
Disa nga aktivitetet e menaxherit financiar” • Parashikimi dhe Planifikimi: sigurimi i interaksionit të aktiviteteve me personelin tjetër egzekutiv, për të ardhmen e sigurt të firmës • Parashikimi përfshin: parashikimin e shpenzimeve, kushtet e tregut të kapitalit, nevojat për fonde për investime, kthimin nga projektet e propozuara investive, shfrytëzimin historik të të dhënave për planifikimin e operacioneve në të ardhmen etj.
Investimet dhe marrja e vendimeve financiare • Në planet afatgjata menaxheri financiar duhet të sigurojë mjetet financiare për të mbështetur rritjen e firmës • Firmat e suksesshme shesin më shumë, sigurojnë fonde edhe për investime • Menaxheri financiar merr vendime më të përshtatshme për rrjedhën e fondeve investive
Bashkërenditja dhe kontrolli i aktiviteteve: menaxheri financiar duhet të bashkëpunojë me të gjithë, sepse implikimet lidhen me financat; të gjithë menaxherët bashkërendojnë aktivitetet. Rol kyq – mbajtja e evidencës financiare. • Ndërlidhja me tregun e kapitalit: puna e menaxherit financiar: paraja dhe tregu i kapitalit. • Menaxhimi i riskut: rreziqet e ndryshme (zjarri, vërshimet, thatësia, pasiguria e tregut, inflacioni…) krijojnë pasiguri në punë. Përgjegjës për riskun – menaxheri financiar.
I.2. Menaxhimi strategjik, operativ dhe i riskut • Menaxheri financiar ballafaqohet me një mori detyrash; qëllimi: maksimizimi i fitimit dhe minimizimi i rreziqeve.Për zgjidhjen e këtyre detyrave menaxheri i orienton aktivitetet e ndërmarrjes në aspektin strategjik, operativ dhe të riskut.
I.3. Financat si disciplinë shkencore • Financat janë të lidhura në tre fusha: • paranë dhe tregun e kapitalit • investimet • menaxhmentin financiar • Menaxhmenti financiar si shkencë i lidhur ngusht me ekonominë dhe kontabilitetin; • Nuk shihet i ndarë nga menaxhmenti ekonomik dhe i kontabilitetit, prandaj është formë e ekonomisë së aplikuar; • Menaxhmenti financiar duhet të gjejë vendin në trekëndëshin: Ekonomi – Financë – Kontabilitet;
Ekonomia ka rëndësinë e vetë në aspektin makro dhe mikro; Makro (ambienti i përgjithshëm institucional ku vepron firma, me qëllim të krijimit të një strategjie optimale për marrjen e vendimeve). Menaxherët duhet të njohin politikat makroekonomike shtëtrore (instrumentet politike). Mikro (kërkesa, oferta, maksimizimi i fitimit, minimizimi i shpenzimeve dhe humbjeve, faktorët e prodhimit, konkurrenca e tregut).
Financat shprehin në firmë fakte të ndryshme; merren me mënyrat se si individët shpërndajnë të ardhurat e tyre midis konsumit dhe investimeve. • Kontabiliteti – problemi i firmës qëndron në alokimin e resurseve dhe rritjen e parasë. • I.4. Zhvillimi i financave të firmës • Financat e firmave si pjesë e shkencave ekonomike në vitin 1900; në këtë periudhë merren me instrumentet financiare, procedurat dhe format e tregut të kapitalit; • Inovacionet teknologjike në industritë e reja më 1920, ku nevojiten mjete financiare më shumë.
Investimet e reja kërkojnë mjete me shumë nga burimet e jashtme se sa ato të brendshme. • Kriza ekonomike e viteve ’30 (Depresioni i Madh) kërkon aktivitete financiare, ku përqendrohet në sigurimin e ekzistencës, ruajtjen e likuiditetit, zbatimin e falimentimit dhe në riorganizimin e ri. • Pas LDB kërkohen detyra të reja financiare (vitet ’50 lajmërimi i kompjuterit furnizon me të dhëna, lehtësohet marrja e vendimeve financiare). • Vitet ’60, ngjarje kryesore lajmërmi i teorisë së portfolios dhe aplikimi i saj (Teoria: “risku i një pasurie nuk duhet të vlerësohet nga devijimi i mundshëm i kthimit, por ai do të vlerësohet në bazë të kontributit margjinal ndaj riskut të përgjithshëm të portfolios së pasurisë”).
Vitet ’80, informacionet për letrat me vlerë (plasmani, dividendi, investimet dhe ristrukturimi i korportave); por, kemi edhe përparime të mëdha shkencore e profesionale në vlerësimin e bizneseve në kushtet e pasigurisë. • Vitet ’90, Teoria e kostove margjinale (fillojnë të vlerësohen vendimet mbi prodhimin, investimin dhe biznesin në përgjithësi; Kjo teori ndhmon identifikimin se qfarë përfitimi kërkon tregu i kapitalit nga firmat (përcaktimet alternative). • Dekadat e fundit: globalizimi i ekonomisë dhe aplikimi më i madh i teknologjisë informative, sfidat themelore të menaxhmentit financiar. Në globalizimin e eknomisë llogaritet se do të ndikojnë këta faktorë:
Përmirësimi i transportit dhe komunikimit do të ndikojë në uljen e shpenzimeve, gjë që bën tregtinë ndërkombëtare më të realizueshme; • Ngritja e ndikimit politik të konsumatorëve do të ndikojë në zvogëlimin e barrierave tregtare; • Presioni i konkurrencës do t’i shtyjë firmat të shpërngulin prodhimin në vëndet ku kanë shpenzime më të ulta.
ORGANIZIMI I FIRMAVE • Firmat klasifikime të ndryshme, varësisht nga kriteret; • C’është firma (biznesi)? Mendime të ndryshme: • Biznesi kuptohet si koncern tregtar ose industrial, i cili ekziston që të veprojë në prodhim, shitje ose furnizim me të mira dhe shërbime; • Biznesi është organizatë, e cila shfrytëzon resurset ekonomike që të krijojë të mira dhe shërbime, të cilat i blejnë konsumatorët; • Biznesi është një organizatë, e cila krijon dhe ofron punë për njerëzit; • Biznesi është organizatë, e cila investon në resurse (blen ndërtesa, makina, paguan punëtorët), me qëllim që të krijojë më shumë para për pronarët
Sipas kriterit ligjor, dallojmë firmat: • Individuale • Ortakitë dhe • Korporatat (shoqëritë aksionare) • Firmat individuale, pronë e vetëm një pronari, nga i cili drejtohet. Përfitimet dhe dobësitë, meritë e tij. • Përparësitë: • Lehtësia e fillimit dhe zhvillimit të biznesit • Pronari është pronar i vetvetes • Pronari gëzon të drejtën në fitim • Tatimimi kryesisht i lehtë dhe pa tatime të veqanta
Të metat: • Përgjegjësia e pakufizuar • Kufizimi i resurseve financiare • Vështirësitë në menaxhment • Kufizimi i rritjes dhe jetëgjatësisë i lidhur me jetëzgjatjen e themeluesit. • Ortakitë, dy apo më shumë pronarë që bëjnë biznes së bashku. Ortakia e plotë dhe e kufizuar; të drejtat sipas “marrëveshjes”. • Përparësitë: • Resurse më të mëdha financiare • Aftësi më të lartë menaxhuese dhe organizuese • Jetë më të gjatë • Tatime më të ulëta nga korporatat.
Të metat: • Përgjegjësi e pakufizuar • Jetëzgjatje e kufizuar • Probleme rreth transferimit të pronësisë • Vështirësi për të ardhur te kapitali më i madh. • Korporatat, definicioni i John Marshall: “Një krijesë artificiale, e padukshme, e paprekshme, dhe që ekziston vetëm në ëndërrat e ligjit”. Korporata formë e shoqërive askionare. Kapitali i një korporate formohet nëpërmjet shitjes së aksioneve; • Përparësitë: • Menaxhimi është efikas. Është ndarë menaxhmenti dhe pronësia; me korporatat menaxhojnë individët dhe ekipet profesionale. • Përgjegjësia është e kufizuar. Pronarët përgjigjen vetëm me pasurinë e investuar. • Madhësia e korporatave. Kjo mundëson që korporata të ketë qasje më të lehtë te bankat dhe burimet e tjera financiare, të ketë më shumë ekspertë dhe specialistë, të kyqet në më shumë biznese dhe të ulë riskun e biznesit.
Lehtësia për transferimin e pasurisë. Transformimi dhe rritja e pronësisë bëhet përmes shitjes së aksioneve. • Të metat: • Tatimimi i dyfishtë. Në fillim bëhet tatimimi i fitimit të korporatës, si tatim mbi fitimin, e më pas tatimimi i të ardhurave të aksionarëve si tatim mbi të ardhurat. Nëqoftëse fitimi nuk shpërndahet në formë dividendi, por ai riinvestohet në biznes, atëherë të ardhurat e shoqërisë aksionare tatimohen vetëm një herë. • Kostoja fillestare. Inkorporimi, apo procesi i themelimit, mund të kërkojë shuma të mëdha parash
Jofleksibiliteti. Korporatat e mëdha në disa raste mund të jenë shumë jofleksibile dhe nuk mund t’u përgjigjen ndryshimeve të tregut. • Konflikti i mundshëm. Konflikti më i mundshëm është ndërmjet menaxhmentit dhe aksionarëve.. • Korporatat kanë rëndësi të veqantë në rritjen e vlerës së biznesit, sepse: • Përgjegjësia e kufizuar ulë riskun e investimit dhe ul riskun e firmës për aq sa është më e madhe vlera e saj; • Vlera e firmës është e varur nga mundsitë e rritjes, prandaj ajo është e varur nga aftësia e firmës për ta tërhequr kapitalin.; • Vlera e një mjeti, po ashtu, varet nga likuiditeti i tij. Qfarë nënkupton lehtësinë më të madhe për shtije të mjeteve dhe konvertimin e tyre në para në tregun e letrave me vlerë.
Zgjerimi i korporatave bëhet në dy forma: • (a) Forma merxher dhe • (b) Forma e zotërimit . • - Forma merxher nënkupton kur dy korporata formojnë një korporatë të përbashkët. • - Kjo është formë e lidhjes ndërmjet korporatave. • - Qëllimi kryesor i këtyre korporacioneve është plasmani më i volitshëm i kapitalit.
Format themelore të korporatave merxher janë : • (1) vertikale, kur procesi fillon me nxjerrjen e lëndëve të para, përpunimin deri te finalizimi i produkteve të gatshme; • (2) horizontale, kur bashkohen korporatat e degëve të ngjashme, me qëllim specializimi, kooperimi etj.; • (3) konglomerat, bashkim i firmave të fushave të ndryshme, me qëllim që të arrihet ekonomia e vëllimit.
Forma e zotërimit paraqet blerjen e pasurisë dhe obligimeve të një korporate nga një korporatë tjetër.
Organizimi i financave të firmës • mvaret nga madhësia e firmës (në organizata të vogla mbulohet nga departamenti i firmës, kurse tek të mëdhatë financat ndahen nga kontabiliteti). • Tek kompanitë financat ndahen në dy paralele: • Thesari dhe • Kontrolli.
Thesari bëjnë pjesë: menaxhimi i aktiviteteve financiare, planifikimi financiar, arka, marrja e vendimeve financiare, kreditë dhe portfolio e investimeve. • Kontrolli: aktivitetet kontabël (tatimet, baza e të dhënave, kontabiliteti i shpenzimeve dhe kontabiliteti financiar).
Përgjegjësitë e thesarit (disa sosh): • Relacionet bankare • Menaxhimi i parasë (kesh-it) • Planifikimi i strukturës së kapitalit • Menaxhimi i kredisë • Pagimi i dividendit • Kreditimi i konsumatorëve • Menaxhimi i fondeve të pensioneve • Menaxhimi i sigurimeve
Përgjegjësitë e kontrollit (disa sosh): • Kontabiliteti i shpenzimeve • Kontabiliteti financiar • Hartimi i raporteve financiare • Auditimi i brendshëm • Listat e pagave • Ruajtja e dokumenteve financiare • Hartimi i buxhetit • Menaxhimi i tatimeve
Marrëdhëniet financiare me qeverinë • Marrëdhëniet me ekonominë botërore • Marrëdhëniet me tregun financiar dhe bankat • Marrëdhëniet financiare midis firmave • Marrëdhëniet financiare me punonjësit • Marrëdhëniet me klientët
VENDIMET MBI FINANCIMIN • Funksionet e financave të firmës • Financat e firmës përfshijnë tri fusha themelore: • investimet • financimin dhe • dividendin • Vendimi mbi investimin • Vendimi mbi financimin • Vendimi mbi dividendin
Strategjia financiare e firmës • Strategjia e firmës është rrjedhë e aksioneve, që përfshin specifikimin e resurseve të nevojshme për të arritur objektivat e veqanta. • Strategjia përfshin: • Aktivitetet organizative • Ambientin ku kryhen operacionet • Ndërlidhjen e aktiviteteve organizative me potencialin e resurseve • Vendimet lidhur me alokimin e resurseve • Efektet e vendimeve operative.
Strategjia: afatshkurtër dhe afatgjatë. • Në formulimin e strategjisë ndikojnë këta faktorë: • Faktorët e rrethinës • Ndikimet nga grupet e interesit (pronarët, aksionarët) dhe lokacionet e brendshme • Objektivat ekonomike • Përgjegjësitë sociale të organizatës
Procedura e vendimmarrjes financiare • Menaxhimi financiar pjesë e menaxhimit të përgjithshëm • Politika financiare pjesë integrale e politikës ekonomike të ndërmarrjes • Vendimmarrja financiare pjesë funksionale e procesit global të marrjes së vendimeve në afarizmin e ndërmarrjes • Vendimmarrja financiare shumë e rëndësishme e menaxhmentiti financiar, krijon parakushte për zhvillim operativ financiar • Vendimmarrja financiare çelës për zgjidhje alternativash, në rastet e politikave financiare
Fushat e vendimmarrjes financiare Disiplinat primare: 1.Kontabiliteti 2.Makroekonomia 3.Mikroekonomia • Analiza e financimeve • Menaxhimi i i kapitalit punues • Burimet dhe kostoja e fondeve • Përcaktimi i strukturës së kapitalit • Politika e dividendit • Analiza e riskut dhe kthimit • Disiplinat e afërta: • Marketingu • Prodhimi • Metodat kuantitative
Hapat e marrjes së vendimeve financiare: • Formulimi i objektivave dhe politikave të firmës • Idntifikohen shtigjet e mundshme të aksionit • Sigurohen të dhënat dhe informatat relevante për të vendosur • Analizohen, vlerësohen të dhënat dhe merret vendimi • Zbatohet vendimi dhe • Monitorohen efektet e vendimit.
Objektivat financiare • Formulimi i objektivave dhe politikave të firmës • Idntifikohen shtigjet e mundshme të aksionit • Sigurohen të dhënat dhe informatat relevante për të vendosur • Analizohen, vlerësohen të dhënat dhe merret vendimi • Zbatohet vendimi dhe • Monitorohen efektet e vendimit.