1 / 34

Niveli i studimeve: Bachelor

Lënda: Etika n ë Kontabilitet dhe Auditim. Niveli i studimeve: Bachelor. Prof.dr.Muhamet Aliu. M brojtj a e pavarësisë profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve. Ligjeratë. Një model për shqyrtimin e pavarësisë së një kontabilisti.

lee
Download Presentation

Niveli i studimeve: Bachelor

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Lënda:Etika në Kontabilitet dhe Auditim Niveli i studimeve: Bachelor Prof.dr.Muhamet Aliu

  2. Mbrojtja e pavarësisë profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve Ligjeratë

  3. Një model për shqyrtimin e pavarësisë së një kontabilisti Alison, Bill, dhe Cathy janë anëtarë të firmës ”Kontabiliteti i Saktë”, dhe janë të angazhuar për të audituar kompaninë “Veturat Klasike”. Alison ka një të afërm i cili në kohë më të hershme ka investuar në kompaninë “Veturat Klasike”. Bill ka një të afërm i cili është punonjës i kompanisë “Veturat Klasike”. Për një pjesë të punës së saj, Cathy përdor shërbimet e një kompanie konsulente, e cila kompanipunëson të afërm të një punonjësi të kompanisë “VeturatKlasike”.

  4. Pavarësia e Alison do të konsiderohet si e keqpërdorur Nëse investimet e të afërmit të Alison ishin materiale (të rëndësishme) ndaj të afërmve, dhe   Nëse i afërmi ka investuar në kohën kur ”Kontabiliteti i Saktë” ka shprehur mendimin e vet, dhe Në qoftë se Alison dinte për investimet e të afërmit të saj, dhe Nëse i afërmi ishte bashkëshorti ose një person me të cilin ajo ndanë të mirat materiale.

  5. Pavarësia e Bill-it do të konsiderohet si e keqpërdorur Nëse e afërmja kishte një pozicion në kompaninë “Veturat Klasike” e që ishte pjesë e auditimit të ndjeshem, dhe Nëse e afërmja ishte bashkëshorte ose person me të cilën ndante të mirat materiale.

  6. Pavarësia e Cathy do të konsiderohet si e keqperdorur Nëse Cathy kishte shfrytëzuar punën e kompanisë konsulente për një pjesë të rëndësishme gjatë auditimit të kompanisë “Veturat Klasike” dhe Nëse i afërmi i një punonjësi të kompanisë konsulente, i cili punon për kompaninë “Veturat Klasike” ishte një bashkëshort ose person me të cilin ndanë të mirat materiale, dhe Në qoftë se i afërmi i cili punon për “Veturat Klasike” kishte ndikim të rëndësishëm në atë kompani ose ka qenë i përfshirë në punët e ndjeshme të auditimit në atë kompani.

  7. "Rregullat nuk janë të mjaftueshme" Rregullat për pavarësinë profesionale janë të detajuara dhe komplekse. Dikush do të mendojë se rregullat e përmendura janë të mjaftueshme për të zgjidhur çështjet e pavarësisë së një kontabilisti apo auditori. Por ato nuk janë!

  8. ”Gjashtë arsye pse "Rregullat nuk janë të mjaftueshme" Rregullat japin vetëm e domosdoshmëri, jo kushte të mjaftueshme. Rregullat përmbajnë kushte që kërkojnë interpretim.   Ne duhet të apelojmë për idealizëm në mënyrë që të zbatohet një rregull. Rregullat nuk mund të jenë motivuese për të na shtyrë në ndjekjen e një rregulli. Rregullat në vete janë të pakontrollueshme.   Hulumtimi paraprak është i nevojshëm për të kontrolluar nëse ne kemi ndjekur me të vërtetë një rregull.

  9. 1. Rregullat japin vetëm domosdoshmeri, jo kushte të mjaftueshme Kushtet e nevojshme: ato që janë të domosdoshme për diçka. shembull: energjia elektrike është një kusht i domosdoshëm për funksionimin e një makine për larjen e enëve (enëlarëse). Kusht i mjaftueshëm: çka mjafton për të bërëdiçka. shembull: energjia elektrike, plus një makinë larëse e cila funksionon janë përbërës të mjaftueshëm për larjen e enëve.

  10. “Kam ndjekur të gjitha rregullat përkatëse, prandaj kam vepruar siç duhet." JO! "Anëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se është e pamundur të numërojnë të gjitha rrethanat ku pavarësia e një anëtari mund të vihet në dyshim nga një palë e tretë. Për shembull, marrëdhënia e një anëtari me një bashkëjetues-e mund të jetë ekuivalente me atë të një bashkëshortësie. "

  11. 2. Rregullat përmbajnë kushte që kërkojnë interpretim Pavarësia e Cathy do të konsiderohet si e keqpërdorur: Nëse, Cathy kishte mbështetur punën e kompanisë konsulente për një pjesë të rëndësishme të angazhimit dhe Nëse i afermi i një punonjësi të kompanisë konsulente, i cili punon për kompaninë “Veturat Klasike” ishte një bashkëshort oseperson me të cilin ndanë të mirat materiale, dhe Në qoftë se i afërmi i cili punon për “Veturat Klasike” kishte ndikim të rëndësishëm në atë kompani ose ka qenë i përfshirë në punët e ndjeshme të auditimit në atë kompani.

  12. Një vision regresiv Nëse ne shtojmë rregulla në mënyrë që të shpjegojmë ato terma që kërkojnë interpretim, këto rregulla shtesë do të përmbajnë gjithashtu terme që kërkojnë interpretim. Për shembull: "Në përgjithësi, aktivitetet e një personi do të konsiderohen si të ndjeshme për auditimin nëse aktivitetet e tilla janë zakonisht një element i rëndësishëm që i nënshtrohet kontrollit të brendshëm të kontabilitetit ." Ne nuk mund te sqarojmë perfundimisht rregullat me rregulla.

  13. 3. Ne duhet të apelojmë për idealizëm në mënyrë që të zbatohet një rregull "Përveç kësaj, në situata që përfshijnë vlerësimin e shoqatës ndaj ndonjë personi të afërm apo të varur me një klient, anëtarët duhet të konsiderojnë nëse forca e biznesit dhe marrëdhëniet personale midis anëtareve dhe personit të afërm ose të varur, në bashkëpunim me klientin, do të çojnë në vetëdijsimin e një personi të arsyeshëm për të gjitha faktet, i cili merr në konsideratë forcën normale të karakterit dhe sjelljen normale në rrethana të tilla, për të konkluduar se situata paraqet kërcënim të papranueshëm për objektivitetitin dhe paraqitjen e pavarësisë së anëtarit."

  14. 4. Rregullat nuk mund të jene shtyse motivuese për ndjekjen e një rregulli Eshtë e veshtirë përpjekja për të kapur (gjetur), në një rregull, motivimin për të ndjekur një rregull, p.sh. "Një anëtar duhet të refuzojë një angazhim me një ndërmarrje në qoftë se bashkëshorti i tij ose i saj e bën një punë të ndjeshme të auditimit për atë ndërmarrje - një anëtar duhet të jetë i angazhuar për të ndjekur këtë rregull! Dhe“ "Anëtarët janë për të ndjekur të gjitha rregullat në këtë Kod." Për të ndjekur një rregull presupozon një angazhim i cili nuk mund të jetë mbështetur në rregulla.

  15. "Mbi dhe përtej kërkesave të ligjeve dhe rregulloreve" Kodi i IAKPÇ (Instituti Amerikan i Kontabilistëve Publik të Çertifikuar) është kodi isjelljes profesionale pranon që në fillim se angazhimi i praktikuesit me kode, dhe me çdo rregull, duhet të bazohet në diçka më të lartë se çdo rregull: “Anëtarësimi në Institutin Amerikan të Kontabilistëve Publik të Çertifikuar është mbi bazavullnetare. Me pranimin e anëtarësimit, një kontabilist i çertifikuar publik merr përsipër një detyrim të vetë disiplinës.” Deontologjia profesionale

  16. 5. Rregullat në vete janë të pakontrollueshme Ne unifikojmë rastet, në lidhje me një rregull. Ne unifikojmë rregullat, në lidhje me një parim.

  17. 6. Hulumtimi paraprak është i nevojshëm për të kontrolluar që ne kemi ndjekur me të vërtetë një rregull Ne duhet të dimë gjatë ushtrimit të profesionitnëse me të vërtetë jemi në përputhje me një rregull. "... Nëse kontabilisti apo auditori bëhet i vetëdijshëm se informacioni që vihet re nga ai është i pasaktë, i paplotë, ose ndryshe i pakënaqshëm, ai duhet të kryejë proceduratë tjera që ai i konsideron të nevojshme për të arritur sigurinë minimale se nuk ka nevoje të bëhen ndryshime materiale për pasqyrat financiare në mënyrë që deklaratat të jenë në përputhje me parimet e kontabilitetit të pranuara në përgjithësi "(AR § 100,30). Në sjelljen profesionale, kjo quhet "kujdesi i duhur".

  18. Injoranca fajsuese dhe kujdesi i duhur janë të lidhura Injoranca fajsuese: Kur nuk dini diçka qëështë dashur ta dini. Hulumtimi paraprak: pranimi i veshtirësive për të mësuar diçka që duhet ta dini! Kështu që: injoranca fajsuese është rezultat i dështimit për të ushtruar kujdesin e duhur!

  19. Parimet e jashtme dhe të brendshme Parimi i jashtëm: një nivel i lartë i përgjithësimit apo rregull. ”P.sh. Pavarësia konsiderohet si një rregull: "Një kontabilist duhet të veprojë në mënyrë të tillë si një vëzhgues i paanshëm dhe objektiv, i vetëdijshëm për të gjitha faktet relevante, do të gjykojë se, duke pasur parasysh karakterin e njeriut të zakonshëm, gjykimi i saj apo i tij nuk është i përgjegjshëm për shtrembërimet që mund të shkaktojë. " Parimi i brendshëm: një angazhim për njohjen, regjistrimin e transaksiove, hartimin e pasqyrave financiare dhe interpretimin e tyre: P.sh. Një kontabilist e vlerëson të vërtetën në bazë të pasqyrave financiare. Përmes tyre prezanton gjendjen e vërtetë financiare të një kompanie mbi Asetet, Detyrimet dhe Ekuitetit. Pavarësisht se biznesi mund të humbas paratë nëse jepet një përfaqësim (pasqyrim) i vërtetë i kompanisë. Për kontabilistin është me rëndësi vlerësimi i drejtë i gjendjes financiare edhe nëse me atë rast biznesi mund të ketë humbje apo fitim.

  20. Madje as parimet e brendshme dhe të jashtme nuk janë të mjaftueshme! Një praktikues (profesionist kontabël) përveç kësaj ka nevojë për karakter të mirë. Karakter i mirë: emocionet, prirjet, dhe zakonet të cilat na mundësojnë që me sukses t`u përmbahemi angazhimeve tona të arsyeshme. Të mos e harojmë se duhet të jemi në shërbim të publikut!

  21. Një shembull i karakterit të keq: lakmia Disa shenja të lakmisë: Dëshira për pasuri si parësore, jo si një instrument për ndonjë gjë tjetër ("Dashuria për paratë është burimi i gjithë të këqijave.") Qëllimi për rrijten e pasurisë, si një qëllim final: të ketë sa më shumë pasuri që të jetë e mundur (sa më shumë = aq më mirë, sa më pak = aq më keq!) Varësia nga paratë. Dikush i cili është goditur nga lakmia do ta ketë të vështirë ose të pamundur të jetë i pavarur, edhe pse si i angazhuar ai megjithatë deklarohet se mund të jetë pro parimeve.

  22. Rregullat në shërbim të parimeve, ose rregullat si parime në letër? Rregullat janë të destinuara për të ruajtur dhe për të shprehur parimet: "Rregullat në sherbim të parimeve“ . Përmajtja mbi formën. Më e rëndësishme është përmbajtja sesa forma. Rregullat janë keqpërdorur, kur ato janë ndjekur për të lënë pas dore parimet e rëndësishme: "Rregullat si parime në letër” Forma mbi përmbajtjen? E rëdësishme është forma dhe jo përmbajtja?

  23. Lizingu operativ ose kapital? P.sh. Nëse një qira duhet të trajtohet si qira operative ose qira kapitale? Kjo çështje duhet të vendoset në pikpamje me parimet relevante: Transparenca: Trajtimi kontabël i një transaksioni duhet në mënyrë të drejtë ta përfaqësojë atë transaksion. Përmbajtja mbi formen: Kur barrën dhe përfitimet e pronësisë i ka marrë përsipër qiramarrësi, atëherë, edhe pse transaksioni ka formen e nje qiraje, në thelb ajo është e barabartë me një marrëveshje të lizimgut kapital.

  24. Rregullat FASB(Bordi i Federtës së Standardeve të Kontabilitetit) Rregulla 1. Në qoftë se me marëveshjeështë caktuar se pronësia transferuar në fund të qirasë, atëherë qiraja duhet të trajtohet si një Lizing (qira) kapitale.   Rregulla 2. Nëse qiramarrësi ka opsionin për të blerë pronën me një çmim të volitshëm (nën vlerën e tregut), duke i garantuar blerjen, atëherë qiraja duhet të trajtohet si një qira kapitale. Rregulla 3. Nëse kohezgjatja e qirasë është për të paktën apo ≥75% e përdorshmërise totale të asaj prone, atëherë qiraja duhet të trajtohet si një qira kapitale. Rregulla 4. Në qoftë se pagesat e qirasë jane të barabarta me së paku ≥90% të vlerës së pronës, atëherë qiraja duhet të trajtohet si një qira kapitale.

  25. Realiteti i praktikimit të kontabilitetit Toleranca në vlerësimin e drejtë të vlerave dhe të të hyrave rrjedhese (akruale). Kështu, një praktikues duhet të zgjedhë midis "rregullave në shërbim të parimeve" ose "rregullave si parime në letër". "Rregullat si parime në letër”: p.sh. çështja e vetme është nëse praktikuesi e konsideron të arsyeshme manipulimin me numra për të justifikuar çfarëdo trajtimi kontabël që klienti e dëshiron.

  26. Udhërrëfyesi i GAAP -PKPP Për herë të parë udhërrëfyesi gjithëpërfshirës GAAP merr atë të drejtë: "Disa marrëveshje të qirasë janë të tilla që një pasuri dhe një detyrim (LlA dhe LlP) në lidhje duhet të raportohen në bilancin e një ndërmarrje. Dallimi është te“përmbajtja mbi formën” (parimi fundamental) kur transaksioni në të vërtetë transferon të gjitha të mirat dhe rreziqet e natyrshme tek pronari i pasurisë. "

  27. Por pastaj shkon keq “PërmesGAAP - PKPP janë përcaktuar (vendosur) kriteret për të përcaktuar nëse një transaksion qiraje është në thelb një transferim i incidenteve të pronësisë. Në qoftë se, në fillim të saj, një qira plotëson një ose më shumë nga katër kriteret në vijim, atëherë qiraja duhet të klasifikohet si një transferim i pronësisë ... " Por rregullat nuk janë "kritere për t`u përcaktuar"!

  28. Urtësinë e të parëve (Aristoteli) "Çdo ligj është i përgjithshëm, por për sa i përket disa çështjeve nuk është e mundur të folet (vendoset) me korrektësi të plotë në mënyrë të përgjithshme. Në ato çështje për të cilat ishte e nevojshme për të folur (vendosur) në mënyrë të përgjithshme, ligji është i pranueshëm, por për sa i përket çështjeve të cilat nuk është e mundur për ta bërë këtë me korrektësi të plotë, ligji nuk është i mjaftueshëm për të interpretuar atë që ka ndodh "për pjesën më të madhe” - dhe kur ndodh kështu (kur vendoset në të kundërtën), kjo është arsyeja që mund të mos arrijmë në konkludime të sakta (ta humbim rrugën).

  29. Një rast në të cilin “regullat nuk janë të mjaftueshme ": Dëftesat e Arkëtimet nga Pagesat ndaj pagueshme investitori investitorit Viti Fundi i vitit 1958 $3,356,239 $2,583,172 $0 1959 4,586,000 3,510,451 384,402 1960 2,511,000 2,670,500 397,996 1961 2,390,674 1,520,000 848,006 1962 4,708,000 1,986,500 3,543,335

  30. Informate plotesuese në deklaratën 1962 • “ValleyCommercial Corp”(është një kompani e lidhur në të cilën z. Harold Roth është një zyrtar, drejtor dhe zotërues aksionesh) ka arkëtuar shuma në emër të investimeve në aksione të cilat kanë interes në 12% në vit. Dëftesat e pagueshme janë siguruar nga zyrtari përgegjës i kompanisë së kapitalit në emër të letrave me vlerë të tregtueshme për shuma më të mëdha se sa janë arkëtuar. Shuma e kapitalit në bilancin e kompanisë është më e vogël. Më 15 Shkurt 1963, shuma aktuale e kapitalit të kuotuar në treg e ka tejkaluar shumën neto të arkëtueshme. Pra në treg janë plasuarmë pak para se sa kanë qenë dëftesat e pagueshme.

  31. Shënimet duhet të kenë qenë të njohur drejt • Të Arkëtueshmet nuk kanë kanë pasë mundësi të mbulojnë detyrimet, andaj është dashtë të meret kredi të cilën kompania nuk ka qenë në gjendje të paguaj kredinë me kohë dhe ka pranuar ndëshkime. Që nga kjo datë z.Roth dhe të tjerët për shlyerjen e detyrimit të kompanisë (tani 3,900,000 kanë si garanci letrat me vlerë të cilat të kompanisë të cilat nuk mund të kompensojnë borxhin). Më 15 Shkurt 1963, letrat me vlerë kishin një vlerë tregu prej 2,978,000 $, përafërsisht 80% e titujve të tilla janë të aksioneve dhe obligacioneve të konvertueshme të kompanisë.

  32. Gjykimi • Duke vështruar rritjet e kompanisë nuk mund t`i bashkohemi mendimit të të pandehurve të cilët supozojnë se me vetë faktin që një kompani ka bërë përparime në një degë do të imponojë si zakonisht sipas detyrës një kontabilist për të hetuar (ditur) se çfarë ka bërë Dega apo Filiali apo një oficer me atë kredi. • Por thjesht nuk mund të jetë e vërtetë që një llogaritar nuk mund ta bëjë të ditur atë që ai ka arsye të besojë se, në një masë materiale, një korporatë është duke operuar për të mos kryer biznesin e tij në interes të të gjithë aksionerëve, por për përfitime private të presidentit të saj. • Për kontabilistin nuk është lehtë në gjykatë të thotë se e gjithë kjo është e parëndësishme, si një çështje të së drejtës, nëse mendohet se vetëm në kredinë e pakthyeshme si të tillë. • Ai mund të thotë se kontabilistët e pavarur nuk kanë përgjegjësi për të zbuluar pandershmëritë që mund të ndodhin nga një oficer i lartë i korporatës."

  33. Vazhdim…. • Nëse për atë që ka ndodhur kontabilisti i çertifikuar apo auditori nuk kanë pasë njohuri, kjo të paktën do të thotë se korporata nuk ka qenë e vjedhur nga të brendshmit për aq sa kontabilistët e di, ose, nëse ai këtë devijim e arsyeton me atë se është bërë mirë apo ndoshta (është mshefur në mënyrë adekuate) dhe se nuk ka pasë mundësi të ndërmarrë hapat e efektshme për të parandaluar, kjo don të thotë Asgjë, dhe mbështetja e vendosur nga ana e publikut mbi ata (kontabilistin dhe auditorin), do të jetë një lak dhe një mashtrim. • Në përgjithësi parimet e kontabilitetit përgjithësisht të pranuara udhëzojnë një kontabilist apo një auditor se çfarë duhet të bëjnë në rastin e zakonshëm, kur ata kanë arsye për të dyshuar se punët e korporatës nuk janë duke u kryer me ndershmëri. • Në rastin kur kontabilisti apo auditori ka arsye të besojë se një veprim themelor është i rremë, ai duhet që në një mënyrë krejtësisht të ndryshme t`i kundërvihet

  34. Ju faleminderit për vëmendjeFundi i ligjëratës 34

More Related