620 likes | 1.06k Views
UNIVERSITETI I PRISHTINËS PRISHTINË. MARKETINGU NDËRKOMBËTAR 2 Niveli: Master 4 Prof. dr. Ali Jakupi. DETERMINANTAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR & VLERËSIMI I MJEDISIT NDËRKOMBËTAR. NOCIONI I DETERMINANTAVE TË MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR
E N D
UNIVERSITETI I PRISHTINËS PRISHTINË MARKETINGU NDËRKOMBËTAR 2 Niveli: Master4Prof. dr. Ali Jakupi
DETERMINANTAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR & VLERËSIMI I MJEDISIT NDËRKOMBËTAR NOCIONI I DETERMINANTAVE TË MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR • Me determinanta përcaktohen strategjitë e sjelljeve të ndërmarrjes dhe të marketingut ndërkombëtar • Ndërmarrjet e orientuara për në tregjet e huaja nuk kanë mundësi të zbatojnë modele universale, me të cilat lehtësohet dhe mundësohet penetrimi në tregjet e huaja.
Determinantat e marketingut ndërkombëtar janë një lloj instrumenti për t’i vlerësuar mundësitë e ndërmarrjes: • për bërje të ndryshimeve, • për adaptime siç imponon tregu. • Determinantat e marketingut ndërkombëtar janë të krijuara nga interesat e vet firmave, për të qenë në gjendje që t’iu dalin zot kërkesave të konsumatorëve nëpër tregjet e huaja.
DETERMINANTAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR • Ndryshojnë, me qëllim që të jenë të adaptuara me situatat e krijuara; • Determinanatat e marketingut ndërkombëtar janë madhësi: • dinamike, • fleksibile. • Ndryshojnë dhe bëhen funksionale krahas ndryshimeve që ndodhin nëpër tregjet përkatëse.
Ndjekja e ndryshimeve bëhet në saje të shkallës së lartë të fleksibilitetit që duhet ta kenë determinantat. • Ndërmarrjet janë organizma që veprojnë në ambient të caktuar, • Janë të influencuara nga forca e institucioneve dhe të faktorëve të ndryshëm të mjedisit
KLASIFIKIMI I DETERMINANTAVE TË MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR • Klasifikohen në dy grupe: • Determinantat e përgjithshme, • Determinantat interne. • Përkundër klasifikimit, determinantat mund të kenë disa veçori të përbashkëta: • Në funksionim, si dhe në ndërtimin dhe definimin e sjelljeve strategjike. • Vështrohen ndaras, veç e veç, me qëllim të shkoqitjes të specifikave dhe të strukturave që i kanë.
DETERMINANTAT E PËRGJITHSHME NË MN • Në këtë grup bëjnë pjesë: • Struktura ekonomiko-shoqërore dhe kushtet ekonomike në vendin e vet; • Karakteri i degës dhe i veprimtarisë industriale ku bënë pjesë ndërmarrja, • Karakteri i ndërmarrjes që ka të bëjë me grupin konkurrues dhe strategjik në kuadrin e degës industriale përkatëse
DETERMINANTA E STRUKTURËS EKONOMIKO-SHOQËRORE • Ndërmarrja me rastin e inkorporimit në rrjedhat e bashkëpunimit jashtë kufijve të vendit të vet, e ndan fatin me mjediset e huaja, ku vepron dhe funksionon. • Detereminantat e sjelljeve strategjike të ndërmarrjes në marketingun ndërkombëtar në masë të madhe janë të ndërlidhura me: • nivelin e zhvillimit ekonomik, • zhvillimin e mekanizmave të tregut, • raportin e shtetit me subjektet ekonomike, • orientimin në përgjithësi të zhvillimit ekonomik dhe teknologjisë së shtetit amë.
Lidhur me raportin e zhvillimit ekonomik dhe të marketingut, merren parasysh disa elemente kauzale, përmbajtësore dhe të arriturave në fushat e caktuara. • Elementet kauzale mund të rradhitën në këtë mënyrë: • shkaqet dhe pasojat (shtetet e zhvilluara dhe të pazhvilluara) • teknologjia dhe marketingu, • koncepti dhe strategjitë e marketingut që mund të zbatohen.
NË KËRKIMET E RAPORTEVE në mes kaheve të industrializimit në përmasa botërore dhe të marketingut (sipas Bartels), identifikohen pesë grupe të vendeve: • Shtetet e zhvilluara industrialisht të Perëndimit, • Japonia në cilësinë e “instantit” industrial, • Shtetet e reja industriale, • Grupi i shteteve mestaraisht të zhvilluara, • Shtetet e pazhvilluara.
DETERMINANTAT E KARAKTERISTIKAVE TË DEGËS INDUSTRIALE • Në përcaktimin e konkurrencës, të strategjive të konkurrencës, ndërmarrja duhet të ketë të qartë karakterin dhe tendencat e zhvillimit të degës industriale, në të cilën bënë pjesë. • Ndërmarrjet që i përkasin degës industriale, duhet përcaktuar karakterin e tyre në aspektin nacional dhe në atë internacional. • Ndryshimi i karakterit të degës industriale në drejtim të shtimit të internacionalizimit, imponon nevojen për hulumtime të nevojshme rreth ndryshimeve të strategjive të ndërmarrjeve.
Identifikimi i pozicionimit konkurrues fillestar në varshmëri nga karakteri i degës
DETERMINANTAT E KARAKTERIT TË NDËRMARRJES • Ndërmarrja është determinantë e përgjitshme e sjelljes së strategjisë në marketingun ndërkombëtar. • Tregu është vendimtar në klasifikimin e ndërmarrjeve • Varësisht nga llojet e ndërmarrjeve bëhen përcaktimet, analizat, për t’i vënë në spikamë mundësitë për penetrime në tregje të huaja. • Të ndërmarrjet ndërkombëtare, tregu vendor për to është prioritar, ndonëse lidhjet dhe bashkëpunimet krijohen edhe me tregje të tjera, të cilat nganjëherë mund të quhen tregje “satelite”.
Në rast kur ndërmarrja tregun vendor e ka njërin nga tregjet e mëdha, kundrejt tregjeve të huaja, por që bashkëpunon edhe me tregje edhe më të vogla, është fjala për ndërmarrjet e karakterit multinacional. • Ndërmarrjet globale mbështetjen e kanë në tregun botëror, ku bënë pjesë si njësi gjeografike edhe tregu vendor. • Varësisht nga llojet dhe strategjitë e ndërmarrjeve ndërtohen edhe determinantat përkatëse, të cilat përcaktojnë strategjitë deri tek arritja e objektivave të planifikuara dhe të parashikuara. • Mundësia e brendshme e ndërmarrjes është determinantë që reflektohet në synimet për të penetruar në suaza të gjera, me pjesëmarrje të investimeve në degën në të cilën i ushtrojnë veprimtaritë.
DETERMINANTAT INTERNE NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR • Në ekonomitë e zhvilluara ndërmarrjet iu japin rëndësi të duhur determinantave interne. • Shteti ligjor me dispozitat ligjore i sanksionon të gjitha fushat, duke përfshirë edhe biznesin në relacione ndërkombëtare, në veçanti eksportet. • Shteti i ka të rregulluara mekanizmat vepruese dhe nuk ka nevojë të përzihet në transakcione dhe në bashkëveprime. • Në vendet e pazhvilluara, situata qëndron ndryshe: sikur shteti e ka për obligim që të gjejë modele dhe metoda për nxitjen dhe stimulimin e eksporteve.
LLOJET E DETERMINANTAVE INTERNE • Determinantat interne të sjelljeve strategjike klasifikohen në dy grupe: • në përcaktuese dhe, • intervenuese.
DETERMINANTAT PËRCAKTUESE: • kanë veprim afatgjatë, • kanë ndikim të drejtpërdrejt në variablet intervenuese, • nuk janë me shkallë të lartë të fleksibilitetit, • nuk kanë përshtatshmëri të shquar. • Në determinantat e karakterit përcaktues bëjnë pjesë: • Përparësia e diferencuar e ndërmarrjes, • motivet ndërkombëtare të biznesit, • orientimi kah tregu ndërkombëtar
DETERMINANTAT INTERVENUESE • gjenden nën mbikëqyrjen dhe kontrollin më të madh të të ndërmarrjes. • Brenda afateve të shkurtra kohore mund të bëhen të përshtatshme. • Janë dinamike dhe mund të mbajnë pozicionime të volitshme në tyregjet e huaja. • Në determinantat e karakterit intervenues mund të radhitën: • Gatishmëria për investime, • rëndësia e punës konkrete,, • përvoja vetjake dhe e huaj.
VLERËSIMI I MJEDISIT NDËRKOMBËTAR • Vlerësimi i mjedisit ndërkombëtar duhet të bëhet në kohë optimale, duke përfshirë edhe elemente hapësinore. • Mjediset janë të shumta dhe territorialisht shtrihen në përmasa të diversifikuara. • Për këtë arsye përmbajnë specifika nga më të ndryshmet. • Vlerësimi i mjedisit bëhet me metoda: • tradicionale dhe, • të veçuara. • Metodat tradicionale bazohen në kërkimet primare dhe paraqesin bazamentin kërkimor për mjedisin dhe marketingun ndërkombëtar.
METODAT E VEÇUARA (janë formësuar kryesisht në praktikën amerikane), ndahen në këto lloje: • metoda e kërkimeve të detajizuara, • metoda e protokollit, • metoda e teknikës së projeksionit, • metoda e intervistimit të thellë.
RËNDËSIA E PËRDORIMIT TË TË DHËNAVE • Sekondare dhe, • Primare
PËRPARËSITË DHE PROBLEMET E KËRKIMEVE KOMPARATIVE NDËRKOMBËTARE • Kërkimet komparative në mes shteteve të ndryshme prodhojnë përparësi, • Por edhe ndeshen në shumë probleme. • Problemet paraqiten edhe për shkak të gabimeve në aktivitetet kërkimore. • Gabimet mund të jenë: • gabime të verifikuara, • gabime instrumentale, • gabime në burimet e informacioneve, • gabime në selekcionime, • gabime në kuotat e përgjigjeve, • gabime me rastin e provave.
SISTEMI I INFORMACIONEVE NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR • Sistemi i informacioneve të marketingut ndërkombëtar është tërësi e prëbërë nga elemente dhe aktivitete, me të cilat bëhet identifikimi, grumbullimi, përpunimi dhe plasimi i informacioneve. • Në SIMMN janë të pranishme tri komponente: • të dhëna të natyrës makroekonomike, • informacionet për tregjet e produkteve dhe të shërbimeve, • informacionet për shitje dhe aktivitete tjera të ndërmarrjes.
VEÇORITË E SIMMN • Ndër veçoritë më të shquara dallohen: • koncepti, • struktura, • funksionimi, • komponentet, • zhvillimi, • organizimi dhe, • kontrolli.
ROLI I INFORMACIONEVE NË MARRJEN E VENDIMEVE DHE KYÇJEN NË RRJEDHAT NDËRKOMBËTARE • Roli dhe rëndësia përkufizohet në katër tërësi: • të pasqyra e mundësisë për përhapjen e marketingut ndërkombëtar, • të pasqyra e paraqitjes nëpër vende të ndryshme, • pasqyrimi detajistik i mjediseve dhe i programeve të ndryshme, • të bashkimi i strategjive nëpër vende dhe tregje të produkteve, që të arrihet rialokacion më i mirë i rezervave të ndërmarrjet ndërkombëtare, ose efikasitet më i mirë i biznesit ndërkombëtar.
KOMENTE • PYETJE • PËRGJIGJE
EKSPORTI I OBJEKTEVE INVESTIVE • Investimet në botën e jashtme janë fushëveprimtari komplekse, me karakter interdisiplinar, ku më së shumti dallohet inxhinieringu. • Inxhinieringu që ka të bëjë me investimet, është aktivitet i karakterit intelektual, për t’i zvogëluar dje zmbrapsur vështirësitë lidhur me realizimin e investimeve.
Llojet më të rëndësishme të inxhinieringut janë: • inxhinieringu kërkimor, • inxhinieringu procesor, • inxhinieringu projektues, • inxhinieringu organizativ, • inxhieringu kompleks, • inxhinieringu ndërtimor, • inxhinieringu sistemor, • inxhinieringu eksportues, • inxhinieringu importues.
INXHINIERINGU KËRKIMOR është koncept parësor, ngase përfshin aktivitetet në të gjitha shkallët e objektit investiv. • INXHINIERINGU PROCESOR është forma më e lartë e ekzekutimit të marketingut dhe është i lidhur me të gjitha nivelet e aktiviteteve në objektet investive. • INXHINIERINGU PROJEKTUES është i kufizuar në aktivitetet profesionale intelektuale vetëm në fazat e projektimit të objekteve. • INXHINIERINGU ORGANIZATIV është i përfshirë në të gjitha fazat e punëve të inxhinieringut, por edhe në të gjitha llojet e inxhinieringut, ngase paraqet një prej aktiviteteve thelbore të manaxhimit.
INXHINIERINGU KOMPLEKS është nivel i lartë me aktivitete dhe ndërlikueshmëri të ndërlidhura. • INXHINIERINGU NDËRTIMOR përkufizohet në realizimin e objekteve ndërtimore, me të gjitha fazat: projektuese, operative ndërtimore, deri në “çelësin në dorë” të objekteve. • INXHINIERINGU SISTEMOR përbëhet nga pjesët më të vogla të punëve dhe të aktiviteteve, të cilat e përbëjnë sistemin e tërë. • INXHINIERINGU EKSPORTUES i vënë në spikamë aktivitetet që kanë të bëjnë me eskportet. • INXHINIERINGU IMPORTUES është i kyçur në realizimin e punëve të importit në të gjitha fazat.
EKSPORTI I OBJEKTEVE INVESTIVE • Objektet investive janë objekte, kapacitete industriale, sisteme të veçanta, që përbëhen nga nënsistemet. • Objektet investive janë sinonim i sistemeve. • Ndërkaq, komponentat e objekteve janë nënsisteme. • Objektet investive (sistemet) dhe komponentat e objekteve (nënsisteme) janë produkte, të cilat i blejnë ndërmarrjet. • Është fjala për marketingun mesorganizativ, prodhues dhe riprodhues, e jo për marketing të konsumit të gjerë.
Ndërtimi i objekteve industriale, përkatësuisht i objekteve investive nuk mund të ekzekutohet nga firmat që nuk kanë pervojë, njohuri dhe potenciale të nevojshme. • Me eksportin e objekteve investive nënkuptohet realizimi investiv në mjediset e jashtme. • Në mjediset e pazhvilluara dhe në zhvillim pjesë përbërëse e ofertës janë edhe shërbimet plotësuese. • Në shërbimet shtesë bëjnë pjesë: • mirëmbajtja, • dërgesa e pjesëve të ndërrimit, • aftësimi i punëtorëve, • ndihma financiare, • punët kompenzuese.
PJESËMARRËSIT NË PUNËT E SISTEMEVE • Punët e sistemeve janë punë tipike mesorganizative të nivelit të lartë. Është fjala për mjetet investive heterogjene, që të gjitha së bashku përbëjnë sistemin e marketingut. • Pjesëmarrësit e tregut në punët e sistemeve janë: • kërkesa për sisteme dhe për komponenta të sistemeve, • ofertuesit e komponentave, • ofertuesit e sistemeve, • inxhinierët këshilldhënës, • organizatat shtetërore.
Kërkesa e sistemeve dhe e komponentave të sistemeve, paraqitet tek investitori. • Ofertuesit e komponentave janë ndërmarrjet që ofrojnë ndonjë nënsistem. • Ofertuesit e sistemeve e ofrojnë sistemin që ka të bëjë me shumë komponenta (mund të jetë edhe oferta kooperuese). • Inxhinierët këshilldhënës kanë rol të veçantë në stemin dhe në procesin e marketingut. • Organet shtetërore ndikojnë në punën e sistemit, në zgjedhjen e partnerëve kooperues e tjerë.
KONSALTINGU (INXHINIERINGU KËSHILLDHËNËS) • Konsaltingun e organizon firma këshillëdhënëse. Konsaltingu gjen zbatim të gjërat me vlerë, në vendimmarrjet komplekse dhe të ndërlikuara. • Inkorporimi i inxhinieringut këshillëdhënës ka rëndësi të veçantë, sepse mundëson konsalting të nevojshëm, dobiprurës dhe racional. • Punët e konsaltingut i kanë kostot e veta, që mund të përllogariten në mënyrë paushale, ose me përqindje sipas punëve të vlerësuara.
OFERTA MULTIORGANIZATIVE (KOOPERUESE) E SISTEMIT • Me ofertën multiorganizative nënkuptohet përfshirja e partnerëve të ndryshëm, që merren vesh për bashkëpunim dhe pjesëmarrje të përbashkët në ekzekutimin e projekteve të ndryshme. • Për secilin pjesëmarrës në ofertë vlen fakti se janë të lidhur për një organizatë të ofertës, që nuk është fjala për kooperim paralel, por janë kooperues lojalë. • KONZORCIUMI është organizatë e përbashkët që merret me ofertën dhe ekzekutimin e projektit të caktuar, ose me ekzukutimin e më shumë projekteve. • Vendimi për hyrje në konzorcium duhet të jetë i motivuar në mënyrë adekuate, ndërsa anëtarët e zgjedhur të konzorciumit, duhet të jenë të suksesshëm.
HARTIMI I OFERTËS • Hartimi i ofertës për plasmanin e komponentave të sistemit është proces i veçantë. • Hartimi i ofertave mbështetjen e ka në: • aspektin teknik, • aspektin komercial, • aspektin financiar.
Aspekti teknik i ofertës përfshin elementet tekniko-teknologjike të niveleve të duhura. Përmbajtja minimale e ofertës teknike të ndërmarrjes përfshinë: • parametrat e paraparë të objekteve dhe të komponentave të tij, • vlerat ekzistuese të cilat nuk janë përfshirë në garancion, ndërsa janë të rëndësishme për blerësin, • arsyetimi i devijimeve të kërkesave të blerësve, • vërjejtjet lidhur me punën në objekt • Aspekti komercial i ofertës përfshin kalkulimin e shpenzimeve komerciale, si dhe prognozat e ofertave të hartuara. • Me rëndësi të veçantë është përcaktimi i çmimit të sistemit dhe të komponentave që e përbëjnë sistemin.
Për kalkulimin e çmimit të sistemit të të komponentave përdoren metoda të ndryshme: • metoda e formësimit të orientimeve për përdorimin e të dhënave mbi sasinë e specifikuar dhe, • metoda e verifikimit të çmimit në bazë të çmimit të verifikuar. • Metoda orientuese caktohet në tri mënyra: • metoda modifikuese (mundëson vlerësimin e shpenzimeve të gjithmbarshme të projektit), • metoda e shpenzimeve të veçanta (mbështetet në bazën e njësive themelore të investimeve, si dhe në kapacitetet e instaluara); • metoda e madhësive ndikuese (përbëhet nga qasjet e ndara në tri shkallë: analiza e madhësive potenciale ndikuese në shpenzimet e ekzekutimit; verifikimi i lidhjeve në mes variablave të pavarura me madhësitë e shpenzimeve).
ASPEKTI FINANCIAR I OFERTËS • Parametri financiar i ofertës trajtohet si faktor kyç i konkurrencës në fushën e plasmanit të sistemit dhe të komponentave. • Kreditë komerciale dhe financiare janë elemente të rëndësishme në mes të ofertuesve të pajisjeve investive ndërkombëtare dhe inputeve tjera investive. • Konstruksioni financiar është i llojllojshëm. Secili ofertues kamator duhet të jetë më i volitshëm • Të gjithë ofertuesit së bashku, me zgjedhjet e tyre financiare, paraqesin miksin e punëve financiare.
Të financimet e mëdha hyjnë konzorciumet bankare kombëtare dhe ndërkombëtare, ku secili pjesëmarrës në ofertë e bënë konstruksionin financiar të nënsistemeve. Norma kamatore mund të jetë fikse ose e ndryshueshme. Afati i kthimit të kredisë mund t’i përgjigjet mundësive të blerësve e tjerë. • Me planin terminor, që ka kuptim të gjerë, përcaktohet saktësisht momenti kur objekti do të lëshohet në punë • Përgatitja e mirë e ofertës është një shkallë e siguruar e suksesit.
VEPRIMTARIA E PASSHITJES (EKSPORTIT) TË SISTEMEVE • Përbëhet mga politikat akvizicionale dhe të ndërlidhjeve kooperuese pas shitjes. • Politika akvizicionale e pas shitjes mbështetet në referencat, të cilat janë hartuar në mënyrë individuale, kooperuese dhe si të tilla e shtojnë prestigjin, pjekurinë teknike të eksportit të sistemeve. • Ndërlikueshmëria kooperuese pas shitjes, përkatësisht të eksportimit të sistemeve, mundëson arritjen e bashkëpunimeve nëpërmjet koalicioneve të caktuara. • Në saje të këtyre bashkëpunimeve, ekzistojnë mundësitë e përbashkëta për kooperim të përbashkët, për realizimin e porosisë. Lidhshmëria bëhet në projekte investive.
HYRJA NË TREGUN E HUAJ PA INVESTIMIN OSE ME INVESTIMIN E KAPITALIT • Eksportet dhe importet janë format fillestare të bashkëpunimit me botën e jashtme. • Ekzistojnë edhe shumë forma tjera të bashkëpunimit. • Bartja e prodhimit në botën e jashtme mund të realizohet në mënyrë: • të tërthortë (pa eksportin e kapitalit) dhe, • në mënyrë të drejtpërdrejt (me eskportin e kapitalit). • Në aspektin e tërthortë, prodhimi liçencues është forma më e përhapur në alokacionin e prodhimit ndërkombëtar. • Bartja dhe transferi i teknologjisë është bartja e inovacioneve dhe kryhet nëpërmjet liçencave
Punët e orientuara në botën e jashtme përmbajnë prodhimin liçencues në botën e jashtme. • Prodhimi liçencues në botën e jashtme është prodhimi që realizohet në bazë së bartjes së së inovacioneve individuale, të orientuara kah tregu. • Procesi i novacioneve rezulton nga zgjedhja komplete e problemeve, zgjidhje këto që barten në treg.
SHKALLËT E PJEKURISË SË INOVACIONEVE • mund të paraqiten kështu: • shkalla e parë – ideja, patenti, plani, reçeta; • shkalla e dytë – prototipi, mosha, eksperimenti laboratorik; • shkalla e tretë – seria, eksperimenti kryesor; • shkalla e katërt – pjekuria e tregut. • Inovacionet e orientuara kah tregu liçencohen, si psh. produkti, procedura teknologjike e tjerë.
Faktikisht liçenca është leje për shfrytëzim ekonomik, para së gjithash, të inovacioneve industriale, që i ka zhvilluar dhënësi i liçencës, si e mirë jomateriale, e cila është e mbrojtur në kohë të caktuar ose përkohësisht. • Puna liçencuese bazohet në dhënien e liçencës, do të thotë dhe në marrjen e liçencës, punën që e bënë marrësi. • Për dhënien dhe marrjen e liçencës është fjala për kalimin e liçencës e të prodhimit të liçencës në botën e jashtme, që ky është vendim biznesor. • Liçenca është njëra nga alternativat e eksportit • Ekzistojnë motive të ndryshme për prodhimin e liçencave.
PROCESI NË PUNËN LIÇENCUESE • Punët liçencuese në botën e jashtme vijnë në shprehje për arsye profiti, ose për arsye kooperimi. • Procesi përfshinë: • iniciativën për marrjen e punëve, • procedurat e komunikimit, • konsultimet, bisedimet në mes marrësit dhe dhënësit, • kontraktimi. • Liçenca mund të jetë: • e veçantë, e pastër dhe, • e kombinuar.
Liçenca e pastër përmban vetëm një të drejtë të mbrojtur. • Liçencat e kombinuara janë më të përhapura, në mënyrë më të gjerë. • Janë të njohura edhe liçencat: • know-how (know-how lejet dhe know-how marketingu).
HYRJA NË TREGUN E HUAJ NËPËRMJET INVESTIMIT TË KAPITALIT • Internacionalizimi i prodhimit bëhet në bazë të eksportit të kapitalit. • Internacionalizimi i prodhimit dhe i kapitalit karakterizohet me investime të drejtpërdrejta. Kjo e ka domethënien e themelimit të ndërmarrjeve vetjake në botën e jashtme. • Këtë funksion në veçanti e kryejnë korporatat transnacionale. Nisma për investime të drejtpërdrejta gjendet në SHBA. Më vonë edhe vende të tjera veprojnë në të njëjtën mënyrë. • Realizohen forma të ndryshme të bashkëpunimit, siç janë: joint venture, lizingu e tjerë.
PRODHIMI MULTINACIONAL • Prodhimi multinacional e ka kuptimin e konceptit të ndarjes ndërkombëtare të punës, që rezulton me strategjitë e mbështetjes në forca të përbashkëta, për të avancuar dhe përforcuar aftësinë konkurruese ndërkombëtare. • Procesi i multinacionalizimit fillon në vitet e ’60, proces ky i cili gjithnjë zgjerohet dhe kryesisht paraqitet në tri kontinentet e pazhvilluara, në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine.